07 October 2019

Mesimi i Kosovës dhe vrromë-zdralja e Tiranës - nga Kol Shkodrani

MËSIMI I KOSOVËS DHE VRROMË-ZDRALJA E TIRANËS

Tani që për zgjedhjet në Kosovë po flet edhe ish zevëndministrja e Jashtme e PD, me burrë turk safi osman Turqije (se këta të PS heshtin e ju kanë ftohur groshët nga frika se mësimi i Kosovës mund të bëhet skenar për Tiranën - kush i di planet e Amerikës?!), nuk ka më çfarë të flitet e të thuhet. 
Kjo zonja hanëm-turkesha me kujton Ahmet Zogun "atdhetar" me nam që i dha për grua motrën djalit të sulltanit Abdyl Hamiti i përgjakur, që kërkonte të shfaroste me rrënjë e me degë shqiptarët etnik duke e zevëndsuar popullsinë me anadollakë nga Orienti. 
Dhe deri diku ja ka arritur. Shqiptarët etnikë tashmë konsiderohen të tepërt në trojet e të parëve të vet. 
Po nuk ke qenë spiun sigurimi, po nuk ke qenë nga fisi një rrem e degë Stambolli, as që merresh në konsideratë. Natyrisht merresh në konsideratë çfardo sojsëzi të jesh mjafton kesh thasë me para për politiqentë e politikuajt e kazasë së Tiranës, kjo racë e poshtër që na mbiu në derë prej 30 vjetësh.
Mirë pozitës që po i vjen festja vërdallë, por edhe opozita e dalë boje me stërqoka të vjetra, mund të ngulmojë sa të dojë për "zgjedhje të lira e të ndershme", por mundësitë i ka të mangëta sepse nuk bëhet dasëm me mish të ngordhur që mban erë prej 30 vjetësh.
Aq më tepër me mish dhie. Dhe...duhen pastruar hauret sa nuk ka plasë epidemia.
Kosova e dha një mësim si të shporret kjo kastë e vjetër që e ropi Shqipërinë, këta pjella të PPSH, por këta janë nga ajo lloj zdrale (vrrome) që kur zë në rroba, më mirë ti djegësh se sa ti lash.
Vesi i keq kësaj vrrome sociale i del veç me shpirtin.

Kol Shkodrani 
6 shtator 2019