Ekstremisti islamik deklaron në media se myslimanët në Shqipëri janë turq dhe Komuniteti Mysliman hesht.
Nga KOLEC TRABOINI
Ja çfarë i shkrova një personi pasi me
insinuoi se qenkam ana tjetër e medaljes së mercenarit të
neo-osmanizmit, ekstremistit Olsi Jazexhiu:
Ashtu qofsha gjithmonë, dhe vdeksha po kështu,
ana tjetër e medaljes së zorraxhinjve të Orjentit që e shesin atdheun për një
grusht para të qelbura. Kësisoj unë vazhdoj rrugën atdhetare të tim Ati.
Gjithësesi unë në shkrimin tim qe rreh
rreth temës se Komuniteti Mysliman ka ardhur koha të deklarojë... nuk kam
cituar askënd personalisht sepse kundërshtimi im nuk ka qenë me persona të veçantë
por me një veprim absurd e sfidues publik. Po ty e te tjerëve pse po ju djeg aq
shumë dhe reagoni aq ashpër. Pyetja ime deklarohuni se jeni shqiptare ka qene për
Komunitetin Mysliman të Shqipërisë që ka dhe një hierarki. Çfarë pune keni ju
individualisht. Pse duhet që kur shtrohet një çështje e përgjithshme duhet patjetër
ta merrni personale.
Kur Olsi Jazexhiu thotë ne media këto
ditë se të gjithë shqiptarët myslimanë janë turq, ti e shume si ti, kritizerët
e mi, heshtni, e kur unë shkruaj se shqiptarët myslimane duhet të deklarohen për
të mbrojtur identitetin e tyre si shqiptarë, ti e shumë të tjerë hidheni sikur t’ju
ketë pickuar miza. Kjo me të vërtetë të lë një shije të hidhur. Pyetni veten përse.
Çfarë është kjo sedër. Pse ky dallim. Dhe pse heshtni kur Olsi Jazexhiu ka
marre përsipër te flasë edhe në emrin tuaj përderisa thoni se jeni shqiptarë të
besimit mysliman. Mua nuk më intereson feja e askujt, as e juaja, nuk ka nevojë
të më thoni se çfarë besimi i përkisni, me intereson vetëm aspekti kombëtar. Pra
ju e toleroni sfiduesin tuaj, heshtni dhe përdorni insinuata ndaj meje. Edhe të
shara, edhe kërcënime. Kjo tregon në të vërtetë se ju keni problemin diku tjetër,
nuk e keni me mua por me veten dhe duhet
ta gjeni tek vetja. Pa le kur në këtë punë te marrëzishme përzihet edhe një kuadër
seksionesh i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe me media sociale debaton
e grindet e shan, dhe predikon sikur të ishte një imam në xhami. Dhe as që i fryn
ndopak për heroin kombëtar të shqiptarëve të fyer publikisht në mes të kryeqytetit
nga hierarkia e Komunitetit Mysliman.
Unë nuk mund të hesht kur përdhosët
figura e heroit kombëtar, me etiketoni si të doni, por nuk mund të hesht edhe
kur del një zagar i shitur antikombëtar dhe kërkon të njollosë tërë shqiptarët
e besimit mysliman, prandaj është shtruar pyetja ime, për ti mbrojtur e jo për
ti sulmuar. Por sedra e sëmur e fetareve fanatik nuk i lë të kuptojnë të mirën
e të keqen, të bëjë dallim në mes tyre, por
shkojnë pas berihait të një të marri si Olsi Jazexhiu.
Hierarkia e Komuniteti Mysliman i cili mbahet me parat e taksapaguesve shqiptarë duhet të reagojë e të distancohet nga deklarime të tilla ne media madje edhe të imamëve te saj që kërkojnë heqjen e shtatores së Gjergj Kastriotit, të shprehet a është apo jo Hierarkia e Komunitetit Mysliman me atë çfarë thotë një renegat kombëtar që pretendon të flasë në emër të gjithë myslimanëve në Shqipëri e duke i konsideruar ata si turq. Nuk jam unë që e them këtë është ai, myslimani ekstremist fanatik Olsi Jazexhiu, që punon për agjenturat turko-arabe, sepse ata e konsiderojnë, e trumbetojnë, e shpallin botërisht Shqipërinë e Kosovën si një copë Turqi e vogël. Po pse nuk merreni me të? Ky është vërtetë një problem jo i vogël.
Hierarkia e Komuniteti Mysliman i cili mbahet me parat e taksapaguesve shqiptarë duhet të reagojë e të distancohet nga deklarime të tilla ne media madje edhe të imamëve te saj që kërkojnë heqjen e shtatores së Gjergj Kastriotit, të shprehet a është apo jo Hierarkia e Komunitetit Mysliman me atë çfarë thotë një renegat kombëtar që pretendon të flasë në emër të gjithë myslimanëve në Shqipëri e duke i konsideruar ata si turq. Nuk jam unë që e them këtë është ai, myslimani ekstremist fanatik Olsi Jazexhiu, që punon për agjenturat turko-arabe, sepse ata e konsiderojnë, e trumbetojnë, e shpallin botërisht Shqipërinë e Kosovën si një copë Turqi e vogël. Po pse nuk merreni me të? Ky është vërtetë një problem jo i vogël.
Heshtja tregon se o keni frikë, ose
jeni në një mendje me të e kjo i bën dem në radhë të parë shqiptarëve të
besimit mysliman. Nëse nuk e kuptojnë këtë atëherë shteti shqiptar laik duhet të
rishikojë se a meritojnë këto komunitetet fetare të mbështeten financiarisht me
paratë e shqiptarëve?
Sa me përket mua, jam trashëgimtar i
atyre që e bënë këtë Shqipëri. Kurrë nuk do të hesht! Edhe pse ekstremistet dinë
si tua mbyllin gojën njerëzve te lire, që nuk e durojnë mbi krye errësirën mesjetare,
dinë si ta heshtin përgjithmonë, por veç
mendimin tim kurrë nuk mund ta ndërrojnë. Nëse nuk e kuptoni ju e të gjitha ata
që mbllaçiten me fjalë ordinere, që tregon se çfarë brumi janë, çfarë prejardhje
kanë, zamet e keni e ndaloni pak në këtë blog- informativ mbi Atin tim e keni
rast të shihni e të konstatoni se çfarë më lidh mua me këtë vend e këtë popull
të Gjergj Kastriotit e jo të buburrecave turko-osmane mbetur si vemje të zeza në
tokat shqiptare.
© Kolec Traboini
5 shtator 2015
5 shtator 2015