DONALD TRUP PËR
NDËRHYRJEN NË KOSOVË
- Ka thënë në një
intervistë televizive në vitin 1999 -
“Do të
veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tingëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko
kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi
humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë
prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa
shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me
trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të
ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre,
nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se
çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.
Ndërsa
Kryeministri shqiptar vazhdon të shpifë e mashtroje opinionin në mënyrë të
paskrupullt edhe nga New Yorku, se gjoja Donald Trump ka qënë kundër ndërhyrjes
në Kosovë. Po tani Edi Rama këto shpifje vazhdon ti këtë për kandidatin apo për
presidentin e zgjedhur. Ku ja çon mushka drite këtij shpifësi, a ka njeri të na
thojë?
Kolec P. Traboini
14 nëntor 2016