IKJA QE TE LE PA FJALE...
KOLEC TRABOINI
Shqetësimin për joshjen e çuditshme të presidentit drejt elemenit ish komunist e kam ngritur që
në shkrimin “Mjeshtri i madh i turpit”, botuar 3 prill 2012 në gazetën “Standart”. Por kjo histori turpesh
të dekorimit të ish komunistëve, sekretarëve të partive të sistemit diktatorial
vazhdon me këtë Bamir Topin deri në ditën e fundit. Nuk kam gjëra personale as
prona për të ndarë me Doktorin vetriner Bamir Topi. Ajo që mua më ndan me të është
anashkalimi që i ka bërë historisë, Kryengritjes së Malësisë së Madhe e
sigurisht dëshmorëve të Pavarësisë. Ky president pa kulturë nuk e di as
historinë e popullit të vet. Po pse more
u zgjodh ai? Të dekoronte familjet e kriminelëve komunistë? Po si nuk gjeti një
dëshmor të Malësisë sonë trime e heroike të dekoronte. E kam sugjeruar këshilltarin
e presidentit privatisht, por tanimë jam detyruar tia them emrin, Afrim
Krasniqi, por mesa shoh edhe ai nuk ka patur fuqi ti ndrroj kursin Topit që të
ndalojë dekorimin e komunistëve dhe sekretarëve të Partisë së Enver Hoxhës dhe
të hedh sytë nga kryengritsit e vitit 1911-12. Dikush më sugjeron po
dale...tani që po ikën i thua? Për mua nuk ka rëndesi koha. Nuk ia përtoj
kurrkujt nga pushtetarët kur e shoh se ata ja kanë hipur kalit të pushtetit nga
bishti si Don Kishotë. Kjo me shkakun se rroj me djersën time e nuk i lëpihem për
tasin e pilafit, as të shtetit e as të pushtetit, as të klanit e birit të
dreqit.
Per mua njerëz si Topi e urrejnë Malësinë e Malësorët pikërisht se e
luftuan perandorinë otomane. Konkluzioni
është i thjeshtë, mesa duket edhe ai bën
pjesë në atë idenë e shpifur të neootomanizmit që po përhapet si murtajë prej
Endreneje.
More shtrohet pyetja ky ishte
100 vjetori i Pavarësisë, i atyre që e formuan këtë shtet shqiptar apo i
komunistëve. Ku mi ke o president( tanime i bërë ish) luftëtarët e vitit 1911.
Më duket se ky president pa indentitet( sepse e ka mbiemrin Topi që nuk thotë
kurrgjë veç armatim, as fis, fshat, as komb,as shtet, as kontinent vec topçi)
do të jetë ndonjë nga ata turqeli të vjetër që mbeten në Shqipëri pas vitit
1912, se ndryshe si i la pa nderim luftëtarët
kryengritës që u vranë në ballë të luftës kundër otomanëvë. Pa le kur thonë se
ne nuk dekorojmë pa ardhur propozimi nga shoqatat. Po Dëshmorët e fshatit tim
Traboini që konsiderohen Termopilet e Shqiptare, nuk kanë nevojë ti marrin dorën askujt nëpër
ca shoqata apo individ që i përdorin më së shumti për dallavere.Shumë prej
atyre dëshmorëve as varrin nuk e kanë, nuk u dihet, veç emrat kanë, nuk ka pse
pra ti kërkojnë ndokujt për të propozuar. Ka këshilltar ky president i bërë
ish, dhe këta këshilltar që paguhen nga taksapaguesit shqiptar të shtrojnë
kurrizin e të punojnë, të mësojnë historinë, ti njohin njerzit e jo të
vegjetojnë.
Po ky shtet i korruptuar totalisht mjerisht nxjerr në krye jo njerzit me kulturë por ca sa njerëz që çfardo mund ti quash por atdhetarë kurrë. Nuk mund të duash atdheun duke dekoruar ish komunistin kuadër i lartë i monizmit që bëri çfarë mundi të internonte të birin e Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit inxhinierin Aleksandër Dako vetëm e vetëm për ti marrë shtëpinë, çfarë indinjoi at kohë Profesor Skender Luarasin që i shkroi nje ankim edhe një prej eksponentëve më të lartë të diktaturës Hysni Kapos.
Po ky shtet i korruptuar totalisht mjerisht nxjerr në krye jo njerzit me kulturë por ca sa njerëz që çfardo mund ti quash por atdhetarë kurrë. Nuk mund të duash atdheun duke dekoruar ish komunistin kuadër i lartë i monizmit që bëri çfarë mundi të internonte të birin e Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit inxhinierin Aleksandër Dako vetëm e vetëm për ti marrë shtëpinë, çfarë indinjoi at kohë Profesor Skender Luarasin që i shkroi nje ankim edhe një prej eksponentëve më të lartë të diktaturës Hysni Kapos.
Vurr Presidenti Topi dekoratën
në gjoks persekutuesit pas 22 vjet
demokraci kur viktima e tij inxhinjer Aleksander Dako kish ndrruar jetë e nuk
mund të ankoj e protestonte.Viktima kishte heshtur përgjithmonë e Topi
dekoronte persekutorin .
Po ky Topi dekoroi edhe
sekretarin e Ramiz Alisë, që kish shkruar një palo roman ku priftërinjt e
pushkatuar i nxiroste si kriminelë, një mi gjyqesh komuniste, me të cilin dilte edhe në fotografi nëpër
restorante, e duke e harruar sekretarin
e Ded Gjo Lulit, që ka sjellë Flamurin e Deçiqit, e ka ngritur ate flamur me
shokët në Bratilë me 6 prill 1911, është plagosur në luftë me 15 korrik 1912
dhe po shtoj se ka qënë publicist atdhetar që ne 1910 dhe 40 vjet mësues i gjuhës
shqipe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri.Po jo more, ky shkon e zgjedh
sekretarin e diktatorit e bamp dekoraten Mjeshtër i Madh në gjoksin e vogël të
dëshmitarit të gjyqeve.
Dhe thonë se ne bijt e Malësisë së Madhe dashka të shkojmë e të lutemi për ti vlerësuar dëshmorët tanë tek ca shoqata
fantazmë. Jo more jo. Nuk i shtrijmë dorën
kurrkujt për këtë punë. Ky shtet në është i shqiptarëve le ti nderojë ata që e
bënë pavarsinë, në është i turqeve le ti mohojnë.
Këshilltarët e tij as që dinë nga historia e popullit, e Bamir Topi jo
e jo mesa duket. Të ish se zgjidhej edhe një herë tjetër(
Mos o Zot), do të dekoronte të 100 mijë trimat komunistat të nënës Parti. Edhe
Haxhi Lleshi do ta kishte zili.
Ky president më duket më i paafti që ka patur ndonjëherë Shqipëria, ndërsa
pyetjes që më parashtrohet se çfarë do të jetë presidenti i zgjedhur Bujar
Nishani, nuk e di, por ajo çfarë di është
se libohovitët kanë qënë të njohur në histori si njerëz të drejtësisë, ata kanë
patur më shumë universitar në fushë të drejtësisë se Gjirokastra e rrethe të
tjera në jug, e kjo që në kohën e perandorisë otomane. Besoj se tradita ndikon
në karakterin e njeriut ashtu si Hoti, Traboini dhe im Atë kanë ndikuar tek unë.
Se çfarë do të ndodh do të shohim. Të mos e paragjykojmë por ta gjykojmë kur ti
shohim punët. Ajo çfarë kemi përpara syve është se këtij Topit të presidencës
ja pamë punët dhe na ka lënë me gojë hapur prej inteligjencës baritore... Më është
formuar bindja se është fatkeqësi kombëtare kur zgjidhen në krye të shtetit
vetrinerë, se Shqipëria është një shtet me popullsi, me njerës e jo një fermë kafshësh. Zatën për të
i kemi punët aq bukur...se kemi në krye njerëz me kulturë të madhe sa përmban praku
i derës dhe oborri i shtëpisë...