Nga qëndrimi i gjatë mohues, mesa duket diçka ka ndryshuar në vitin 2014, këtë vjeshtë shtatorja e Edgar Allan Poes, që shihet në këtë foto të "The Paris Review" do të vendoset në një shesh të Bostonit, vendlindjes së poetit.
Nga KOLEC TRABOINI
Sa më shumë shkonin vitet, aq më tepër rritej fama e këtij shkrimtari që tashmë mbarë bota e konsideron si një gjeni. Shumë qytete në Amerikë e kanë nderuar duke krijuar muzeume apo buste e pllaka përkujtimore nëpër vendet ku ka jetuar. Por veç kurrkund nuk ka një muze ku të shkruhet e thuhet se këtu ka lindur gjeniu Edgar Allan Poe. Shumë kush e kapercen këtë moment të jetës së shkrimtarit, madje edhe kur e dinë vëndlindjen e tij, për të cilën vjen në ndihmë edhe epistolari i vetë Allan Poes, thëniet e tij.
Mattheu Pearl nga Kambridge
Massachusets, author i veprës , "Hija e Poes” shkruan se :”Kurrsesi nuk
shtrohet çeshtja se Poe e abandonoi Bostonin, përkundrazi shtrohet çeshtja
tjetër, pse Bostoni vazhdon ta abandonoje Poen”.
Kjo është një e vertetë e dhimbshme për
dashamirësit e letërsisë aq më tepër kur ndër njëmijë reliket historike që ka
Bostoni, si një qytet i madh turistik, nuk ka as muzeum e as statujen e tij në
ndonjë nga sheshet e veta të shumta kur këtë e kanë dhe komunitetet nga Europa,
ta zëmë grekët kanë organizuar një shesh me monumentin e Aleksandrit të Madh që
e konsiderojnë të vetin. E vetmja shenjë që tregon lidhjet e Edgar Allan Poes me
qytetin e Bostonit është një pllakez e vogël përkujtimore në vendin kur ka
lindur poeti, në faqen e murit të një dyqani valixhesh e çantash. Ndoshta ky
indiferentizëm është shkaku që shoqata e studimeve për veprën e Poes e kishte lënë
kryeqendren e Nju Inglandit jashtë programit për festimin e 200 vjetorit të
lindjes së shkrimtarit qe u organizua në vitin 2009.
Në ditën e 19 janarit, në Boston nuk u
pa kurrfarë veprimtarie që të binte në sy, ndërkohe që u përkujtua me nderime
të medha në tërë bregun lindor të Amerikës, që nga Baltimorja, Riçmondi,
Filadelfia dhe Sharleston, ku admiruesit e tij u mblodhën dhe dëgjonin në
heshtje medituese “ Raven” të Egdar Allan Poes.
Shtëpia, për të cilat studiuesit thonë
se ka lindur ky gjeni i letërsisë botërore, nuk ekziston më. Diku pranë Theater
Distrikt në Boston është një park-ofiçinë e madhe e ndërtesës shteterore të
transportit. Në vitin 1960 shtëpia ku kishte lindur poeti u prish, ndersa në
1989 një seksion i rrugës Carver Street ishte riemeruar me emrin Poe, mirëpo
sot kurrkund nuk ka ndonjë shënim apo tabelë që të tregojë se ky seksion rruge
ka emrin e poetit.
Edgar Allan Poe ka lindur në Boston me
19 janar 1819. Prindërit e tij Eliza dhe David Poe ishin aktorë shetitës dhe
jepnin shfaqje në këtë qytet.
Sipas studiuesve, kur Poe ishte një
vjeç, prindërit e tij e lanë qytetin e Bostonit, ndërsa kur kishte mbushur tre
vjeç të dy prindërit i vdiqën duke e lënë jetim. E mori për ta rritur familja
Allan në Riçmond, dhe për këtë ai emrit të tij i bashkangjiti edhe emrin e
familjes së mirëbërësve të vet, pra Edgar Allan Poe.
Është vertetë për t`u çuditur për këtë
neglizhencë të Bostonit, këtij qyteti të njohur për emra të mëdhej në letërsi.
Këtu admirohet e ruhet plot përkujdesje emri i Longfellout, apo edhe i
Hauthorne të cilët ishin bashkohës të Poes dhe në atë kohë vlerësoheshin më
shumë se kushdo.
Në sytë e bashkohësve të vet Poe nuk
ishte veçse një autor i zakonshëm dhe disi i çuditshëm. Madje sipas të dhënave
të studiuesve, Poe dhe Longfellou nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin, madje duke
përdorur edhe akuza për plagjiaturë.
Në librin e tij të parë "Tamerlan
dhe poema të tjera," të cilin e kishte botuar vetë në vitin 1827, kur
ishte 18 vjeç, në një stil jo të zakonshëm për kohën tij, libri shënonte
autorin vetëm me emrin “Bostoniani”. Disa studiues kanë hedhur idenë se Poe
vinte emrin e qyteteve në perpjekje për të shitur librat e vet. Por studiuesi
Pearl thotë se Poe vertet shkonte nga një qytet në një tjetër në Bregun Lindor
të Amerikës, por më shumë kohe ai ka qëndruar pikërisht në Boston ku dëshironte
të kishte shtëpinë e tij.
Në vitin 1845 Poe bëri një lexim
katastrofal në Liceun e Bostonit. Shtypi dhe shkrimtarët e tjerë e paraqitën si
një dështim të tij të plote. Poe ishte udhëzuar të paraqiste diçka të re që nuk
e arriti, madje e cilësuan se poeti u afroi dëgjuesve diçka që pretendohej të
quhej poemë, duke shkuar edhe me tej, se autori u paraqit shumë pompoz dhe
shumë pretendues.
Duke dashur të mbrohej nga sulmet në shtyp, Poe do të thoshte se leximi i tij ishte veçse një rreng i tij pa të keq për bostonianët.
Duke dashur të mbrohej nga sulmet në shtyp, Poe do të thoshte se leximi i tij ishte veçse një rreng i tij pa të keq për bostonianët.
Në të njejtin vit ai do të shërbente
për pesë muaj në ushtri në kështjellën e ishullit në South Boston, ku sipas
gojëdhënave kishte dëgjuar rrëfimet e një ish të burgosuri që e frymezuan të
shkruante "The Cask of Amontillado .".
Në vitin 1848 kur i kishte vdekur e
shoqja, Virgjinia, poeti i madh kishte tentuar të vriste veten duke pirë një
doze të lartë ilaçesh. Fatmirësish iu gjend pranë një mik i tij, i cili e
ndihmoi që t`i villte e kështu e shpëtoi nga vdekja. Kjo ngjarje kish ndodhur
në Boston. Mesa duket gjeniu Allan Poe kishte vendosur t`i jepte fund jetës
pikërisht në qytetin ku lindi.
Pasi krijoi kryeveprën e dhimbjes së
tij me titull “Eureka” në kujtim të së shoqes, Edgar Allan Poe do të pësonte
tronditje psiqike që do ta shkaterronte përfundimisht. Kish derdhur në atë
krijim, tërë dufin e shpirtit të tij, tërë dashurinë e dhimbjen dhe nuk i kish
mbetur më kurrnji fare force a kurajo për të jetuar. Shkrimtari ndër më të
mëdhenjte e Amerikës për të gjitha kohërat, do të mbyllte sytë përjetë në një
mënyrë disi enigmatike. Ca shkruajnë se ajo ditë ishte ngjarje e veçante sepse
zgjidhej presidenti i Amerikës. Sipas studiuesve gjasat janë që një grup
itharësh presidenciale e kishin marrë dhe e kishin rrahur e braktisur në gjendje
të dehur. Ashtu mbaroi. I pushoi se rrahuri zemra. Vdekja do ta rrëmbente
gjeniun me memorie të humbur, i braktisur e në varfëri, në Baltimore Maryland me 7 tetor 1849, teksa brigjet
rriheshin me tërbim prej dallgëve të oqeanit Atllantik. Që nga ai çast, Edgar
Allan Poe do të niste udhën e pavdeksisë në mendjet e zemrat e miliona
njerëzve, por edhe nën indiferencen e çuditshme dhe të pakuptueshme të qytetit
ku lindi, Bostonit, për të realizuar kështu thënien biblike: “Nuk bëhesh dot
profet në vëndin tënd....”
Nga qëndrimi i gjatë mohues, mesa duket diçka ka ndryshuar në vitin 2014, këtë vjeshtë shtatorja e Edgar Allan Poes, që shihet në këtë foto të "The Paris Review" do të vendoset në një shesh të Bostonit, vendlindjes së poetit.
Nga qëndrimi i gjatë mohues, mesa duket diçka ka ndryshuar në vitin 2014, këtë vjeshtë shtatorja e Edgar Allan Poes, që shihet në këtë foto të "The Paris Review" do të vendoset në një shesh të Bostonit, vendlindjes së poetit.
NEXT: DREJTESIA ZE LARASKA NE POGRADEC
http://traboini1.blogspot.com/2014/04/drejtesia-ze-laraska-ne-pogradec-nga.html
http://traboini1.blogspot.com/2014/04/drejtesia-ze-laraska-ne-pogradec-nga.html