ALIBIA E MUNGESËS SË KRYEMINISTRIT
Sikur Kryeministri i këtij vendi, për të cilin kam dhënë votën time të
deklaruar publikisht në media, të ishte vërtet i angazhuar me detyra shtetërore
të rëndësishme më 20 maj 2014 ora 10:00
kur në Kinema Millenium organizohej premiera e filmit tim dokumentar “Djaloshi
me kitarë” kushtuar martirit, jetimit Skënder Daja i pushkatuar në Spaç më 24
maj 1973 në moshën 22-vjeçare, padyshim që do të isha i qetë, sepse punët e pushtetit
janë edhe punët e qytetarëve të këtij vendi.
Por ndodhi një gjë e papritur për të cilën edhe u prononcova publikisht në
televizionin Vizion Plus. Kryeministri i vendit, u gjend në një show organizuar
nga një shoqatë e drejtuar nga një farë Kadri Aliu, me një reputacion jo fort
solid në lidhje me përfitime fondesh nga shoqatat arabe islamike dhe sipas
mendimeve të shprehura publikisht nga drejtori i Institutit kombëtar të Integrimit
të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, ky Kadri Aliu i përdor veprimtaritë thjesht
si një fasadë.
Pikërisht koncerti i organizuar nga Kadriu i fondacioneve arabe paska qenë shkaku kryesor që siç shkruan
kryeministri në letrën e tij “për arsye
të angazhimeve shtetërore” që nuk e paska lënë të vinte në premierën e filmit "Djaloshi me kitarë" ku qe i ftuar.
I nderuar Kryeministër, të mos ishe nipi i kolegut e mikut tim të ndjerë, dajos tënd Niko Koleka, nuk do t’i drejtoja as këto fjalë. Por respekti ndaj tij më shtyn t’ju them se nuk duhet të shkosh andej kah të çojnë këshilltarët, sepse shumica e këshilltarëve të kësaj bote kanë qenë e mbeten Mefisto të mpleksur në interesa klanesh e tarafesh. E nëse më lejon të jap një mendim si këshillë, u kish dashtë më shumë të gjendeshe në përkujtimin e Skënder Qemal Dajës, baba e bir të pushkatuar nga diktatura se sa në një koncert pa asnjë vlerë, aq më tepër do të kishe një rast ideal të përcaktoje pozicionin tënd si kryeministër i të gjithëve dhe ndjesinë tënde për vuajtjet e këtij populli.

E kam njohur Skënder Dajen, jetimin e shtëpisë së fëmijës, e them se ky
nënvleftësim qeveritar, kur as nga Ministria e Kulturës nuk u pa asnjë titullar
apo nënpunës, me siguri e ka tronditur martirin 22-vjeçar atje në një varr të
humbur që kurrë nuk u gjend.
Ai nuk e meritonte atë fat, por nuk e meriton as këtë shpërfillje nga pushtetarët e vendit ku lindi, e vranë e pushon në amshin, se ai e bëri detyrën e tij, u bë fli në altarin e Lirisë, po ne që tashmë e gëzojmë këtë Liri, çfarë bëjmë?!

Kolec Traboini
regjisor i filmit
“Djaloshi me Kitarë”
Next: PAMËSHIRA NËN VELADON NË RRUGËN E KAVAJËS
http://traboini1.blogspot.com/2014/05/pameshira-nen-veladon-ne-rrugen-e.html
Next: PAMËSHIRA NËN VELADON NË RRUGËN E KAVAJËS
http://traboini1.blogspot.com/2014/05/pameshira-nen-veladon-ne-rrugen-e.html