STANDARTIT TâI HIQEN BRAKESHAT
Nga KOLEC TRABOINI
NĂ« shkrimin, me titull âTĂ« ribotohen âRregullat e drejtshkrimitâ tĂ«
pĂ«rmirĂ«suaraâ, botuar nĂ« âGazeta shqiptareâ me 18 prill, Prof. Gjovalin
Shkurtaj parashtron idetë e tij në
jehonë të këtij kaosi ku jemi në fushë të gjuhësisë dhe të përpjekjeve pa
sukses tĂ« gjuhĂ«tarĂ«ve dhe akademikĂ«ve pĂ«r tâi vĂ«nĂ« Standartit ca paterica tĂ«
drunjta. Punë e lodhshme kjo dhe pa dobi.
Ma shumë po duket si një luftë humbëse që edhe më tej Standarti të
përdoret si mjet përçarës e mbisundues i
një dialekti mbi një tjetër edhe pas dy dekada të çlirimit prej totalitarizmit
e imponimit të dhunshëm si në çdo fushë të jetës edhe atë të gjuhës.
Nuk ka një mendje vërtet të kthjelltë e të shpëtuar prej hijeve të së kaluarës që
të mos e kuptojë që vendosja e toskërishtes në bazë të Standartit është bërë
prej dyshes Hoxha-Shehu dhe marionetave të tyre Kostallarë e kompani, e për të
kuptuar këtë na vjen në ndihmë një studiues i madh, i dënuar dy herë dhe tërë
jetën burgjeve të diktaturës. Kisha me thanë se a po i kujtohet emri i Nikollë
Dakës prof. Gjovalin Shkurtit? Gjithë titujt që marrin profesorati i sotëm përpara
fushës së dijevë të Nikollë Dakës, po duken qesharake. E tash kurrkush nuk po e
kujton. Nikollë Daka ka shkruar bash atëherë kur mblidhej Kuvendi i Drejtshkrimit
duke theksue se po bahej një krim e përçudni me dialektin gegë. Pra ja që
paska patur opozitë që sado të heshtur e
të shtypur të kenë qënë, i kanë dalë kundra ende pa u imponue këtij Standarti.
Por pse bëjmë kinse nuk i dëgjojmë ende sot e kësaj dite zërat e tyre
kundërshtues.
Ndaj qëndrimit të profesor Gjovalinit që rreh më shumë nga pozicioni i
gjuhĂ«tarĂ«ve konservatorĂ« me prejardhje prej trevĂ«s ku e kishte terrenin korparmata(lexo çetat) e Hysni Kapos, do tâi
thosha se le ta bëjnë të tjerët avokaturën e asaj ngrehine, por jo ti i nderuar
profesor Shkurtaj. Aq ma tepër që ai Standart nuk mund të përmirësohet duke u mballosur me do arna të
vjetra nga rekuizitat e vjetra të gjuhësisë politike, por do parë më shumë
kujdes baza në të cilën është ngritur. Kryekreje do pranuar se gegnishtja është
parë ligsht. Gegnishta ka qënë si Hirushja e përrallës të cilën e fshihte shtriga
për të mos dalë në pah bukuria e vajzës se hirit. Nuk e di si e pse, por profesorin Shkurtaj, që ështe verior, jemi
prej të njëjtës malësi, unë e shihja me shumë shpresë si një faktor për të
sjellë një frymë konstruktive për të hapur arkapijat e gjuhësisë, duke ndikuar
tek gjuhĂ«tarĂ«t e Enver HoxhĂ«s qĂ« tâi heqin brakeshat Standartit. PĂ«rkundrazi
profesor Shkurtaj në disa artikuj një pas një, po shfaqet jo thjesht i përmbajtur,
po kisha me thanë krejt i frikësuem nëse i hapet rruga gegnishtes. Po prej kujt
ka frikë? Prej gjuhës me të cilën është mëkue në djep? Jo për atë Zot. Të vërtetës
nuk ka askush shkak tâia ketĂ« frikĂ«n. Vihet re se profesor Shkurtaj po u lĂ«shon
pe më shumë sesa duhet atyre që konsiderohen konservatorë në këllëf, të ngujuemve
në llogoret e bunkerët e monizmit ku vazhdojnë të këmbëngulin në mendimin që
toskërishtja duhet të mbizotërojë edhe tutje, se gegnishtja është e varrosur si kauzë një
herë e përgjithmonë. Dua të theksoj se tek po shkruaj këto rreshta jam duke u përpjekur
të përdor bash atë standart ku gegnishtja mjerisht thuajse mungon fund e krye, se
kështu na kanë gatuar e uniformizuar në shkolla e univesitete. Ngushtësisht veç
këto mjete te paka kemi në dispozicion. Por këtu nuk është thjesht nevoja ime për
ta pasë të pranishme gjuhën e mësuar bashkë me qumështin e nanës, por se, nëse ne e anashkalojmë si çështje
mungesën apo praninë e gegnishtes në Gjuhën Letrare Shqipe, na do të jemi një
degë e thame gjuhësore në trung të kombit. Si Profesor Gjovalin Shkurti edhe unë
jam për një standart, por jo bash ky Standart i thatë e pa lëng jete. A nuk po
e kuptojmë se na është tha gjuha? Edhe metaforikisht, por edhe realisht na është
tha. Na u tha gjuha tue folë e shkrue për një problem të madh që akademikët bajnë
çâbajnĂ« dhe e minimizojnĂ« si njĂ« çështje e dorĂ«s sĂ« dytĂ«. Na u tha gjuha edhe nĂ«
kuptimin që gjuha shqipe në atë bazë fjalori që kemi është si një lis në vjeshtë
që po i lëshon gjethet një e nga një. Po për kë punojmë kështu?! Ne nuk pranojmë njëri-tjetrin.
Ka shumë urrejtje për të folmen e gegnisë. Po pse? Standartin që natyrisht duhet
ta kemi, gjuhëtarët ta mbështesin ku të duan, por ama një standart i hapur e jo
i mbyllur, jo bunker, ku të lejohen të hyjnë edhe trajta toskë e gegë e përdoruesi
të marrë variantin që i pëlqen pa ba ndonjë thagmë. A pranojmë të themi kryetar
sipas trajtës gegnishte krye, por nuk mund të themi sipas trajtës
toskë kokë-tar, kokë-ministër, kokë-bashkiak...
e ashtu si ranë-ranishtë, kësisoj pse të mos pranohen edhe të tjera
zgjidhje. Kthimi i n në r, rotacizmi i famshëm, apo a në ë
ka pas kohën e vet historike, por jo në
tërë trevat shqiptare, vetëm në një të tretën. Atëherë pse po bëhet ligj ky
fenomen. Mbushur gjuha shqipe me gërmen ë sa me të çmënd, e kudogjendur
vend e pavend. Sipas profesor Gjovalinit trajta e ligjësuar nënë mund të
korigjohet me një kompromis zbutje, pra të kthehet në nenë, dhe kësisoj
të anashkalohet trajta e madhërishme Nanë! Më falni për këmbënguljen, por
jam mëse i bindur për sa po theksoj: nuk besoj se gjen fjalë ma të bukur në gjuhën shqipe sesa
trajta gegĂ« e fjalĂ«s nanĂ«. Pse duhet tâi ikim asaj trajte. Pse ka frikĂ«
profesori prej nanëlokes që u dashka ba e quajt nenëloke?! Po a është
më mirë të shkruhet bërë apo ba, që në çdo pikpamje kjo e dyta
tingëllon ma e bukur. Një trajtë e shkurtër, tejet konçize, sepse gjuhët
gjithnjë përsosen duke shkuar drejt lakonizmit të shprehjes. Pse nuk shkohet
madje edhe ma tej, ta pasurojmë gjuhën shqipe edhe me trajta të folme nga
Diaspora se kemi Arbëreshët, për të cilët profesori ka ba studime të
admirueshme. Po kemi Arvanitët. Pse po kemi frikë me e trajtue edhe temën e
tyre? ĂâpunĂ« ka gjuhĂ«sia apo edhe historia me konjukturat politike nĂ« marrĂ«dhĂ«nie
me shtetet e tjera?! Apo siç i lamĂ« grekĂ«t tĂ« na marrin fustanellĂ«n tâi lĂ«mĂ« ta
shuajnë edhe të folmen arvanite të cilën ne nuk e njohim dhe as e marrin në
konsideratë fare në planet akademike. I kemi braktisur degët e trungut tonë.
Mjerë ne! Kemi ba një tradhti. Dhe vazhdojmë të vetradhtohemi si komb. Pse
duhet arbërorët tanë ta ndjejnë veten të huaj në këtë farë standarti që është
fund e krye dialekt i një treve të ngushtë gjuhësore. Madje këta kostallarianët
edhe fjalën gegni na e thonë gegërisht. Nuk e di ku e kanë gjetë këtë
trajtë të përçudnueme? Po a është më e bukur shprehja në këtë pleqëri
apo pleqni. Pleqëroje këtë punë apo pleqnoje këtë punë. E
para merret si fjalëformim, sikur pleqtë bëjnë roje dhe ka gërmen lodhëse ë.
Gjithçka flet për të dytën, por gjuhëtarët e bunkerëve preferojnë veç të folmen
poshtë Vjosës.
Mendoj se profesor Shkurtaj duhet të jetë
më solid në mbrojtjen e të vërtetave gjuhësore gjithhapsinore sepse vjen prej
trevës sonë të gegnishtes dhe e njeh bukurinë e saj, por ia di vlerat edhe pasurisë së të folmeve të
diasporës. Të mbrojë kauzën e hapjes së Standartit të kalçifikuar me prurje të
reja. Duke prekur këtë problem profesor Shkurtaj
thekson: âSigurisht, edhe ajo qĂ«
vjen prej dialekteve, kur pranohet në standard duhet t'u përshtatet rregullave
tĂ« drejtshkrimit tĂ« njĂ«suar.â â Bukur profesor, ngado
qĂ« ta sjellĂ«sh elokuente kjo shprehje, por si do tâi pĂ«rshtatet gegnishtja e
Buzukut, Bardhit, Budit, Fishtës, Mjedës, Migjenit, Camajt, Zorbës toskërishtes,
pra të shkojë si delja në shtrungë. Nuk është kaq e thjeshtë. Si mund të futet
njĂ« kreshnik nĂ« djep. EshtĂ« edhe disi tejet vonĂ« pĂ«r tâia kthyer nĂ« llastik shtyllĂ«n
kurrizore Gegnishtes Letrare e për ta rrasur në ndonjë sënduk. Dhe çelësin e sëndukut
ta mbajnë kostallarianët. Nuk është e qartë pra se kush prej dialekteve a të
folmeve, duhet tâi pĂ«rshtatet rregullave tĂ« drejtshkrimit, toskĂ«rishtja apo
gegnishtja sepse përzgjedhja është thjesht një toskërishte letrare dhe është
quajtur paradoksalisht, por edhe me në mënyrë diabolike Standart. Po njënjtshëm siç
u imponua pushteti i Enver Hoxhës, por falë zotit kemi shpëtuar prej fantazmës, anipse
me keqardhje konstatojme se falĂ« profesorĂ«ve tĂ« tij duhet tâi heqim pasojat e
ideologjisë së tij.
Përtej kësaj, kush po
punon që të mos shuhet ajo pasuri gjuhësore e gegnishtes letrare? Askush. Madje
qëllimisht i lihet kohës që Standarti të quhet punë e kryeme e 70 përqind e shqiptarëve,
po citoj Primo Shllakun, të na shfaqen me një të folme qesharake në përpjekje
titanike për të theksuar toskërishten që si sapuni për djathë na shitet për Standart
mbarkombëtar.
E dëgjova me vëmendje një intervistë të akademikut Rexhep Qosja që foli
ma së shumti për politikën. U torturua profesori nga Prishtina duke dashtë me kenë elokuent në standartin e
Kostallarit. Punë e lodhshme gjithsesi, e panatyrshme e megjithë respektin që ruaj për profesor Qosen më krijoi një shije jo të
mirë në koloritin gjuhësor, sepse profesori nuk kish ardhë prej Gjirokastre po
prej Prishtine.
Shtrohet edhe çështja se ku do tâi gjejnĂ«
krijuesit të lindur në Gegni morinë e fjalëve
karakteristike gegnishte, që mund të jenë në sasi po aq sa ato toske e besa ma
shumë në trojet shqiptare, kur nuk botohet asnjë fjalor i Gegnishtes Letrare dhe
as në FGJSH. Nuk futen veç me përjashtime sa thue që ma shumë gjen turqizma dhe
sllavizma sesa fjalë me burim prej gegnishtes. Eshtë normalitet apo çmenduri që
po lihet të shkojë dam gjithë kjo pasuri e madhe gjuhësore kombëtare. Kemi njëzet
vjet që kërkojmë një fjalor të Gegnishtes Letrare e nuk po e gjejmë. Thonë është
botuar një fjalor i Dom Nikollë Gazullit, por nuk gjendet kurrkund. Mos vallë
ata që mbrojnë Standartin e mbledhin dhe e djegin duke të kujtuar inkuzicionet
ndaj mendimtareve të mëdhenj? Shih pra koicidencat, gjuhëtari i madh Dom Nikollë
Gazulli është pushkatue bash prej atij që u ba edhe babë edhe kumbar i
Kongresit të Drejtshkrimit.
Me letërsinë gege ka fillue jetën e vet
të shkrueme gjuha shqipe apo po e harrojmë Buzukun gegë e po shpikin ndonjë Buzuk
toskë?! Ti themi gjërat siç janë e larg sofizmave. Standarti është thjeshtë toskërisht
e gjasat, siç po duket bathët, janë që përdhunshëm edhe me tej ky Standart i
standartizuem kështu do të mbetet, mollë
sherri si gjithçka tjetër e sajuar mbrapsht në këtë Shqipërinë tonë, e kjo nëse nuk do të dimë se si ta
rikonstrukturojmë shtëpinë e gjuhës në atë mënyrë që të jetë e natyrshme e jo
imponuese e me heq dorë një herë e mirë prej qëndrimit të fanatizuar. Më vjen vërtet
keq, por jam i detyruar të them se megjithë respektin për profesor Gjovalin
Shkurtaj, edhe si malësor, bij të xhubletës që jemi - siç më shkruan në
një letër, jam i detyruar të them me
bindje të plotë se: këtij soj Standarti ku gegnishtja gjendet e përjashtueme nuk i bën
punĂ« asnjĂ« lloj viagre. EshtĂ« punĂ« e kryeme. NĂ« mos sot nesĂ«r do tâi bien
kambanat. Amen!