MĂSUESI I PUSHKATUAR PJETĂR PALI
DHE HAXHIU NGA POSTRRIBARrëfim nga KOLEC P.TRABOINI
Sa i përket të pushkatuarve të Kryengritjes së Postrribës, nga Hoti ka qenë një mik e i afërt familjar i babait tim që, veç
të tjerash, i lidhte dhe profesioni i mësuesit. Ky ishte mësuesi Pjetër Pali, i cili u lidh me
kryengritësit e Postrribës me ndërmjetësimin e Mustaf Jakupin që ka qenë
furrtar në Rus Katolik në Shkodër, përballë kishës dhe kishte krijuar një grup
në përkrahje të kryengritjes antikomuniste të 9 shtatorit 1946. Me ta ka qenë edhe Gjelosh Vat Maçi,
nga Hoti i Ri, sakat ky e punonte nënpunës në Prefekturë, por mesa kujtoj nga
tregimet familjare, edhe Gjon Leka, i biri i Luc Gjelosh Lekës dhe vëllai i
kompozitorit Zef Lekaj ka qenë i lidhur me ketë kryengritje.
Kur është
bërë një si punë gjyqi, mësuesin nga Hoti Pjetër Prenush Pali e dënuan me vdekje dhe e
pushkatuan me 2 dhjetor 1947, ndërsa pjestarin tjetër të këtij grupi që siç thuhej ishte ndër kryesorët, drejtuesi i grupit Mustaf Jakupi, si bani 4 apo 5 vjet burg çuditërisht
e lëshuan dhe e mbaj mend në fëmini që vazhdonte të ishte furrtar në Rus
Katolik, përballë Kishës. Ishte zijosh hijerëndë dhe kishte miqësi me shumë
njerëz. Sa herë e shihja furrtarin me vinte ndërmend tregimi i Dadës Katrinë për
mësuesin e pushkatuar Pjetër Pali, e seç me vinte një si dhimbje. Pse kishin
pushkatuar pikërisht mësuesin nga Hoti?! Por furrtarin Mustaf Jakupi jo, madje
e kishin liruar shpejt dhe vazhdonte të kishte furrën që në atë kohë konsiderohej
një burim i mirë fitimi. Edhe Gjelosh Vata e Gjon Lekaj nga Hoti i Ri kanë bërë burg politik të gjatë. Nga
kujtimet e pakta fëminore për atin tim Palok Traboini është edhe udhëtimi që bënim
bashkë me biçikletë për në fshatin Postrribë ku ai kishte miq, me së shumti ish
nxĂ«nĂ«s tĂ« tij tĂ« cilĂ«t e ftonin. Ădo festĂ« Bajrami babai im ishte i ftuar tĂ« shkonte
te miqtë e vet në Postribë dhe ndër këto festa më merrte edhe mua. Vdekja e
babait e ndërpreu këtë miqësi me familjet postrribase. Por ndodhi që më vonë të
njihesha me një plak të vjetër nga Postrriba. Mund të ketë qenë nga Mes-Myslimi
a Dragoçi por ne të gjithëve matanë urës se Mesit u thoshin postrribakë sepse
emri i Postrribës ishte më i njohuri në Shkodër e rrethina.
Quhej
Haxhi, ishte sakat, një plak i moçëm hokatar të cilin nuk kishte nevojë ta pyesje
sepse e fillonte vetĂ« bisedĂ«n. E meqĂ« ishim tĂ« rinj asokohe na thoshte, “bĂ«ji njĂ«
nder plakut, ik na blej njĂ« bukĂ« gruni se kollomoqin nuk e ha as dreqi.”
Nuk e di e njihte apo nuk e njihte babain tim, por ai thoshte”MĂ«sues PalokĂ«n,
po, e kam njohtĂ«”. Ndoshta Haxhiu i shkretĂ« thoshte ashtu pĂ«r hir tĂ« bukĂ«s se
grunit që shitësja atij nuk ja jepte ani pse rrinte me orë të tëra para dyqanit
dhe priste që ne ta ndihmonim të mos ikte me torbat bosh në Postrribë.
Gjithmonë
kam qenë kureshtar dhe nuk kishin të mbaruar pyetjet që i bëja të moshuarve. Kur
e pyeta një herë se a dhimbtë këmba e a merrte ilaçe, ai bëri sikur nuk e dëgjoi
pyetjen. Mesa dukej nuk donte të
kujtonte diçka që ishte ma e fortë se dhimbja e plagës.
“Ka keq e ma keq”- me
tha njĂ« ditĂ«.-“ UnĂ« te paktĂ«n e kam gomarin po njĂ« shoku jem nuk e ka as
gomarin e ka mbet nĂ« shpi.” Pastaj kalonte me hoka tĂ« cilat nuk e di pse na i
thoshte dhe çfarë ishte kuptimi i vërtetë i tyre. Fshatarët shpesh kanë një kod
të vetin në të folur që ndryshon kuptimin e fjalëve.
“Ne mos marrsha sot bukĂ«
gruni me vedi do tĂ« shkoj puna si atij qĂ« shkoi nĂ« Domen”- tha njĂ« ditĂ«. Dhe
qeshi me vete.
“Si asht puna e atij domnorit?”- e pyetĂ«mNisi tĂ« recitonte ngadalĂ«
këto fjalë:
“Ku ishe? NĂ« Domen. Ăka na solle? Kromen.
Drishti qe i pat mendtĂ« hangri ato qĂ« lanĂ« qent”.
Padyshim
që Haxhi fliste në mënyrë të figurshme. Nuk është se i krijonte vete këto shprehje,
se ato ishin pjese e zhargonit popullor të krahinës, por mënyra si e thoshte
dhe e lidhte me bukën e gojës na vinte në mendime. Haxhiu plak ishte burrë i mençur
dhe hokat i bënte kinse për tu dukur se ishte i kënaqur nga jeta.
Nuk na
u durua një herë pa e pyetur se çfarë kishte pësuar ai shoku i tij fatzi që nuk
dilte dot as nga shtëpia.
Veç ti
shihje sytë e Haxhiut atë çast, si një vetëtimë në qiell të kthjelltë.
“Po
more rrezikziu. E ngatërruan me do të tjerë fatzi dhe i morën ti pushkatonin.
Ishte ditë e të gjithë ata, 16- a 18 burra, si i pushkatuan i lanë aty në një
gropë të madhe ku i hodhën veç pak dhe përsipër
që të mos i shqyenin qentë.
Ky rrezikzi
kishte marrë disa plumba në trup, por
kishte mbet gjallë. Nisi me luajt mes trupave e në një farë kohe vuni re se kishte
ra nata. Atëherë mezi doli prej gropës. Ju deshën disa orë sa të shkonte zvarrë
deri në shpi të vet. Qeni lehi, por e
njofti të zotin e nisi me kja si kjajn qentë. Njerëzit në shpi nuk po mujshin
me dalë jashtë në ërrësinë, por ma së
fundi kur nisi me kris dera, e hapen e thirren “Po kush je ti more?”, Rrezikziu
tha jam filani. E kishin kja një herë për së dekuni e tash po e kjanin për së
gjalli. E ngritën dhe e futën në shpi, i lanë plagët, i dhanë bukë e nuk po
dinin se çka me ba me njeriun që e dinin në vorr të pushkatum. E pleqënuen mirë
e mirë dhe nga frika se mos pushkatonin edhe pjestarë të tjetër të familjes,
vendosen që të nesërmen ta dorëzonin. Dhe ashtu banë. Kur u mor vesh nga pushteti,
u thanë të mos flisnin me askënd e të mos thoshin asgja. Rrezikziun e morën, i
banë një gjyq tjetër te mshehtë e meqë e kishin marrë krejt kot, pa asnjë lidhje
me kryengritjen dhe nuk i gjetën pushkë, vendosen ti jepnin 20 vjet burg. Nuk bani veç
gjysën e doli sakat prej plumbave që kishte marrë. Gjallë e për gazep asht edhe
sot...”
Haxhiu
i Postrribës na shikonte ne e ne e shikonim atë. Asnjë palë nuk reagonte se nuk
donim të vinim njëri-tjetrin në pozitë të vështirë, aq me tepër se këto biseda
ishin delikate. Gjithsecili kuptoi aq sa deshi. Aty u thanë e aty u lanë.
Haxhiu merrte rrugën drejt verilindjes mbi gomarin e tij dhe hejbet me bukë dhe
ne në Gjuhadol vazhdonin jetën në rutinën e përditshme. Gjithmonë pyesja veten,
por jo atë, ishte apo nuk ishte Haxhiu njeriu që kishte dalë nga varri. Kjo
skene më rrëqethte.
Edhe pse kaluan shumë e shume vite, kurrë
nuk mu largua mendimi se këtë histori treguar
për një tjetër rrezikzi e kishte pësuar vetë Haxhiu sakat që vinte nga
Postrriba nĂ« ShkodĂ«r mbi gomarin e tij pĂ«r tĂ« blerĂ« ndonjĂ« bukĂ« gruri “se kollomoqin nuk kishte dreq qĂ« e hante”.
Piktura "Plaku i Postrribës"nga Kol Idromeno