NIKOLL DAKA DHE KOINEJA E GJUHES SHQIPE
Nga KOLEC TRABOINI
Studiuesi i njohur si Nikollë Daka ishte një pinjoll nga Hoti i
burrave kreshnikë, i burgosur dy herë nga diktatura, përkthyesi i madh i
latinishtes, siç e cilësonte Norber Jokli, në kohën kur mblidhej Kongresi i
Drejtshkrimit 1972 në Tiranë, ai pikllueshëm për tragjedinë që po ndodhte me të
bukurën gegnishte dhe prej dhimbjes shkruante në Shkodër poemën “Koineja e
Gjuhes Shqipe”, krejt ndryshe nga se thotë sot shkrimtari Ismail Kadare se "gegnishtja nuk është ndaluar":
Mbet
shtang atdheu, papritmas kur drejtshkrimi
na doli koiné, që tjetër s’ishte,
veç plot toskrishtja plus fjalën ranishte,
Kongresi mbar u tund nga shungullimi
na doli koiné, që tjetër s’ishte,
veç plot toskrishtja plus fjalën ranishte,
Kongresi mbar u tund nga shungullimi
e
arbëresh, kosovarë, që lodhë mërgimi
e malli për atdhenë këputë i kishte,
brohoritën me të tjerët si ferishte
pa ua pre mendja se ku ishte synimi.
e malli për atdhenë këputë i kishte,
brohoritën me të tjerët si ferishte
pa ua pre mendja se ku ishte synimi.
Gjuha
e tri t’katrave të kombit tonë,
gegnishtja e lashtë, e humbi aty shtetsinë
pa të drejtë shkolle, shtypi, skene a fjale
as s’iu desh gja që bani aq jehonë
e n’kulme të shqipes ia çoi letërsinë:
një prej kryesisë e shpalli klerikale.
gegnishtja e lashtë, e humbi aty shtetsinë
pa të drejtë shkolle, shtypi, skene a fjale
as s’iu desh gja që bani aq jehonë
e n’kulme të shqipes ia çoi letërsinë:
një prej kryesisë e shpalli klerikale.
Sot më tepër se kurrë po flitet për Gegnishten, madje deri në atë
shkallë saqë po shfaqen zëra edhe për një sfidë publike duke iu shmangur
përdorimit të Standartit (fjalë shterpë kjo) dhe përdorur dialektin. Disa
krijues nga Shkodra por edhe nga Kosova janë përpjekur të krijojnë e botojnë,
dhe ia kanë arritur. E vërteta është se ata janë pak, por kjo nuk do të thotë
se nesër nuk do të jenë shumë. Në këto kushte si mund të jenë të qetë
gjuhëtarët. Si mund të vegjetojnë nëpër zyrat e tyre studiuesit. Pse nuk bëhen
të gjallë, por vetëm dalin kur duan të kundërshtojnë edhe në shenjën më të vogël
të pranimit të disa trajtave të gegnishtes siç është rënia e ë (pa zanë) në
fjalëformin apo diç tjetër duke e konsideruar atentat ndaj Standartit. Mjerisht
këta gjuhëtarë që janë vetë të standartizuar, u ka mbetur ora fiks në datën 24
nëntor 1972, kur në praninë e tërë Byrosë Politike në tribunë, u ngulfosën në
idenë se gjithçka flet për Tosknishten dhe asgjë për Gegnishten, duke bërë atë
për të cilën ishin thirrur, të ngrinin duart njëzëri ashtu si në çdo forum
tjetër në Shqipëri. Kush mund të kundërshtonte? Ku mund të shkonte ai që do të
guxonte të vinte në dyshim ato ç’ka thoshte Androkli Kostallari e Co. Një
studiues i njohur si Nikollë Dakaj, një pinjoll nga Hoti i burrave kreshnikë, i
burgosur dy herë nga diktatura, përkthyesi i madh i latinishtes, siç e
cilësonte Norber Jokli, në kohën kur mblidhej Kongresi i Drejtshkrimit 1972 në
Tiranë, ai pikllueshëm për tragjedinë që po ndodhte me të bukurën gegnishte dhe
prej dhimbjes shkruante në Shkodër poemën “Koineja e Gjuhes Shqipe”. Çfarë mund të themi pra se krijimi i Standartit të vitit
1972 u bë në kushtet e një lirije të shprehjes së mendimit. Kurrsesi. Por e
vërteta është se ka qenë në funksion demagogjia dhe konspiracioni i
institucioneve duke përdorur mashtrimin dhe ku nuk u ecte ai edhe imponimin. E
kush na pengon tani ta pasurojmë Gjuhën Shqipe, kujtimi i një hije të vjetër me
emrin Androkli Kostallari apo vetë Enver Hoxha që e ka lënë amanet që asnjë
fjalë e gegnishte veç fjalës ranishte të mos pranohet sepse ai imponohej me
qëndrimin që gjuhën e bëjnë fitimtarët. Në këto kushte si do te ishte e mundur
që Enver Hoxha ky diktator i madh, të lejonte të futen në Standart gjuha e
gegëve, të atyre pra që kishte pushkatuar djegur e vrarë, madje deri në kufijtë
e gjenocidit në Malësinë e Madhe. Moskonsiderimi i gegnishtes ka qenë shprehje
e realitetit shqiptar të kohës kur popullsia gege, veçmas katolikët, ndjeheshin
të përjashtuar nga tërë sistemi qeverisës dhe nga piramida e shtetit lokal apo
qendror. Kjo është e vërteta, le ta kamuflojnë si e sa të doni, por duke e
fshehur të mos mendojë kush se ajo ka dhembur apo ende dhemb më pak. Duke
ardhur në ditët e sotme duhet që çështjen e Standartit të krijuar në kushtet e
diktaturës ta shohim me syrin e lirisë. Pra a do të ndodhte ashtu siç ndodhi
nëse në këtë kongres do të ishin burrat e kombit shqiptar që u mblodhën në
Kongres të Monastirit e të mos ishte hija e rëndë e diktatorit në atë sallë?
Natyrisht që jo. Po çfarë mund të bëjmë ne në kushtet kur gjuhëtarët që e kanë
mbetur e nuk dalin prej bunkerëve të standartit. Sepse e vërteta është, siç
thotë dhe studiuesi që e kaloi jetën burgjeve të diktaturës që toskërishtja e
sjellë me imponim si standart ka jo pak ndikim edhe në fonetikë nga turqishtja,
ndërsa gegnishtja duke qenë një gjuhë e folur në një terren të izoluar ku nuk
shkelte këmbë pushtuesi është krejt e natyrshme të ketë mbetur e pastër ashtu
siç ka ardhur nga pellazgjikja dhe ilirishtja. Dhe pikërisht kjo gjuhë e pasur
dhe e pastër si krojet e maleve të sakrifikohet duke u prerë me sëpatë nga
trungu i shqipes. Një absurditet ky që ndodh veç në sisteme totalitare. Le të
vazhdojmë me vargjet protestë të disidentit Nikollë Daka:
Çka
paskajorja që të përjashtohet nga gjuha
si nepërkë, kur e përdor shumica e kombit?
Si, vallë, kambë e n ‘dorë,
larmia e tingujve të varfërohet?
si nepërkë, kur e përdor shumica e kombit?
Si, vallë, kambë e n ‘dorë,
larmia e tingujve të varfërohet?
Për
çka theksimi turk nuk zëvendësohet
nga tonet tona të bjeshkëve me borë,
atdheut e gjuhës që na i rrinë kurorë,
po gjuhëve t ‘huaja jona urë u shtrohet.
nga tonet tona të bjeshkëve me borë,
atdheut e gjuhës që na i rrinë kurorë,
po gjuhëve t ‘huaja jona urë u shtrohet.
Kjo poezi na thotë shumëçka se Standarti u vendos dhunshëm jo
thjesht për faktin se u diktua, se kjo tashmë është një e vërtetë e afirmueme
sepse kurrgjë në diktaturë nuk bëhet me vullnet të lirë, por në aspektin tjetër
se proçesi i krijimit të standartit është i përdhunshëm në mënyrën se si
përjashton paskajoren kur këtë, siç e thotë Nikollë Dakaj, e përdor shumica e
kombit. Nikoll Daka Tiranë 1942 Por sëpata i ka rënë jo vetëm aspekteve
gramatikore, por në mënyrë masive edhe leksikut. Nën shëmbëllesën e lejimit të fjalës
ranishte do të mund të lejoheshin edhe mijëra fjalë të tjera duke i zbutur
fjalët e shqipes e duke i dhënë muzikalitet e duke mos mbet skllevër të
rotacionit. Është e vërtetë që tërësia e fjalëve në toskërishte tingëllojnë më
të xhamta, me tingujt disi metaliktë çfarë gjuhëtari Daka e konsideron nga
ndikimi fonetik i turqishtes, e unë mund të thosha edhe ndikim i greqishtes,
përkundrazi gegnishtja e mbetur në izolim shumëshekullor ka qendruar
origjinale, e virgjër, është më ngrohtë dhe e lakueshme, ka butësi dhe të
krijon mundësi të mëdha në krijimtari poetike. Mbaj mend që në fakultet si në
atë të gazetarisë, por edhe të gjuhë letërsisë, studentët shpeshherë thonin se
e folura shkodranishte, pra zemra e gegnishtes, në gojën e djemve nuk tingëllon
dhe aq, por në gojën e vajzave është marramendëse. Një ndjesi të tillë nuk ta
krijon asnjë dialekt tjetër. Atëherë pse gjithë kjo alergji për ta përjashtuar
dialektim e muzave poetike shqiptare. Them kështu edhe për faktin se Gegnishtja
letrare ka qenë një fakt i kryer, ajo e ka provuar veten me një klasik si
Gjergj Fishta, një mjeshtër të vargut si Ndre Mjeda, por ajo i tregoi mundësitë
e veta edhe tek letërsia moderne me Migjenin. Një gjeni si Migjeni asnjëherë
nuk e ndjeu veten ngushtë në gegnishten letrare bazuar në shkodranishten.
Përkundrazi ajo e ndihmoi atë jo vetëm në artin krijues, por edhe me faktin se
me Migjenin, Gegnishtja letrare mori dimension kombëtar. Gegnishtja e Migjenit
u bë e kuptueshme në të gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan e më tepër. Atëherë
kur kjo gegnishte letrare ta jep mundësinë e lindjes së një gjeniu si është e
mundur të bëhet pengesë për të tjerë kur askush deri më sot nuk ka arritur t’i
afrohet në gjenialitet Migjenit. Diktatura në mënyrë të sforcuar ngriti kulte
shkrimtarësh, veçmas të jugut me të cilët krijoi triumviratin e letërsisë
poetike (lexo politike), por asnjeri nuk arriti t’i afrohet Migjenit, i cili i
sfidoi kohërat e mediokritetit duke mbetur po aq aktual dhe po aq i madhërishëm
me vargjet e tij herë-herë të mistershëm për nga ndërtimi i një universi që
mban emrin e tij. Përderisa letërsia shqipe është fatlume për pasjen e një
shkrimtari të madh si Migjeni, pse të mos jetë edhe gegnishtja letrare ku ai
hodhi shtat dhe u ndje mirë. Duhet pranuar se gegnishtja letrare është ajo zanë
që ushqeu me qumështin e frymëzimit gjenitë e poezisë shqipe e ne si mund ta
lejojmë të humbë tërë ky univers poetik shkodran? Prandaj them se nuk është
vonë, por është koha e duhur që të parashtrojmë publikisht idenë se kthimi i
Gjuhës Letrare Shqipe me fytyrë nga gegnishtja është e domosdoshme, është
jetike, është e dobishme dhe askush dëm prej saj nuk ka. Këtë bindje që kemi
duhet ta manifestojnë, duhet të tërheqim vëmendjen publike, duhet t’i paraqesim
dëshirën tonë që Gjuha Shqipe të jetë e hapur e jo e mbyllur, që ne nuk do të
reshtim së kërkuari një të drejtë të ligjshme të mohuar prej një sistemi të
dhunshëm. Ndoshta është koha më e mirë që ne vijmë prej trojeve të gegnisë, por
edhe simpatizantët e saj që janë të shumtë në Shqipëri, Kosovë por edhe miq të
huaj të kalojmë nga format e kërkesave individuale në shprehjen e kërkesave e
dëshirave tona në mënyrë më të organizuar. Le ta shtrojmë çështjen neve që na
dhemb, ne që shkruajmë përditë, sepse e kuptojmë se edhe ata që janë gjuhëtarë me
burim prej gegnishtes sonë, nuk mundën të angazhohen dhe aq hapur për shkak se
janë studiues të punësuar e do nuk do, kanë pengime. Por ne nuk na pengon
asgjë, nuk jemi të varur ekonomikisht nga shteti, mund të dalim e të themi me
kurajo fjalën tonë, madje duke dalë në skenë ne i ndihmojmë edhe ata gjuhëtarë
që ndajnë me ne të njëjtin mendim, por veç ngurrojnë duke menduar se janë zëra
në minoritet. Ka ardhur koha për gjuhën duhet bâ e jo vetëm duke lshue zâ! Le
ta mbyllim me thirrjen e lëshuar nga poeti bash atëherë kur zhvillohej Kongresi
i cili ndaloi dhe e përjashtoi Gegnishten nga trungu i Gjuhës shqipe dhe të
bindim veten e të tjerët se koha për ndryshim ka ardhur.
Kjo qe lavdia e gjuhës sonë dhe nderi
dhe për ta ngjit përsëri tek gurra,
nuk don kërthingla, por sokola e burra.
dhe për ta ngjit përsëri tek gurra,
nuk don kërthingla, por sokola e burra.
Nikoll Daka Tiranë 1942 |