DOM NDOC NIKAJ, ROMANCIERI I PARË SHQIPTAR
- Veprimtar atdhetar, botues, romancier dhe historian, që në moshën 82-vjeçare vuajti qelive të burgjeve të diktaturës komuniste -
Nga K. P. Traboini
Dom Ndoc Nika (15 qershor 1864 – 16 janar 1951) njihet si një nga veprimtarët atdhetarë më të mëdhenj të pavarësisë në Shkoder, i cili ka marrë pjesë në një Kongres për Lirimin e Shqypnisë qysh në vitin 1902 në Paris, prej nga kah ka sjellë edhe flamuj kombtar. Ka themelu shoqninë atdhetare "Bashkimi". Bashkpunëtor i Faik Konicës në revistën "Albania" qysh në fillim. Ka disa që meqë At Gjergj Fishta e ka ironizu diku ne vargjet e tij, e venë në dyshim figurën e Ndoc Nikajt. Duhet thanë se krisjet me mes të shkrimtarëve nuk losin asnji rol me vlerësimin e figurave. Ato vlerësohen prej veprave të tyne. Por edhe për disa të tjerë që nuk e dinë se kush ka kenë Dom Ndoc Nikaj, do tu themi; ka kenë së pari historian. Që në vitin 1902 në Bruksel ka botue librin "Historia e Shqipnisë", po ashtu dhe "Historia e Turkis" po at vit ne Londër. Ka kenë romancier, ka shkru romanin e parë shqiptar, mirëpo rregjimi komunist nuk mund t'ia linte meritën e romancierit të parë shqiptar një prifti katolik që edhe e kishin burgosur, ndaj Shuteriqet e Co. shpikën si roman të parë shqip "Lulja e kujtimit" e Foqion Postolit, një vepër skematike pa ndonjë vlerë të veçantë dhe botuar në 1924, kur Ndoc Nikaj kishte botuar " Marcja..." Shkodër 1889, "Dashunia e msheftë" në vitin 1905, "Shkodra e rrethueme" 1913, "Tivari i marrun" 1015, "Bukuroshja" 1918 e të tjerë. Ndoc Nikaj ka sjellë shtypshkronjë nga jashtë 1909 dhe ka nis botimin e librave se gazetave shqip. Te shtypshkronja e tij botohej edhe "Hylli i Dritës". Është botues i gazetës "Koha/Bashkimi" 1910 në Shkodër dhe i gazetave te tjera ne vazhdim “Besa Shqyptare” dhe "Zani i Shkodrës”. Kurrë nuk e prajti shkrimin e veprimtarinë atdhetare. Në moshën 80 vjeçare shkruan librin me kujtime nga jeta e vet dhe me ngjarje të përjetueme në qytetin e Shkodrës, botuar nga "Plejad", Tiranë 2003. Radio "Vatikani", më 10.12. 2010 shkruante në faqen e vet elektronike, "Tani pranohet se Dom Ndoc Nikaj është romacieri i parë me romanin "Shkodra e rrethueme" 1913. Në të vërtetë ai është romancieri i parë, por kjo vepër nuk është e para e prozës së gjatë artistike shqipe. Romanin e parë Dom Ndoci e botoi që më 1889. Titullohet "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në fillés të vet". Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet hagjioagrafisë e romanit, me gjatësinë e një novele, që lexohet me prandaj edhe sot, në se mund të gjendet ende në skajin e ndonjë biblioteke tejet të vjetër shkodrane. Ka ardhur, pra, koha të pranojmë se fillon me një martire të krishterimit historia e romanit shqiptar." E trishtueshme të thuhet se si shpërblim për veprimtarinë e madhe atdhetare, komunistët injorantë në fushë të dijeve e arrestojnë në moshën 82 vjeçare në vitin 1946 dhe ky atdhetar i devotshëm do të vdiste në vitin 1951. Pas një jete kushtuar Atdheut, të vdesësh i vetmuar, pas keqtrajtimit qelive të burgut pa ba asnjë krim, i harruar edhe sot mbas afro një shekulli në amshim, është tej e përtej përfytyrimit. Është nji mizori e halldupëve të zbritur skërkave si vandalë e jo si çlirimtarë e që krijonin kudo tragjedi si të ishin pushtuesit më të egër në histori. Dhe na thonë se Shqipëria u çlirua me 29 nëntor 1944. Jo kurrë për besë. Edhe sot e kësaj dite jemi të pushtuar nga bijtë e bushtrave të komunizmit. Pyesni çfarë thonë këta për Dom Ndoc Nikën. As që e njohin fare. As që e kujtojnë. E megjithatë Dom Ndoc Nikaj me veprën e vet është i pranishëm. Duan nuk duan. Sepse historia nuk bëhet as nga dumbabistët e kohës së shurdhërisë e as nga kuqalash-balashët të cilëve u ka ngecur ora në histori.
Libra të botuem ose të lana në dorëshkrim nga Dom Ndoc Nikaj
- Vakinat e scêites kisc 1888, Romë (Historia e të shenjtes kishë).
- Marcja: martirja e parë e krishtenimit në filles të vet 1889, Shkodër.
- Bleta ner lule t'Parrizit 1899, Shkoder.
- Historia E Shcypniis 1902, Bruksel.
- Historia e Turkiis 1902, Londër (përkthim nga italishtja).
- Dashunia e msheftë 1905
- Shkodra e rrethueme 1913
- Tivari i marrun 1915
- Bukurusha: Diftim historiak i vietve 1478-79, 1918
- Fejesa ndjep: A se Ulqini i mârrun 1918
- Lulet në thes 1918
- Burbuqja 1920
- Lulja e veshkun 1920
- Motra për vllàn 1921, pjesë teatrale.
- Për mik (dorëshkrim)
- Ç’pat thanë gjyshja (dsh)
- Han Islandi (dsh)
- Një testament (dsh)
- Te shpella e murosun (dsh)