ARVANITËT - HISTORI E LAVDISHME DHE TRAGJIKE SHQIPTARE
Një polemikë me mogulin italian të mediave të Tiranës Carlo Bollino
Shkrimi mbi origjinën gjoja shqiptare të ministres së
jashtme të Greqisë Dora Bakojanis, u botua me germa të mëdha nga gazeta e
italianit famëmadh Carlo Bollino mogul i shtypit në Tiranë që na bën gazetari shqiptare
nakatosur sa mundet edhe me politikë. Sepse do s’do politika gjeneron dhe ekonomi.
Po nuk është vetëm titulli i këtij shkrimi me gërma të mëdha që të bën të
reagosh, por brendia e tij akoma më absurde, kur këtë honor të origjinës së
gjakut shqiptar e shtrijnë me tej duke ja dhuruar edhe shqiptarvrasësin
Venezillo. Mirëpo, edhe pse ju dërgova një shënim kundërshtues, nuk e pashë
gjëkundi të botuar nga i dekoruari special i presidentit shqiptar. Është e
natyrshme që një gazetë nuk ka detyrim të botojë çdo shkrim a reagim që u
dërgohet prej lexuesve, ama për reflektimet ndaj shkrimeve që prekin një temë
delikate e në thelb tërheqin vëmendjen për qëndrimin që duhet të mbajmë ndaj fqinjëve
me oreks shovenist e me një megalomani fodulle, duhet patjetër ti botojë.
Atdheun, Shqipërinë, çeshtjen shqiptare nuk e do më shumë një gazetë (aq më
tepër me botues të huaj) se sa qoftë dhe qytetari më i thjeshtë që ka
dinjitetin e krenarinë se është lindur në këtë vend, është pinjoll i këtij
populli. Përndryshe, mosbotimi, ka të bëjë me një incident. Me një servilizëm
të shtypit. Me një manipulim e mashtrim. Me shitje të interesave kombëtare. Se
ja çfarë fryme krijohet nen influencen e mediave mediokrre. Shoqata "Çamëria"
në prag të vizitës së ministres greke Dora Bakojani në Tiranë, shpalli çudinë e
çudive. Anulloj protesten paqësore për kthimin e popullsisë çame në trojet e
veta, të zbuar këta me zjarr, me gjak e me dhunë e në mënyrë barbare. Kjo
shoqatë në daljen me deklaratë në medja e mbuloi qëndrimin e vet me një çader
shiu me vrima, duke thënë se, me qënë se vendi është në prag të pranimit në
NATO, duket të jemi më të përmbajtur e të mos i prishim punë Shqipërisë. Kjo
është për të vënë kujën. Ç'punë ka një shoqatë e pavarur OJQ, mbi baza
vullnetare, me qëndrimin zyrtar të një shteti a të një qeverie. Kush i ndaloi
palestinezët e arabët në Amerikë, përballë OKB-së, të protestonin për çfarë
ndodhte në Gaza. Askush. Mjafton të marrin një leje tek zyrat e organeve të
ruajtjes së rendit publik. Me tej ç' punë kanë shoqatat me qeverinë. Ajo çfarë
ndodhi pak vite më parë me presidentin grek Jorgos Papulias ishte skandal jo se
çamët e shqiptarët e tjerë protestuan, por se presidenti grek i molisun me
antishqiptarizëm, ani pse gazeta e Bollinos e shet si me origjinë shqiptare,
iku me bisht ndër shalë e i menderosur, si një hije e vjetër, si një dhelpër
dinake që mbledh bishtin( për Janinë) kur e sheh që nuk gjen as pula e as vezë
në qymezin e fqinjëve. Ajo çfarë ndodhi atëherë në Sarandë e Gjirokastër do të
ishte turpi i turpit për çdo president në botë, po ti ndodhte. Po ku kanë
fytyrë për t'u skuqur a turpëruar grekët? Ata janë të zhytur edhe në llumin e
injorancës e jetojnë në Europë si Robinson Kruzo në ishull që fliste me dhitë.
Protestat paqesore janë norma të demokracisë, shprehje të qytetrimit e nuk ka
kurrkush pse të shqetësohet prej tyre. Ato organizohen për të tërhequr
vemendjen për një qellim a një çeshtje ende të pazgjidhur, ato në të vertetë i
ndihmojnë shoqeritë, qeveritë shtetet të shikojnë mundësine e zgjidhjes së
krizave e problemeve që ngrejnë qytetarët në mënyrë të kulturuar. Pse duhet të
trembej ministrja e jashtme e Greqisë prej parullave "Na i ktheni pronat
tona". Nëse ne i si shtet shqiptar i kemi marrë pronat ndonjë spiuni
minotritari të ikur, a ka të drejte ai të protestojë përballë qeveritarëvë tanë
dhe a ka tagër t'a ndalojë qytetarin grek Dora Bakojani se mos i ngrin
buzëqeshja Lulzim Bashës? Çamët thjeshtë kërkojnë pronat e veta e nuk kane
platformë të shkëpusin pjesë të territorit grek, ta zëmë të Çamërise shqiptare,
e ti bashkohen ato Shqiperisë, paçka se edhe demostrata të tilla ndonjë ditë
edhe mund të behen sepse greku ato troje shqiptare i ka pushtuar gati një
shekull pas formimit të shtetit grek. Shikoni hartën e Greqisë të vitit 1850.
Ku e kishte Janinën, Selanikun e Çamërinë Greqia?! Kurrkund. Ndaj pse të vrasim
mendjen se mos i picerron sytë e bojatisur e bija e Marikës çalamane dhe e
Micotaqit me fytyrë bishe. Por ajo çfare më shqetëson është se ka një frymë
servile në mediat dhe në administratën shtetrore, por edhe politikën shqiptare.
Kjo frymë servile ndaj fqinjëve të jugut nuk ka të bëjë me tolerancen e
diplomacinë apo fqinjësinë e mirë por me interesa grupimesh të lidhura me fije
të padukshme me qarqet greke. Kam jetuar mjeft vite emigrant në Greqi sa për të
kuptuar se çfarë ka qënë thundra e hekurt greke, çfarë ka qënë racizmi e dhuna
e egër, pra e di mirë se çfarë ka qënë kryeministri i zi Micotaqi, Micodjalli,
Micokrimineli, që shpiku operacioni racist djallëzor, fshesa e hekurt dhe
hakërroi policine e vet që vrau e preu emigrante, si e sa deshi, që i lidhte
djemte shqiptarë tufa tufa me zingjire si ne mesjete dhe i shetiste neper
lagjet e Athines. Mizori me emrin Greqi. Ne ish emigrantet nuk mund të
harrojmë. As fëmijët tanë, por as fëmijët e fëmijëve nuk duhet të harrojnë
përbuzjen e poshtrimin që na është bërë si popull. Ka shumë krime në
ndergjegje, ka shumë gjynahe ndaj nesh kjo Greqi. Jam dëshmitar i gjallë i
atyre skenave makabre, i rrahjeve mizore që ju bëheshin shqiptarëve në
Praktorio - stacionin e autobuzave të linjës interurbane, por edhe në qëndër në
Omonia prej policëve shpirtkatran grekë. Në këtë frymë racizmi në shkallë
panhelenike edhe civilët greke po këtë bënë, madje ndodhi edhe ndonjë hata si
ajo që një pronar grek tokash, i indoktrinuar deri në verbëri prej propogandës
antishqiptare të medjas së Athinës, vrau 5 emigrantë shqiptarë të moshës rreth
20 vjeçare. O Zot, kur ndonjë herë ne Shqipëri kanë bërë një gjë të tillë
shqiptarët ndaj grekëve? Kurrë! Madje grekët e fanatizuar në pushtet e
qeverisje arritën që t'i ndërsejnë arvanitet kundër shqiptarëve. Ky ishte
programi i tyre më i stërholluar. Qëllimi: izolimi edhe me tej e shkombtarizimi
i arvanitasve, humbja e indentitetit të tyre, sepse ata, arvanitasit, përbëjnë
mbase më shumë së një milion banorë. Bashkuar me shqiptarët na del që një e
treta e popullsisë greke është shqiptare jo vetem me gjak por edhe me
indentitet të ndergjegjesuar. Këto fakte i sillte në evidencë Aristidh Kolia
ndaj e urrenin dhe e konsideronin si armiku i Greqisë dhe është krejt e
besueshme që atë e kanë vrarë grekët e vetëm greket. Të gjithë hipotezat e
tjera janë mashtrime. Kë më shumë se grekët i tmerronte e madje edhe tani i
tmerron fakti se afrimi i arvanitasve me shqiptarët, krijon kushte për të
fituar të drejtën si një etnitet, si një popull shtet formues që ka të drejtat
e zhvillimit të gjuhës e kulturës së vet. Greket në vitin 1990 mendonin se
gjuha arvanitase ishte gati në të shuar kur ja behen gjysëm milioni shqiptarë,
që u vendosen në të gjitha rajonet e Athinës, Selanikut,Kretës e ishujve të
mbarë Greqisë, me shumicë edhe nëpër fshatra arvanitase. Personalisht i kam
takuar e kam punuar nëpër pronat e shtëpitë e tyre, si në qytetin e Athinës, në
shtëpinë e një kapiteni anije, e ema e tij më fliste fort mire shqip por gjithe
frike se me degjonte i biri, por edhe në fshatra që nga Shkalla e Oropit, në
Varibobë, e deri ne Vari e në Luca e me tej edhe mbarë ishullit të madh të
Evias, në Koropi dhe Salaminën e Anastas Kulluriotit. Kudo arvanitë që kishin
dëshirë të zjarrtë të shkëmbenin biseda në gjuhën arvanite e në pasurimin e saj
me shprehje e fjalë të gjuhës së sotme shqipe. Pra atë çfarë konstatonim ne
shqiptaret, ishte tmerruese për grekët. Mjafton t'ju sjell një shembull se si
vepronte ky mekanizëm i ndërgjegjësimi dhe i influencës se dyndjes së
shqiptarëve në Greqi. Për t'u mësuar emigrantëve shqiptarë gjuhën greke,
shkrimtari minoritar Spiro Xhai që banonte në Athinë, në bashkpunim me botuesin
Stërbuqi në Kolonaq të Athinës, kishte botuar librin "Të mësojmë gjuhën
greke". Është botuar shumë herë ai libër. Janë shpërndarë me mijra kopje
në tërë Greqinë. Dhe mos mendoni se ato i blenin vetëm shqiptarët. Jo. Një
tregtar ambulant arvanitas,i ri në moshë, vinte gjithnjë tek ne shqiptarët e na
kërkonte metoden e Xhait, por edhe gazetën time "Egnatia" në gjuhën
shqipe. E mirrte jo një a dy kopje, por me dhjetra. Kur u shtrova një herë në
bisedë, e pyeta se ku i çonte gjithë këto libra e gazeta. Nëpër shtëpitë
arvanitase, mu përgjegj por me zë të ulët. Edhe njëqint të kesh i marr, por m'i
sill ti se nuk dua të shkoj ti marr tek botuesi grek Sterbuqi. I blejnë
arvanitasit më tha, ua çoj në shtëpi fshat në fshat. Me ato mësojnë gjuhën
shqipe. E kujtoj gjithmonë atë njeri. Ai ishte një tregtar i vogël, por edhe
një misionar i madh i popullit të vet. Ai këtë nuk e kuptonte se ishte njeri i
thjeshtë, por unë e admiroja se shihja tek ai të ardhmen, atë kohe kur
shqiptarët në Greqi do t'u afroheshin gjysmës së popullit e kush e di për shkak
të shtimit natyror tradicional të popullsisë do të mund të përbënin edhe
shumicën. E këtë e dinin edhe grekët. Prej këtij mendimi e kësaj mundësie
historike tmerroheshin. Ndaj vepronin me një barbari që të kujton përndjekjet
që bënte Hitleri ndaj çifutëve në vitet 30. Pothuaj të gjithë greket jetonin nën
psikologjine e urrejtjes. Me grekët ndodhte ajo që kishte ndodhur me popullin
gjerman që i ishte shplarë truri prej ideologjisë raciste në vitin 1933, ndërsa
Hitleri i vitit 1993 për ne emigrantët shqiptarë kishte nje emer tjeter:
Kostandin Micotaqi. Ju zoterinjë të gazetave, që thurni ditirambe për të bijën
e Hitlerit Micotaqi a dini ndofarë gjëje se ç'ka ngjarë një natë në fshatin me
ëmër shqiptar Kriekuq, në afërsi të Athinës. Edhe sot më drithërohet trupi kur
e kujtoj. U ngritën për tërë natën të gjithë fshatarët me hunj e me kandila
nëpër duar të ndiqnin, digjnin e vrisnin shqiptarët. E gjithe kjo e kurdisur
prej segmenteve të qeverisë greke e policisë së fshehtë. Tani na del se pjella
e djallit Micotaq na qënka me origjinë shqiptare. Mund që e ëma e saj të jetë
në ndonjë lidhje të pa deklaruar kurrë, me arvanitasit, sepse ata i gjen në
gjithë Greqinë, se thamë që më tepër se një e treta e Greqisë janë
shqiptaro-arvanitë. Por ama kushdo që ka një intuitë sado të vogël e kupton se
sa e pavend është të quash e ta publikosh me sensacion e mburrje, se na
qënkërka me origjinë shqiptare një person, kur pjestarët e familjes së saj i
kanë lyer duart deri në bërryla me gjakun e shqiptarëve. Të gjitha këto mizori
u bënë në Greqi, u bënë nga babai i asaj që, gazeta e Bollinos, me një titull
me gërma të medha na shet me origjine shqiptare... Është koha jo të lëshojmë
pè, se mjaft kemi lëshuar një shekull, jo të shprehemi me zëra servilë e ti
miklojmë orekset e grekëve por t'u themi, mjaft më, tashmë kanë ardhur kohra të
reja, t'u themi: ju grekët keni dy shtete shqiptare përballe, shto dhe gjysmën
e shtetit që quhet (doni a s'doni) Maqedoni, pra shqiptarët tanimë janë faktor
në Ballkan. Ajo prej së cilës jeni frikësuar si djalli nga temjani, mrekullisht
ka ndodhur. Asnjë vendim nuk mund të merret në gadishull pa shqiptarët, prandaj
lërëni rolin e skiles së vjetër në histori. Nuk ju shkon edhe me tej roli i
udhëheqësit sepse me zor po mbaheni në këmbet tuaja. Keni një shtet të kalbur,
keni një qeverisje të keqe. Ju keni probleme e frike prej popullit tuaj ndaj
hiquni ne një anë e shëroni plagët tuaja. Lërini ekspansionet me varreza të
vdekurish si Çiçikovë modern, me tufa kockash të grave e fëmijëve shqiptarë të
vjedhura, që na i shisni për ushtarë grekë. Lërini presionet e shantazhet.
Pranoni realitetin. Pranoni vitalitetin e shqiptarëve. Historia ka treguar se
populli grek në disa etapa ka qënë gati në të shuar, por kanë qënë ardhjet
nëpër shekuj të shqiptarëve në hapsirën greke, që, sipas vetë historianeve më
të mëdhej të Greqisë si Paparigopulo, kanë qënë fatlume, sepse e kanë
rigjallëruar si popull dhe u ka gjeneruar ndjesitë e dinjitetin si komb. Ky
është fakt. Ata që përbëjnë pjesën greke të prapaskenave të revolucionit për
pavarësi ishin veç një tufë klerikesh fanatikë, që rrinin nën hije, përmbas
kryengritësve arvanitë me emra të medhenj në histori si Kollokotroni, Marko
Boçari, Gjergj Karaiskaqi, Odisea Andruçio, Andrea Miauli, Kiço Xhavella,
Laskarina Bubulina e plot të tjerë, një plejadë heronjsh, të cilet më së shumti
u vranë prej rasove të zeza, prej kamillafëve që bënin komplote pas shpine, kur
arvanitët luftonin për lirinë e Greqisë e formimin e shtetit grek. Kjo është
historia që flet për arvanitët e shqiptarët. Është një histori diell që grekëve
ua lbyr sytë. Tani si po bëhet që po na dalin ca grafomanë nga aradhat tona të
shtypit e po na thonë se na qënka shqiptare vajza e Micotaqit, vetë Venezillosi
i zi e të mos shkojmë më tej madje edhe vetë Nikolla Zerva gjapirësi më i egër
e i pangopur i popullit shqiptar. Po kujt nga shqiptarët në këtë botë u
intereson të dinë se çfarë kanë patur a ende kanë në damarë, gjak apo shurrë,
Venezillosi apo vrasësit e tjerë të shqiptarëve duken përfshirë edhe pjestarët
e familjes së hitlerit grek, Konstandin Micotaqi.
2009 © Copyright Traboini
Nuk mund të botohen në asnjë organ shtypi apo sit
elektronik pa lejen e autorit
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Arvanitët histori e lavdishme dhe tragjike shqiptare/ Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini
Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
Copy and WIN : http://ow.ly/KNICZ