Popull i dhunuar
Nga KOLEC P. TRABOINI
Këtu është ndërtuar një sistem hibrid, shartim në mes të diktaturës e pseudo-demokracisë, ku pushtetin e kanë pas e do ta kenë bandat politike të formatuara me aq dinakëri, sa mos me mund kush për tu afruar në linjën e tyre të luftës për pushtet. Dy banda që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën kurrqysh, përkundrazi e mbrojnë. Vjedh një palë ikën nga pushteti, pala tjetër nuk e ka më mendjen me vu drejtësi e rregulla e me dënuar hajdutët e parave të popullit, po këqyrin ku po vjedhin ndonjë gjë për vete.
Shihni kastat që kanë krijuar. Shihni kë
paguajnë pa bërë asnjë punë veç si mercenarë politikë. Shihni si paguhen me
rroga të dubluara 21 këshilltarët e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës si të
ishte Presidenti i Amerikës. Më shumë se Presidenti i Amerikës merr një
dallkauk politik e mediatik në Tiranë.250 mijë dollarë në muaj. Pensionistët me
140 dollarë në muaj le të vdesin që biri i bushtrës të lazdrohet si mbret.
Shteti sheh e hesht. SPAK-u shërben më shumë t’i mbrojë se t’i dënojë hajdutët
e spekulatorët e parasë së popullit.Një mediokër llomotitës televiziv i
importuar nga Prishtina merr 18 mijë dollarë në muaj plus nga Spitali Amerikan.
Se tasin e ka në Media përballë një pinjolli të komunizmit. Sa të ardhurat
mujore të 180 pensionistëve.Makabritet social. Dhunim i popullit. Dhe
kanë krijuar një mekanizëm të hekurt, që sado i poshtër e hajdut të jetë
pushtetari, atij nuk i hyn ferrë në këmbë. Populli mbahet nën vëzhgim nga
patronazhistët e politikës që dinë sa lugë ke në shtëpi, si dikur Sigurimi i
Shtetit. Protestat shuhen ku me dinakëri e ku me dhunë policore madje dhe me
gaz lotues që vjen deri në shtëpitë tona. Kjo është kapja e pushtetit dhe
përdorimi i dhunshëm i armës së policisë mbi popullin. Ne tash jemi një popull
i ndaluar e i frikësuar, sikur të ishim nën pushtim. Në të vërtetë ky është një
pushtim i vendit prej oligarkisë së dhunshme politike, ekonomike dhe policore.E
vetmja mundësi për të hequr nga pushtetin të tillë përdhunues e sadist do të
ishte Referendumi, por këta zuzarë mizorë e kanë shmangë atë mundësi me kushtetutë
dhe populli veç thirret një herë në 4 vjet, siç është thirrur që këtu e 70
vjet, me zgjedh pra në mes të dy djajve, djallin që i ka sytë më të bukur, por
punët në ferrin e të gjallëve i kanë njësoj të zeza, hukubet.Pa Referendum, pa të drejtën për të rrëzuar
pushtetin e palikarëve të marrë, udhëheqësve të rrejshëm, është e kotë që të
votojmë dhe akoma më e kotë që të ushqejmë veten me shpresë batalle.Të huajt vinë, hanë e pinë e ….. , siç bënte
Hans Hollandezi i ONM që i bënte veting me shiringë nëpër shalë një anëtarja të
lartë të KPK. Këta bëjnë atë që nuk e kanë bërë italianët e as gjermanët gjatë
luftës. Dhe i paguajmë këta përdhunues vendas dhe të huaj. Jemi a s’jemi nën
pushtim?!