NUK KA PAS KURRĂ‹ PERANDORI OSMANE, POR
TURKE
Nga KOLEC TRABOINI
Të mos bëjmë të paditurin me këtë punën e Perandorisë Osmane se pastaj
na konsiderojnë të marrët e Ballkanit. Pak epitete kemi marrë nga këto bëmë-gjëmat
tona. Dhe kjo na duhet. Sepse kam venë re se sa herë dikush flet për sundimin afro
500 vjeçar turk dhe zezonat që u ka sjellë shqiptarëve dalin ca filo-turq e të thonë
“Po dale. ÇfarĂ« Ă«shtĂ« kjo tendencĂ« qĂ« ke? Turqit nuk e kanĂ« pas perandorinĂ«.
Ajo ka qenë Perandoria Osmane. Ali Hoxha Hoxh Alia. Kështu këta bëjnë lojë fjalësh se në të vërtetë Osmani nuk ka qenë një popull por një individ që e shpallën sulltan. Siç ka
pas sundimtarë në të gjitha kohërat. Siç ka pas perandori gjitha kohërat e historisë.
Perandoria Romake, Perandoria Bizantine madje deri dhe Etiopia kishte emërtim perandori
e perandor Haile Selassie I. Plot të
tillë ka parë bota. Perandoria që na ka mbajtur pesë shekuj nën sundim të
hekurt e terrinë të plotë, që të kalbëte në burg por edhe të ekzekutonte për një
libër në gjuhën shqipe ka qenë ajo turke. Mos ja ndërroni emrin kriminelit për të krijuar alibinë e krimit. Sundimtarët vërtetë kanë qenë nga familja osmane,
pra sulltani i parë ka qenë njeriu me emrin Osman.
Osmanët pra kanë qenë thjeshtë familja sulltanëve përkatësisht si familje mbretërore. Nuk kanë qenë as popull e as bashkësi fisesh apo territoresh e si të tilla nuk mund të krijonin një perandori me emrin e vet. Ashtu si Napoleon Bonaparti nuk krijoj Perandori Bonoparti, as carët e Rusisë nuk krijuan një gjë të tillë por Perandorinë Ruse. Austro-Hungarezët kishin bashkë një perandori me emrin e kombeve që e përbënin Perandoria Austro-Hungareze. Perandoritë merrnin emrat e bashkësisë së një populli që nënshtronte e skllavëronte popuj e kombe të tjerë. Të thuash Perandori Osmane është si të tregosh një përrallë për fëmijët që besojnë gjithçka që u thua.

Në të gjitha botimet angleze,
franceze, gjermane është shkruar Perandoria Turke, dhe në letrat zyrtare Ambasadori
i Turqisë, Konsulli i Turqisë. Kjo është më se e vërtetë se janë bibliotekat
dhe arkivat.
Madje siç thotë dhe Simon Rrota në kujtimet e veta, në shqiptarëve kur shkonim në Itali atë kohë, edhe pse katolikë, na thërrisnin "o turk". Fjala Perandori Osmane është një sajesë e historianëve dhe politikës për qëllimin me e shfajësu Turqinë e Re, mbetjet e perandorisë së vjetër turke, nga krimet e barbarizmat ndaj popujve ballkanike. Gjenocidin ndaj Shqiptarëve dhe Armenëve më shumë.

Shqiptarët që e duan atdheun e tyre,
nuk duhet të bien pre e manipulimeve historike të turkokallëve siç u thoshte i
madhi Lasgush Poradeci, por as të grekëve e as të sllavëve dhe të akujt. Meqë disave,
të marrakatun pas Turqisë së re e të vjetër, nuk ju pëlqen të marrim si
referencĂ« Barletin tonĂ« tĂ« madh, me “HistorinĂ« e Gjergj Kastriotit” po ju themi
urdhëroni një botim anglez të vitit 1818. Autor është bashkudhëtari e miku i
Bajronit, J.C. Hobhouse (Lord Broughton) "Albania and other provinces of
Turkey in Europe and Asia, to Konstandinople during the years 1809 and
1810". Pra ne shqip, “Shqiperia dhe
provincat e tjera të Turqisë në Europë dhe Azi, nga Konstandinopoli gjatë vitit
1809 dhe 1810”.
MĂ« thoni ju lutem:
MĂ« thoni ju lutem:
Ku ma keni këtu Perandorinë
"Osmane"?