SI U DHJENË PARTIZANËT E BRIGADËS SË PARË SULMUESE
- Histori autentike e luftës legjendare të Mehmet Shehut –
Nga KOLEC TRABOINI
Një partizan i Brigadës së Parë Sulmuese më ka treguar një
histori tragji-komike se kur kaloi Brigada e Parë për në Veri në kuadër të
Divizionit te Parë Sulmues, kanë qëndruar në Mat - Dibër ku intendenca urdhëroi
të rrëmbenin tufat e bagëtive të Kaloshëve, bajraktarë të pasur nacionalistë.
Çobanët nuk deshën ti dorëzonin, por ajo punë u zgjidh shpejt e shpejt se i
pushkatuan pa gjyq. Me qindra dele e dhi u therën e partizanët trima të uritur
u lëshuan në të ngrënë mish. E çfarë mishi! Por kohë e keqe, me shi e ku pjekur
e ku papjekur. Por problemi ishte se nuk kishin as kripe. As bukë. Kishin uri e
u dendën mirë e mirë me mish. Mbushën edhe çantat që ti kishin për marrshim,
por i zu belaja pa nisur udhën.
Tre ditë tërë formacioni partizan zuri shkurret çdo një orë,
sepse i zu barku. I zu e nuk i lëshoi....Shyqyr që nuk kishte aty rrotull
gjermanë se do kishin lënë nam në trimëri shkurresh. E këta ishin partizanë
safi, e ai që ma tregoi këtë histori tragji-komike ka qenë partizan i Brigadës
së Parë Sulmuese që nga themelimi në Vithkuq e deri me fund të luftës. Kusuret
e atij mishi të dhive të armiqve nacionalisto-ballist i kishte hequr edhe ai.
Tani historitë me pula ballistësh në komunizëm edhe haheshin, sepse vesi i
shëmtuar i komunistëve faqezinj ishte të talleshin me të mundurit (çobanë
hesapi), siç bënte Buburicka ai shkrimtari komunist rakitik që bënte bejte
politike.
Po çfarë kanë këta bijtë e etërve që na çajnë trapin me
propagandat e Enver Hoxhës për ballistë pulash edhe sot pas njëzet e pesë vjet
demokraci. Sikur baballarët e tyre komunistët ta kishin gojën të mbyllur me dry
dhe meazallah nuk hanin. Po pse more, me se e mbajtën shpirtin baballarët tuaj?
Mos rronin me bar e me fruta si majmunët.
Po çfarë të themi tani, nëse ndjekim stilin e këtyre
mendjeshkurtërve e zhgarravina-shkruesve, se ata, partizanët legjendarë të
Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Zagarit ishin dhjeracakë. Jo more, jo...Na
ruaj Zot.... Nuk e lejojmë veten të biem në pozitat e propagandës idiote të
këlyshëve të komunistëve që thonë se pulat i hanin vetëm ballistët, e se
partizanët as hanin e as dhisnin.
Duket edhe në këtë fotografi autentike të Brigadës së Parë
Sulmuese të Mehmet Shehut e Dushan Mugoshës (Çalamani alias Sali Murati), ky i
fundit tek pjek bagëti në hell bashkë me Mehmetin, se me të vërtetë pulat nuk
ishin në menynë e formacioneve partizane.