KRYEMINISTRI EDI RAMA SHPËRNDAN NJOFTIME TË RREMË PËR FLAMURIN E
DEÇIQIT 1911.
Meqë e tjetërson historinë e Hotit, së shpejti do ti
nis me postë librin “Flamuri në Deçiq” i Palok Traboinit (mësuesi e luftëtari,sekretari
i Ded Gjo Lulit) që të mësojë historine e këtij flamuri që ai kërkon tua
faturojë mërgimtarëve në Amerikë të cilët e paskan sjellë në Kosovë nëpërmjet permetareve
Gore Dindit dhe Toke
Pollos. Krejt pa lidhje kjo histori. Se ku i gjen
kryeministri këto histori nuk e di por mua si i biri i Palok Traboinit me shqetëson
tjetërsimi i historisë e shpërndarja e informacioneve të rremë aq më tepër kur shpërndarës
i keqinformimeve është në një post të lartë qeveritar. Ai flamur z. Kryeminister
është porositur në Vjenë dhe është paguar nga Alardo Kastrioti dhe për të
shkuar për ta marr e sjellë në Hot, është
dërguar Palok Traboini. Lexo librin e
Petraq Pepos “ Kujtime veteranësh” 1962 dhe atje do të gjeni fakte në lidhje me
këtë flamur.
Edhe me mua z. Edi Rama ka bërë te njëjtën gjë.
Mitingun e organizuar prej meje në janar 1991, ku ka folur edhe ai për ca
kinezë e arabe, ja ka faturuar Sali Berishës. Kam një shkrim të plotë për këtë
miting, por mesa duket ai nuk lexon asgjë nga ato që shkruhen për të. E kur nuk
lexon vështirë e ke të dish cila është historia e Flamurit të Deçiqit 1911. Dhe
kësisoj të gënjehesh lehtë pas emrave të tillë Amarcord (titull i një filmi të Felinit)që ai e sjell si
referencë në titull e që është një sajim i vonshëm që i është bërë fotos së
Marubit, por në origjinalin që unë kam marrë në Fototeken Marubi që në vitit
1988, nuk ka asnjë shënim. Desha ti them Kryeministrit se malësorët e Hotit i dinë
historitë e veta më mirë se sa informacionet e shpërndara andej e këndej pa
asnjë kriter vertetësie.
Kolec Palok Traboini
9 nëntor 2016
AMARCORD
Është
e njohur kjo foto e Marubit që paraqet flamurin e shpalosur nga Ded Gjo Luli
gjatë kryengritjeve të mëdha për pavarësi më 1911-1912. Çka dihet më pak, është
se ky flamur mund të jetë pikërisht ai që sollën në truallin mëmë, me porosi të
diasporës shqiptare në SHBA, dy patriotë përmetarë, Gore Dindi dhe Toke Pollo.
Ata u nisen për të luftuar së bashku në Kosovë dhe për t'u pjekur me heroin
kryengritës më 1911. Asnjë nga të dy luftëtarët toskë, të cilët rrugëtuan në Kosovë e Shqipëri, pa mundur ta takonin vetë gegun e
madh Ded Gjo Lulin, nuk e morën kurrë vesh se çfarë u bë me flamurin pasi ja
dorëzuan një emisari të tij.
Çka
mund ta bëjë të besueshme tezën se bëhet fjalë për këtë flamur, nuk është vetëm
cilësia e përpunimit të tij, por edhe dy fakte të tjera: Mbi flamur është
vendosur një cohë ku shkruhet "Flamuri i Liris" mars 1911, vit që
përkon me nisjen e dy patriotëve drejt Kosovës. Ndërkohë, në shtizën mbajtëse,
shohim një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të
SHBA.
Flamuri
paraqitet në formën e labarum-it, në stilin e legjioneve romake përfshirë edhe
në kohën e Kostandinit të madh, gjë që të kujton strofën e famshme të himnit të
flamurit të Imz. Nolit, "Flamur që lind Shën Kostandinin, pajton Islamn'e
Krishtërimin, çpall midis feve vllazërimin, flamur bujar për Njerëzi" 🇦🇱