DITIRAMBET E KURT
KOLËS
Lexova ca shënime
të ish përndjekurit politik, kryetar
shoqatash( plot shoqata kemi) me emrin
Kurt Kola. Të them të drejtën nuk e kuptova çfarë ishin të gjitha ato ditirambe
në një gazetë të Tiranës me 20 maj për Kryeministrin e vendit. Mendësia e Kurt Kolës shkonte deri atje sa të
thotë se nuk dinte asnjë kryeminister tjetër ( me përjashtim të Ahmet Zogut) që
të ketë qënë në lartësinë e Edi Ramës. Nuk e kuptova hiç fare këtë lidhje të
shkurtër Zog –Ramë, nejse, kësisoj Kurt Kola na e ngre kryeministrin tonë, që
vetë e zgjodhën e jo vetëm Kurti, në qiell të shtatë.
Kjo është pa asnjë
dyshim një lumturi e madhe që ne shqipot e Adriatikut duhet ti gëzohemi
mjaftueshem që shqiponjat flutrojnë lart e jo përposhtë në humnera. Mirëpo ne si shqiptarët, si dyshues në gen që jemi, nuk gjejmë asnjë veprim
pa shkak, e asnjë shkak pa pasojë.
Ne nuk e vëmë në
dyshin dëshirën e kryeministrit tonë Edi Rama për të bërë një shtet ligjor,
pasionin e tij për progres shqiptar, por kjo nuk mund të na çojë deri atje sa të
trumbetojmë të tilla vlerësime katapultore pakrahasimore se nëntë muaj ka njeriu
në zyrë dhe nuk është e mundur që brenda një kohe kaq të shkurtër të kemi sot a
së afërmi thuaj, të tilla suksese thirrore, habitore sa
profanon Kurt Kola.
Dhe ja teksti
fjalë për fjalë, e zeza mbi të bardhë: “Edi Rama në këto 100 vjet pavarësi, përjashto
Ahmet Zogun, është i vetmi kryeministër që ka predispozitën, aftësitë dhe qëllimin të bëjë shtetin modern qe i mungon shqiptarëve
e që kërkon Europa”.
Pyetja më e thjeshtë që mund të bëhet në këtë rast është, a e di Kurt Kola kush kanë qënë kryeministrat e Shqipërisë, çfarë shkollimi e kulture kanë patur, që toptan po ua shuan qiririn në katran?!
Pyetja më e thjeshtë që mund të bëhet në këtë rast është, a e di Kurt Kola kush kanë qënë kryeministrat e Shqipërisë, çfarë shkollimi e kulture kanë patur, që toptan po ua shuan qiririn në katran?!
Do të kemi bathë
të mira sivjet. Hossanna!
k.p. traboini
24 maj 2014
next: ALIBIA E MUNGESES SE KRYEMINISTRIT
http://traboini1.blogspot.com/2014/05/alibia-e-mungeses-se-kryeministrit-nga.html
next: ALIBIA E MUNGESES SE KRYEMINISTRIT
http://traboini1.blogspot.com/2014/05/alibia-e-mungeses-se-kryeministrit-nga.html