05 September 2017

Kush po i përçan shqiptarët?- nga Kolec Traboini

KUSH PO I PËRÇAN SHQIPTARËT?
Ekstremisti islamik deklaron në media se myslimanët në Shqipëri janë turq dhe Komuniteti Mysliman hesht.

Nga KOLEC TRABOINI

Ja çfarë i shkrova një personi pasi me insinuoi se qenkam ana tjetër e medaljes së mercenarit të neo-osmanizmit, ekstremistit Olsi Jazexhiu:

Ashtu qofsha gjithmonë, dhe vdeksha po kështu, ana tjetër e medaljes së zorraxhinjve të Orjentit që e shesin atdheun për një grusht para të qelbura. Kësisoj unë vazhdoj rrugën atdhetare të tim Ati.
Gjithësesi unë në shkrimin tim qe rreh rreth temës se Komuniteti Mysliman ka ardhur koha të deklarojë... nuk kam cituar askënd personalisht sepse kundërshtimi im nuk ka qenë me persona të veçantë por me një veprim absurd e sfidues publik. Po ty e te tjerëve pse po ju djeg aq shumë dhe reagoni aq ashpër. Pyetja ime deklarohuni se jeni shqiptare ka qene për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë që ka dhe një hierarki. Çfarë pune keni ju individualisht. Pse duhet që kur shtrohet një çështje e përgjithshme duhet patjetër ta merrni personale.
Kur Olsi Jazexhiu thotë ne media këto ditë se të gjithë shqiptarët myslimanë janë turq, ti e shume si ti, kritizerët e mi, heshtni, e kur unë shkruaj se shqiptarët myslimane duhet të deklarohen për të mbrojtur identitetin e tyre si shqiptarë, ti e shumë të tjerë hidheni sikur t’ju ketë pickuar miza. Kjo me të vërtetë të lë një shije të hidhur. Pyetni veten përse. Çfarë është kjo sedër. Pse ky dallim. Dhe pse heshtni kur Olsi Jazexhiu ka marre përsipër te flasë edhe në emrin tuaj përderisa thoni se jeni shqiptarë të besimit mysliman. Mua nuk më intereson feja e askujt, as e juaja, nuk ka nevojë të më thoni se çfarë besimi i përkisni, me intereson vetëm aspekti kombëtar. Pra ju e toleroni sfiduesin tuaj, heshtni dhe përdorni insinuata ndaj meje. Edhe të shara, edhe kërcënime. Kjo tregon në të vërtetë se ju keni problemin diku tjetër,  nuk e keni me mua por me veten dhe duhet ta gjeni tek vetja. Pa le kur në këtë punë te marrëzishme përzihet edhe një kuadër seksionesh i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe me media sociale debaton e grindet e shan, dhe predikon sikur të ishte një imam në xhami. Dhe as që i fryn ndopak për heroin kombëtar të shqiptarëve të fyer publikisht në mes të kryeqytetit nga hierarkia e Komunitetit Mysliman.
Unë nuk mund të hesht kur përdhosët figura e heroit kombëtar, me etiketoni si të doni, por nuk mund të hesht edhe kur del një zagar i shitur antikombëtar dhe kërkon të njollosë tërë shqiptarët e besimit mysliman, prandaj është shtruar pyetja ime, për ti mbrojtur e jo për ti sulmuar. Por sedra e sëmur e fetareve fanatik nuk i lë të kuptojnë të mirën e të keqen, të bëjë dallim në mes tyre,  por shkojnë pas berihait të një të marri si Olsi Jazexhiu.
Hierarkia e Komuniteti Mysliman i cili mbahet me parat e taksapaguesve shqiptarë duhet të reagojë e të distancohet nga deklarime të tilla ne media madje edhe të imamëve te saj që kërkojnë heqjen e shtatores së Gjergj Kastriotit, të shprehet a është apo jo Hierarkia e Komunitetit Mysliman me atë çfarë thotë një renegat kombëtar që pretendon të flasë në emër të gjithë myslimanëve në Shqipëri e duke i konsideruar ata si turq. Nuk jam unë që e them këtë është ai, myslimani ekstremist fanatik Olsi Jazexhiu, që punon për agjenturat turko-arabe, sepse ata e konsiderojnë, e trumbetojnë, e shpallin botërisht Shqipërinë e Kosovën si një copë Turqi e vogël. Po pse nuk merreni me të? Ky është vërtetë një problem jo i vogël.
Heshtja tregon se o keni frikë, ose jeni në një mendje me të e kjo i bën dem në radhë të parë shqiptarëve të besimit mysliman. Nëse nuk e kuptojnë këtë atëherë shteti shqiptar laik duhet të rishikojë se a meritojnë këto komunitetet fetare të mbështeten financiarisht me paratë e shqiptarëve?
Sa me përket mua, jam trashëgimtar i atyre që e bënë këtë Shqipëri. Kurrë nuk do të hesht! Edhe pse ekstremistet dinë si tua mbyllin gojën njerëzve te lire, që nuk e durojnë mbi krye errësirën mesjetare, dinë si  ta heshtin përgjithmonë, por veç mendimin tim kurrë nuk mund ta ndërrojnë. Nëse nuk e kuptoni ju e të gjitha ata që mbllaçiten me fjalë ordinere, që tregon se çfarë brumi janë, çfarë prejardhje kanë, zamet e keni e ndaloni pak në këtë blog- informativ mbi Atin tim e keni rast të shihni e të konstatoni se çfarë më lidh mua me këtë vend e këtë popull të Gjergj Kastriotit e jo të buburrecave turko-osmane mbetur si vemje të zeza në tokat shqiptare.
© Kolec Traboini
5 shtator 2015

Atdheu dhe Kombi - çështje madhore që nuk ndan por bashkon- nga Kolec Traboini

Atdheu_dhe_Kombi

Atdheu dhe Kombi - çështje madhore që nuk ndan por bashkon

Nga KOLEC TRABOINI

Kapur pas titullit e jo prej përmbajtjes shumë shqiptarë mysliman janë pozicionuar ashpër ndaj shkrimeve të mia por duke prekur dhe personalitetin tim, mirëpo ideja dhe thelbi i shkrimit tim ishte se pa Gjergj Kastriotin nuk mund të kishte e Shqipëri e as shqiptarë. Këtë të vërtetë unë e kam nxjerre nga historia dhe nuk është amplifikim i ideve apo platformave të ndokujt tjetër, apo agjende politike platformash qëllimkëqija, prandaj me duket ai acarim që e kalon etiken krejt pa ndonjë bazë morale dhe i paarsyeshëm. Shkrimi im në atë rast, por edhe tërë shkrimet e mija në fushë të gazetarisë nuk janë të pozicionuara kurrë fetarisht, nuk kanë të bëjnë me fe dhe trajtojnë vetëm probleme në interes të popullit dhe kombit shqiptar. Sepse këtu, more vëllezër shqiptarë, edhe në rastin e incidentit me mbulimin e shtatores së Gjergj Kastriotit, nuk është punë feje po punë kombi. Një grup ekstremistësh islamikë përpiqet të manipuloje shqiptarët myslimanë, nëse këtë ju nuk e kuptoni sot, do bini viktimë e tyre herët a vonë.
Luftoj me këta ekstremistë ka 20 vjet. Ky është thelbi i shkrimeve të mia, të shpëtojmë njerëzit nga influenca e nga manipulimet radikale. Ju që shani nëpër forumet sociale jeni të falur, por e vërteta nuk mbulohet me shoshë, doni apo nuk doni ju, dua apo nuk dua unë. Kush ndjehet shqiptar pavarësisht nga feja, duhet ti dalë zot Kombit dhe At Themeluesit të tij Gjergj Kastrioti. E kjo për të gjithë qëndron njësoj. Askush nuk ka pse të mendojë se e do Atdheun më shumë se tjetri.
Gjithsesi qoftë, tek qëndrimi ndaj Gjergj Kastriotit ndahen rrugët, atdhetarët nga tradhtarët e bukëshkalët, shqiptarët nga bacil mbetjet e turko-osmanëve apo dhe armiqve historikë, kushdo qofshin. Të tjerat i dini vetë. Mjafton ti shihni e ti ndiqni ngjarjet me qetësi dhe kthjelltësi, dhe patjetër me dashuri për këtë vend e për këtë popull.
Po ju sjell një shkrim timin të shkurtër (si shkrim brenda shkrimit) publikuar 20 vjet me parë kur nisa polemikat me disa studentë ekstremistë që po përgatiteshin në universitetet e lindjes me një program të qartë për radikalizmin e shqiptarëve myslimanë të Shqipërisë dhe ndezjen e një konflikti fetar që edhe sot e kësaj dite është në agjendën e tyre me qellim krijimin e një shteti Neo-Osman në principet e Kalifatit Islamik.
*          *          *
 Në raport me kombin, feja është një çështje e disi më e vogël, personale, e një njeriu në të drejtën e lirinë e tij themelore për besim, por atdhedashuria është një çështje madhore e miliona njerëzve. Mund te them vetëm kaq,  se ju  student në Universitetin Islamik në Kuala Lumpur të Majlazisë, O. J.,  shfaqni një urrejtje e mllef kundër kristianizmit dhe veçmas katolicizmit sa unë nuk kam dalluar  tek asnjë shqiptar tjetër me fe myslimane apo fe tjetër. Kundërpërgjigja që ti i jep zotit Ardian Vehbiut, në tërësi, zbulon patosin tënd të jashtëzakonshëm për pushtuesit turko-osman të Shqipërisë, që e përdori fenë islame si një mjet për të shkombëtarizuar shqiptarët. Në të vërtete, pavarësisht konvertimit ku me dhunë e ku me privilegje, nuk ja arriti, por ndikoi në vonesën historike për shkëputjen nga Turqia.
Këtu gjen kontekst historik shprehja poetike e Pashko Vas Shkodranit ”Feja e shqiptarit është shqiptaria”,  që në të vërtetë është një lajtmotiv atdhetar dhe jo ateist. Ju kot e pa baza e sulmoni edhe atë.  Misionarët e fundamentalizmit islamik nga viti 1992-1997 u përpoqën, me para, me fondacione gjoja bamirëse, dhe me të gjitha mënyrat ta kthenin Shqipërinë në një shtet avangardë të Islamizmit radikal në Evropë dhe ndër ato bij shqiptarësh (në qoftë se e ndjeni veten të tillë), që ranë viktime e këtij revanshi oriental, jeni edhe ju. E kuptoj që të vjen ndoshta hidhur kur i dëgjon këto fjalë por dije se nisem nga asnjë faktor tjetër veç dhimbjes se ty në këtë rrugë që ke nisur, do të zbehen cilësitë si shqiptar.
A nuk e pyet veten pse ke kaq mllef ndaj Skënderbeut?
“Shpirti islamik i shqiptarit - sipas teje,- me tu bërë Shqipëria e pavarur, i liroi vendin të afërmeve të Vatikanit e Athinës... sepse Stambolli kish vdekur”. Tani të pyes hapur, pse e jeton ti që ke lindur tepër vonë ketë "dramë historike". Këtë dramë e kanë përjetuar para teje ca si Haxhi Qamili e Musa Qazimi, të cilët rrëmbyen pushkët, ngritën flamurin e Turqisë dhe bënë kryengritje, e tek hiqnin zvarrë atdhetarët shqiptarë, thërrisnin si të çakërdisur “Dum Babën!”, domethënë  babë Sulltanin e Stambollit. Të jetosh si dramë çlirimin nga pushtuesi vetëm për faktin se me atë të lidh feja, do të thotë se të janë fashitur e shuar ndjenjat kombëtare dhe e ke zëvendësuar me diçka tjetër. Raporti me Atdheun është guri i provës për çdo atdhetar të vërtetë. Ti mos pandeh se në Greqi nuk kishte mysliman në revolucionin e 1821. Edhe sot po të shkosh në Athinë do të gjesh grekë me mbiemër turk, por janë kreshtanë. Në Athinë ku kam jetuar pesë vjet, kam parë marketin me emrin Alizoti, kishte familje Haxhi, Vrioni, Karahasani e soj-soj. Ajo që ndodhi pas 1821 ishte se populli masivisht e braktisi fenë që erdhi bashkë me pushtuesin, gjë që populli ynë nuk e bëri. Është mirë apo keq kjo që ndodhi me ne, do ta kuptosh nga qëndrimi i Europës ndaj vendeve Islamike.
E për të gjykuar dhe arritur tek e vërteta mos u nis nga ato që thonë diplomacitë, por nga ato që bëjnë shtetet perditë. Europa ka qenë e mbetet tepër konservatore. Ju duhet ta dini çfarë ka thënë para pak kohësh Helmut Kohl: “Turqia myslimane nuk ka vend në Evropën kristiane” ( është fjala për Bashkimin Evropian), lexo gazetën "Bota Sot", Zvicër 1997.
Nuk e kuptoj edhe urrejtjen e jashtëzakonshme që shfaqni ndaj Kadaresë sikur ky qenka “spiun”( fjalët e tua). Thelbi i kësaj urrejtje, me sa kuptoj, qëndron në një propozim miqësor që Kadare ka bërë dy vite më parë që, ne si komb, ndër kombet kristiane më të para në Evropë (në Durrës ka ardhur vetë Apostulli Shën Pali), pra ti kthehemi origjinës në fenë që kemi pasur. Ky nuk ishte propozim për tjetërsim por kthim i natyrshëm e i vullnetshëm tek vetvetja, ashtu siç e kishim para se të na pushtonin turko-osmanët. Pas kësaj Kadareja u sulmua rreptë nga mjaft fanatikë, sa ky u detyrua të mbrapsej nga ideja vet dhe të deklaronte në panik në një takim me shqiptarët kosovarë në Gjermani të cilët e akuzuan si anti islamik,  se “edhe unë jam mysliman”. Krejt e pakuptimtë kjo deklaratë. Asnjë shkrimtar në botë nuk del të deklarojë besimin në publik sepse besimi është një çështje krejt vetjake. Në qershor 1995 kam botuar në gazetën “Egnatia” shkrimin satirik për gazetarin Mefail  Maliqi që deklaratën e Ismail Kadaresë e konsideronte si një fitore islamike (lexo: e pjesës radikale), kur Kadare para së gjithash është një shqiptar e nuk i takon një pjese të popullsisë me besim fetar, por gjithë popullit të vet. Shkrimi im mban titullin “Gazetari Mefail Maliqi i bie fyellit në një vrimë”, por ti edhe pas kësaj deklarate të vonë e sulmon Kadarenë. Mos vallë edhe sulmi yt është në vorbullën  e fanatizmit që e ndan popullin pjesë-pjesë? Pyet veten me qetësi dhe përpiqu të jesh më shumë shqiptar se sa fetar, sepse atdheu të lind, besimin e fiton por edhe mund ta humbësh nëse besimi të tronditet. Kur vdes njeriu në tokën e atdheut i pushojnë eshtrat përjetë.
Atdheu është mbi çdo gjë, mbi priftërinjtë e hoxhallarët. Besimi është një çështje vetjake e brendshme e një njeriu që nuk lind nevoja të demonstrohet.
Atdheu dhe Kombi janë një çështje madhore e miliona njerëzve në një kauzë të përbashkët që nuk ndan por bashkon.

*          *          *

Kjo ishte për atëherë, shkruar e publikuar plot njëzet vjet më parë në Boston, shtator 1997 me një dëshirë të mirë që studentët shqiptarë nëpër universitetet islamike të mos radikalizoheshin, por ata mjerisht siç ishin përgatitur ashtu dhe vazhduan, duke u përpjekur me çdo kusht e çdo mënyrë të ndikonin tek shqiptarët myslimanë me qëllim për ti përdorur ata për programet e tyre ekstremiste. U përqendruan se pari me propaganda fetare, duke treguar gjoja epërsinë e një kodi fetar mbi një tjetër,  pastaj nisen përpjekjet për rrënimin moral të figurave që përbejnë themelet e kombit shqiptar. Bënë atë që bëjnë ndërtuesit kur duan të rrënojnë një shtëpi e të ngrenë një tjetër,  pra të shembin shtetin shqiptar laik e të ndërtojnë një shtet fetar islamik radikal, e për këtë u hodhën edhe në rrënimin e historisë. Përfituan nga ideja se historia e krijuar në kohën e monizmit ishte manipuluar dhe duhej një histori e re sepse, sipas ekstremistëve turko-osmanët, nuk kanë qenë pushtues por shpëtimtarë të Shqipërisë e të shqiptarëve. Pra vrasësin e paraqesin si shpëtimtar dhe pushtimin Osman pesë shekullor e konsiderojnë si një lumturi e madhe e pa rrëfyer më parë dhe këtë ua paska fshehur shteti shqiptar.
Në avancim të ideve të tyre për ndërtimin e Shqipërisë Kalifat, sulmuan me të gjitha mjetet e propagandës Gjergj Kastriotin, gur themelin e kombit shqiptar. Pastaj nisën të merren me figura të tjera përfaqësuese që e ngrenë prestigjin e shqiptarëve në botë, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë  dhe e zgjeruan objektivin e sulmeve me Ded Gjo Lulin, Luigj Gurakuqin, Idriz Seferin e tjerë. Duke përdorur mjete teknologjike bashkëkohore arritën të përhapin idetë e tyre shkatërrimtare nëpërmjet rrjetave elektronike, por përfituan nga tolerance e tepruar e disa kanaleve televizive të Tiranës që u lanë hapësirë për propaganda antikombëtare këtyre kasnecëve të neo-osmanizmit turko-arab. Duke përfituar nga zhgrehja e apatia e Akademisë së Shkencave të Tiranës që ka rënë në duart e ca njerëzve të paaftë e karrieristë, në media e kudo nuk harruan ta ngrinin lart një figurë ndër më të urryerat në historinë e kombit shqiptar, Esat Toptani, të cilin e kanë pudrosur zellshëm edhe gazetarë në ekranet televizive apo duke botuar libra me qëllim për ta rehabilituar, ndërkohë duke denigruar djaloshin trim shqiptar Avni Rustemi.
Në këto rrethana, ajo që ndodhi në sheshin qëndror në Tiranë me monumentin e Gjergj Kastriotit, ngjarje të cilën kërkojnë ta minimizojnë pushtetarët përgjegjës për këtë kryeskandal, nuk është gjë tjetër veç qershia mbi tortë e ekstremistëve fundamentalist islamikë, që arritën të influencojnë edhe mbi drejtuesit e komunitetin shqiptar mysliman, të cilët të paktën në një ditë u bënë palë me ekstremistet. Edhe dalje e një figure hierarkike të komunitetit mysliman në Tiranë, duke i kërkuar falje e ndjesë komunitetit katolik për çfarë ndodhi turpësisht me shtatoren e Gjergj Kastriotit, është pjesë e provokimeve djallëzore sepse Gjergj Kastrioti nuk është figurë vetëm e komunitetit shqiptar katolik, por ai është heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhën në botë duke përfshirë dhe shqiptarët mysliman, ortodoksë, evangjelistë  dhe ateistë. Nuk e dimë sa në këtë ndjesë të dalë boje ka dorë djallëzia apo është e gjithë mosdija, niveli mediokër i oratorit, dhe mungesë e intuitës kombëtare.
Nuk është tepër herët për të thënë se si do të jenë rrjedhimet e deri ku na çon kjo rrugë revanshesh të fanatizmit fetar, për më tepër edhe të vrullit që kanë marrë hordhitë e neo-osmanizmit në trojet shqiptare. Nuk është tepër herët për të venë alarmin që ti pritet rruga mizorisë ogurzezë të fanatizmit fetar. Mendjelehtësia, anashkalimi, duke u fshehur pas tolerancave vetëmburrëse, nuk është gjë tjetër veç një vetëvrasje, të cilën populli shqiptar nuk e meriton se mjaft ka vuajtur nëpër shekuj.
Prandaj them, se kur flasin e shkruajmë në mbrojtje të identitetit tonë si shqiptarë, nuk është punë feje por është punë kombi dhe atdheu.


Shtator 1997-2017

03 September 2017

Të jesh shqiptar nuk është vetëm një fjalë- nga Kolec Traboini






Të jesh shqiptar nuk është vetëm një fjalë...
-Apologjia ime-

Nga KOLEC TRABOINI


Në një shkrim të fundit për çfarë me 1 shtator 2017 ngjau në sheshin “Skënderbej” ku u mbulua shtatorja e heroi tonë kombëtar  Gjergj Kastrioti, shpreha mendimin se nuk është mirë të ndodh kështu dhe se  demonstrimet tendencioze fetare nuk shërbejnë për asgjë të mirë.  Papritmas kundër meje nisën anatemimet,  u hap barku për të nxjerrë të gjitha të këqijat që mbajnë brenda njerëz të fanatizuar që veç rastin presin të shfryjnë me arsye të humbur. Kam një pyetje për të gjitha ata që nuk dinë tjetër veç të shajnë si njerëz ordiner, pa pikë etike dhe mungesë kulture, apo që kërcënojnë duke treguar dhunën si mjet dominimi fetar, pse kështu? Kush ju frymëzon e nxit të bëni shantazhe dhe ofendime të tilla publike Më vjen keq për ta me të vërtetë. Nuk ka dritë në botë ti kërkojë mëshirë errësirës, përkundrazi njerëzit përpiqen që natën sa të jetë e mundur ta ndriçojnë. Kështu funksionon edhe për mendjet e errëta të mbushura skajshëm me fanatizëm fetar. 
E ka thënë bukur e thellësisht të ndjerë i madhi Naim Frashëri tek “Fjalët e qiririt”:

“Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.”

Qëllimi im pra nuk ka qenë tjetër veç ndriçimi i tollovive që po ndodhin me keqpërdorimin e figurave e simboleve që përbëjnë identitetin tonë kombëtar si shqiptar, dhe jo ofendimi në atë që ndokush beson në të drejtën e tij të patjetërsueshme. Duke reaguar ligsht disa po tregojnë se dinë të shkruajnë po nuk dinë të lexojnë. Nuk dinë të perceptojnë mesazhin e një shkrimi të përcjellë në mediat sociale. Ja thelbi i asaj që kam shkruar ”Shqiptarë pa Gjergj Kastriotin nuk ka e as ka për të pasur kurrë!” 
Pse ky keqpërdorim i asaj çfarë unë kam theksuar në shkrimin tim se qëndrimi ndaj Gjergj Kastriotit përcakton identitetin e atyre që janë apo duan të jenë shqiptar. Jua përsëris sepse e shoh se ka shumë mishmash fjalësh e të shara prej njerëzish hakmarrës e inatçorë që nuk kursejnë as të gjallë e as të vdekur. As kjo nuk mendoj se është tipike shqiptare.  Gjithsesi ta keni kuptuar mesazhin tim, them hapur e pa drojë se në pikëpamje studimi apo shkrimi nuk më intereson asnjë fe. Pra pse e anashkalojnë problemin dhe përqendrohet tek feja. Sa për dijeni të atyre që nuk dinë tjetër veç të shajnë e mallkojnë duke vënë soj-soj epitetesh, në fëmijërinë time të hershme, im atë mësues, çdo festë Bajrami me  merrte e shkonim tek nxënësit e tij në Postribë të Shkodrës, që ishin shqiptarë mysliman e që babai im u kishte mësuar të donin Shqipërinë dhe të nderonin Gjergj Kastriotin. Prandaj antimyslimanin shkoni e gjejeni diku tjetër.
Në fokus kam pasur e kam mendimin se identiteti ynë si komb buron nga Gjergj Kastrioti,  ai është e mbetet At-Themeluesi i kombit shqiptar. Dhe është krejt i natyrshëm arsyetimi se ata që nuk e pranojnë apo e dhunojnë figurën e Gjergj Kastriotit, flamurin e tij që është flamuri ynë kombëtar, nuk ka mundësi të jenë shqiptar. Sepse të jesh shqiptar do të thotë të kesh disa atribute dhe principe që përmbajnë krenari dhe detyrime. Nëse ndokush pretendon se at-komb formuesi i kombit të tij është Sulltan Murati që e ka tyrben në Prishtinë, dhe atë e ka hero kombëtar, me falni por ai ndokushi nuk ka se si të jete shqiptar, por turk, selçuk, arab, mongol apo diç tjetër. Prandaj flisni për thelbin e problemit sepse unë nuk ja mohoj fenë askujt dhe as që më intereson të diskutoj punë feje. Përkatësia fetare është një gjë personale dhe duhet të mbahet personale. Mburrja në publik për përkatësinë fetare dhe demonstrimi i tejskajshëm në një vend me pluralizëm fetar e kompromenton besimin. Gjithësesi nuk pranoj të hyj në asnjë debat të karakterit fetar por vetëm kombëtar.
Kombi është mbi politikën apo religjionet. Kushdo që ndjehet krenar për identitetin e tij si shqiptar është miku dhe vëllai im, kujtdo feje ti përkasë në besim, por feja të shkojë e të rrijë nëpër tempuj se atje e ka vendin.
Të gjithë ata që janë të fiksuar pas ideve fetare deri në marramendje e errësim të logjikës, i këshilloj të mos i lexojnë shkrimet e mia. Unë shkruaj për mendje të kthjellëta dhe për shqiptarë të vërtetë e jo patriotë me bateri që thonë jam shqiptar e mendjen e kanë Erdogan e Arabi. Gjithçka që shkruaj, e përsëris, e fokusoj në planin kombëtar. E në i doni mendimet e mia hapur e me sinqeritet, mua më vjen fort keq kur shoh që intelektualë shqiptar të besimit mysliman, njerëz shumë të mirë e të kulturuar, të heshtin para të tilla mynxyrave kur u kish dashtë që ata të flisnin të parët, pa na lënë atë barrë neve. Por nëse ata heshtin unë nuk mund te hesht. Pyetja ime nuk i është drejtuar gjithkujt por atyre myslimaneve që ishin në atë shesh me emrin “Skënderbej” në Tiranë me 1 shtator 2017 ku u përdhos figura e heroit tonë kombëtar duke e mbuluar, dhe kryekreje u drejtohet atyre që shajnë dhe e përbuzin Gjergj Kastriotin. Jam fort dyshues se mund të këtë shqiptarë të vërtetë që e dhunojnë imazhin e At-Themeluesit të Kombit te tyre.
Gjergj Kastrioti para se në një monument në sheshet që mbajnë emrin e tij në kryeqytetet arbërore, është në zemër të shqiptarëve dhe atje nuk mund ta prek kush në jetë të jetëve. Ai është i përjetshëm në zemrat tona e, siç na mbrojti nga hordhitë barbare osmane, ashtu dhe ne shqiptarët që kemi genin e tij, do ta mbrojmë deri në fund Atin e Kombit, Gjergj Kastrioti!
Ata që tallen me emrin e tij e vërtetojnë katërçipërisht se janë pjellë bastardë  ngecur si mish i huaj në trojet shqiptare. Nuk ka asnjë arsye tjetër kjo sfidë e tyre e inspiruar nga qarqe antishqiptare të cilat financojnë miliona euro-dollarë  për të prishur ekuilibrin social në trojet shqiptare. Projekti i fshehtë për të krijuar  shtetin neo-otoman në Ballkan nuk është përrallë dhe as një imagjinatë libreske, por një realitet për të cilin punojnë agjendat lindore. Keqardhje është se për të përballuar këtë rrezik, qarqe të caktuara në Europë nxisin krijimin e Jugosllavisë së re. Shqiptarët nuk duhet të bien viktimë e asnjërit krah, por të shohin zhvillimin e forcimin e shteteve të veta nëpërmjet një kordimini ndërshqiptar.
Ajo çfarë dua të theksoj është se dëmin më të madh drejtuesit e Komunitetit Fetar Mysliman të Shqipërisë, duke e mbuluar monumentin e Gjergj Kastriotit e duke bërë ceremoni masive fetare në sheshin që mban emrin e tij,  ja kanë bërë shqiptarëve të besimit mysliman. Duke i paraqitur besimtarët myslimanë me pa të drejtë si anti Skënderbe dhe duke i shfaqur në publik si një copëz e kulturës arabe, çfarë në të vërtetë nuk janë.  
Nuk kanë pse mërziten nga pyetja ime ata që vënë kombin para fesë, sepse për ata nuk kam asnjë pyetje janë vëllezërit e mi të një gjaku dhe të një ideali kombëtar çfarëdo besimi ti përkasin.
Kam bindjen që Gjergj Kastrioti nuk është simbol fetar kristian, por prijës dhe hero kombëtar i shqiptarëve. Edhe sikur Papati të kërkonte ta bënte shenjtor të katolicizmit, unë i pari do të thosha publikisht jo. Ai është gur themeli i kombit tonë, atdheut tonë, ku duhet të jetojnë në harmoni të gjithë besimet, por si një shtet modern laik ku shteti dhe feja janë të ndara dhe gjithmonë me prioritet shqiptarinë.
Të jesh shqiptar nuk është vetëm një fjalë, është edhe një vepër, e bashkë me të një përkushtim e nderim për kombin të cilit i përkasim.

3 shtator 2017