VATERLOJA POLITIKE E TIRANËS
- Bosat e shtetit -
nga KOLEC TRABOINI
- Bosat e shtetit -
nga KOLEC TRABOINI
Jemi kësisoj si në kohën e triumviratit të Jul Çezarit me një pushtet që shfaqet si një kurorë mbajtur në tre gozhda e ku gozhda e Saliut nuk ka gjasa të zhgulet në të gjallë të tij. Veç Zoti mund ta ndryshojë këtë raport. Por Zotit nuk i intereson politika e shqiptarëve dhe i lë gjërat të rrjedhin siç duan njerëzit. Përfundimisht mund të themi se shteti shqiptar është i përqendruar në tre shtylla Rama, Meta dhe Berisha (presidenti është inekzistent ndoshta jo plotësisht për fajin e tij), ku Meta qëndron në mes dhe është forca ekuilibruese e triumviratit të ri shqiptar prej të cilit kurrnjë të mirë nuk pret ky popull.
Kalkulimi për
goditjen e Lazaratit është bërë në marrveshje të plotë me emisarët e BE dhe të
Ambasadorit Arvizu. Sado të përpiqen ta mohojnë maja e aisbergut duket dhe
pjesa e nënujshme fare lehtë përftyrohet. Dhjetë ditë më pare se të ndodhte ndërhyrja
e shumëpërfolur, ministri i brendshëm kishte një platformë tjetër, të një
zgjidhje europiane, gjithëpërfshirëse, si është e mundur pra që po ky ministër
bën një zgjidhje të një goditje rrufe që më shumë se stil europian të jep përshtypjen
e një inkursioni hollivudian stil Rambo. Pra hezitimit të gjatë të qeverisë shqiptare
për të ndërhyrë me trupa speciale, ju gjëndën pranë ndërkombëtarët për dy arsye.
Arsyeja e parë ka të bëjë me fasadën, që të krijohet përshtypja se Qeveria shqiptare e
ka gjëndjen nën kontroll dhe ësht ë në rrugë të mbarë. Pra një show për të kënaqur
europianët të cilët e dinë mirë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht të
vërtetë për të qënë pjesë e integrimit europian, dhe përgjegjësia është së pari
e politikës. Natyrisht politika duhej
ndihmuar, duhej shpëtuar sepse refuzimi i tretë do ti të varroste politikën
shqiptare përfundimisht dhe nuk mbetej
veç të shiheshin aleanca lindore në segmentin Turqi Kinë, mirëpo kjo nuk u
interesonte të dërguarve europianë. A nuk e shihni çfarë bën Europa për të
tërhequr Serbinë nga prëhëri rus? Tani në Beograd shkon dhe Toni Bler. Anipse
Lazarati nuk ishte në asnjë nga 12 pikat e kushteve, papritur shqiptarët e politikës
dhe emisarët e huaj e vunë si pikë të parë krejt e paqënë. Sepse ishte i vetmi
kusht që mund ta realizonin dhe atë gjithësesi me vështirësi sepse u vunë 1000
policë kundër 15 antarëve të një bande të armatosur nga të cilët u arrestuan
vetëm kush u dorëzua, të tjerët ikën në drejtim të paditur. Si ti përpinte dheu.
Kjo tani shitet si sukses kur kurrfarë suksesi nuk është sepse kjo mund të bëhej
pa patur nevojë të pushtohej ushtarakisht Lazarati dhe të turpërohej policia,
megjithëse propoganda po e shet disfaten si lavdi.
Arsyeja e dytë
ka të bëjë me Ambasadorin Arvizu i cili tashmë nuk e honeps Berishën, dhe me të
drejtë sepse është brenda konceptit amerikan, kur je në pushtet je gjithçka,
kur zbret nga pushteti je një qytetar i thjeshtë. Kështu do të thjeshtëzohet
edhe Arvizu në Amerikë kur të lëshoj postin për një tjetër. Por Arvizu nuk mund
të puqet me mendimin se ndërsa ai do të shkojë e do të thjeshtëzohet në SHBA,
Berisha do të vazhdojë të jetë faktor dhe i përnatshëm në qëndër të vëmëndjen në
Shqipëri. Por përtej ndjesive personale ndaj atij që e quajti “burrë shteti”,
ka edhe pasigurinë se socialistët nuk do të dijnë të mbajnë pushtetin përballë
një dinosauri politik si Berisha që manipulon gjithçka në këtë vend, ndaj jo më
kot ia zgjatën mandatin që i ka skaduar si ambasador Aleksander Arvizut, për eleminimin politik përfundimtar të Berishës për ti
lënë krah të lirë Lulzim Bashës. Për
realizimin e kësaj ai mesaduket ka
menduar për një sërë masash që duheshin marrë për ti dobësuar pushtetin politik
Berishës. Ai e ka dëgjuar Ministrin e Brëndshëm Tahiri në intervistën
televizive mbi zgjidhjen e problemit të Lazaratit në plan europian dhe ka
mbetur i pakënaqur duke i sugjeruar zgjidhjen e problemit në stil amerikan. Dhe
kështu të bindurit tanë e kanë pranuar goditjen me stil Rambo mbi Lazaratin.
Por llogaritë nuk dolën siç u menduan me shkakun se ato 1000 policë shqiptarë,
ca thonë edhe specialiste italianë ndërhyrjesh, nuk patën sukses me blicin e tyre
sepse u frenuan nga 15 njerëz, kaçakë të armatosur, mercenarë fshatarë këta të bosave të droges, të cilët rezistuan në
pesë ditë, por nuk vranë njeri, ikën nga sytë këmbët në drejtim të paditur duke
ua lëshuar fshatin policisë që hyri si triumfatore e lodhur e raskapitur deri në
palcë. Ca thonë edhe e uritur. E për ti dhënë një gjallëri e publicitet aksionit
nxorrën në foto dhe një vajzë të bukur, e denjë për Mis Albania, me uniformën e
policit dhe automatik në dorë. Tani në internet të rinjtë po çmënden pas kësaj
fotografie që vërtetë është e admirueshme, por gjithësesi policja e bukur nuk e përballon suksesin e betejës së pesë ditëve
kuturisje, por propoganda është propogandë ajo do bëjë punën e saj sa të shuhet
zhurmënaja e betejës e pjatave e pirunëve në Padam dhe beteja raskapitese në
Lazarat.
Gjithësesi qëllimi
politik u arrit, klanit të Berishës ju pre mbështetja financiare nga bastionet
e Lazaratit dhe si e tillë ai tashmë financiarisht mbetët i dobët. Fakti se kryetari
i fshatit Lazarat gjithnjë është gjëndur nëpër grevat e metingjet e PD tregon
shumëçka për lidhjet e kësaj partie me republiken e kanabisit. Por megjithë se
kjo zgjidhje me goditje të përqendruar policore është në interes të
kryeministrit dhe të Ambasadorit që duan shmangjien e Sali Berishës nga skena
politike, ose të paktën dobësimin e tij maksimal, kjo nuk i shkon për shtat
politikës së LSI-s. Asaj i
intereson të vazhdojë aleancën me PS dhe Ramën, por jo dhe aq sa këta të fundit
të forcohen aq shumë sa të mos ja ndjejnë më nevojën LSI, aq më tepër që kjo nuk do që PS të jetë plotësisht e sigurtë.
Jemi kësisoj
si në kohën e triumviratit të Jul Çezarit me një pushtet që shfaqet si një kurorë mbajtur në tre
gozhda e ku gozhda e Saliut nuk ka gjasa të zhgulet në të gjallë të tij. Veç
Zoti mund ta ndryshojë këtë raport. Por Zotit nuk i intereson politika e shqiptarëve dhe i lë gjërat të rrjedhin siç
duan njerëzit. Përfundimisht mund të themi se shteti shqiptar është i përqendruar
në tre shtylla Rama, Meta dhe Berisha (presidenti është inekzistent ndoshta jo
plotësisht për fajin e tij), ku Meta qëndron në mes dhe është forca
ekuilibruese e triumviratit të ri shqiptar prej të cilit kurrnjë të mirë nuk
pret ky popull. Pa daljen e Sali Berishës, Fatmir Mediut dhe grupimit ish qeveritar në gjyq, nuk ka shpresë që Shqipëria të kthehet në normalitet. Por kjo mjerisht
nuk ka asnjë gjasë të ndodhë me këto raporet e aleanca që janë krijuar, prandaj
shqiptarët të mos jetojnë me iluzione kultesh por të kuptojnë se është koha për
të nxjerrë në skenë forca e individ të një fryme të re e me energji pozitive në
politikë që i tejkalojnë këto konspiracione që e kangrenzojnë shoqërinë
shqiptare, që më shumë të kujtojnë klanet mafioze se sa politikën e shtetit të ligjit
dhe të së drejtës.