i përshkallëzuar në kufinjtë depresionit
Nga KOLEC TRABOINI
Qytetarët shqiptarë në
përditshmëri dëgjojnë lajme që ua shkallojnë trurin. Lajme që të krijojnë
sindromën e njerëzve që jetojnë jo në Evropë, por nëpër fiset e xhunglave të
Afrikës ku ca janë me fatin e luanit e të tjerët të presë, të viktimës së përjetshme.
Kësisoj ata që kanë arritur të zënë një vend në bazë të lidhjeve fisnore,
klanore, politike, tarafit e interesave mafioze ndjehen të plotfuqishëm,
ndërkohë që të tjerët në fat të zi e me shpresë të vdekur sa nuk u mbetet
tjetër; o ikja nga sytë këmbët prej këtij vendi të vet mallkuar ose të bëjnë
vetëvrasje si i vetmi shpëtim i sigurt prej kësaj katrahure ku kurrkush nuk e
ka sigurinë e të nesërmes. Rrugë tjetër nuk ka në këtë trishtim shqiptar i përshkallëzuar në kufinjtë e depresionit.
Edhe shpresa se ndërrimi
i qeverisjes do të lëvizte ujin e qelbur në pushtet e administratë, u flashk në
katër vjet hallakatje, sepse sikush mendoi e punoi për të rregulluar të vetët,
pra familjen, rrethin, fisin. Lexova një shkrim dhe mu nxinë sytë, të gjithë
fëmijët e deputetëve të dy krahëve të politikës, pozitë e opozitë ishin
punësuar e me rroga të majme, të gjithë vëllezërit e motrat e deputetëve,
ministrave, funksionarëve të lartë janë të punësuar në vendet më të mira, qoshe
të ngrohta e të sigurta duke përfshirë edhe Bankën e Shtetit. Ndërkohë ata që
për 8 vjet i pat mbajtur qeveria e shkuar në papunësi ani pse të kualifikuar,
vazhduan të jenë po ashtu të papunë, sepse edhe kur bëhet ndonjë konkurs,
gjejnë një shkak a sajojnë një të tillë, që të vendoset ai që duan, ai për të
cilin kanë bërë kompromis pas kuintave të dy palët.
Ata kanë qenë e mbeten zotër
të këtij vendi pavarësisht rotacionit të pushtetit. Kaq shumë është konsoliduar
mendimi se pushtetet ndërrohen, por ne të tarafit e miqësive jemi po këta, se
armiq jemi në foltore të parlamentit por në interesa jemi aleatë, sa nuk jam
çuditur aspak kur pasi e shkarkuan drejtoreshën e një Arkivi (e njohur kjo si
pjesë e strukturës politike që populli me verdiktin e vet e qorrollepsi në 2013),
doli në median vizive ku denoncoi me ashpërsi shkarkimin e saj e foli kundër
qeverisë si abuzive dhe e korruptuar, kur kjo qeveri i kish apo jo një apo dy
vjet në funksion. Dhe e dini çfarë ndodhi? Në pseudo konkursin që u zhvillua
për administratën e Parlamentit, në sektorin shtypit, doli fituese pa konkurim,
pra u emërua, pikërisht ish-drejtoresha e Arkivit. Pas kësaj ajo nuk u pa me në
TV të kritikojë qeverinë Rama 1 e as mos prisni të kritikojë qeverisjen Rama 2,
veç nëse e heqin nga puna. Atëherë po, vë ulërimat për korrupsionin qeveritar e
për të shkretin popull që përdoret si mashë për të nxjerrë gështenjat e
politikës nga zjarri..
Po të hoqën bëju gjëmën,
kështu funksionon këtu në Shqipëri. Këtë më së shumti e aplikojnë gazetat që i
hedhin vickla qeverisë vetëm kur ajo nuk jep para.
Toga e politikaneve të PD,
që kanë dalë si opozitë brenda opozitës në qark të mbyllur, u bënë të gjallë vetëm
kur nuk i vunë në listat elektorale të deputetëve dhe kjo i ndërseu duke u
shfaqur si luftëtarë te shquar për demokraci. Hajde ç’vete. Po ku ishin më parë? A do të flisnin po të ishin në
listat e deputetëve të parlamentit të ri? Ata që kishin qenë squk-squll nëpër
vite mbi kolltukë, me rroga të majme, me makina të shtrenjta që nuk i motivonin dot me rrogat e veta, por mund të
bënin çdo gjë sepse ishin nën sqetullën e kryetar-kryeparit të partisë që bën sikur ka
ikur po aty është si hija e Zeusit. E paparë. Jemi kundër Bashës por jemi për
Berishën, thonë. A thua Luli mbahet me forcat e veta e me në krye të vet në
timon të partisë. Ore, sikur të mos e dojë Berisha, as pesë minuta nuk mbahet në
këmbë Lulëzim Basha. Prandaj të duken të pabesueshme këto argumente kundërshtore
ndaj Bashës ndërkohë që i thur lavde Berishës. Këto qëndrime të dyanshme tregojnë
mirëfilli së ky grupim është pa ideale, por i prekur interesash te ngushta e që
gjithë shpresën e kanë që Berisha t’i thotë Lulit, hapi rrugën këtyre mocionistëve se janë
besnikët e mi. Po nuk ka për ta thënë Berisha këtë as sot e as mot. I duhen
kuaj të rinj për karron e vjetër partiake që tundet e shkundet si mos o zot. Aq
më tepër që ka përpara vetingun dritherues, i cili është një mekanizëm që diçka
do të hajë. Pa kurban nuk del kjo vjeshtë. Ja pra ku janë kurbanët e vjeshtës,
këta pa imunitet e të braktisur. Këtë skemë të funksionimit të politikës
shqiptare, që sakrifikon të tjerët për të shpëtuar veten, e dinë edhe çiliminjtë
e të mos e dijë ta zëmë opozitari në katror Ridvan Bode që qendron shpatull në
shpatull me Arben Imamin, dosjet e të cilëve i ka mbyllur kryeprokurori( që
paguhet për ti hapur), e që tashmë nuk do të mund më të mbrojë asnjë
politikan a funksionar që e ka ngjyer gishtin në mjaltin e pushtetit.
Në kampin e pushtetarëve
ndodhi ndryshe. Ata që votuan për ndryshimin dhe shpresën, katër vite hëngrën
veten me dhëmbë tek vazhdonin të rrinin të papunë e pa asnjë të ardhur dhe shohin,
për ironi të kohës mizore ku i ka sjellë rasti të jetojnë, që të emërohen nëpër
funksione e zyra po ata që deri më dje bënin ligjin e Maliqin me pushtetin tjetër.
Thonë i miklon qeveria për të dobësuar gjoja kundërshtarët, po askush nuk e
beson sepse plani shkon me stilin mafioz: ”Hajdutë-kundërshtarë por vëllezër”.
Mishin ja hanë njeri-tjetrit por kockën ja ruajnë.
Për katër vjet a më
thoni se cilin prej pecogrosove të qeverisë së mëparshme e vuri qeverisja e
Rilindjes në bankën e të akuzuarve. Gjeti një minoritar krapuliq, një farë Spiro
Ksera e me këtë u mjaftua. Po ky Spirua në krahasim me bosat e mëdhenj të
milionave ishte jo Spiro Dija por Spiro Mosdija. Se Ksero, ne greqisht i thonë
të dish. Në këtë rastin e qeverisjeve tona është në kuptimin të dish të
vjedhësh. Shumat e vogla për të cilat u akuzua Spiro Ksera tregojnë se ai nuk paska
ditur të vjedhë.
Këta që tashmë kanë
shumicën në parlament mesa duket kanë menduar se më mirë t’i japin privilegj e
t’i mbyllin gojën ndonjë mercenari sesa ta lëmë të flasë e të prish punë në
Media në mënyrë të përnatshme. Mbase me kësisoj zgjidhjesh e kanë mirë për
veten e tyre politikanët në pushtet që duan të jenë larg sherrit, por për
ata që me votën e vet i sollën në pushtet kurrsesi nuk kanë menduar e nuk
mendojnë gjatë. Ka një të vërtetë publike tashmë, kudo ka nisur të shfaqet
zhgënjimi. Janë 400 mijë vetë të ikur nga Shqipëria në vitet 2013-2017. Ja
çfarë thotë për këtë kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria
Woelki që vizitoi Shkodrën:
“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”.
“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”.
E megjithatë, populli në
këto zgjedhje të qershorit që shkoi u kap pas mendimit se kjo qeverisje që kemi
vërtetë na takson, na le pa punë, na vjedh, na ropat, na ka vënë në ikje nga
sytë këmbët, por le ta zgjedhim edhe një herë se mbase është ngopur e na vjedh
më pak.
Por nuk ka asnjë garanci
që kjo masë njerëzish që përbëjnë qindra e mijëra të jenë edhe më tej besnikë
të verbër të shpresës së thyer. Këtë e vërteton ulja e madhe e elektoratit të
PD. Nga disfata në disfatë deri në shthurje. Partitë nuk duhet të mendojnë se
njerëzit janë budallenj dhe se votojnë për sytë e bukur të ndonjë politikani a
ndonjë deputeti, që mjerisht vazhdojnë të zgjidhen me listë si në kohën e
diktaturës. Asnjë ndryshim nuk ka. Jetojmë në një demokraci të dhunuar e shthurur
që ta kufizon lirinë e zgjedhjes.
Mjerisht qeverisjet ndërrohen
e gjërat mbetën po aty ku ishin. Hyjmë e dalim nëpër zyra e shohim të njëjtët
fytyra. Me pak makiazh pink a blu sigurisht. Dhe po ato janë. Po ai mall i
skaduar. Po ato lëvere të vjetra, ato pisanjozë xhepshpuar që me të hipur në
kolltuk si deputet a nëpunës shteti u bënë milionerë. Lajmet thonë: Zbulohet
një deputet me 56 shtëpi, 18 i ka blerë brenda vitit, deputeti tjetër gazetar me
hap krenar shkon të blejë bankën,( kinse harron thënien e
Indro Montanelli-t "..Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb
erë.". Të tjerët nga
brekëgrisur apo trafikanët u bënë pronarë televizionesh. U bënë e çfarë nuk u
bënë. E i mjeri njeri i gjendur pa rrugëdalje nuk ka më se ta ushqej shpresën e
vet. Dy vetëvrasje më 18 gusht 2017 në qytetin e Tiranës ditën që u dha lajmi
për 56 shtëpitë e deputetit. Një i ri vret në mes të ditës nënën e babain e
vet. Diagnoza steriotip me porosi të qeveritarëve që duan të mbrojnë fasadën është
“depresion”. Një mashtrim i madh ky. Sepse nuk zbulon rrënjët e depresionit
kolektiv e të ankthshëm që ka mbërthyer shqiptarët. Po e vërteta është ndryshe.
Në depresion të thelle është tërë sistemi, është tërë populli që ecën kuturu e
marramendshëm si i droguar, e pak e nga pak po kthehet në një popull endacak dhe
i huaj në shtëpinë e vet.
Sepse, nëse duam ti hyjmë të vërtetës në
themel, shpresa tashmë për shqiptarët është bërë një kurvë që shalohet me të parin
bandit politik a shtetar të korruptuar që i del në rrugë.
KUR SHPRESA S’ËSHTË
VEÇSE NJË KURVË
Në përpjekje për të shpjeguar çfarë është shpresa në këtë Zulullandin
tonë Konician, ku shumëkush vuan e vajton e ndërkohë 700 dreqen hedhin
valle.
Nga KOLEC TRABOINI
Qytetarët shqiptarë në përditshmëri dëgjojnë lajme që ua shkallojnë
trurin. Lajme që të krijojnë sindromën e njerëzve që jetojnë jo në
Evropë, por nëpër fiset e xhunglave të Afrikës ku ca janë me fatin e
luanit e të tjerët të presë, të viktimës së përjetshme. Kësisoj ata që
kanë arritur të zënë një vend në bazë të lidhjeve fisnore, klanore,
politike, tarafit e interesave mafioze ndjehen të plotfuqishëm, ndërkohë
që të tjerët në fat të zi e me shpresë të vdekur sa nuk u mbetet
tjetër; o ikja nga sytë këmbët prej këtij vendi të vet mallkuar ose të
bëjnë vetëvrasje si i vetmi shpëtim i sigurt prej kësaj katrahure ku
kurrkush nuk e ka sigurinë e të nesërmes. Rrugë tjetër nuk ka në këtë
trishtim shqiptar.
Edhe shpresa se ndërrimi i qeverisjes do të lëvizte ujin e qelbur në
pushtet e administratë, u flashk në katër vjet hallakatje, sepse sikush
mendoi e punoi për të rregulluar të vetët, pra familjen, rrethin, fisin.
Lexova një shkrim dhe mu nxinë sytë, të gjithë fëmijët e deputetëve të
dy krahëve të politikës, pozitë e opozitë ishin punësuar e me rroga të
majme, të gjithë vëllezërit e motrat e deputetëve, ministrave,
funksionarëve të lartë janë të punësuar në vendet më të mira, qoshe të
ngrohta e të sigurta duke përfshirë edhe Bankën e Shtetit. Ndërkohë ata
që për 8 vjet i pat mbajtur qeveria e shkuar në papunësi ani pse të
kualifikuar, vazhduan të jenë po ashtu të papunë, sepse edhe kur bëhet
ndonjë konkurs, gjejnë një shkak a sajojnë një të tillë, që të vendoset
ai që duan, ai për të cilin kanë bërë kompromis pas kuintave të dy
palët.
Ata kanë qenë e mbeten zotër të këtij vendi pavarësisht rotacionit të
pushtetit. Kaq shumë është konsoliduar mendimi se pushtetet ndërrohen,
por ne të tarafit e miqësive jemi po këta, se armiq jemi në foltore të
parlamentit por në interesa jemi aleatë, sa nuk jam çuditur aspak kur
pasi e shkarkuan drejtoreshën e një Arkivi (e njohur kjo si pjesë e
strukturës politike që populli me verdiktin e vet e qorrollepsi në
2013), doli në median vizive ku denoncoi me ashpërsi shkarkimin e saj e
foli kundër qeverisë si abuzive dhe e korruptuar, kur kjo qeveri i kish
apo jo një apo dy vjet në funksion. Dhe e dini çfarë ndodhi? Në pseudo
konkursin që u zhvillua për administratën e Parlamentit, në sektorin
shtypit, doli fituese pa konkurim, pra u emërua, pikërisht
ish-drejtoresha e Arkivit. Pas kësaj ajo nuk u pa me në TV të kritikojë
qeverinë Rama 1 e as mos prisni të kritikojë qeverisjen Rama 2, veç nëse
e heqin nga puna. Atëherë po, vë ulërimat për korrupsionin qeveritar e
për të shkretin popull që përdoret si mashë për të nxjerrë gështenjat e
politikës nga zjarri..
Po të hoqën bëju gjëmën, kështu funksionon këtu në Shqipëri. Këtë më së
shumti e aplikojnë gazetat që i hedhin vickla qeverisë vetëm kur ajo nuk
jep para.
Toga e politikaneve të PD, që kanë dalë si opozitë brenda opozitës në
qark të mbyllur, u bënë të gjallë vetëm kur nuk i vunë në listat
elektorale të deputetëve dhe kjo i ndërseu duke u shfaqur si luftëtarë
te shquar për demokraci. Hajde ç’vete. Po ku ishin më parë? A do të
flisnin po të ishin në listat e deputetëve të parlamentit të ri? Ata që
kishin qenë squk-squll nëpër vite mbi kolltukë, me rroga të majme, me
makina të shtrenjta që nuk i motivonin dot me rrogat e veta, por mund
të bënin çdo gjë sepse ishin nën sqetullën e kryetar-kryeparit të
partisë që bën sikur ka ikur po aty është si hija e Zeusit. E paparë.
Jemi kundër Bashës por jemi për Berishën, thonë. A thua Luli mbahet me
forcat e veta e me në krye të vet në timon të partisë. Ore, sikur të mos
e dojë Berisha, as pesë minuta nuk mbahet në këmbë Lulëzim Basha.
Prandaj të duken të pabesueshme këto argumente kundërshtore ndaj Bashës
ndërkohë që i thur lavde Berishës. Këto qëndrime të dyanshme tregojnë
mirëfilli së ky grupim është pa ideale, por i prekur interesash te
ngushta e që gjithë shpresën e kanë që Berisha t’i thotë Lulit, hapi
rrugën këtyre mocionistëve se janë besnikët e mi. Po nuk ka për ta thënë
Berisha këtë as sot e as mot. I duhen kuaj të rinj për karron e vjetër
partiake që tundet e shkundet si mos o zot. Aq më tepër që ka përpara
vetingun dritherues, i cili është një mekanizëm që diçka do të hajë. Pa
kurban nuk del kjo vjeshtë. Ja pra ku janë kurbanët e vjeshtës, këta pa
imunitet e të braktisur. Këtë skemë të funksionimit të politikës
shqiptare, që sakrifikon të tjerët për të shpëtuar veten, e dinë edhe
çiliminjtë e të mos e dijë ta zëmë opozitari në katror Ridvan Bode që
qendron shpatull në shpatull me Arben Imamin, dosjet e të cilëve i ka
mbyllur kryeprokurori( që paguhet për ti hapur), e që tashmë nuk do të
mund më të mbrojë asnjë politikan a funksionar që e ka ngjyer gishtin
në mjaltin e pushtetit.
Në kampin e pushtetarëve ndodhi ndryshe. Ata që votuan për ndryshimin
dhe shpresën, katër vite hëngrën veten me dhëmbë tek vazhdonin të rrinin
të papunë e pa asnjë të ardhur dhe shohin, për ironi të kohës mizore ku
i ka sjellë rasti të jetojnë, që të emërohen nëpër funksione e zyra po
ata që deri më dje bënin ligjin e Maliqin me pushtetin tjetër. Thonë i
miklon qeveria për të dobësuar gjoja kundërshtarët, po askush nuk e
beson sepse plani shkon me stilin mafioz: ”Hajdutë-kundërshtarë por
vëllezër”. Mishin ja hanë njeri-tjetrit por kockën ja ruajnë.
Për katër vjet a më thoni se cilin prej pecogrosove të qeverisë së
mëparshme e vuri qeverisja e Rilindjes në bankën e të akuzuarve. Gjeti
një minoritar krapuliq, një farë Spiro Ksera e me këtë u mjaftua. Po ky
Spirua në krahasim me bosat e mëdhenj të milionave ishte jo Spiro Dija
por Spiro Mosdija. Se Ksero, ne greqisht i thonë të dish. Në këtë rastin
e qeverisjeve tona është në kuptimin të dish të vjedhësh. Shumat e
vogla për të cilat u akuzua Spiro Ksera tregojnë se ai nuk paska ditur
të vjedhë.
Këta që tashmë kanë shumicën në parlament mesa duket kanë menduar se më
mirë t’i japin privilegj e t’i mbyllin gojën ndonjë mercenari sesa ta
lëmë të flasë e të prish punë në Media në mënyrë të përnatshme. Mbase me
kësisoj zgjidhjesh e kanë mirë për veten e tyre politikanët në pushtet
që duan të jenë larg sherrit, por për ata që me votën e vet i sollën në
pushtet kurrsesi nuk kanë menduar e nuk mendojnë gjatë. Ka një të
vërtetë publike tashmë, kudo ka nisur të shfaqet zhgënjimi. Janë 400
mijë vetë të ikur nga Shqipëria në vitet 2013-2017. Ja çfarë thotë për
këtë kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki që vizitoi
Shkodrën:
“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion
banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të
qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka
fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato
të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të
gjithëve”.
E megjithatë, populli në këto zgjedhje të qershorit që shkoi u kap pas
mendimit se kjo qeverisje që kemi vërtetë na takson, na le pa punë, na
vjedh, na ropat, na ka vënë në ikje nga sytë këmbët, por le ta zgjedhim
edhe një herë se mbase është ngopur e na vjedh më pak.
Por nuk ka asnjë garanci që kjo masë njerëzish që përbëjnë qindra e
mijëra të jenë edhe më tej besnikë të verbër të shpresës së thyer. Këtë e
vërteton ulja e madhe e elektoratit të PD. Nga disfata në disfatë deri
në shthurje. Partitë nuk duhet të mendojnë se njerëzit janë budallenj
dhe se votojnë për sytë e bukur të ndonjë politikani a ndonjë deputeti,
që mjerisht vazhdojnë të zgjidhen me listë si në kohën e diktaturës.
Asnjë ndryshim nuk ka. Jetojmë në një demokraci të dhunuar e shthurur që
ta kufizon lirinë e zgjedhjes.
Mjerisht qeverisjet ndërrohen e gjërat mbetën po aty ku ishin. Hyjmë e
dalim nëpër zyra e shohim të njëjtët fytyra. Me pak makiazh pink a blu
sigurisht. Dhe po ato janë. Po ai mall i skaduar. Po ato lëvere të
vjetra, ato pisanjozë xhepshpuar që me të hipur në kolltuk si deputet a
nëpunës shteti u bënë milionerë. Lajmet thonë: Zbulohet një deputet me
56 shtëpi, 18 i ka blerë brenda vitit, deputeti tjetër gazetar me hap
krenar shkon të blejë bankën,( kinse harron thënien e Indro Montanelli-t
"..Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë.". Të tjerët nga
brekëgrisur apo trafikanët u bënë pronarë televizionesh. U bënë e çfarë
nuk u bënë. E i mjeri njeri i gjendur pa rrugëdalje nuk ka më se ta
ushqej shpresën e vet. Dy vetëvrasje më 18 gusht 2017 në qytetin e
Tiranës ditën që u dha lajmi për 56 shtëpitë e deputetit. Një i ri vret
në mes të ditës nënën e babain e vet. Diagnoza steriotip me porosi të
qeveritarëve që duan të mbrojnë fasadën është “depresion”. Një mashtrim i
madh ky. Sepse nuk zbulon rrënjët e depresionit kolektiv e të ankthshëm
që ka mbërthyer shqiptarët. Po e vërteta është ndryshe. Në depresion të
thelle është tërë sistemi, është tërë populli që ecën kuturu e
marramendshëm si i droguar, e pak e nga pak po kthehet në një popull
endacak dhe i huaj në shtëpinë e vet.
Sepse, nëse duam ti hyjmë të vërtetës në themel, shpresa tashmë për
shqiptarët është bërë një kurvë që shalohet me të parin bandit politik a
shtetar të korruptuar që i del në rrugë.
Cheap Offers: http://bit.ly/gadgets_cheap
Cheap Offers: http://bit.ly/gadgets_cheap