SHKODRA, MALĂ‹SIA E MADHE DHE MIRDITA
Trinia e shenjtë e trevave veriore
Trinia e shenjtë e trevave veriore
Nga KOLEC P. TRABOINI
Kur je mirditor je ndopak shkodran, por kur je malsor nuk mundesh mos me kenĂ« - e nisa kĂ«sisoj, me njĂ« lloj aforizme qĂ« mĂ« lindi nĂ« krye tĂ« kĂ«tij shkrimi, sepse ka njerĂ«z nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« shqiptare, qĂ« si dje, sot e pse jo edhe nesĂ«r, flasin e do tĂ« flasin si t’u vijĂ« mideja, stomaku apo oreksi, shpreheni si tĂ« doni kĂ«tĂ« fenomen degradues. Duke qenĂ« lokalistĂ« tĂ« sĂ«mure, disa nxjerrin nĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« llomotitjeve moçalore virtuale veç eksese nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkrahinore. Merren me ngjarje tĂ« vogla, sipĂ«rfaqore, pa asnjĂ« peshĂ« nĂ« jetĂ«n e njĂ« kombi dhe u japin konotacione negative historike. Ka plot tĂ« tillĂ« dhe janĂ« shtuar nĂ« mĂ«nyre tĂ« mnershme. Duket qĂ« dikush, nga jashtĂ« nĂ« kĂ«to treva ilirike, derdh miliona euro-dollarĂ« nĂ« xhepat e plĂ«ngprishĂ«sve pĂ«r ti parĂ« shqiptarĂ«t si njĂ« popull nomad, njĂ« popull i armiqĂ«suar mes vedit, qĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« shkak nuk dinĂ« as tĂ« vetĂ«qeverisen. E ka thĂ«nĂ« dikur Kol Jakova, shkrimtari shkodran qĂ« me keqardhje them se sot nuk e kujton askush, “Parja e huaj e shkreta”.
Mirëpo dikujt, në aleancën e shtriganëve antishqiptarë, e vërteta e mirëkuptimit mes shqiptareve u prish
punë, sepse ajo është si një kandil drite në terrinën ku ndodhemi, jo nga
dëshira por nga prapambetja. Se në të vërtetë ende jemi në errësirë, kryekreje
në errësirën e mendjes mbetur peng i haraçeve të së kaluarës.
Kur të nisësh të presësh dru në pyll, sopatën kape mirë nga
bishti, e jo, siç ndokush mbrapsht na mëson. Kësisoj di të them se eksese ka në
çdo bashkësi në botë, por kurrkush nuk e tipizon një popull a një komb me këto.
Nuk ka stive pa një dru të shtrembër, natyrisht. Nuk ka pyll pa derra thotë
populli. Dhe kot nuk e thotë. Edhe brenda një familje, e jo ma në mes të dy
krahinave, të mos ketë ndodhi të papëlqyeshme. Por me çfarë di e me çfarë kam pa e ndigju,
ma shumë ngatërresa ka pas mes vetë shkodranëve të qytetit, vendalive pra, se
sa shkodranëve e mirditorëve, që përkundrazi, Shkodrën e kanë pas si qytetin e
vet shpirtëror, krenaria e mbarë veriut e me gjërë. Edhe legjenda e zezë e ngritur për tradhti të Markagjonëve ndaj
Dedë Gjon Lulit, që dikush e pompon zhurmshëm edhe sot e kësaj dite, është diç më shumë se një mentalitet krahinor, është një
manipulim historik. Nuk dua ti hyj hollësive, por të them ma të qenësishmen. Dihet
në interes të kujt krijoheshin këto stigmatizime historike; që krahinat e
Veriut të ishin të përçara dhe të mos kishin qëndresë përballë murtajës së zezë a të murtajës së kuqe. Pastaj,
kryekreje tradhtinë ma të madhe dhe vrasjen e Dede Gjon Lulit e bëri Europa,
ajo kurvë plakë, historiko-histerike (nuk dua ta aktualizoj të kaluarën, por ndërgjegjja
duhet të vazhdojë ta vrasë), që pa asnjë motiv e pa asnjë arsye historike e
ndau Hotin përgjysmë. Vrau krahinën që për trimëri e urti ishte në ballë të
kuvendeve shqiptare të Malësisë së Madhe. E preu në mes Malësinë për të mekun qëndresën e shqiptarëve.
Sot kalamenden
shumë për Francen, kinse të na mbushin mendjen se jemi popull frankofon e jo
viktimë e pamëshirës së saj, por historia
që na djeg nën lëkurë na tregon se ajo ishte kryekurva. Me misionin e
perversitetit politik, Franca ishte mentoria e serbëve, vrasësve të popullit
shqiptar. Prandaj të mos ngulmojmë të kërkojmë armiq mes vetes vend e pa vend, por
të gjejmë motive në histori që na njëjtësojnë si popull e si komb. Të mos e
ndajmë nga mendja mendimin se, Bashkimi Shqiptar mund të jetë sot një ide e cila duke u ushqyer me atdhedashuri në mënyrë të përditshme, bëhet dëshirë përvëluese e
duhet ta mbajmë në gjoks siç mbahej dikur prushi në hi për të bërë zjarr të nesërmen. Në këto
troje kështu kemi bërë që në kohët e lashta pellazgjike e të vazhdojmë ta
mbajmë vatrën bashkimit kombetar ndezur. Dikush do të thotë nuk duam zjarr e prush po duam me pa
botë me sy se po lëbyremi nga shkëlqimi i huaj. Le ti mbajmë e harmonizojmë të
dyja këto dëshira. Hebrenjtë e ndërtuan shtetin e Izraelit së pari në mendjet e
zëmrat e veta për 2500 vjet, hapërda nëpër tërë skajet e botës, nëpër ëndërrime
brezash, nëpër travaja e lotë gjaku, deri
sa erdh çasti fatlum, i cili të shfaqet nëse këmbëngul në kërkim e përkushtim
të pa trandur.
Mendjet e kthjellëta,
me zemër kombëtare e dashuri për vendlindjen, duhet të dinë të ndajnë të mirën
nga e keqja historike, të dobishmen nga e dëmshmja. Se që ta kthjellojmë mendimin,
brenda krahinës së të parëve të mi, Hot, edhe për këtë bash të trimërisë e të
besës malësore, dalin shpifës të përjargur që thonë se kinse Gjergjin, djalin e
vogël të Dedë Gjon Lulit, nuk e kanë vra turqit në luftën e Tuzit, por e kanë qëlluar
të vetët prapa krahëve. E dihet mirë se ku po u rreh çekani këtyre sajuesve të
historisë sipas stilit komunist hoxhist në Shqipëri apo shovenist titist në ish
Jugosllavi. Ka plot sajesa të tilla, ka plot njerëz që, për paret e huaja të
shkreta apo nga terrina e mendjes, përhapin në popull histori që na ndajnë e na
përçajnë sa me ju dhimbtë gurit e drunit.
“Kjoft mallkue kush qet ngatĂ«rrime/ ndĂ«r kta vllazen shoq
me shoq, /kush e ndan me fjal e shkrime,/ çka natyra vetĂ« pĂ«rpoq”- shkruante i
madhi Ndre Mjeda.
Nuk mbetet veç të them, Amen!
Si konkluzion i
natyrshëm mund të them se ka qenë fat i madh për Shkodrën si qytet, që ka pas
shpatulla të mbrojtura nga Malësia e Madhe e deri në Dukagjin e Nikaj Mërtur
dhe krejt afër nga Mirdita. Fat historik jetik e shpëtimtar, për të cilin fjalët e mirënjohjes duhej
të shkruheshin në një monument me gërma të arta.
Ka 2500 vjet që Shkodra mbijeton si mbretëreshë, falë maleve që i rrinë si një aureolë lavdie e përjetshme.
Ka 2500 vjet që Shkodra mbijeton si mbretëreshë, falë maleve që i rrinë si një aureolë lavdie e përjetshme.
Tetor 2019