Filmmaker, Journalist and Author of 48 books of which 30 with poetry. / Kineast, gazetar dhe autor i 47 librave nga të cilët 30 me poezi.
10 December 2019
23 November 2019
🟩 Pse Hoti ka pas kryevendin e Malësisë së Madhe?- nga Kolec P. Traboini
![]() |
Marash Uci i Traboinit në mes me bijt e Calit. |
🟪 PSE HOTI
E KA PAS KRYEVENDIN E MALËSISË SË MADHE?
Nga Kolec P. Traboini
Ka disa
qe po i marrin seriozisht do lajthitje historianësh qofshin amatore apo
profesionistë naivë. Pse them kështu? Se, e vërtetë është ajo historia me
djalin e Luc Gjonit që ndrroi fe, nga lindi bajraku i Hotit me Mehmet Lucën, Mul Mehmetin, Çun Mulën e përkëtej me Met
Çunin, Deli Metën, Mul Delinë e tjerë.
Por kjo nuk besoj se e ka krijue rendin se kush do jetë i parë apo i
dytë në Kuvendet e Malësive. Tash Nikoll Shyti, autor i librit “Kelmendi në mjegullnajën e historisë” do me shpikë një rend në një kohë, para se të
njiheshin fiset, e për një krahinë tjetër, Kelmendin, për të cilën asgjë nuk
dihet nëse janë mbledh tanë malet në një kuvend ndonjë herë për të përcaktua kryevendin.
Kjo për shkakun se rendet e kuvendet janë nis me u njohë ndër malësorë kur ata nisën të ndërgjegjësohen se pa u bashku në një qëllim e në një forcë nuk mundën me i përballu as turqit e as sllavët, dy armiqtë shekullore të shqiptarëve veriorë. Këta teoricienë kryevendesh po thonë se Kryevendin e krijoi turku!!! Siç thotë një historian tjetër marramendshëm që Hotin si popullsi e ka ngjiz një taroç - mashkull serb që ka mbarsë një çikë shqiptare. La hul e bela! - e thashë turqisht. Rendi në kuvende përfaqëson rregullin e mirëkuptimin ndër shqiptarë të Malësive para se mburrjen, siç po përpiqen ta trajtojnë. Edhe legjenda me "Pushka e Hotit dhe dora e Zotit" ku një i vdekur vrau armikun e gjallë që desh ti merrte pushkën për gryke*, nuk mendoj se është motiv krejt i plotë për këtë argument të kryevendit, ani pse tregon një tipar të kësaj krahine të dalluar në histori për rebelim e kryengritje. Dhe për të qenë të kthjelltë në gjykim historik, vendin e parë në Kuvend të Malësive, Hotit nuk ja ka dhënë sulltanët por se vetë pleqtë e Malësive kanë vendos për arsye që vetëm të vdekunit e dinë krejtësisht, por jo kurrë për rubën e zezë me germa turke, atë nishan që ta jepte pushtuesi e të shpallte bajrak e bajraktar.
Malësitë e kanë respektu Deli Metën stërnipin e Luc Gjonit si bajraktar, por në krye gjithherë kanë vu Dedë Gjon Lulin. Kjo e ka një kuptim. Populli kishte rendin e vet e jo atë që impononte pushtuesi që donte të fuste përçarje fetare dhe të nxiste konvertimet e katolikëve në fenë që kishin pushtuesit. Nëse do të ishte Kryevendi për atë shkak, bajraku turk do të ishte turpi dhe jo nderi i Hotit. Hoti kryevendin nuk e ka marrë prej sulltanëve pushtues por prej trimërive të veta, ja kanë dhanë kryepleqtë e maleve e nuk e ka marr vet me përdhuni apo se kështu paska dash valiu turk i Shkodrës.

E, qe të
freskojmë pak mendjen me ajër bjeshkësh,
për besë është tepër vonë me marrë e me
dhanë kryevende. Jo për gjë, por jemi tepër larg prej ëndrrave kreshnike
mesjetare.
Nuk po
shkoj ma gjatë, se rruga e gjatë nuk të nxjerr shkurt, veç në daçim me u kalamendë
nëpër skërkat e historisë e me tregu përralla kasha e lasha si në netët e gjata
të Shendreut. Mirëpo histori me kasha e lasha nuk mund të bëhet.
* Legjenda thotë se një i Hot mbeti i vrarë e ra përmbys mbi armën e vet. Armiku vrasës desh t'i merrte pushkën të vdekurit dhe e terhoqi për gryke. Mirëpo gishti i hotjanit kishte ngri në këmbëz. Kur pushka u tërhoq shkrepi dhe vrasesi ra pikë i vdekur. Që atëherë lindi e u përhap fjala në gjithë Malësinë e Madhe dhe më gjërë kjo histori. Edhe kjo legjendë, a e vërtetë në pastë qenë, është bërë pjesë e Mitit të Hotit nëpër shekuj.
Kolec Palok Traboini është autor i librit "Miti i Hotit" dhe librave të tjerë me temë historike. Eshte i biri i mësuesit Palok Traboini, sekretari i Dedë Gjon Lulit në kryengritjen e vitit 1911 dhe flamurtar i Deçiqit.

11 November 2019
🟩 Kur nisën të bashkohen fiset- nga Kolec P. Traboini
KUR
NISËN TË BASHKOHEN FISET
Nga
Kolec P. Traboini
Ku
nisën të bashkohen fiset në rruzull të Dheut, Zoti vendosi të shfaqej ndër
njerëz e t’i pyeste se në çfarë dëshëronin të kishin përparësi kur krijesat e
tij të bashkoheshin në popuj. Nuk mbeti vend e hapsirë pa u shfaqur e dëshirë
pa plotësuar deri sa erdhi në pellgun e Mesdheut, në Ballkan, ku malet e fushat
ishin të strukura tek njëra tjetra dhe ai po çuditej si do të bashkoheshin këta
fise që edhe terrenin e kishin suka e gërgje.
Në
një pllajë ballkanike ku rrihnin erëra nga lindja e perëndimi, Zoti ju shfaq
një grupi njerëzish e u foli.
Njerëzit
që me diçka po merreshin e panë e nuk ja vunë veshin. Zoti u kollit lehtë, por
kollitja e tij ishte gjëmim nëpër qiej e njerëzit panë ç’panë u kthyen me
fytyrë për kah Zoti.
-
Po çfarë po bëni?- pyeti zoti.
-
Këtyre të fiseve të tjera po u vjedhim delet- ja ktheu një njeri me fytyrë
vrarë lije
Zoti
ra ndër mendime.
-A
e dini kush jam unë? - tha Zoti.
-
E dimë- tha fytyrëvrari - po na thuaj çke për të na thënë e dhënë e lëna të
vazhdojmë punën tonë e ti punën tënde.
- Po
si e dini?- pyeti Zoti.
-
E dimë se kemi spiunët tanë kudo ku ka njerëz.
Zoti
nuk po dinte si të mirrej vesh me këta krijesa e më se fundi u tha:
- Dua
tu jap diçka por kjo do të jetë në dëshirën tuaj.
-
Bekuar qofsh o Zot!- thanë njerëzit.
-
Çfarë do të zgjidhni paratë apo mëndjen? Zgjidhni e do tua jap.
Njerëzit
panë njëri tjetrin në sy. Sikur po thoshnin për çfarë parash flet ky
Se
ne marrim e nuk kemi nevojë për para. Prandaj ja kthyen:
- Nuk
duam as para e as mendje.
Zoti
i mbetur në mëdyshje i pyeti kureshtar:
- Po
çfarë doni?
-
Duam pushkë - i thanë një zëri e me plot gojë. Dhe vazhduan- Në i ke armët na i
jep përndryshe lërma të bitisim punën e nisur.
-
Mirë.- tha Zoti,- Të bëhet.
Dhe
u bë. Secili ballkanas u pais me pushkë e Zoti iku lart në qiell e më s’u pa.
Prandaj
në tërë Ballkanin nuk dëgjon tjetër veç paf e puf e njerëzit që kositen si bari
i livadhit dhe shumohen gjithashtu si bari pas kositjes, pa ju shuar fara
kurrë.
Të
kishin zgjedhur mendjen apo paratë punët nuk do të ishin krejt kështu siç janë
këtu në siujdhezën tonë ballkanike e nuk do të na thonin, jo pa shpoti,
“Ballkan fuqi baroti”. Jemi a nuk jemi?!
Subscribe to:
Posts (Atom)