SI I PUSHKATOI VITO KAPO
DY LIBOHOVITË TË PAFAJSHËM
Nga KOLEC P. TRABOINI
Ndërkohë që kishte
plasur një debat i madh a duheshin nderuar si martir të demokracisë 67
shqiptarë të pafajshëm që pushkatoi katili Mehmet Shehu në shtator 1943, shumë
njerëz me lidhje gjaku apo shpirtërore me komunizmin e konsiderojnë këtë
dekorim një gabim i madh. Në këtë kor bretkosash postkomuniste nuk ndenji pa u
përzierë edhe gërmadha e diktaturës Vito Kapo, e cila e lëshoi zërin e saj si
qyqe vjeshte në mbrojtje të krimeve të komunizmit. Lexoni çfarë tha kjo hata e
zezë: “Nuk ka gjë më të ulët. E pashë dhe mu duk një çmenduri. Si mund të
dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të
popullit. Ata kanë qenë dhe mbetën tradhtarë të Shqipërisë që jo vetëm nuk
duhen dekoruar por nuk duhet të zihen fare në gojë”.
Kjo plakë e rrjedhur, gruaja e eksponentit të komunistëve shqiptare Hysni Kapo, kërkon tu mësojë shqiptarëve se çfarë duhet të bëjnë e të mos bëjnë. Ajo ka guximin të mos i quaj as shqiptarë ata që u vranë egërsisht nga Mehmet Shehu, por thjeshtë e me përçmim: ballistë. Dhe as të analizoje sadopak se në çfarë rrethanash u vranë mizorisht ata 67 njerëz. Vito Kapo bën sikur nuk di se pak më parë ishte bërë Marrëveshja e Mukjes ku partizanë e ballistë ranë dakort që me çlirimin e Shqipërisë do ta ndanin pushtetin në mes tyre. Nuk thotë fare Vito Kapo se ishin komunistët të udhëzuar nga miku i saj dhe armiku i popullit shqiptar Dushan Mugosha, që prishën në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Mukjes. Nuk thotë kjo plakë komuniste as faktin se kur u bë ajo masakër në Lushnjë nuk kishte pushtues askund. Sepse italianët kishin kapitulluar ndërsa gjermanet ende nuk kishin ardhur në tokat shqiptare prandaj nga na dalin këto viktima të komunistëve që të kenë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve. Vito Kapo ka qenë në forumet udhëheqëse të komunistëve rreth pesë dekada, edhe ministre ka qenë dhe e di mirë mënyrën si funksiononte demagogjia, gënjeshtra dhe propaganda komuniste. Prandaj dhe në mënyrë krejt mashtruese i akuzon 67 viktimat e pushkatuara si bashkëpunëtorë të armikut pushtues, kur ato ditë pushtues nuk kishte asgjëkundi në Shqipëri.

Po se çfarë është
mashtruesja Vito Kapo më mirë se kushdo e dinë libohovitët. Sulejman Jusufati që nxirrte gazetën "Libohova" më tregoi një histori që lidhet me këtë eksponente të diktaturës.
Ka një ngjarje gjatë viteve të luftës që e tregon shpirtin gjakësor të kësaj shtrige të kuqe komuniste. Dihet se në mes të libohovitëve, për shkak te ndarjes partizanë e ballistë kishte plas një luftë vëllavrasëse. Secila palë, herë partizanë e herë ballistë, vinin në këtë qytet paqësor dhe bënte masakra mbi popullsinë, rrëmbenin qytetarë dhe i pushkatonin. Në një nga këto ardhje, një njësit partizan rrëmbeu rreth 15 libohovitë dhe i mori me vete për ti dërguar në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Enver Hoxhës në Odriçan. Atje improvizuan një gjyq partizan dhe dy nga libohovitët që i mbanin si rob, u vendos ti dënonin me vdekje. Fillimisht i lanë të lidhur nën hijen e një peme deri sa të vinte koha për ekzekutimin. Andej kalon partizania Vito Kapo që atë kohë shërbente në Odriçan pranë shtabit të Enver Hoxhës. Afrohet nga robërit libohovitë dhe pyet se çfarë janë këta. I thanë i kemi sjellë nga Libohova e janë familje ballistësh. Vito Kapo që ishte vetë nga Zagoria, i njihte libohovitët ndaj iu afrua dhe i pyeti një për një. Pasi bëri këtë gjë u takua me atë që drejtonte gjyqin dhe e pyeti se sa do të pushkatonin.

- Dy, i tha ai
partizani, besoj se kaq mjafton. Të tjerët do ti lëmë të lirë.
- Jo, thërriti
partizania Vito Kapo. Jo, dy janë pak, po të pushkatohen katër.
Pastaj shkoi tek ata që
i mbanin të lidhur, zgjodhi dhe dy të tjerë, e kështu të katërt i mbajtën. Të
tjerëve u thanë të iknin e po të donin mund të futeshin në radhët e
partizanëve. Të katërt ata që i ndanë në një anë pas pak i pushkatuan. Kështu
që dy shpirtra njerëzorë janë në ndërgjegjen e pavrarë shtrigës komuniste Vito
Kapo. Mirë është të pyetet kjo plakë se çfarë kishte me ata dy libohovitët e
mjerë. Për me tepër duhet pyetur çfarë mban mend ende nga ajo kohë krimesh të
përbindshme, e kjo para se të ketë rrjedhur krejt e të ketë dredhur
bishtin. Këtë histori ma tregoi kohët e fundit një libohovit që nuk dëshiron të
identifikohet sepse është person i njohur publik.
Por ajo partizania
shtabiste e Enverit nuk ka në ndërgjegje vetëm jetën e dy libohovitëve. Vito
Kapo ka qenë antare e presidiumit të Kuvendit Popullor që miratonte dënimet me
vdekje. Ka miratuar dënimin me vdekje të Skënder Dajës dhe tre të burgosurve të
tjerë të Revoltës së Spaçit më 24 maj 1973. E ka miratuar vendimin me vdekje të
22 vjeçarit Skënder Daja vetëm pse këndonte me kitarë këngët e Adriano
Çelentanos. Skënder Daja ishte bir i një babai të pushkatuar, Qemal Daja në
1953.
Vito Kapo ka ndërgjegjen
e saj edhe pushkatimet e Dervish Bejkos, Pal Zefit, Hajri Pashajt e qindra të
tjerëve. Dhe asnjë prej kriminelëve komuniste nuk është dënuar nga drejtësia
për rolin e tyre si xhelatë në duart e diktatorit që ka ekzekutuar rreth 6500
shqiptarë. Nuk e dimë pse hesht Europa në këtë rigjallërim të rrezikshëm të
elementeve që e terrorizuan popullin shqiptar për 50 vjet deri në kufijtë e
gjenocidit.
Ka një rigjallërim të
llahtarshëm të vemjeve të kuqe. Mendojnë se ju ka ardhur ora për revansh.
Prandaj është e kuptueshme se pse kjo plakë e kuqe komuniste në ngordhje, ka
guximin marrok të mbrojë krimet e komunistëve, sepse kështu ajo mbron dhe
krimet e veta të përbindshme për të cilat mjerisht nuk është dënuar asnjë herë.