20 August 2017

🔵 Alardo Kastrioti ka vdekur, e vërteta është gjallë- nga Kolec Traboini



ALARDO KASTRIOTI KA VDEKUR, E VËRTETA ËSHTË GJALLË


Nga KOLEC TRABOINI


Çfarë energji të pashtershme shpenzojnë jo pak njerëz veç ta fshehin të vërtetën. Madje për ta fshehur e mbuluar të vërtetën për despotizmin zogist ngrënë një shtatore në Tiranë, një shtatore të bardhe ku mbreti duket paqësor, por më shumë ngjet me një rol të Çarli Çaplinit. Dhe njeriu që e di të vërteten, vë buzën në gaz dhe gjithë kjo butafori në piedestal i duket një grotesk për të gajasur popullin. Dhe thënë të drejtën memurët e qeverisjes ja kanë arritur të shfaqin sharlatanizmin e vet.  Disa te tjere, duke dashur të ulin Fan Nolin e të lartësojnë Ahmet Sadije Toptan Zogollin, po përpiqen mjerueshëm që marrëveshjen tradhtare Zogu-Pashiq për kthimin e Shqipërisë në koloni serbe ta përballojnë gjoja me një marrëveshje të Nolit me rusët për rrëzimin e rregjimit të Ahmet Zogut. Tepër e mjerueshëm kjo përpjekje, tani që zogizmi si kauzë ka marrë të tatpjetën.
E vërteta është se po kërkove në jetën e personave historikë, të gjithëve u gjen ndonjë yçkël. Po ama Zogu është një mullar kashte që kërkojnë të na shesin si minierë ari. Ishte një despot që rrafshoi shtyllat e kombit. Enver Hoxha që ra në dashuri me motrën e Zogut, pra desh u bë baxhanak me djalin e Sulltan Hamitit të dytë, nuk bëri gjë tjetër veç e thelloi edhe me tej sistemin shtypës deri në skajet me të errta. Por është një produkt i njëjtë. Produkt i mentalitetit osman. Pjella shpirterore e ndoshta fizike të selçukëve të Anadollit. Urrejtja patologjike ndaj të krishterëve mbase shfaq llojin e genit të vet. 
Ndërsa Fan Noli ka qenë shqiptar i pastër e mendjendritur. Gen shqiptar me mendje universale. Apostull i shqiptarizmës. Demokrat e iluminist i madh. E dimë edhe figurën e madhe të Faik Konicës, bashkëkohës i Nolit, por Konica ka qenë disi, nëse mund të përdorim një fjalë po jo në kuptim denigrues, aventuroz. Gjithë ajo figurë madhore, idealist kombëtar,  ju shpërfaq një të vetshpalluri mbret për një rrogë të majme. Ku nuk të çon skamja. E, si shpërblesë për Ahmet Zogollin, ju përvesh keq e me keq Fan Nolit mikut te vet ne ideal kombetar. Këtu na shfaqet Faiku i madh dhe beu i vogël i rënë nga vakti.
E kish bërë edhe më parë këtë thagmë Faik bej. Pasi e rropi mirë e mirë fisnikun Alardo Kastrioti, i cili shkriu tërë pasurin për të bërë Shqipërinë të pavarur, punë që kishte nisur që në vitin 1900, Faiku e anatemoj pa mëshirë. Nisi të shkruaj për të tëra të zezat e botës. Se fisniku Alardo Kastrioti nuk kish më para për të dhënë për Faik beun. Sa për njoftim të dy flamurët që janë shpalosur në Deçiq më 6 prill 1911 dhe 28 nëntor 1912 në Vlorë kanë qenë porositur e paguar nga fisniku Alardo Kastrioti. Askush nuk e pranon këtë ani pse Eqerem Vlora ne kujtimet e veta shkruan se Flamurin ja ka dhene Alardo Kastrioti. Njejtë ka ndodhur edhe me Flamurin e Deçiqit.
Të gjithë sjellin soj soj mashtrimesh për të fshehur të vërtetën. Në këtë lojë përzihet mjerueshëm edhe kryeministri shqiptar i rradhës. Në një shënim në Amarcordin e tij virtual, një titull i marrë nga filmi komedi i Frederiko Felinit 1973, kryeministri Rama na thotë se Flamurin e Deçiqit ka gjasa ta kenë sjell dy përmetar mërgimtar nga Bukureshti. Një Ilo me një Pilo.   Kësisoj, rrena e mashtrimi është bërë si struci që fut kokën në rërë e mendon se askush nuk e sheh. Por unë e di mirë sepse Flamurin e ngritur në Deçiq, nga Vjena ku e kishte paguar Alardo Kastrioti e solli im atë në Hot dhe ja dorëzoi Ded Gjo Lulit. Ka dëshmi veteranësh kryengrites bashkluftëtar të Ded Gjo Lulit botuar nga Petraq Pepo që në vitin 1962, janë shkruar gjithashtu plot libra per kete. Po kryeministri mbahet qendrestar i patundur tek Ilo e tek Pilo. Ndër ne rrenat e sheqerosura janë më të ëmbla se sa të vërtetat e athshme. 
Në këtë kuptim, me që folëm për Nolin e Konicën, huqet e Faikut kanë qenë të mëdha, siç ishte dhe atdhetar i madh e kritik i rreptë i veseve negative të bashkëkombësve, të cilat edhe vetë në një farë mënyrë i shfaqi. 
Të hash bukën e të përmbysësh kupën, në qëndrimin që është mbajt deri me sot ndaj fisnikut Alardo Kastrioti, është më të vërtetë cilësia më negative ndër ne, e si shqiptar na lë borxhli ndaj historisë. Lexoni kujtimt e Don Ndoc Nikës dhe binduni.
Fisniku Alardo Kastrioti ka vdekur, e vërteta është gjallë.

Gusht 2017

19 August 2017

Trishtim shqiptar - nga Kolec Traboini

 TRISHTIM SHQIPTAR
i përshkallëzuar në kufinjtë depresionit 

Nga KOLEC TRABOINI


Qytetarët shqiptarë në përditshmëri dëgjojnë lajme që ua shkallojnë trurin. Lajme që të krijojnë sindromën e njerëzve që jetojnë jo në Evropë, por nëpër fiset e xhunglave të Afrikës ku ca janë me fatin e luanit e të tjerët të presë, të viktimës së përjetshme. Kësisoj ata që kanë arritur të zënë një vend në bazë të lidhjeve fisnore, klanore, politike, tarafit e interesave mafioze ndjehen të plotfuqishëm, ndërkohë që të tjerët në fat të zi e me shpresë të vdekur sa  nuk u mbetet tjetër; o ikja nga sytë këmbët prej këtij vendi të vet mallkuar ose të bëjnë vetëvrasje si i vetmi shpëtim i sigurt prej kësaj katrahure ku kurrkush nuk e ka sigurinë e të nesërmes. Rrugë tjetër nuk ka në këtë trishtim shqiptar i përshkallëzuar në kufinjtë e depresionit.
Edhe shpresa se ndërrimi i qeverisjes do të lëvizte ujin e qelbur në pushtet e administratë, u flashk në katër vjet hallakatje, sepse sikush mendoi e punoi për të rregulluar të vetët, pra familjen, rrethin, fisin. Lexova një shkrim dhe mu nxinë sytë, të gjithë fëmijët e deputetëve të dy krahëve të politikës, pozitë e opozitë  ishin punësuar e me rroga të majme, të gjithë vëllezërit e motrat e deputetëve, ministrave, funksionarëve të lartë janë të punësuar në vendet më të mira, qoshe të ngrohta e të sigurta duke përfshirë edhe Bankën e Shtetit. Ndërkohë ata që për 8 vjet i pat mbajtur qeveria e shkuar në papunësi ani pse të kualifikuar, vazhduan të jenë po ashtu të papunë, sepse edhe kur bëhet ndonjë konkurs, gjejnë një shkak a sajojnë një të tillë, që të vendoset ai që duan, ai për të cilin kanë bërë kompromis pas kuintave të dy palët.  
Ata kanë qenë e mbeten zotër të këtij vendi pavarësisht rotacionit të pushtetit. Kaq shumë është konsoliduar mendimi se pushtetet ndërrohen, por ne të tarafit e miqësive jemi po këta, se armiq jemi në foltore të parlamentit por në interesa jemi aleatë, sa nuk jam çuditur aspak kur pasi e shkarkuan drejtoreshën e një Arkivi (e njohur kjo si pjesë e strukturës politike që populli me verdiktin e vet e qorrollepsi në 2013), doli në median vizive ku denoncoi me ashpërsi shkarkimin e saj e foli kundër qeverisë si abuzive dhe e korruptuar, kur kjo qeveri i kish apo jo një apo dy vjet në funksion. Dhe e dini çfarë ndodhi? Në pseudo konkursin që u zhvillua për administratën e Parlamentit, në sektorin shtypit, doli fituese pa konkurim, pra u emërua, pikërisht ish-drejtoresha e Arkivit. Pas kësaj ajo nuk u pa me në TV të kritikojë qeverinë Rama 1 e as mos prisni të kritikojë qeverisjen Rama 2, veç nëse e heqin nga puna. Atëherë po, vë ulërimat për korrupsionin qeveritar e për të shkretin popull që përdoret si mashë për të nxjerrë gështenjat e politikës nga zjarri..
Po të hoqën bëju gjëmën, kështu funksionon këtu në Shqipëri. Këtë më së shumti e aplikojnë gazetat që i hedhin vickla qeverisë vetëm kur ajo nuk jep para.
Toga e politikaneve të PD, që kanë dalë si opozitë brenda opozitës në qark të mbyllur, u bënë të gjallë vetëm kur nuk i vunë në listat elektorale të deputetëve dhe kjo i ndërseu duke u shfaqur si luftëtarë te shquar për demokraci. Hajde çvete. Po ku ishin më parë? A do të flisnin po të ishin në listat e deputetëve të parlamentit të ri? Ata që kishin qenë squk-squll nëpër vite mbi kolltukë, me rroga të majme, me makina të shtrenjta që nuk  i motivonin dot me rrogat e veta, por mund të bënin çdo gjë sepse ishin nën sqetullën e  kryetar-kryeparit të partisë që bën sikur ka ikur po aty është si hija e Zeusit. E paparë. Jemi kundër Bashës por jemi për Berishën, thonë. A thua Luli mbahet me forcat e veta e me në krye të vet në timon të partisë. Ore, sikur të mos e dojë Berisha, as pesë minuta nuk mbahet në këmbë Lulëzim Basha. Prandaj të duken të pabesueshme këto argumente kundërshtore ndaj Bashës ndërkohë që i thur lavde Berishës. Këto qëndrime të dyanshme tregojnë mirëfilli së ky grupim është pa ideale, por i prekur interesash te ngushta e që gjithë shpresën e kanë që Berisha ti thotë Lulit, hapi rrugën këtyre mocionistëve se janë besnikët e mi. Po nuk ka për ta thënë Berisha këtë as sot e as mot. I duhen kuaj të rinj për karron e vjetër partiake që tundet e shkundet si mos o zot. Aq më tepër që ka përpara vetingun dritherues, i cili është një mekanizëm që diçka do të hajë. Pa kurban nuk del kjo vjeshtë. Ja pra ku janë kurbanët e vjeshtës, këta pa imunitet e të braktisur. Këtë skemë të funksionimit të politikës shqiptare, që sakrifikon të tjerët për të shpëtuar veten, e dinë edhe çiliminjtë e të mos e dijë ta zëmë opozitari në katror Ridvan Bode që qendron shpatull në shpatull me Arben Imamin, dosjet e të cilëve i ka mbyllur kryeprokurori( që paguhet për ti hapur), e    tashmë nuk do të mund më të mbrojë asnjë politikan a funksionar që e ka ngjyer gishtin në mjaltin e pushtetit.
Në kampin e pushtetarëve ndodhi ndryshe. Ata që votuan për ndryshimin dhe shpresën, katër vite hëngrën veten me dhëmbë tek vazhdonin të rrinin të papunë e pa asnjë të ardhur dhe shohin, për ironi të kohës mizore ku i ka sjellë rasti të jetojnë, që të emërohen nëpër funksione e zyra po ata që deri më dje bënin ligjin e Maliqin me pushtetin tjetër. Thonë i miklon qeveria për të dobësuar gjoja kundërshtarët, po askush nuk e beson sepse plani shkon me stilin mafioz: ”Hajdutë-kundërshtarë por vëllezër”. Mishin ja hanë njeri-tjetrit por kockën ja ruajnë.
Për katër vjet a më thoni se cilin prej pecogrosove të qeverisë së mëparshme e vuri qeverisja e Rilindjes në bankën e të akuzuarve. Gjeti një minoritar krapuliq, një farë Spiro Ksera e me këtë u mjaftua. Po ky Spirua në krahasim me bosat e mëdhenj të milionave ishte jo Spiro Dija por Spiro Mosdija. Se Ksero, ne greqisht i thonë të dish. Në këtë rastin e qeverisjeve tona është në kuptimin të dish të vjedhësh. Shumat e vogla për të cilat u akuzua Spiro Ksera tregojnë se ai nuk paska ditur të vjedhë.
Këta që tashmë kanë shumicën në parlament mesa duket kanë menduar se më mirë t’i japin privilegj e t’i mbyllin gojën ndonjë mercenari sesa ta lëmë të flasë e të prish punë në Media në mënyrë të përnatshme. Mbase me kësisoj zgjidhjesh e kanë mirë për veten e tyre politikanët në pushtet që duan të jenë larg sherrit,  por për ata që me votën e vet i sollën në pushtet kurrsesi nuk kanë menduar e nuk mendojnë gjatë. Ka një të vërtetë publike tashmë, kudo ka nisur të shfaqet zhgënjimi. Janë 400 mijë vetë të ikur nga Shqipëria në vitet 2013-2017. Ja çfarë thotë për këtë kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki që vizitoi Shkodrën:
“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”.
E megjithatë, populli në këto zgjedhje të qershorit që shkoi u kap pas mendimit se kjo qeverisje që kemi vërtetë na takson, na le pa punë, na vjedh, na ropat, na ka vënë në ikje nga sytë këmbët, por le ta zgjedhim edhe një herë se mbase është ngopur e na vjedh më pak.  
Por nuk ka asnjë garanci që kjo masë njerëzish që përbëjnë qindra e mijëra të jenë edhe më tej besnikë të verbër të shpresës së thyer. Këtë e vërteton ulja e madhe e elektoratit të PD. Nga disfata në disfatë deri në shthurje. Partitë nuk duhet të mendojnë se njerëzit janë budallenj dhe se votojnë për sytë e bukur të ndonjë politikani a ndonjë deputeti,  që mjerisht vazhdojnë të zgjidhen me listë si në kohën e diktaturës. Asnjë ndryshim nuk ka. Jetojmë në një demokraci të dhunuar e shthurur që ta kufizon lirinë e zgjedhjes.
Mjerisht qeverisjet ndërrohen e gjërat mbetën po aty ku ishin. Hyjmë e dalim nëpër zyra e shohim të njëjtët fytyra. Me pak makiazh pink a blu sigurisht. Dhe po ato janë. Po ai mall i skaduar. Po ato lëvere të vjetra, ato pisanjozë xhepshpuar që me të hipur në kolltuk si deputet a nëpunës shteti u bënë milionerë. Lajmet thonë: Zbulohet një deputet me 56 shtëpi, 18 i ka blerë brenda vitit, deputeti tjetër gazetar me hap krenar shkon të blejë bankën,( kinse harron thënien e Indro Montanelli-t "..Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë.". Të tjerët nga brekëgrisur apo trafikanët u bënë pronarë televizionesh. U bënë e çfarë nuk u bënë. E i mjeri njeri i gjendur pa rrugëdalje nuk ka më se ta ushqej shpresën e vet. Dy vetëvrasje më 18 gusht 2017 në qytetin e Tiranës ditën që u dha lajmi për 56 shtëpitë e deputetit. Një i ri vret në mes të ditës nënën e babain e vet. Diagnoza steriotip me porosi të qeveritarëve që duan të mbrojnë fasadën është “depresion”. Një mashtrim i madh ky. Sepse nuk zbulon rrënjët e depresionit kolektiv e të ankthshëm që ka mbërthyer shqiptarët. Po e vërteta është ndryshe. Në depresion të thelle është tërë sistemi, është tërë populli që ecën kuturu e marramendshëm si i droguar, e pak e nga pak po kthehet në një popull endacak dhe i huaj në shtëpinë e vet.
 Sepse, nëse duam ti hyjmë të vërtetës në themel, shpresa tashmë për shqiptarët  është bërë një kurvë që shalohet me të parin bandit politik a shtetar të korruptuar që i del në rrugë.
KUR SHPRESA S’ËSHTË VEÇSE NJË KURVË Në përpjekje për të shpjeguar çfarë është shpresa në këtë Zulullandin tonë Konician, ku shumëkush vuan e vajton e ndërkohë 700 dreqen hedhin valle. Nga KOLEC TRABOINI Qytetarët shqiptarë në përditshmëri dëgjojnë lajme që ua shkallojnë trurin. Lajme që të krijojnë sindromën e njerëzve që jetojnë jo në Evropë, por nëpër fiset e xhunglave të Afrikës ku ca janë me fatin e luanit e të tjerët të presë, të viktimës së përjetshme. Kësisoj ata që kanë arritur të zënë një vend në bazë të lidhjeve fisnore, klanore, politike, tarafit e interesave mafioze ndjehen të plotfuqishëm, ndërkohë që të tjerët në fat të zi e me shpresë të vdekur sa nuk u mbetet tjetër; o ikja nga sytë këmbët prej këtij vendi të vet mallkuar ose të bëjnë vetëvrasje si i vetmi shpëtim i sigurt prej kësaj katrahure ku kurrkush nuk e ka sigurinë e të nesërmes. Rrugë tjetër nuk ka në këtë trishtim shqiptar. Edhe shpresa se ndërrimi i qeverisjes do të lëvizte ujin e qelbur në pushtet e administratë, u flashk në katër vjet hallakatje, sepse sikush mendoi e punoi për të rregulluar të vetët, pra familjen, rrethin, fisin. Lexova një shkrim dhe mu nxinë sytë, të gjithë fëmijët e deputetëve të dy krahëve të politikës, pozitë e opozitë ishin punësuar e me rroga të majme, të gjithë vëllezërit e motrat e deputetëve, ministrave, funksionarëve të lartë janë të punësuar në vendet më të mira, qoshe të ngrohta e të sigurta duke përfshirë edhe Bankën e Shtetit. Ndërkohë ata që për 8 vjet i pat mbajtur qeveria e shkuar në papunësi ani pse të kualifikuar, vazhduan të jenë po ashtu të papunë, sepse edhe kur bëhet ndonjë konkurs, gjejnë një shkak a sajojnë një të tillë, që të vendoset ai që duan, ai për të cilin kanë bërë kompromis pas kuintave të dy palët. Ata kanë qenë e mbeten zotër të këtij vendi pavarësisht rotacionit të pushtetit. Kaq shumë është konsoliduar mendimi se pushtetet ndërrohen, por ne të tarafit e miqësive jemi po këta, se armiq jemi në foltore të parlamentit por në interesa jemi aleatë, sa nuk jam çuditur aspak kur pasi e shkarkuan drejtoreshën e një Arkivi (e njohur kjo si pjesë e strukturës politike që populli me verdiktin e vet e qorrollepsi në 2013), doli në median vizive ku denoncoi me ashpërsi shkarkimin e saj e foli kundër qeverisë si abuzive dhe e korruptuar, kur kjo qeveri i kish apo jo një apo dy vjet në funksion. Dhe e dini çfarë ndodhi? Në pseudo konkursin që u zhvillua për administratën e Parlamentit, në sektorin shtypit, doli fituese pa konkurim, pra u emërua, pikërisht ish-drejtoresha e Arkivit. Pas kësaj ajo nuk u pa me në TV të kritikojë qeverinë Rama 1 e as mos prisni të kritikojë qeverisjen Rama 2, veç nëse e heqin nga puna. Atëherë po, vë ulërimat për korrupsionin qeveritar e për të shkretin popull që përdoret si mashë për të nxjerrë gështenjat e politikës nga zjarri.. Po të hoqën bëju gjëmën, kështu funksionon këtu në Shqipëri. Këtë më së shumti e aplikojnë gazetat që i hedhin vickla qeverisë vetëm kur ajo nuk jep para. Toga e politikaneve të PD, që kanë dalë si opozitë brenda opozitës në qark të mbyllur, u bënë të gjallë vetëm kur nuk i vunë në listat elektorale të deputetëve dhe kjo i ndërseu duke u shfaqur si luftëtarë te shquar për demokraci. Hajde ç’vete. Po ku ishin më parë? A do të flisnin po të ishin në listat e deputetëve të parlamentit të ri? Ata që kishin qenë squk-squll nëpër vite mbi kolltukë, me rroga të majme, me makina të shtrenjta që nuk i motivonin dot me rrogat e veta, por mund të bënin çdo gjë sepse ishin nën sqetullën e kryetar-kryeparit të partisë që bën sikur ka ikur po aty është si hija e Zeusit. E paparë. Jemi kundër Bashës por jemi për Berishën, thonë. A thua Luli mbahet me forcat e veta e me në krye të vet në timon të partisë. Ore, sikur të mos e dojë Berisha, as pesë minuta nuk mbahet në këmbë Lulëzim Basha. Prandaj të duken të pabesueshme këto argumente kundërshtore ndaj Bashës ndërkohë që i thur lavde Berishës. Këto qëndrime të dyanshme tregojnë mirëfilli së ky grupim është pa ideale, por i prekur interesash te ngushta e që gjithë shpresën e kanë që Berisha t’i thotë Lulit, hapi rrugën këtyre mocionistëve se janë besnikët e mi. Po nuk ka për ta thënë Berisha këtë as sot e as mot. I duhen kuaj të rinj për karron e vjetër partiake që tundet e shkundet si mos o zot. Aq më tepër që ka përpara vetingun dritherues, i cili është një mekanizëm që diçka do të hajë. Pa kurban nuk del kjo vjeshtë. Ja pra ku janë kurbanët e vjeshtës, këta pa imunitet e të braktisur. Këtë skemë të funksionimit të politikës shqiptare, që sakrifikon të tjerët për të shpëtuar veten, e dinë edhe çiliminjtë e të mos e dijë ta zëmë opozitari në katror Ridvan Bode që qendron shpatull në shpatull me Arben Imamin, dosjet e të cilëve i ka mbyllur kryeprokurori( që paguhet për ti hapur), e që tashmë nuk do të mund më të mbrojë asnjë politikan a funksionar që e ka ngjyer gishtin në mjaltin e pushtetit. Në kampin e pushtetarëve ndodhi ndryshe. Ata që votuan për ndryshimin dhe shpresën, katër vite hëngrën veten me dhëmbë tek vazhdonin të rrinin të papunë e pa asnjë të ardhur dhe shohin, për ironi të kohës mizore ku i ka sjellë rasti të jetojnë, që të emërohen nëpër funksione e zyra po ata që deri më dje bënin ligjin e Maliqin me pushtetin tjetër. Thonë i miklon qeveria për të dobësuar gjoja kundërshtarët, po askush nuk e beson sepse plani shkon me stilin mafioz: ”Hajdutë-kundërshtarë por vëllezër”. Mishin ja hanë njeri-tjetrit por kockën ja ruajnë. Për katër vjet a më thoni se cilin prej pecogrosove të qeverisë së mëparshme e vuri qeverisja e Rilindjes në bankën e të akuzuarve. Gjeti një minoritar krapuliq, një farë Spiro Ksera e me këtë u mjaftua. Po ky Spirua në krahasim me bosat e mëdhenj të milionave ishte jo Spiro Dija por Spiro Mosdija. Se Ksero, ne greqisht i thonë të dish. Në këtë rastin e qeverisjeve tona është në kuptimin të dish të vjedhësh. Shumat e vogla për të cilat u akuzua Spiro Ksera tregojnë se ai nuk paska ditur të vjedhë. Këta që tashmë kanë shumicën në parlament mesa duket kanë menduar se më mirë t’i japin privilegj e t’i mbyllin gojën ndonjë mercenari sesa ta lëmë të flasë e të prish punë në Media në mënyrë të përnatshme. Mbase me kësisoj zgjidhjesh e kanë mirë për veten e tyre politikanët në pushtet që duan të jenë larg sherrit, por për ata që me votën e vet i sollën në pushtet kurrsesi nuk kanë menduar e nuk mendojnë gjatë. Ka një të vërtetë publike tashmë, kudo ka nisur të shfaqet zhgënjimi. Janë 400 mijë vetë të ikur nga Shqipëria në vitet 2013-2017. Ja çfarë thotë për këtë kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki që vizitoi Shkodrën: “E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”. E megjithatë, populli në këto zgjedhje të qershorit që shkoi u kap pas mendimit se kjo qeverisje që kemi vërtetë na takson, na le pa punë, na vjedh, na ropat, na ka vënë në ikje nga sytë këmbët, por le ta zgjedhim edhe një herë se mbase është ngopur e na vjedh më pak. Por nuk ka asnjë garanci që kjo masë njerëzish që përbëjnë qindra e mijëra të jenë edhe më tej besnikë të verbër të shpresës së thyer. Këtë e vërteton ulja e madhe e elektoratit të PD. Nga disfata në disfatë deri në shthurje. Partitë nuk duhet të mendojnë se njerëzit janë budallenj dhe se votojnë për sytë e bukur të ndonjë politikani a ndonjë deputeti, që mjerisht vazhdojnë të zgjidhen me listë si në kohën e diktaturës. Asnjë ndryshim nuk ka. Jetojmë në një demokraci të dhunuar e shthurur që ta kufizon lirinë e zgjedhjes. Mjerisht qeverisjet ndërrohen e gjërat mbetën po aty ku ishin. Hyjmë e dalim nëpër zyra e shohim të njëjtët fytyra. Me pak makiazh pink a blu sigurisht. Dhe po ato janë. Po ai mall i skaduar. Po ato lëvere të vjetra, ato pisanjozë xhepshpuar që me të hipur në kolltuk si deputet a nëpunës shteti u bënë milionerë. Lajmet thonë: Zbulohet një deputet me 56 shtëpi, 18 i ka blerë brenda vitit, deputeti tjetër gazetar me hap krenar shkon të blejë bankën,( kinse harron thënien e Indro Montanelli-t "..Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë.". Të tjerët nga brekëgrisur apo trafikanët u bënë pronarë televizionesh. U bënë e çfarë nuk u bënë. E i mjeri njeri i gjendur pa rrugëdalje nuk ka më se ta ushqej shpresën e vet. Dy vetëvrasje më 18 gusht 2017 në qytetin e Tiranës ditën që u dha lajmi për 56 shtëpitë e deputetit. Një i ri vret në mes të ditës nënën e babain e vet. Diagnoza steriotip me porosi të qeveritarëve që duan të mbrojnë fasadën është “depresion”. Një mashtrim i madh ky. Sepse nuk zbulon rrënjët e depresionit kolektiv e të ankthshëm që ka mbërthyer shqiptarët. Po e vërteta është ndryshe. Në depresion të thelle është tërë sistemi, është tërë populli që ecën kuturu e marramendshëm si i droguar, e pak e nga pak po kthehet në një popull endacak dhe i huaj në shtëpinë e vet. Sepse, nëse duam ti hyjmë të vërtetës në themel, shpresa tashmë për shqiptarët është bërë një kurvë që shalohet me të parin bandit politik a shtetar të korruptuar që i del në rrugë.

Cheap Offers: http://bit.ly/gadgets_cheap