ZEUSIT I LAJKATOHEN TË GJITHË
- një apologji e domosdoshme-
shkruar nga Kolec TRABOINI
Ka lexues e miq që tek më shohin
se dal ndonjëherë(e jo veç ndonjëherë) në
kundërshti me stafin e skafit qeverisës për të cilët kam shprehur botërisht përkrahjen
time me shkrime në shtypin shqiptar dhe në Diasporë, dhe votën time e kam
deklaruar, të thonë pra se ky diçka ka që grindet, diç i premtuan e s’ja dhanë.
Kurrë mos u bëftë kjo gjëmë në
mua. Që të mos ketë njeri ndonjë iluzion
po ju deklaroj se vërtetë jam i hidhur kur zhgënjehem e kur shoh se mosmirënjohja
bëhet tipar sunduesish, kolltukofagësh, administrratoresh mediokerr, ministrash
havadan apo magjistrica kuintash, të cilët
deri dje shfaqeshin si përulesia vetë e sot as nuk pranojnë të përshëndesin kur
të shohin në rrugë. E thjeshtë për t’u kuptuar e trishtueshme për tu pranuar . Ti si qytetar e votues tashmë
je inekzistent.
Është e vërtetë se kam dhënë
kontribut të bëhet rotacioni, të vijë Rilindja e shoqërisë shqiptare, por nuk
kam bërë asnjë kontratë që të hesht kur qeverisësit që unë kam zgjedhur me dëshirë
të bëjnë prapësira apo veprime që shkojnë në kundërshti me interesat e popullit
tim. Prandaj më shihni se kurrë nuk hesht e shpesh e më shpesh grindëm. Kontratë
nuk e bëj me askënd në botë veç me ndërgjegjën time. I falem lirisë së mendimit
dhe njeriut të lirë gjithashtu, se kështu
e vetëm kështu krijojmë një komb të fuqishëm burrash e grash me dinjitet.
Kombet e fuqishme përbëhen nga njerëz me karakter te forte, ky eshte mesimi me
i madh qe me kane dhene te paret e mi nga Malësia e Madhe, por edhe Amerika. Kush
jeton në Amerikë e di çfarë është dinjiteti, krenaria dhe personaliteti i një
amerikani qoftë dhe më i thjeshti, i cili nuk ja ka zili as Presidentit të
Shtetit. Në Amerikë për nga personaliteti gjithësekush është një president. Kështu
ëndërroj e luftoj të bëhet në Shqipërine , që as nuk ua shes e as nuk ua fali djajve të politikës.
Kur ke një kauzë të tillë nuk besoj se të hyjnë
në sy privilegjet që mund të bëjnë administrucat e katakombeve të shtetit që
pas 23 qershorit 2013 na u shfaqën si kofini pas të vjeli (me shkakun e thjeshtë
se ishin ende në prehër të idhullit të
vet pa krye – a thënë ndryshe Adami gjatë luftës qëronte qepë), e megjithatë në saj të bythpërdredhjeve ja
arritën që shportëzat e veta ti mbushin plot. Falë Zeusit në Olimp që fatet njerëzore i përcakton
me gisht.
19 qershor 2014
NEXT: ---> 24 shkrime link :
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI