Filmmaker, Journalist and Author of 47 books of which 30 with poetry. / Kineast, gazetar dhe autor i 47 librave nga të cilët 30 me poezi.
14 October 2019
Pangjeriku i Heminguejt
PANGJERIKU I HEMINGUEJT
Këtë panegjerik ai e shkroi për një mik, por tashmë këto vargje
qëndrojnë në memorialin e autorit në Sun Valley, Idaho, USA.
Më shumë se gjithçka ai e deshi vjeshtën
gjethet e verdha të drurit të pambukut
gjethet që lundrojnë në rrjedhat e troftës
dhe mbi kodra
qiellin e lartë pa erëra blu
... Tani ai do të jetë pjesë e tyre përgjithmonë.
08 October 2019
Poezia - u bëftë siç thotë shpirt! Amen! - nga K. P. Traboini
POEZIA - U BËFTË SIÇ THOTË SHPIRTI! AMEN!
Nga K. P. TRABOINI
Nga K. P. TRABOINI
Njerëzit shkruajnë në mënyra të ndryshme, kanë përvoja të ndryshme, vijnë nga mjedise të ndryshme dhe është e natyrshme që të sjellin mendimet e perjetimet e veta të cilat për nga shkalla e intensitetit emocional, apo dhe mendimit filosofik duhet te jenë të pangjasheme. Edhe sikur gjithçka të ketë arritur në prefeksion, përseri ka një shkallë tjetër, një barrierë nëse mund ta themi nëpër të cilën duhet të kalojë e kjo është pelqimi i lexuesit. Por edhe ky nuk është gjithçka sepse edhe lexuesit kanë parapelqime të ndryshme, shije të ndryshme e nivele kulturore të ndryshme. Eshte e kuptueshme që një tip rapsodik të parapelqejë poezitë me metrike klasike ku respektohen të gjitha rregullat në mënyre strikte. E drejtë e tij. Por një tjetër që ka lexuar shumë nga poezia e përboteshme, që i di zhvillimet poetike dhe përpjekjet e mëdha për ta nxjerrë poezinë nga kornizat strikte, ai është e natyrshme të pelqejë vargun e lirë që nuk ka asnjë kushtëzim. Por pavaresisht teknikes së përdorur poezia ka sekretet e veta të mbuluara brenda fjalëve, ka magjine e vet të cilën është e vështirë ta spjegosh, ajo lind si nënshtresë, lind jashte logjikës së rreptë, ështe si era që fryn e ne e ndiejme por nuk e shohim, pra çasti i krijimit ka prekur subkoshiencën.
Jo më kot Platoni thoshte "Poezia është e folura përçartë e perëndive!"
Dhe, duhet pranuar, të shkruarit do kulturë e dije, e njëjta gjë kërkohet edhe nga lexuesi. Një njeri që pi qumësh tërë jetën vështirë të kuptojë e të vlerësoje shijen e verës.
Dhe autorët të kenë parasysh kur kerkojne të vetlartësohen e vetlavdërohen me krijimet e veta se, nuk matet gjatësia e njeriut me hijen e mëngjesit, se kur dielli ngrihet në zenit njeriu nuk ka më hije.
Kjo që shkrova më sipër, nuk është shkrim apo analize por një koment i shkurtër, le ta quajmë ese, në të cilin shpreh mendimin tim e askush nuk ka pse shqetësohet.Unë këtu nuk them si të shkruhet por shpreh mendimin tim e përvojen time në shkrim. E kam thënë e vazhdoj ta them, shkruaj siç më pelqen dhe nuk e kam as kohën e as moshën të bëj ushtrime metrike siç më sugjerojnë vargmatësit. Ka ikur treni larg të nderuar. Fakti që dikush mi kërkon poezisë këtë e atë do të thotë se kanë mbetur pre e shkollarizmit.Po more miq, ju po thoni që manushaqja duhet të dalë kështu e ashtu, të ketë këtë ngjyrë e të ketë këtë erë. Por kur ajo ti ketë ato që doni ju atëherë ajo nuk është manushaqja e papërsëritshme e pranverës, por sajesa juaj me aromë të stisur. Thoni se duhet të ketë patjetër poezia figurë....po kjo është recetë, e me receta merren vetëm ilaçet e mjekut. Po jo poezia. Ka poezi që nuk kanë nevojë për asnjë figurë...por ka edhe poezi që mund të ngrihet mbi bazën e figuracionit. Vargu i lirë është një evolucion i madh, i cili është çliruar nga çdo gjë që e kushtëzon shprehjen e mendimit e të ndenjës. Jam në një mendje që poezia i ka të vetat ato elemente që përmendni, por nuk ka ligje në këto punë. Nuk ka rregulla strikte. Ndryshe prej të gjitha arteve të tjera poezia ka fituar lirinë që të jetë ajo që deshëron vetë të jetë e jo ajo që i kërkohet të jete. Por ndërkohë unë e kuptoj dhe e respektoj edhe metriken, edhe vetë i perdor jo pak herë vargun popullor, poezinë tradicionale, folkun pra, por kjo nuk e dominon poezine time.
Unë parapelqej të shkruaj çastin, atë që më ngacmon e kërkon të dalë prej meje ashtu siç ajo do të dalë pa e imponuar. Quajeni po deshët prozë poetike apo poezi prozaike, mua as që më shqetëson. Ku pyet toka se ti nuk do që të dale bari në livadh. Ajo do ta nxjerrë fijen e barit sa ta ngrohin pak rrezet e diellit. Edhe njeriu është tokë, por dikush tokë e mirë e pjellore e dikush tjetër tokë djerr, e dikush tjeter gurishte e zallishte, tokë shterpë, që unë i quaj shtërpuca. Këta janë vazhduesit e denjë që falen në tempullin e Hasan Zyko Kamberit. Edhe ata në të drejtën e tyre.Kane zgjedhur perëndinë që adhurojnë.

U bëftë siç thotë shpirti se prej tij lind gjithçka! Amen!
8 tetor 2019
07 October 2019
Mesimi i Kosovës dhe vrromë-zdralja e Tiranës - nga Kol Shkodrani
Tani që për zgjedhjet në Kosovë po flet edhe ish zevëndministrja e Jashtme e PD, me burrë turk safi osman Turqije (se këta të PS heshtin e ju kanë ftohur groshët nga frika se mësimi i Kosovës mund të bëhet skenar për Tiranën - kush i di planet e Amerikës?!), nuk ka më çfarë të flitet e të thuhet.
Kjo zonja hanëm-turkesha me kujton Ahmet Zogun "atdhetar" me nam që i dha për grua motrën djalit të sulltanit Abdyl Hamiti i përgjakur, që kërkonte të shfaroste me rrënjë e me degë shqiptarët etnik duke e zevëndsuar popullsinë me anadollakë nga Orienti.
Dhe deri diku ja ka arritur. Shqiptarët etnikë tashmë konsiderohen të tepërt në trojet e të parëve të vet.
Po nuk ke qenë spiun sigurimi, po nuk ke qenë nga fisi një rrem e degë Stambolli, as që merresh në konsideratë. Natyrisht merresh në konsideratë çfardo sojsëzi të jesh mjafton kesh thasë me para për politiqentë e politikuajt e kazasë së Tiranës, kjo racë e poshtër që na mbiu në derë prej 30 vjetësh.
Mirë pozitës që po i vjen festja vërdallë, por edhe opozita e dalë boje me stërqoka të vjetra, mund të ngulmojë sa të dojë për "zgjedhje të lira e të ndershme", por mundësitë i ka të mangëta sepse nuk bëhet dasëm me mish të ngordhur që mban erë prej 30 vjetësh.
Aq më tepër me mish dhie. Dhe...duhen pastruar hauret sa nuk ka plasë epidemia.
Aq më tepër me mish dhie. Dhe...duhen pastruar hauret sa nuk ka plasë epidemia.
Kosova e dha një mësim si të shporret kjo kastë e vjetër që e ropi Shqipërinë, këta pjella të PPSH, por këta janë nga ajo lloj zdrale (vrrome) që kur zë në rroba, më mirë ti djegësh se sa ti lash.
Vesi i keq kësaj vrrome sociale i del veç me shpirtin.
Vesi i keq kësaj vrrome sociale i del veç me shpirtin.
05 October 2019
🟣 Kush e ka nanën ma të bukur - nga K. P. Traboini
Rrëfime për Marien e rrugës Badra
Nga K. P.
TRABOINI
Mbaj mend
diç nga feminia në rrugën tonë Badra. Kështu i thonin edhe si rrugë edhe si
lagje. Ndjehej fatkeq ai fëmijë që e kishte nanën më të bukur se shokët e vet.
I shkreti, rrinte si fajtor se ja shihnin nanën me lakmi të gjithë burrat e
lagjes. Por edhe ne fëmijët, të pa paditur në ca punë të rriturve që bëheshin
natën e molloiseshin ditën, edhe ne shihnim me kureshtje.
Ne të
vegjlit, si lepurushë, hapnin sytë kush po vjen e kush po shkon....
- Ja,- i
thonim shokut tonë,- po kalon nana jote.
Dhe vraponim
si harabela kush me parë ti qëndronte pranë duke dashur ti shërbenim nanës se
shokut. Tani ju e merrni me mend se pse.
Të vegjël
të vegjël po na pëlqenin të bukurat. Dhe menjëherë, pronto sinjora:
- Zonja
Marie , a ta çoj unë byrekun tënd në furre?
Sepse
Maria e bukur nuk e dërgonte asnjëherë të birin tek furrta ngaqë e rriste me
pekule.
Zonja e
bukur Marie na shikonte dhe zgjidhte njërin prej nesh.
Eh, sa të
lumtur që ishim. Ishte lumturia me e madhe në botë të kishe rastin ti prekje
byrekun më të bukurës së lagjes "Badra". Pa, për ta hëngër, nuk qe e
mundur se ja hante i shoqi, Rrok Kuqali, një mekanik biçikletash, i cili e
merrte byrekun tek furra e Naumit, kur linte punën e bënte pushimin e drekës.
Se si
ishin lidhur në jetë, një grua aq e bukur si Maria me një shëmtaraq si Rrok
peshku i kuq, askush nuk i jepte shpjegim. E pikërisht me Marien, yllin e
bukurisë së lagjes "Badra", para të cilës gjunjëzoheshin të gjithë.
Edhe pleqtë.
Por edhe
ne fëmijëve sikur na përpinte bukuria e saj, ajo fytyre e ëmbël, e pastër, e
qeshur, ato sy e vetulla të pangjarë me asnjë vajze a grua që kishim parë në
jetën tonë.
Kjo gjë
ndodhte thuaj përditë me ne fëmijët e rrugës "Badra".
Ne
ndjeheshim të lumtur, ndërsa i shkreti shoku ynë, çuni nanës së bukur, mblidhej
shuk.
Tek e
shihja ashtu, thoja me vete, shyqyr që nuk kam fatin e tij. Shyqyr-sheqer që
kjo nana ime nuk është e bukur.
Krenar e
i lumtur se e kisha nanën të pabukur. Kur kalonte rrugës asnjë mashkull nuk ja
hidhte sytë. Apo nuk është e sertë ajo, mendoja, nuk bëhej shaka me nanën time.
Edhe për sertësinë e mos bukurinë e saj ndjehesha krenar dhe i lumtur. Aq më
tepër se, megjithëse nanën nuk e kam pasur të bukur, përkundrazi babën e kam
pasur fort të hijshëm. Burrë zotni me kobure e mustaqe. Dhe kur dilte në rrugë
baba im, gratë e lagjes dilnin e shihnin nga dritaret e i lëshonin një zë:
- Nadja
mirë zotni Pal, - dhe ofshanin.
Ma shumë
prej të gjithave ofshante nana e shokut tim,
Maria e bukur...
Nuk e di
a shkuan në atë bote me pishman im atë dhe Maria, por di ca thënie që të çojnë
për kah hullia e të vërtetave alegorike:
Molla bie
nën mollë e dardhë nën dardhë.
Tenxherja
vjen e nga vjen dhe gjen kapakun.
Parja tek
parja dhe... e bukura të bukurin kërkon.
Aq më
tepër kur e bukura e ka emrin Marie...
©K.P.Traboini
2009
🟣 Maria ishte bukuroshe - nga K. P. Traboini
🟪 MARIA ISHTE BUKUROSHE...
nga K.P.TRABOINI
I thanë
një herë një gjyshi plak, se si shumë kjo mbesa jote e bukur rri e preket me
çunat. Ai, pa e zgjatur ua ktheu, po ja do trupi more djem e kur ja do trupi
nuk ka si e ndalon turpi.
E për të
vërtetë, çfarë faji kanë bukuroshet sa kohë që ua kërkon gjaku, dëshirat e
jetës. Vërtetë çfarë faji kanë ato kur ne burrave, sado të sertë të jemi, na
mbeten sytë tek bukuroshet. Se çfarë bëhet me lëngjet e përbrendshme me të
cilat merret mjekja e famshme e Teksasit Kristine Durante, që shpjegon dëshirat
seksuale intensive të grave, vartësish ndikuar prej bukurisë se tyre fizike,
nuk e di, por di një barcaletë për një bukuroshe shkodrane që luante nga fiqiri
çdo mashkull, sado zotni e namuzqar të ishte. E një nga këto burra që
tollovitej prej grave e vajzave të bukura ishte edhe mësuesi ynë Kol Tuxhari.
...Një
mëngjes zotni Kola hyri ne klasë. Të gjithë fëmijët zunë vendet. Por dy nxënës
që i kishin bankat pranë dritares çuçuritnin. Mësues Kola zgjati kokën e pa nga
dritarja. Po kalonte një femër e bukur në rrugë. Krrëk ja bëri diçka brenda
vetes zotni Kolës.
Si u zhduk imazhi i femrës marramendëse, zotni
Kola ju afrua njërit prej nxënësve dhe, si e zuri për veshi, e pyeti se çfarë
dëgjoi nga shoku i vet.
Ky i
shkreti desh s'desh u tregua i sinqerte:
-Zoti
mësues, ky Marku me tha se Maria është kurvë!
Klasa
beri një uuuuu... dhe priste shpërthimin e zotni Kolës, i cili ishte mësuesi më
nevrik i shkollës. Kish arritur t'i rrihte nxënësit me vizore. Prej tij
tmerroheshin vetë mësuesit.
Në klasë
nuk dëgjohej pipëtimë. Mirëpo kurrgjë e tillë nuk ndodhi.
Përkundrazi
zotni Kola buzëqeshi lehte e i tha atij pranë dritares, që kishte bërë faj e
dridhej si purteka në ujë:
- Kur të
mbaroje mësimi, ti do të rrish në klasë.
Mbaroi
dhe ajo orë e tensionuar mësimi dhe i shkreti nxënës, i tmerruar për çfarë do
të pësonte prej zotni Kolës, të tmerrshmit të shkollës, qe mbledhur si grusht. Shihte vetëm majat e
këpucëve të veta.
Ai nuk
ishte Luli i vocërr e mësuesi i tij nuk ishte Migjeni zemërbutë. Ishte mësues
Kola, i sertë e i ashpër si shkëmb.
Fëmijët e
tjerë përgjonin pas dere e prisnin ulërimat e mësuesit të pasuara me të qarat e
nxënësit.
Por
ndodhi ajo që nuk pritej. Brenda klasës një qetësi e çuditshme. Kur nxënësi u
shfaq tek porta, shokët iu mblodhën përqark si zogjtë dhe pyeten a mos e rrahu
mësuesi, i bërtiti, i theu notën në sjellje apo diç tjetër?
Por
kurrgjë nga këto nuk kishte ngjarë.
- Po
çfarë të tha, pra... - e pyetën shokët me padurim.
- Asgjë,
- u përgjigj nxënësi.- Me pyeti se ku e kishte shtëpinë Maria dhe ja tregova.
Vetëm kaq.
E pse
duhet të ngjiste diç tjetër?! Po fundja... Çfarë faji kishte nxënësi? Çfarë
faji kishte mësues Kola?!
Askush
nuk kishte faj pse Maria ishte bukuroshe.
As vetë
Maria...
© K.P.
Traboini 2009
Subscribe to:
Posts (Atom)