27 December 2014

TV Kan kërkon të më vjedhë filmin siç kanë gllabëruar Kinostudion/ Traboini

TV Kan  kërkon të më vjedhë filmin siç kanë gllabëruar Kinostudion

Nga KOLEC TRABOINI

Punonjësit e TV Klanit më  kanë bllokuar filmin “Martirët” në You Tube duke paraqitur pretendimin absurd se është filmi i tyre. Atë film e kam realizuar në vitin 2011 në mënyrë të pavarur duke i realizuar të gjitha komponentët, skenar, regji, montazh, zhurma, miksazh dhe me muzikë të formuluar nga krijimtaria e kompozitorit më të vjetër Albinon.  Krejt papritur pa më njoftuar, punonjësit e Klanit paraqesin ankesën në Administratën e You Tube sikur filmi është i tyre. Nuk e kuptoj se për çfarë bëhët e gjithë kjo, për të më përvetësuar filmin apo bëjnë luftë për të më dëmtuar krijimtarinë pa menduar se unë çeshtjen mund ta hedh në gjyq sepse e drejta e krijimtarisë në Shqipëri njihet me ligj. Por nga ana tjetër sa i përket profesionalizmit, atyre të Klanit të Frangaj u them se kur unë bëja filma, e merrja edhe çmime në Festivale Kombëtare ata ishin ende kalamaj e shkonin pas bishtit të dhisë. Plepat e Durrësit, shkollat e  Sali Berishës nuk nxorën vetëm hetues e gjykatës për tre muaj por mesa duket edhe gazetarë televizivë dhe filmaxhi televizionesh që janë kashtë e byk nga ana profesionale dhe shkëlqimin më të madh e kanë me marrëzitë e Fevzos që llafosen si pasdarke paneleve e kallamburoset me ca shkrime herë me Enverin e herë me Zogun, bën dhe promovime të neveritshme në Pallat të Brigadave ( pordhi kali në derë të hanit), e ku i bën nder, me nder jush, tërë qeveria e politika që është më të vërtetë për keqardhje nga mënyra si i përkrahin marrëzitë dhe mediokritetet. Dhe natyrshëm nga që janë trokë ju duket se filmat që i bëjnë të tjerët janë të tyre...pa pike turpi ky pretendim se filmi im “Martirët” është me temë e ide si dhe trajtim profesional origjinal e pangjashëm me asnjë film tjetër i këtij lloji!
Këtu keni edhe foto nga KLAN TV që e ka shkatërruar Kinostudion me kontributin e Saliut e kajmekamëve të tij të medieve,  por dhe të tjerëve (kohët e fundit kur erdhi qeveria e re në pushtet sipas disa indicjeve u bë edhe shitja e fundit e fshehtë e tokës në Kinostudio në mënyrë të paligjshme,  qeveritarët mesa duket duan ti prishim mendjen mediave ti kenë pranë vetes si aleate e jo si opozitarë). Nuk paskan të shuar në babëzi mbi pronat e popullit more, e këta të Klani të klaneve po u kursekan me filmin tim "Martirët" që kërkojnë ta përvetësojnë duke e konsideruar të  tyren. Krejt siç ndodhi me pronat e qytetarëve po ndodh me pronat publike dhe me tej edhe me krijimtarinë individuale. 

Në anglisht shënohet "Kjo vidio përmban materiale që i takojnë TV Klan-it i cili e ka bllokuar atë". Deri këtu arrin marrëzia e argateve të Aleksandër Frangajt.

28 dhjetor 2014

 Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Intervistë e një foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé: Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini "Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini... Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje... Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini "E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga... Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ... Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka Boston- një shekull përballë greqizimit Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo. Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz... Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi... Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng... Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol... Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ... Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ... Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... Udhë e mbarë, o Sizif! Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Copy and WIN : http://bit.ly/copy_win

20 December 2014

🔴 Oso Kuka-trimëria që sfidoi legjendat/ nga K.Traboini

OSO KUKA - TRIMËRIA QË SFIDOI LEGJENDAT

Nga Kolec P. TRABOINI

Shprehja "Je mbyllur si Oso Kuka" përdoret në zhargonin e bisedave të përditshme kur komunikon me një njeri, që ke kohë që nuk e ke parë, a që rri brenda në shtëpi për të studiuar dhe del disi rrallë në shoqëri. Në fakt shprehja nuk është krejt e saktë, sepse kujtdo që i thuhet nuk është as në kushtet, as në qëllimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Për ta kuptuar se jo çdo mbyllje në shtëpi, në zyrë, konvikt a sallë studimi, është e ngjashme me mbylljen në Kullë të Vraninës të Oso Kukës me djemtë e tjerë shkodranë, le t'ju sjellim në kujtesë ngjarjen:

Ishte koha e perandorisë otomane e shtrire ne tre kontinente. Malazezët që kishin shtetin dhe mbretërinë e tyre të dalë pas traktatit të Shën Stefanit në mbarim të luftës ruso-turke, kërkonin pushtimin e territoreve nën Perandorinë Otomane, të cilat në të vërtetë ishin toka shqiptare. Siç thonë kronikat e kohës, në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisën sulmet në Malësi të Shkodrës por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudës. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është në anën veriore të Liqenit të Shkodrës, dolën vullnetarë nga rinia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrës Oso Kuka.
Detyra e grupit të tij prej 24 vetash ishte të mbronin Kullën e Vraninës, që ishte dhe postë kufitare, që ndante shtetin malazez me perandorinë otomane. U zhvilluan luftime të shumta, në mes grupit të djelmoshave shkodranë të komanduar nga Oso Kuka dhe ushtarëve të shumtë malazezë. Oso Kuka me shokët e vet rezistoi gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe vendosën ta marrin me çdo kusht Vraninën.
Oso Kukës po i vriteshin bashkëluftëtarët e vet një e nga një dhe ndihma nga qyteti i Shkodrës po vononin të vinin. Në momentet e fundit, kur malazezët mendonin se kulla do të dorëzohej, sepse ishin vrarë pothuaj të gjithë mbrojtësit, Oso Kuka me dy-tre shokët e mbetur gjallë ne mes te cileve edhe një djalë i ri shkodran i quajtur Salë Behri, megjithëse me trupin plagë, vendosin të mos dorëzohen të gjallë në duart e armikut.
Mbledhin të gjitha fuçitë e barotit në një vend të kullës dhe ndenjën në pritje të sulmit vendimtar të armiqve. Kur ushtaret malazezë menduan se shqiptaret ishin vrarë të gjithë dhe i u afruan kullës me dëshirën kush më parë të hynte brenda për të vendosur flamurin malazez në majë të kullës, Oso Kuka i gatshëm me pishtar në dorë, i vuri flakën fuçive të barotit. Bëri atë që nuk e bëri dot Ali Pasha në Janinë ku mbeti kryeprerë. U dëgjua një shpërthim i tmerrshëm. Kulla e Vraninës u hodh në erë bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit.
Jehona e kësaj ngjarjeje shumë shpejt u përcoll në Shkodër e në Cetinë - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë në kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar veten, duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e u përvëluan në ekstazën e fitores, cfarë u kthye në një tragjedi aq pikëlluese e humbëse, sa edhe sot e kësaj dite kujtohet me hidhërim në Mal të Zi nëpër këngët popullore elegjiake.
Nenat shkodrane e rapsodët e Malësisë së Shkodrës, trimërinë e Oso Kukës e kënduan në këngë trimërie, që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me admirim nga i gjithë populli shqiptar. Oso Kuka shumë shpejt u kthye në simbol trimërie e vetëmohimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, që mizorisht u pushtuan nga fqinjët tanë ballkanikë, dhe shëmbëllesa e tij ishte e gjallë e frymëzuese edhe në zjarrin e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe me pas. Ai u kthye në simbol mbarëkombëtar.
Ndër shkrimtarët që është frymëzuar më shumë nga akti vetëmohues i Oso Kukës është Atë Gjergj Fishta, i cili në kryeveprën e tij "Lahuta e Malcis" i kushtoi katër prej tridhjetë këngëve të librit: Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

  Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

13 December 2014

"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini

“MUHAXHIRËT” E FAIK KONICËS
Noli ka thënë: Ne shqiptarizmën e mësuam nga Faik Konica.

Nga KOLEC TRABOINI

Sa lehtë e keqkuptojmë dhe sa rëndë e gjykojmë Konicën?! Lexova me shumë vëmendje shkrimin e Konicës " Muhaxhirët" botuar në nr.8, faqe 21 të revistës së vet "Albania" 1901  ndryshe nga se shkruhet nga disa në median elektronike me një pasion mohues e me ndjenjë revoltuese për gabimin e"madh" Faik Konicës, duke u kapur pas shprehjes se "edhe të mëdhenjtë gabojnë"...- ju ktheva shkrimit sërish e sërish dhe nuk po e kuptoja se ku qënka ky gabim i të madhit që..."edhe gabon". 

U përpoqa të jem edhe unë “kritizer” por ngado që e vërtita pozicionin tim, shkrimin "Muhaxhirët"  nuk munda ta konsideroj kurrsesi një shkrim antishqiptar. Mendoj se ka ngutje në gjykimin e atij shkrimi dhe të mesazhit që përcjell autori tek lexuesit e vet këtu e një shekull më parë. Gjithashtu nuk shoh që ata t
ë cilët e konsiderojnë shkrimin si antishqiptar, të kërkojnë ti referohen kohës kur është shkruar, rrethanave, shqetësimeve apo ngjarjeve të kohës, po fundja kujt i drejtohej me këtë stigmë.
Më duket se ata që po duan ta e vënë përposhtë me kritika Konicën nga pozita fanatike, nisën nga sedra e tyre e besimit mysliman. Është krejt gabim që në gjykimin e një shkrimi  të nisësh nga pozitat e besimit tënd. Duhet të jemi realist dhe të mos e fusim fenë si institucion në këtë mes. Në shkrimin e Konicës nuk është fjala për fenë si besim, por për individ apo grupe njerëzish që vinin në Shqipëri me qëllim që të bënin propogandë në dobi të pushtuesve otomane, ti bënin shqiptarët besnikë të verbër, dhe e lidhnin besnikërinë ndaj besimit me besnikërinë ndaj portës së lartë. Kjo kategori njerëzish, mish i huaj për mjedisin shqiptar tolerant, ishin një pengesë e madhe për zgjimin e ndërgjegjësimin e popullit. Ata kërkoni që edhe më tej ti mbanin shqiptarët të lidhur pas qerres së Stambollit e cila aso kohe ndjehej se do të merrte rrokullimën historike. I shqetësuar nga lajmet që vinin prej atdheut, Faik Konica merr penën e i stigmatizon  muhaxhirët, siç i cilëson ai, ata sipas Konicës  janë të huaj, nuk janë shqiptarë. Dhe në qofshin disa syresh shqiptarë nga origjina,  ishin  vegla qorre të pushtuesve. Ka që fjalën muhaxhirë e keqkuptojnë me fjalën mërgimtarë, por nuk është ashtu. Faik Konica me fjalën muhaxhirë nuk kishte parasysh mërgimtarët, emigrantët,  sepse edhe vetë ishte mërgimtar.Ai nuk mund të konsideronte muhaxhirë mërgimtarët shqiptarë nëpër botë, si ta zëmë ata të kolonisë shqiptare të Bukureshtit apo Misirit që ishin bërë vatra të zjarrta atdhetarie. Me fjalën muhaxhirë ai ka parasysh misionarët ardhacakë e që fanatizonin e përçanin popullin, që bëheshin pengesë për punën e mëmëdhatarëve rilindas.
Faik Konica që në krye të shkrimit të vet bën një sqarim se  është fjala për ata që po lënë vendin e tyre e po na vinë në Shqipëri... që vijnë e bëhen spijun të qeverisë,....që fusin shqiptarë në burg....  e në fund konkludon se ....duhet të ishin çuar në Anadoll. Pra e përsëris është fjala për ardhacakë e jo për vendas. Është fjala për tradhëtarë. Është fjala për spiun të qeverisë turke.
  Ku e gjeni antishqiptarizmin e Konicës, ju lutem! Jo vetëm që stigma "Muhaxhirët" është një shkrim me frymë atdhetare por shkrimi më duket edhe aktual.
Pse harruam kaq shpejt sa e sa muhaxhirë e sa e sa shoqata gjoja bamirëse fetare u shfaqën, e sa ndër to ishin vegla të organizatave terroriste. Harrojmë se terroristët që u zbuan nga Shqipëria në vitet '97-98 ndonjë madje shkoi në litar në vendin e vet, siç është rasti i dy egjyptianëve. Le të sjellim një përqasje historike
të shkrimit të Konicës me çfarë ngjau në vitet e para të demokracisë në Shqipëri.
A mos është sot ndonjë shprehje shqiptarizmi po të shkruash se kushdo që vjen në Shqipëri si misionar i fshehtë( muhaxhirë pra) , a që gjëndet në Shqipëri dhe e ndjen vetën të huaj, që punon për agjentura të huaja nën etiketën shoqërive bamirëse,  apo firmave pseudo tregtare, ngado qofshin,  por veçmas ato nga Lindja a Afërme dhe e Mesme, Arabi Saudite, Siri, Libi,  e co. që kanë tendencë për  radikalizimin e fese,  duhen çporruar. Të shkojnë ku të duan, në tërë hapsirat e botës por jo në Shqipëri.
Më duket se mesazhi që sjell Konica është aktual. Ti thërrasim mendjes. Të mos e përdorim fenë si casius beli për të krijuar përçarje, e mos o zot, gjakderdhje në mes të shqiptarëve. Dhe ata që llomotisin gjithë ditën për të mirat që na kanë sjellë pushtuesit, mjaft më se jeni bërë vërtetë të neveritshëm. Pa le kur një historian na thotë se “ne me turqit e sunduam Ballkanin për pesë shekuj”. Çfarë çmendurie. Çfarë njerëz me lëkurë të shitur në Anadoll.  Nuk ka pushtues e pushtim që i sjell lumturi një populli, veç në qoftë ky një popull urithësh të cilët nuk ja ndjejnë nevojën dritës.
Nuk ka qënë kurrë Faik Konica antishqiptar. Ka qënë antitradhëtar.  Ka qënë antifanatik. Ka qënë kundër atyre që kërkonin ta shkatrronin kombin e nuk donin ta linin që Shqipëria të shkëputej prej kthetrave grabitqare të sulltanëve të Stambollit. Ka qënë modern. Ka përçuar idetë e qytetërimit perëndimor sepse tek ajo shihte të ardhmen e popullit shqiptar. Nëse Lindja, në vitin 1901 kur e ka shkruar shkrimin, do të ishte më e përparuar, padyshim do të predikonte lindjen.
Faik Konica ka qënë i vërtetë. Ka qënë realist në gjykimet e tij. Përjashto  afrimin me Zogun, që ka qënë një afrim për mjete jetese e jo për shkak të ideve, të cilat i kishin të kundërta, nuk gjen ndonjë qëndrim inkoseguent në jetën e tij prej mëmëdhetari. E sot na del një zë e na thotë se shkrimi i tij është antishqiptar. A mos po rifillojmë ta dënojmë Faik Konicën, burrin më të madh të pavarësisë, siç e dënoi rregjimi i komunistëve fanatike Hoxha, Shehu, Kapo?
Sa lehtë e keqkuptojmë dhe sa rëndë e gjykojmë Konicën  i cili prej të gjithëve është konsideruar babai i shqiptarizmës. Para se Konica të shkonte e të hapte revisten "Albania"në Londër kurrkush në Europë nuk i vinte në hesap shqiptarët në të drejtën e tyre për autonomi, se për pavarësi as që mund të mendohej.
Më tepër  respekt për Konicën, ju lutem. Duhet të mendojmë thellë para se të flasim një fjalë për të. Fjalë të rëndë kurrsësi.
Këtij kombit tonë nuk i lindin përditë njerëz si beu madh i Konicës, burri më mendjendritur ndër shqiptarët e kohës së vet, për të cilën edhe Noli i madh e pranonte se ishte mësuesi ynë i shqiptarizmës.