.png)
MALLKUAR
QOFTË AJO DITË!...
Nga K. P. TRABOINI
Prej
përvojës personale në këto 3 dekada të një demokracie të shpifur kam arritur në
përfundimin se këlyshët e bushtrave të komunizmit, me gjithë iluzionin tonë, pak
gjasë kanë të ndërrojnë ves. Janë bijtë e baballarëve të paepur për
pushtet. Ashtu si ata edhe këta do të
vazhdojnë të mbetën prepotentë, dhunues, megalomanë dhe shpifës e më kryesorja
mosmirënjohës, sofistë dhe hipokritë të pandreqshëm. Jam distancuar në vitin 1990-1991 prej kolerës së
kuqe, kam shkruar në shtyp i pari në Shqipëri të hiqet ylli i kuq komunist nga
flamuri kombëtar e ata edhe sot e kësaj dite nuk ma falin, kam organizuar të
parin miting për demokraci në qytetin e Tiranës (ani pse nuk jam çun Tirane por
djalë Shkodre e Malësie) pikërisht aty
ku sot është sheshi “Nënë Tereza”... por
edhe sot e kësaj dite mjerisht e ndjej se ajri është molepsur prej
sporjeve të kuqe, klima e krijuar i ka
dhënë mundësi për një revansh dhe pak nga
pak po të dalin prej letargjisë e gjallnojnë për të zezën tonë, nëse i lëmë të
kalojnë....
Pikërisht
sot që është 8 nëntori i tyre unë shfaqa në Festivalin Internacional të Filmit
në Tiranë dokumentarin "Djaloshi me kitarë", i cili është programuar
gjithashtu edhe në javën e Filmit Shqiptar në New York. Kjo nuk është një
përplasje në fytyrën e zezë të së kaluarës të krimit mizor, por që ne të mos
harrojnë se po i lëmë të dalin në krye këto sporie të kuqe, këlyshët e
bushtrave të komunizmit, po u squllëm e u zgërlaqëm para tyre për ndonjë
privilegj të vogël, fatin e Skënder
Dajës do të kemi edhe ne.
Kujtoni
fjalët e Martirit 22 vjeçar pushkatuar si i ati, të cilin unë para fatin ta
njoh në fëmijëri:
"Edhe
dhjetë jetë të kisha të njëjtën gjë do të beja, do të luftoja për lirinë
time".
Po
ne a do t’ia falim dreqit jetën apo do luftojnë ta mbrojmë lirinë tonë?
Të
mos harrojmë. Liria i ka rrënjët tek shpirti, tek kujtesa.
Sot
është dita më e zezë e shekullit që shkoi për shqiptarët, 8 nëntori i tyre i
zi.
Mallkuar
qoftë ajo ditë!
8
nëntor 2014