12 September 2018

🔴 Nuk ka pas kurrë perandori osmane, por turke- nga Kolec Traboini


NUK KA PAS KURRË PERANDORI OSMANE, POR TURKE

Nga KOLEC TRABOINI

Të mos bëjmë të paditurin  me këtë punën e Perandorisë Osmane se pastaj na konsiderojnë të marrët e Ballkanit. Pak epitete kemi marrë nga këto bëmë-gjëmat tona. Dhe kjo na duhet. Sepse kam venë re se sa herë dikush flet për sundimin afro 500 vjeçar turk dhe zezonat që u ka sjellë shqiptarëve dalin ca filo-turq e të thonë “Po dale. Çfarë është kjo tendencë që ke? Turqit nuk e kanë pas perandorinë. Ajo ka qenë Perandoria Osmane. Ali Hoxha Hoxh Alia. Kështu këta bëjnë lojë fjalësh se në të vërtetë Osmani nuk ka qenë një popull por një individ që e shpallën sulltan. Siç ka pas sundimtarë në të gjitha kohërat. Siç ka pas perandori gjitha kohërat e historisë. Perandoria Romake, Perandoria Bizantine madje deri dhe Etiopia kishte emërtim perandori e perandor Haile Selassie I.  Plot të tillë ka parë bota. Perandoria që na ka mbajtur pesë shekuj nën sundim të hekurt e terrinë të plotë, që të kalbëte në burg por edhe të ekzekutonte për një libër në gjuhën shqipe ka qenë ajo turke. Mos ja ndërroni emrin kriminelit për të krijuar alibinë e krimit. Sundimtarët vërtetë kanë qenë nga familja osmane, pra sulltani i parë ka qenë njeriu me emrin Osman.
Osmanët pra kanë qenë thjeshtë familja sulltanëve përkatësisht si familje mbretërore. Nuk kanë qenë as popull e as bashkësi fisesh apo territoresh e si të tilla nuk mund të krijonin një perandori me emrin e vet. Ashtu si Napoleon Bonaparti nuk krijoj Perandori Bonoparti, as carët e Rusisë nuk krijuan një gjë të tillë por Perandorinë Ruse. Austro-Hungarezët kishin bashkë një perandori me emrin e kombeve që e përbënin Perandoria Austro-Hungareze. Perandoritë merrnin emrat e bashkësisë së një populli që nënshtronte e skllavëronte popuj e kombe të tjerë. Të thuash Perandori Osmane është si të tregosh një përrallë për fëmijët që besojnë gjithçka që u thua.
Në të gjitha botimet angleze, franceze, gjermane është shkruar Perandoria Turke, dhe në letrat zyrtare Ambasadori i Turqisë, Konsulli i Turqisë. Kjo është më se e vërtetë se janë bibliotekat dhe arkivat.
Madje siç thotë dhe Simon Rrota në kujtimet e veta, në shqiptarëve kur shkonim në Itali atë kohë, edhe pse katolikë, na thërrisnin "o turk". Fjala Perandori Osmane është një sajesë e historianëve dhe politikës për qëllimin me e shfajësu Turqinë e Re, mbetjet e perandorisë së vjetër turke, nga krimet e barbarizmat ndaj popujve ballkanike. Gjenocidin ndaj Shqiptarëve dhe Armenëve më shumë.
Shqiptarët që e duan atdheun e tyre, nuk duhet të bien pre e manipulimeve historike të turkokallëve siç u thoshte i madhi Lasgush Poradeci, por as të grekëve e as të sllavëve dhe të akujt. Meqë disave, të marrakatun pas Turqisë së re e të vjetër, nuk ju pëlqen të marrim si referencë Barletin tonë të madh, me “Historinë e Gjergj Kastriotit” po ju themi urdhëroni një botim anglez të vitit 1818. Autor është bashkudhëtari e miku i Bajronit, J.C. Hobhouse (Lord Broughton) "Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Konstandinople during the years 1809 and 1810".  Pra ne shqip, “Shqiperia dhe provincat e tjera të Turqisë në Europë dhe Azi, nga Konstandinopoli gjatë vitit 1809 dhe 1810”.
Më thoni ju lutem:
Ku ma keni këtu Perandorinë "Osmane"?

Dhjetë librat dhe zdrala që nuk del - nga Kolec Traboini


DHJETE LIBRAT DHE ZDRALA QË NUK DEL

Nga KOLEC TRABOINI

Ka dalë një mode social-mediatike dhe televizive që do të thosha katundare-agrare për të bërë karrshillëk,  me ç' sebep tregojnë çfarë librash ka lexuar mileti. Me një fjalë shihni shtëpinë time, ashtu siç është fasada e shtëpisë duhet të jetë edhe i zoti. Mirëpo librat nuk janë njerëz - nuk shqyhen për kolltukë e tribuna. Nuk ja ndjejnë nevojën që për të qenë të mirë, duhet pa tjetër të shullëhen në vitrina, të përmendën nëpër karrige plazhesh ndërsa hahet akullore apo bëhet loja e shkumës. Librat nuk lyhen me buzëkuq e as veshin taka të larta, nuk i fryjnë cicat me materiale plastike e me kryesorja nuk përdridhen duke tundur vithet. Nuk veshin pantallona të ngjitura pas trupit dhe as të shqyera që tu duket një copëz prapanicë e trendafiltë. Librat nuk ja ndjejnë nevojën tundimit, as ta zëmë fjalëve të avokatarit Maks Haxhia që thotë në një intervistë në mes të vapës e kanë futur në burg Fullanin se është i bukur. Tyrbe bukuri. Po mor po, sa me tu kujtuar kënga humoreske shkodrane "Marshalla bukurisë tande, hije plancash të paska ra!"
Çdo libër i mirë ka vlerën e vet pa pasur nevojë ti fusim në konkurrencë me njeri tjetrin, ta zëmë anketimet idiote se kush kanë qenë 10 personalitetet e lesh-politikës së vitit.
Po bëni more anketë, kush kanë qenë hajdutët më të mëdhenj të vitit? Kjo po. E këtu më i bukuri del Fullani i Bankës ku avullojnë paratë e shqiptarëve. Kush ka marrë më shumë para nga qeveria? Edhe kjo po është pyetje e mirë anketuese. Pse merreni me librat në konkurrenca mendjelehta duke u tundur e shkundur plazheve private? Librat nuk janë si të gjallët që kërkojnë të hyjnë në dhjetëshen e Vip Rripave.
Prandaj ato 10 karriget i mbani për vete e jo për librat. Me duket absurde një përzgjedhje kaq e ngushtë në kulturën mijëra vjeçare të njerëzimit aq më tepër se më së shumti edhe njerëzit facebook-sa, duke cituar librat po përpiqen me nxjerrë gjoksin për tu dukur gjoja modern. Kot shiten si aristokrate ata Hekuranët që i binin shatit e lopatës deri në 1990, sepse nuk kishin tru për shkollë, dhe sot me punë të pista janë bërë milionerë dhe diplomat i kanë blerë. Kot lodheni me këto leqendisje librore ku padyshim flitet për libra të huaj se të vendit i kanë stërgjynosur duke u berë të gjithë kozmopolitë. Lumë bota për këto ardhje.  Mjerë kasollja ku kanë lindur. Edhe 100 vjet të laheni në banja moderne me pllaka ari, juve nuk u del zdrala, jo, more jo!
Në Shqipëri njeriu nuk ja hap rrugën as robit e as Zotit. Nuk funksionojnë postulatet e të mençurve ndër shqiptarë. Jo kalliri plot e mban kokën ulur e përralla të tjera popullore. Jo more, jo. Kalliri më i mirë është ai që mban kokën përpjetë. Për bereqet nuk ka nevojë se ua vjedhin të tjerëve. Pse pak budallenj ka që punojnë e robtohen. E më flisni për libra, për lexime. Çfarë kanë  blerë e lexuar këtë verë këta derbederë.  Në Shqipëri e Kosovë  e zënë diellin me shoshë, madje e fusin kokën në rërë si struci e thonë asgjë nuk ka ndodhur. Dhe kur ndodh tre dit bëhet çudia. Kjo po që është dije.
Mirë është për të bërë një dush pastaj të zhagitën e llomitën buzët, se sa të lyhen buzët pa larë sytë (o moj zoçkat e TV) e me vrap për karrshillëk në pazar e vip-rripave për të parë e për tu parë. Bota konceptohet në dy mënyra, nëpërmjet këndit inteligjent por edhe nëpërmjet këndit injorant, varet se ke zgjedh njeriu. Mirëpo mjaft media po shohim se kane përzgjedhur këtë të fundit si më praktiku, kinse Shqipëria është një kopsht i lulëzuar në breg të Adriatikut, siç llomotisnin dikur baballarët e tyre. Turizmi po hop-hop-hop, herë i çalë herë me galop. Ekonomia rritet në gremina, papunësia ngjitet nëpër humnera dhe përditë politika llap-llap-llap. Më keq burrat se sa gratë. Jargë e pështymë në TV për natë.
Vjen e hëna, qetë-qetë shkon të pish një kafe, nga tryeza që ke më afërt kundërmon një këllirë, një erë djersë sa të bën të vjellësh kafenë e të ikësh nga sytë këmbët. Pastaj sa hap televizorin apo kompjuterin të del anketa kush janë dhjetë librat më të mirë që ke lexuar këtë verë.Te gjitha gjerat që ti mendon se i di janë gabim. Injoranca të tundon e miklon më shumë se dija.  Pak kemi vip-at, zdralen dhe zhulin. Edhe leximi na duhet! Bah...

Traboini esè 2014 - 2018

10 September 2018

🍀 “Shtigjet e çeluna” të rinisë sonë në Shkodër - Kolec Traboini

Në foto: Hilmi Tukaj, Niç Bedeni dhe Nard Bushati

“SHTIGJET E ÇELUNA” TË RINISË SONË NË SHKODËR

Nga KOLEC TRABOINI

Ferdinand Bushati paska këtë vit 86 vjetorin e lindjes dhe gëzon shëndet të plotë. Bashkohem dhe unë me urimin e shumë prej atyre që ruajnë admirim  e respekt për figurën e tij, për shpirtin artistik e njerëzor. Jetë të gjatë profesor Nardi! Çfarë mund të them tjetër në këtë ditë të bukur për ty? Plot mund të them për ty Nard Bushati. Për ty dhe për ne. Se puna jote ishte komunikimi njerëzor, ajo për të cilën kishte aq shumë nevojë shoqëria shqiptare dje, por edhe sot ka nevojë. Pikërisht atë frymë e mirësjellje që pas kthimit nga shërbimi ushtarak, sapo kisha gjetur në fabrikën e Fibrës në Shkodër tek inxhinier Bujar Bedalli, që mirësish më pranoi në punë, kur kisha mbetur pa strehë e pa mbështetje, aq sa nuk mund të përshkruhet pa një dhimbje të madhe ajo çfarë koha i rezervonte njeriut. Gjë e rrallë për kohën kjo mirësi njerëzore.  Edhe tek Nard Bushati takova gjithashtu njeriun e mirësjellë, një masovik të mrekullueshëm. Gjithmonë i qeshur, që i mirëpriste të rinjtë e qytetit e jo vetëm ata, në Klubin e Rinisë me një mirësi tipike shkodrane. Me Nard Bushatin e ndjeje vetën mirë. Ishte miqësor e i afërt me të gjithë. Tip sportiv, artist, që dinte si të sillej e të afronte njerëzit. Klubi i Rinisë që nga viti 1968 kur erdhi Nard Bushati e me tej, u bë një qendër rinore e pa zëvendësueshme e qytetit.
 Mbaj mend se kishte në Shkodër edhe një degë hijerëndë të Lidhjes së Shkrimtarëve, por ishte krejt e paralizuar dhe  e politizuar. Nuk i nuk i afronin të rinjtë, aq sa një herë, një shkrimtar që shumëkush mund ta ketë harruar, korçari Guri Miçinoti, u tha në mes të mbledhjes i nervozuar se drejtuesit po  mburreshin sikur i ndihmonin talentet e reja: “Të rinjtë jo vetëm që nuk i afroni e ndihmoni, por ata, kur shkojnë ti takojmë pshurrën prej frikës së shefave”. Një guxim i çmendur nga një shkrimtar shofer në atë kohë, por që e mbronte qenia si punëtor dhe “Hë mo, se kështu është Guri.”
Por me Klubin e Nard Bushatit ndodhte ndryshe. Isha punëtor me një jetë të izoluar, e ku tjetër mund te takoja miq letrare veç tek Klubi i Nard Bushatit. Atje u njoha së pari vetë Nardin që më mirëpriti e më prezantoi me profesorin e ndjerë Hasan Lekaj, që drejtonte rrethin letrar. U takova e u miqësova pastaj me Tonin Shtjefnin, Alfred Çapalikun, Dod Kaçaj, Bashkim Golemin, Xhahid Bushatin, Mehmet Gucinë, Rudina Lohja e Suzana Gegenin, Shyqyri Mollaj, Arben Shehi, Ruzhdi Jata, Fluturak Germenji, Fejzi Gushta, Vjollca Kapisyzi ,Robert Jaubelli, Marta Qesteri, Muço Muho, Pëllumb Sulo, Burhan Kurti, Ruzhdi Jata, Kudrete Kozmaj, Qemal Hoxha, Mehmet Shpuza, Bedri Islami, Maliq Bitri, Valentina Ago, Drita Bekteshi, Jozefina Nikaj, Paulin Shtjefni, Osman Kazmaj, Ilir Resnja, Luan Mema, Qemal Hoxha, Gëzim Basha, Abdulla Poti, Hilmi Tukaj e tjerë. Përmenda 36 letrarë të rinj të grupit që nën kujdesin e Nard Bushatit dhe prof. Hasan Lekes nxirrnim almanakun letrar “Shtigje të çeluna” një kopje të cilit, botim i vitit 1970, e ruaj si një libër i çmuar në bibliotekën time personale. Edhe me shkakun emocional se aty kam botuar tregimin tim të parë, “Muzg i bardhë”, me motiv vrasjen në Pejë të motrës së “Motrës Tone” të Kol Idromenos, një ngjarje e dhimbshme brenda familjes sime.
Ku mund ti njihja gjithë këto krijues të rinj pa atë takimin dhe afrimin që më bëri Nard Bushati në klubin e Rinisë, ku u gjenda me kaq shumë miq e shokë që nuk i kisha pasur kurrë më parë. Mos vallë do të mund të ecja sadopak në fushë të letrave e të gazetarisë pa atë përvojën sado të vogël në Klubin e Nard Bushatit. Mendoj se jo. Se në jetë njeriu e krijon përvojën e vet copëza - copëza për të krijuar e gjetur vendin e vet sado modest në mozaikun e madh të artit.
 Të flasësh për Nard Bushatin është sikur të flasësh për pasionet e qindra të rinjve,  për të gjithë këta miq e shok të ëndërrimeve letrare të rinisë sonë, bash atëherë kur nisën udhët tona nëpër “Shtigjet e çeluna” të Klubit të Rinisë në Shkodër.

Shtator 2018
Foto e sipërme e marrë nga Agron Isufi
Foto e poshtme almanaku "Shtigje të çeluna" 1970 dhe tregimi "Muzg i bardhë" nga K.Traboini


WORLD POETICA CHANNEL

05 September 2018

🟡 Mizoria osmane mbi bukurinë e shqiptarëve - nga Kolec Traboini


MIZORIA OSMANE MBI BUKURINË E SHQIPTARËVE
- Thirrje për kthjellim mendjeve të hardallosura në Kosovë që i falen 
Sulltan Salep Katran Muratit -

Nga Kolec P. Traboini
1-
Barbarizmat turke mbi shqiptarët nuk janë falsifikime, siç disa turkofilë ditëshkurtër  përpiqen ti quajnë,  por një realitet i përjetuar nga të parët tanë. Kushdo që dëshiron të zgjerojë dijet mbi çfarë ka përjetuar populli shqiptar në shekuj robërie, mund te shfletojë  librin “Lufta Shqiptaro Turke në shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400 faqe. Mund ta marre atë libër në Bibliotekën Kombëtare në Tirane dhe janë të gjithë dokumente të shkruara nga vetë kronistët turq më së shumti dëshmitar të masakrave që kanë bërë turqit mbi shqiptarët. Dikujt mbase i vjen keq për shkak te afiniteteve qe ka me turqit e djeshëm apo të sotëm, puna e tyre, por ne për asnjë arsye të sotme nuk mundemi të manipulojnë djeshmen. Krimet kanë ndodhur e nëse ne hapim një faqe nga historia kjo nuk te pengon ata të hapin e shfletojnë faqe të tjera. I dimë krimet e grekëve mbi shqiptarët, krimet e sllavëve mbi shqiptarët, e të gjitha së bashku me krimet e turqve, shfaqet tabloja e madhe e gjenocidit që është bërë mbi ne, populli më i lashtë në Ballkan. Nëse do ti mbulojmë e harrojmë  krimet 5 shekullore të turqve mbi shqiptarët apo edhe te tjerëve,  për hir të interesave të vogla të ditës ne nuk do të bëjmë gjë tjetër veç do të pranojmë vet-shfarosjen si komb. Fakti që ka shumë shqiptarë në te gjitha trevat që e shohin pushtimin osman si një lumturi e madhe tregon se sa është deformuar karakteri i shqiptarit autokton e sa ai është tjetërsuar e përçudnuar duke pranuar që kriminelin që e ka torturuar e vrarë ta quaj vëlla e shok. Me pyesin pse ngulmon ti sjellësh këto të vërteta të hidhura historik dhe u them se , lumturisht jam i shpëtuar nga kjo simptomë që konsiderohet Sindroma e Stokholmit dhe nuk ngurroj që të vërtetat e historisë ti them ashtu siç janë. I vjen mirë apo keq disave që e quajnë vetën shqiptarë por shkojnë në Kosovë e falen në tyrben e Sulltan Muratit, pushtuesit që priste koka shqiptarësh, kjo për mua nuk është fare ne qasje. Them te vërtetat e mia që janë edhe të vërtetat e paraardhësve të mi. Me turqit e historisë kemi pas 500 vjet hasha e jo miqësi e vëllazëri siç duan ta shesin, sepse ai që të vret nuk mund të jete vëllai yt. Nuk jam historian, por thjeshte një njeri që përpiqet ta gjykoje historinë me, për ti thënë gjërat siç kanë ndodhur, e nuk do të praj duke e bërë këtë sa kohë të ketë ndër ne mendje të mykura që i mohojnë luftërat e sakrificat e popullit shqiptar në histori.
Mesazhi që përcjell, nëse më lejohet, për ata që marrosen pas idesë e dëshirës së çmendur revanshiste  të osmanizmit të trojeve shqiptare është: Nuk mund të bëjmë kinse gjenocidi turk mbi shqiptarët nuk ka ndodhur për hir të interesave të çastit se kjo do të ishte përdhosje më e turpshme e kujtimit të parëve tanë që e ngrysën jetën 5 shekuj nën një robëri të tmerrshme e të përgjakshme. E kjo nuk është thirrje për lufte por për të ruajtur e mbrojtur  lirinë që sot lumturisht e kemi, sepse liria i ka rrënjët e ushqehet nga kujtesa. Harrimi është vrasës për kombet, sepse mund të bien sërish pre e viktimë siç në të kaluarën ka ndodhur. Asgjë e keqe nuk vjen nga kthjellimi i mendjes së kombit shqiptar.

2-
Në këtë pikturë në një anë duket bukuria në anën tjetër mizoria. Për nga hijeshia dhe veshjet kjo duket që është një grua shqiptare e krishterë nga Shkodra, Kruja, Preveza, Parga apo Arta që i kanë vra burrin dhe tërë pjesëtaret e familjes, i kanë djegë shtëpinë dhe e kanë marrë robinë me gjithë fëmijën dhe e shesin ne pazar të Stambollit .Tek ajo shihen mrekullisht bukuria e gruas e dhembja e nënës, me kryqin që në këtë rast i shton elementet tragjik si një kalvar i të krishterëve në Ballkan që nga shekulli i XV deri ne atë të 20. Kalvar i pambaruar, rrëke gjaku, tokë e djegur e shkretuar, jetë të shkatërruara njerëzore. Në bukuri por edhe në veshje, gjithçka flet për një grua arbërore që nuk arriti të hidhej nga Shkëmbi i Vajës sepse mesa duket ngurroi ti jepte fund jetës për hir të fëmijës që mbante në gji. Këtu del madhështia e nënës arbërore për fëmijën që të ngjeth trupin kur e kujton. Respekt e dhembje për sakrificat e tyre! Kurrë të mos i harrojmë!
Trushplarët tanë ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni që e kanë mendjen anadollake apo arabo - kasape dhe i falen tyrbes se Sulltan Salep Katran Muratit, është mirë ti shohin këto piktura me një subjekt të fortë domethënës.
Por edhe të mësojnë se: kronikanët osmane në shkrimet e veta thoshnin se, luftëtarët osmanë sa herë shkonim në luftë në perëndim, në tokat arnaute, të shqiptarëve pra, gëzoheshim shumë se do të kishin rastin më fatlumë në jetën e tyre që merrnim robinja vajzat e gratë me të bukura në tërë perandorinë. Bukuria e vajzave e djemve shqiptarë ( se turqit e hordhive historike ishin pederë të mëdhenj, prej atyre ka mbetur fjala dylber) ishte e magjishme shkruanin kronikanët. Kësisoj luftëtarët e fiseve të egra lindore do të kishin kështu shansin të përmirësonin racën e vet me këto bukuri sepse ata vetë e dinin sa të shëmtuar e të egër ishin. Turqit selçukë kanë qenë raca më e shëmtuar në Europë. Kur vinin si hordhi e egër të shtinin lemerinë. Shihni pikturat bashkëkohorë dhe tiparet e egra të luftëtarëve osmanë që të bindeni për këtë. Edhe vetë sulltanët merrnin në harem vajza shqiptare, greke, bullgare, ruse pikërisht për zbutjen e egërsisë që natyra ua kish dhëne në pamje për arsye se jetonin në kushtet më të këqija se popujt e tjerë europianë, sa deri vonë nuk kishin as qytete e fshatra dhe as shtëpi, por jetonin si ciganët në çadra. Marrja e Konstandinopulit ndryshoi disi pamjen e pasardhëseve të sulltanëve e të vetë turqve. Edhe sot aktorët me të bukur meshkuj e femra në Turqi janë shqiptarë.
Këtë temë të bukurisë përballë egërsisë e dhunës ka edhe kjo pikturë, sa e bukur aq tragjike ku tregon një grua të re e të bukur me fëmijën e saj që e kanë nxjerrë ta shesin në tregun e skllevërve në Stamboll.
Shihni dhe çfarë raportesh drite e ngjyrash, formash e trajtimesh kanë dy pjesët në antagonizëm të plotë, një bukuri magjepse e gruas dhe natyrat shprehëse prej handraku të pushtuesve vandalë lindore që shkatërronin jetët njerëzore për të plotësuar epshet shtazarake. Këta fise barbarë te pa qytetëruara vërshonin si hordhi e egër  shkretonin vendin dhe kulturën perëndimore europiane të shqiptarëve.
Kur jemi një racë aq e bukur e fisnike, sa na e kanë zili Lindja e Perëndimi, pse po e ngatërrojmë veten me gjithfarë soj njerëzish e vrasësish me mendjen ende në shpellë a shkretirë, në shpata e kokëprerje.
Thirrni mendjes, ne jemi shqiptarë të bukur, krenaria e Europës, dhe nuk mund ti ndahemi kurrë në këtë botë familjes sonë natyrale të cilës i përkasim. Ne nuk  mund të bashkohemi kurrë nëse jemi të përçarë e rendim si të marrë pas mendjeve primitive e anadollake qe janë kundër kulturës e progresit shoqëror.

WORLD POETICA CHANNEL