KĂ‹NETA E POEZISĂ‹ SĂ‹ KUNĂ‹S
Nga K. P. TRABOINI
Në emisionin televiziv TPZ, Rudolf Marku, një poet që jeton në Londër e laureat
i poezisë në Tiranë, i cili kreu funksione si deputet i PD, partisë së Sali Berishës
e me vonë sekretar ambasade, solli në publik dosjen e tij, gati 300 faqe, një prej 2
milion dosjeve që komunizmi hapi për shqiptarët, sipas parimit një shqiptar një
dosje. E drejtë e tij, por nuk e kuptojmë pse kaq vonë kur i kishte mundësitë më
herët kur ishte në funksione të larta. Pse ky tundim kur prej asaj dosje ferr në
këmbë nuk i kishte hyrë. Të tjerë ishin ata poetë që u burgosën dhe u
ekzekutuan në kohen e diktaturës, ndërsa poetin në fjalë monistët e ngritën në
detyrë duke e sjellë nga Lezha, redaktor të poezisë në selinë e Lidhjes së
Shkrimtarëve, pra një censor i poezisë në një vend që duheshin njerëz të
besuar. Si kështu?! A thua nuk ja kishin lexuar dosjen ata që e sollën në një
organ qendror në qendër të vëmendjes politike dhe publike? E pse - të nuk kanë
fund. Por "Pse"-ja më e madhe është se si Rudolf Marku sjell në vëmendje
publike emrin e Mark Vujit, mësues, pasi që ai ka vdekur, duke folur me përbuzje
për ish mësuesin e tij. A i takon këtij poeti laureat me pompë i Ministrisë së
Kulturës të merret me Mark Vujin? Dhe pse? Se i paskan dërguar një poezi për ta
analizuar. Dhe ka konstatuar se poezia paska qenë pesimiste. Rudolf Marku përdor
termin ekzaminuar. Le të gjykojmë mbi të vërtetën. A ishte vërtete pesimiste
apo jo ajo poezi. Mark Vuji si mësues letërsie po thoshte një të vërtetë apo
mashtronte për poezinë në fjalë. Në vazhdim të bisedës në TPZ, sikur të kishte
harruar çfarë kishte thënë për mësuesin e vdekur, poeti laureat del e thotë se poezia ishte e
Migjenit dhe se vërtetë ishte pesimiste. Pra Mark Vuji paska konstatuar të vërtetën
poetike. Dhe për këtë të vërtetë përbuzet nga një ish nxënës e me pas koleg i
tij. Më duket se këtu mungon logjika e del në krye një tendencë për të poshtëruar
të tjerët dhe për të dalë vetë lugë e lame prej një sistemi që i përlloçte ku mundte
njerëzit, pa pasur mëshirë për askënd.
Rudolf Marku të kishte hapur lojën krejt e ti shkonte shpjegimeve deri në
fund. Të mos merrej me rastin sporadik e pa asnjë pasojë me Mark Vujin, që
poezinë e Migjenit e nxirrte pesimiste, sepse ajo poezi pesimiste është edhe
sot e kësaj dite që mësuesi i nderuar Mark Vuji ka vdekur. Rudolf Marku të
fliste për miqtë e tij poetë lezhjanë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit
të Shtetit. Për episodin fatal me veprën 19 të Enver Hoxhës, që poeti tjetër lezhjan
mbante nĂ«n sqetull dhe Frederik Rreshpja i tha: “Po ti me veprĂ«n 19 do tĂ« bĂ«hesh
poet?” Jo, kĂ«to as qĂ« i pĂ«rmendi Rudolf Marku. Nuk tha njĂ« fjalĂ« a e thirrĂ«n nĂ« hetuesi pĂ«r çështjen
e Frederik Rreshpës. Nëse po, çfarë e pyetën e cilat qenë përgjigjet e tij? A u
gjend Rudolfi në gjyqin e Fredit në Shkodër? Nëse po, ishte rastësi apo e thirrën?
Kush e thirri dhe pse e thirrën, gjithnjë nëse kjo ka ndodh. Mirë është të
jepet një shpjegim e jo të flitet për ata që kanë vdekur dhe nuk ka si mbrohen.
Të gjithë kemi qenë të përgjuar. Për atë punë ishte Sigurimi i Shtetit. Të mos
tregojmë përralla se vetëm poeti Rudolf Marku qenka përgjuar. Se ka edhe çudira
për të cilat nuk flasin. Kur e paska pas dosjen një metër, si u emërua redaktor
i poezisë në folenë e gjarpërinjve, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe për
fat nuk u burgos. Që të mos ketë keqkuptime duhet hapur gjithçka në publik. Mjaft
është spekuluar deri tani me dosjet. Se pari të hapet dosja e procesit gjyqësor
të Frederik Rreshpës. Kush e spiunoi në Lezhë dhe kush u thirr në hetuesi si
dhe procesverbalet e hetuesisë dhe të seancave të gjyqit e këto të bëhen
publike. Atëherë do ta shohim të gjithë tablonë dhe do ti vlerësojmë gjestet
kalorsiake të daljes në publik, siç vlerësoi zoti Marçel Hila, ani pse kjo
kalorsiadë mbas tridhjetë vjetësh. E vërteta kurrë nuk mund të jetë gjysmë.
Ajo, o është e plotë ose nuk është kurrsesi e vërtetë. Gjithsesi emisioni mu
duk përsëritje e zbehtë dhe e vonuar e dëshmive të dosjes së Maks Velos, por të paktën i ndjeri Maks Velo kishte bërë
burg dhe kishte një motiv më tepër se bindës për të shfaqur të vërteten e
persekutimit të vet në publik. Dhe për ti dhënë fund kësaj shfaqje vetanake
publike me dosja, ato duhet te hapen pa hezitim dhe të gjitha. Të jenë publike
por të mos harrojmë se, së pari duhen hapur arkivat sekrete të agjentëve, sepse
dosje kishin edhe agjentët, edhe ata përgjoheshin, nuk i linte njeri të
kullosnin azat. Se mund të dalë diku një agjent e të na vërvit si dëshmi të
pastërtisë së figurës dosjen që e kontrollonte atë. Edhe spiunët përgjoheshin.
Diktatura nuk ja kishte besën askujt. Dhe mos më pyesni pse po tundohem me këtë
mesele pa pikë interesi intelektual në TPZ. Ja po shpjegohem për të mos lenë
dilema; Frederik Rreshpën e kisha koleg
pune në Kombinatin e Drurit në Shkodër, i sinqertë deri në naivitet, shihnim
tek ai mësuesin e poezisë së vërtetë mbështetur në ndjesi e jo propaganda
banale, por e kisha edhe komshi në rrugën Gjuhadol dhe shoqëroheshim shpesh, ndërsa
Mark Vujin e kisha nga Hoti im dhe ne e njohëm për njeri të mirë, i etur për tu
mësuar nxënësve dije, me dinjitet e personalitet, të cilin gjithë banorët e Lezhës
e respektonin, sepse ne hotjanët, ashtu
si dhe lezhjanĂ«t nuk i shohim njerĂ«zit me tejqyrĂ«n “blurry” tĂ« Rudol Markut.
29 dhjetor 2021
NĂ« foto autori i shkrimit K. P.
Traboini me mësuesin nga Hoti Mark Vuji, dalë në kishën e Ndre Mjedës në Kukël,
Bushat.