MINISTRIA
E ARSIMIT "I JEP DIPLOME PJEKURIE" SKENDERBEUT
Ministri
Myqerem Tafaj duhet të jap dorëheqjen nesë e ndjen veten kombtarisht shqiptar.
KOLEC
TRABOINI
Shihni formularin model për dëftesat shkollore, që Ministria
e Arsimit ka nisur për Drejtorinë Arsimore në Tiranë, ku udhëzohen për të
plotësuar dëftesat e llojit të ri e në të cilin lakohet emri i heroit tonë
kombëtar Gjergj Kastrioti pikërisht në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë
Kombëtare. Madje i shkruhet datëlindja 25 qershor 1993 lindur në
Krujë të Tiranës. Ky Gjergj Kastrioti Skendërbeu, nxënës i
ministrit Myqerem Tafaj, paska marrë nënta por paraqitet mesatar në gjuhë
anglishte dhe akoma më përdreq në fizikë. Gjithësesi heroi ynë kombëtar në këtë
100 vjetor të Pavarësisë ka arritur më së fundi pas 5 shekujve në një
varr pa eshtra, të marrë diplomën e pjekurisë shtetrore, a thënë ndryshe
ka marrë diplomën e një Ministrie skandaloze që e drejton ministri Myqerem
Tafaj, i cili për nga mbiemri të kujton një ministër tjetër Tafaj tabani
( shokun Xhemal) që merrej me punët komunale të Shqipërisë në kohë të
diktaturës dhe ishte ekzemplar i rallë për nga gojtaria e vulgut.
A thua këta të ministrisë , të sotmit pra, nuk kishin
mundësi të sajonin ndonjë emër tjetër fiktiv por u desh të përdorin emrin e
Gjergj Kastriotit. Kaq shumë i ka ra vlera këtij emri ndër zyrtarët tanë, dhe
pikërisht nga ajo ministri që merret me edukimin e brezave të rinj e i ushqen
ata me dashurinë për atdheun dhe krenarinë për historinë e popullit tonë.
Por sikur, (larg qofte) të ishte shënuar emri i vetë ministrit
Myqerem Tafaj? Po sikur ( mos o Zot) të ishte shënuar emri i kryeministrit
shqiptar në atë formular, kush do të tundej e shkundej e kush do të pushohej
nga puna? Por në rastin e Gjergj Kastriotit jo sepse këta që kemi sot mesa
duket qënkam më të madhërishëm se ai që kemi pasur si një idhull në histori e
frymëzim lirie gjatë pesëqind vjet robërie. Dhe një gjë duhet menduar
disi më thellë me këto mysubete që po ndodhin; kërkesat që po u bëhen
historianeve të Institutit të Beqir Metës , për rishimimin e historisë sipas
orekseve, mos vallë janë në këtë sens për tu tallur me historinë e për ta
përdorur si një leckë apo një top futbolli. Nuk kam parë akt më të
shëmtuar , veç atyre që shkatrrojnë monumentet e njerëzve të mëdhej të këtij
kombi, por të paktën ata janë rrugaçë e jo nënpunës të lartë qeverie me
kollaro e që paguhen nga taksapaguesit shqiptar. Eshtë akti më i shëmtuar
që mund ti bëhet një heroi kombëtar.
Kësisoj tallje nuk i kanë bërë as turqit që kanë një kujtesë
të hidhur historike e që ja morën eshtrat për hajmli.
Nuk e kuptoj se si pas këtij skandali Myqerem Tafaj mund të
ketë krebilitetin e një ministri Arsimi. Si nuk jep dorëheqjen. Çka pritet
tjetër pas këtij skandali?!
A kanë ndërgjegje këta funksionarë shteti apo u është bërë
fytyra shollë këpuce. Do me thënë faqja e zezë e historisë.
Po e shkruajmë të
plotë përmbajtjen e model-formularit dërguar Drejtorisë Arsimore Tiranë
Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë Bashki
GJIMNAZI “ISMAIL QEMALI” TIRANE
Nr.i
amzës 123456 Nr.regjistrit të veçantë:
123456
NXENESI: GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
Lindur
25 qershor 1993 në Krujë të rrethit të Tiranës
Në
vitin shkollor 2011-2012 ka përfunduar studimet me këto rezultate:
Piket mesatare për kredit 5.5
Provimet e Maturës Shtetrore
1-Letërsi
dhe gjuhë shqipe 9
2-
Matematikë
9
3-Ekonomi-Filozofi 9
4-
Gjuhë e huaj anglisht 8
5- Fizikë 7
5- Fizikë 7
Në
bazë të rezultateve të arritura nxënësit
GJERGJ
KASTRIOTI SKENDERBEU
I jepet DIPLOMA e MATURES SHTETRORE
ID e Maturës 123456 DREJTORI
Data 15 korrik 2012 HALIL HALILI
Data 15 korrik 2012 HALIL HALILI