TEO ANGJELOPULOS, GJENIA DHE TRAGJIZMI I NJË KINEASTI
"Jam i frikësuar
për atë që do të sjellë e nesërmja."
Dhe ashtu ndodhi...Teo Angjelopulos në janar 2012 shkoi për xhirim filmi në Pire dhe nuk u kthye më...ashtu siç i kishte ndodhur në dhjetor 1994 edhe me Zhan Maria Volontè në Follorinë të Greqisë.
Dhe ashtu ndodhi...Teo Angjelopulos në janar 2012 shkoi për xhirim filmi në Pire dhe nuk u kthye më...ashtu siç i kishte ndodhur në dhjetor 1994 edhe me Zhan Maria Volontè në Follorinë të Greqisë.
Nga KOLEC TRABOINI
Teo Angjelopulos (27
prill 1935 - 24 janar 2012), regjisori i madh grek, një emër i madh i kinematografisë
europiane dhe botërore pati një fund tragjik. Ka ndërruar jete krejt ashtu siç
e parandjente kur thoshte "Jam i frikësuar për atë që do të sjellë e
nesërmja." E kështu ndodhi pas një aksidenti në rrugët e
ngushta të Pireut, Athinë. Ai ishte në një çast pune duke bërë xhirimet e
filmit të tij “Një det tjetër”, kur e
përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga një oficer policie. Ishte në moshën
76 vjeçare dhe me një reputacion të madh në kinematografi, si një nga regjisorët
më në zë të kohës krahasur me nder më te shquarin Tarkovski. Padyshim vdekja e
këtij regjisori ishte një humbje e madhe jo vetëm për Greqinë por për tërë kinematografinë
botërore.
Angelopulos, ky talent i jashtzakonshëm i artit kinematografik, ka fituar
çmime të shumta për filmat e tij, kryesisht në festivalet e filmave Europian,
gjatë një karriere që u shtri në më shumë se 40 vjet.
Në vitin 1995, ai
fitoi Çmimin e Madh Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë për ”Vështrimi i
Odisesë” , me rol kryesor aktori amerikan Harvey Keitel. Për këtë sukses kemi
shkruar edhe ne në gazetën e emigrantëve shqiptare në Athinë “Egnatia”, edhe sepse
ai kishte si ngacmim krijues jetën e vëllezërve Manaqi, kineastë të parë të
Ballkanit me origjinë shqiptare. Por personazhi i tij do të quhej Odise dhe megjithëse
e prekte historinë ai është një krijim i mirëfilltë në të cilin regjisori përçon
ide e mendime që e tundonin artistikisht. Subjekti ka të bëjë me një kineast
greko-amerikan që kthehet në vendlindje në veri të Greqisë për të realizuar
filmin e tij të fundit sfidues. Por shkaku i vërtetë është kërkimi i shiritave të
filmave të humbur për një kohë te gjatë, të xhiruar në Ballkan nga vëllezërit
Manaqi. Dihet se në mes shteteve ballkanike ka një luftë mediatike se cilit i përket
lavdia e kineastëve të parë të Ballkanit. As Teo Angjelopulos, mesa shihet ne
kete film, nuk i rezistonte tundimit për ti parë ata si grekë, ashtu si ne i
shohim e i njohim si shqiptarë e të tjerë si vllah apo maqedon. Duhet venë në
dukje se veprimtaria filmike e vëllezërve Manaqi shtrihet në të gjithë hapsirën
ballkanike.
Zhan Maria Volontè në rol me aktoren me origjinë shqiptare Irena Papas |
Tre vjet më vonë, Teo fitoi çmimin e madh në festivalin e Kanës “Palmën e Artë”, me “Përjetësi dhe
një ditë”, me rol kryesor aktorin zviceran Bruno Ganz.
I lindur në Athinë në
1935, Angjelopulos ka përjetuar pushtimit nazist të Greqisë gjatë Luftës së
Dytë Botërore si dhe Luftën Civile greke në vitet 1946-49 - tema të trajtuara
këto në filmat e tij të hershëm. Ai studioi në universitetin e Athinës për
drejtësi, por pasi e humbi interesin për atë degë shkoi në Francë, ku studioi
për artin e filmit në Institutin për Studime të Avancuara Kinematografike në
Paris. Pas kthimit në Greqi, punoi si kritik filmi për një gazetë të vogël të
krahut të majtë dhe ka filluar të bëjë filma gjatë kohës kur në pushtet qe
junta ushtarake në vitet e diktaturës 1967-74.
Filmat e
Angjelopulos, vënë në dukje kritikët e kinemasë, “shpesh janë të trishtuar dhe
me një ritëm të ngadalshëm - duke u marrë kryesisht me çështje nga historia e
trazuar Greqisë: si lufta, internimet, emigracionit dhe politika përçarëse”. Në
1984 realizon me sukses "Udhëtim për Kythera". Ka bashkëpunuar me
aktorët Marcello Mastroianni, Jeanne Moreau dhe u vlerësua gjerësisht me
"Ruajtësi i bletëve".
Kritiku amerikan i
filmi Roger Ebert shkroi për "Vështrimi i Odisesë": " Ka një
tundim për të dhënë vështrimin e Odisesë, të mirën e dyshimet e tij. Për të
lavdëruar atë për vizionin e tij, kurajon, guximin e tij, qëndresën, por Odisea
nuk do të jetë në gjendje për t’ju parë ju në sy në qoftë se ju shkoni për të
parë atë, sepse vështrim i tij është krejt i bjerrun?" Në një intervistë
televizive të rrallë një vit para fundit te vet, Angjelopulos tha se filmi i tij i ardhshëm do
të ishte në lidhje me krizën e madhe financiare të Greqisë, dhe ai u bëri
thirrje publikisht partive rivale politike të punojnë së bashku dhe të përpiqen
për të lehtësuar vështirësitë me të cilat përballen shumë grekë.
"Unë mbetem një
i majtë në një konfuzion total," i tha ai për televizionin shtetëror grek,
në intervistën e dhënë disa muaj para se te vdiste. Dhe shtoi:
"Unë jam i
frikësuar për atë që do të sjellë e nesërmja."
Kjo shprehje e fundit
që mbart shqetësimin e një artisti të madh me dimensione ndërkombëtare në
kinematografi, në mënyrë tragjike u shfaq në jetën e tij më 24 janar 2012, ndërsa
po xhironte në një rrugë të ngushtë të Pireut, kur një motor policie e përplasi
dhe gjithçka që kishte në projekte apo që ëndërronte për të ardhmen, bashkë me
jetën e tij, morën fund në mënyrë tragjike.