20 August 2017

🔵 Alardo Kastrioti ka vdekur, e vërteta është gjallë- nga Kolec Traboini



ALARDO KASTRIOTI KA VDEKUR, E VËRTETA ËSHTË GJALLË


Nga KOLEC TRABOINI


Çfarë energji të pashtershme shpenzojnë jo pak njerëz veç ta fshehin të vërtetën. Madje për ta fshehur e mbuluar të vërtetën për despotizmin zogist ngrënë një shtatore në Tiranë, një shtatore të bardhe ku mbreti duket paqësor, por më shumë ngjet me një rol të Çarli Çaplinit. Dhe njeriu që e di të vërteten, vë buzën në gaz dhe gjithë kjo butafori në piedestal i duket një grotesk për të gajasur popullin. Dhe thënë të drejtën memurët e qeverisjes ja kanë arritur të shfaqin sharlatanizmin e vet.  Disa te tjere, duke dashur të ulin Fan Nolin e të lartësojnë Ahmet Sadije Toptan Zogollin, po përpiqen mjerueshëm që marrëveshjen tradhtare Zogu-Pashiq për kthimin e Shqipërisë në koloni serbe ta përballojnë gjoja me një marrëveshje të Nolit me rusët për rrëzimin e rregjimit të Ahmet Zogut. Tepër e mjerueshëm kjo përpjekje, tani që zogizmi si kauzë ka marrë të tatpjetën.
E vërteta është se po kërkove në jetën e personave historikë, të gjithëve u gjen ndonjë yçkël. Po ama Zogu është një mullar kashte që kërkojnë të na shesin si minierë ari. Ishte një despot që rrafshoi shtyllat e kombit. Enver Hoxha që ra në dashuri me motrën e Zogut, pra desh u bë baxhanak me djalin e Sulltan Hamitit të dytë, nuk bëri gjë tjetër veç e thelloi edhe me tej sistemin shtypës deri në skajet me të errta. Por është një produkt i njëjtë. Produkt i mentalitetit osman. Pjella shpirterore e ndoshta fizike të selçukëve të Anadollit. Urrejtja patologjike ndaj të krishterëve mbase shfaq llojin e genit të vet. 
Ndërsa Fan Noli ka qenë shqiptar i pastër e mendjendritur. Gen shqiptar me mendje universale. Apostull i shqiptarizmës. Demokrat e iluminist i madh. E dimë edhe figurën e madhe të Faik Konicës, bashkëkohës i Nolit, por Konica ka qenë disi, nëse mund të përdorim një fjalë po jo në kuptim denigrues, aventuroz. Gjithë ajo figurë madhore, idealist kombëtar,  ju shpërfaq një të vetshpalluri mbret për një rrogë të majme. Ku nuk të çon skamja. E, si shpërblesë për Ahmet Zogollin, ju përvesh keq e me keq Fan Nolit mikut te vet ne ideal kombetar. Këtu na shfaqet Faiku i madh dhe beu i vogël i rënë nga vakti.
E kish bërë edhe më parë këtë thagmë Faik bej. Pasi e rropi mirë e mirë fisnikun Alardo Kastrioti, i cili shkriu tërë pasurin për të bërë Shqipërinë të pavarur, punë që kishte nisur që në vitin 1900, Faiku e anatemoj pa mëshirë. Nisi të shkruaj për të tëra të zezat e botës. Se fisniku Alardo Kastrioti nuk kish më para për të dhënë për Faik beun. Sa për njoftim të dy flamurët që janë shpalosur në Deçiq më 6 prill 1911 dhe 28 nëntor 1912 në Vlorë kanë qenë porositur e paguar nga fisniku Alardo Kastrioti. Askush nuk e pranon këtë ani pse Eqerem Vlora ne kujtimet e veta shkruan se Flamurin ja ka dhene Alardo Kastrioti. Njejtë ka ndodhur edhe me Flamurin e Deçiqit.
Të gjithë sjellin soj soj mashtrimesh për të fshehur të vërtetën. Në këtë lojë përzihet mjerueshëm edhe kryeministri shqiptar i rradhës. Në një shënim në Amarcordin e tij virtual, një titull i marrë nga filmi komedi i Frederiko Felinit 1973, kryeministri Rama na thotë se Flamurin e Deçiqit ka gjasa ta kenë sjell dy përmetar mërgimtar nga Bukureshti. Një Ilo me një Pilo.   Kësisoj, rrena e mashtrimi është bërë si struci që fut kokën në rërë e mendon se askush nuk e sheh. Por unë e di mirë sepse Flamurin e ngritur në Deçiq, nga Vjena ku e kishte paguar Alardo Kastrioti e solli im atë në Hot dhe ja dorëzoi Ded Gjo Lulit. Ka dëshmi veteranësh kryengrites bashkluftëtar të Ded Gjo Lulit botuar nga Petraq Pepo që në vitin 1962, janë shkruar gjithashtu plot libra per kete. Po kryeministri mbahet qendrestar i patundur tek Ilo e tek Pilo. Ndër ne rrenat e sheqerosura janë më të ëmbla se sa të vërtetat e athshme. 
Në këtë kuptim, me që folëm për Nolin e Konicën, huqet e Faikut kanë qenë të mëdha, siç ishte dhe atdhetar i madh e kritik i rreptë i veseve negative të bashkëkombësve, të cilat edhe vetë në një farë mënyrë i shfaqi. 
Të hash bukën e të përmbysësh kupën, në qëndrimin që është mbajt deri me sot ndaj fisnikut Alardo Kastrioti, është më të vërtetë cilësia më negative ndër ne, e si shqiptar na lë borxhli ndaj historisë. Lexoni kujtimt e Don Ndoc Nikës dhe binduni.
Fisniku Alardo Kastrioti ka vdekur, e vërteta është gjallë.

Gusht 2017