PUNË KULTURASH- NGA TIRANA NË PRISHTINË
E di që Bibliotekën Kombëtare në Tirane e kanë rrudhur keq e më keq, e kanë vendosur me dalje nga pjesa anësore e Pallatin të Kulturës si apendiks, me shkakun se ky shtet që shet edhe brekët e veta, ua ka dhënë me qera hyrjen kryesore të këtij Pallati që e ka mbiemërtimin Kulture, disa kompanive e firmave private, por edhe Biblioteka Kombëtare e Prishtinës nuk më pelqen, më duket si saraj sulltanësh.
Nga Kolec
TRABOINI
Gjithmonë i kam vlerësuar bibliotekat sepse ato
janë thesari i dijeve njerëzore dhe kam vënë re se në Amerikë bëjnë kujdes dhe
japin fonde të mëdha për biblitekat e shteteve. Nëse do të merrnim një shëmbull
në Boston do të thonim se godina e “Boston Public Library”është me të vërtetë
një ndërtim i madh mbrëslënës, një ndërtesë me kollona larta që sapo e sheh të çon
mendjen tek stilin glorioz romak. Gjithçka flet për lavdinë e dijeve brenda një
trukture solide sikur të thoshte se në këto tempuj dijesh qëndrojnë themelet e
shteteve. E di që Bibliotekën Kombëtare në Tirane e kanë rrudhur keq e më keq,
e kanë vendosur me dalje nga pjesa anësore e Pallatin të Kulturës si apendiks,
me shkakun se ky shtet që shet edhe brekët e veta, ua ka dhënë me qera hyrjen kryesore të këtij
Pallati që e ka mbiemërtimin Kulture, disa kompanive e firmave private. Madje
njëra nga ato e ka modifikuar për sallë filmash apo mbledhjesh përkundrejt
shumave të mëdha 400 apo 600 euro për një ore promovin apo premiere filmi. Me e trishtueshme është se masakrat ndaj
institucineve të artit vazhdojnë të jenë të pandryshuara edhe me ndrrimin e
qeverisjes. Kësisoj në qëndër të Tiranës
kemi një Pallat Kulture që nuk ka të bëjë në asgjë me kulturën, e fale zotit që
nuk e kanë mbyllur dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, salla e të cilës është
katandisur si një teater provincial me ndenjëse erë djersë a diç më shumë.
Po le të kalojmë në kryeqytetin tjetër të
shqiptarëve se tashmë kemi si shqiponja me dy krerë edhe dy kryeqytete. Kisha
parë në fotografi shumë herë Bibliotekën Universitare të Prishtinës por asnjë
herë nuk e kisha kuptuar pamjen e saj. Që në fillim kishte lindur një lloj
mospëlqimi mes meje e atij ndërtimi që e konsideroja apokaliptik. Këto ditë
gushti u gjenda pranë ngrehinës së Bibliotekës së Kosovës. Këtu problemet nuk qëndronin
si në Tiranë. Shteti këtu nuk ja kish shitur shpirtin bizneseve siç ndodh në
Pallatin e Kulturës në Tiranë. Madje në këtë pikëpamja vumë re se Fakulteti
Filologjik i Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka aty pranë ishin në hapsira të
lira dhe gjelbrim, por gjithsesi nuk rri dot pa shkruar për ndjesinë në lidhje
me ndërtesën e Bibliotekës së Kosovës që ka jo pak por 5 mijë antarë të
regjistruar. Një stukturë e mbyllur me
kube që të kujtojnë orjentin, hamamet e lindjes së mesme, a ndoshta diçka edhe
nga fryma mistike bizantine. Gjithë kjo
më ngjallte mendime të ndryshme por asnjë herë me dritë. E sodita gjatë,
dhe u përpoqa ta largoj sadopak ndjesinë
që kisha marrë prej imazheve kartolineske por nuk qe e mundur. Zymtësia më shoqëroi që
nga pamja e jashtme madje edhe hyrja si në koridoret e errta të ndërtimeve
mesjetare. Mu duk se papritur do të më shfaqej trimërisht ndonjë luftëtar
mesjete i veshur deri në dhëmbë me hekur.
Nuk e di kush e ka krijuar këtë model, nga janë
frymëzuar arkitektët dhe sa vlerë i japim si zgjidhje një ndërtese guri futur në
një strukturë hekuri që të krijojnë imazhin e një saraji mesjetar, a përndryshe
të ngjallte ndjesinë e përjetimëve
filmikë kur ndodhte që zinin një kryengritës, e fusnin në kafaze prej hekuri dhe
e shëtisnin në popull. Asgjë në këtë konstruksion nuk më kujtonte dritën, as
dijen, as të ngjallte ndjesinë se në zemër të kësaj ngrehine gjënden dritëzat që
ndriçojnë mendjet njerëzore. Përkundrazi. Po qellimi im i ardhjes këtu nuk
ishte të prekja me dorë një imazh arkitekturor që më kishte krijuar një ndjesi
të turbullt sa herë e kisha parë në foto, por ngase doja të sillja një sasi
librash nga krijimtaria ime, sepse mjaft gjatë kemi shkuar në mosnjohje të njëri
tjetrit. Se njohja nuk është vetëm të takohemi e të pimë një kafe në një lokal
veror të Prishtinës apo ish Bllokun e Tiranës, por edhe të dimë çfarë mendojmë
e çfarë ndjejmë si bashkombas pa fare dallimi në mes nesh, anipse ca fjalamanë
profesionistë Tirane i kanë përrallisjet e ndarjeve në maj të gjuhës. Po dihet,
flet më shumë paraja e serbit se sa mendja e shqiptarit mediatik.
Kësisoj
dhurova 6 tituj librash, “Flamuri në Deçiq”,
“Aristidh Kola”, dhe katër vëllimet e mia të fundit me poezi. Ndërkohë që po
dorëzoja librat nënpunësi plot respekt më njoftoi se Biblioteka tashmë ishte
ndarë, në atë Universitare dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës që është e emërtuar
"Pjetër Bogdani". Më erdhi mirë për këtë emër megjithëse mendoj se emërtimi
i bibliotekave kombëtare që janë unike në një shtet, nuk ja ndjejnë nevojën ndonjë emri për tu dhënë
identitet.
Edhe tek dilja u përpoqa ta zbus vështrimin, me
dëshirën ta shoh ndryshe këtë ndërtesë që më ngjallte një ndjesi të turbullt
por nuk munda. Gjithçka mund të ishte, një muze armësh të ndryshkuara mesjetare
a diç tjetër por jo një qëndër prej të cilës buron drita e dijes. Të paktën ta kishin dhënë me qera e ta bënin bibliotekën në
ndonjë ndërtesë tjetër- thashë me vete,- ta bënin si pushtetar-tregtarët e
Tiranës të cilët duke mbetur peng të mosdijes, ndërkohë që Bibliotekës Kombëtare
i kanë gjetur një furrik,ballin e Pallatit të Kulturës ja kanë dhënë tregtarëve,
si te ishte shteti një fajdexhi qiradhënës. Kush e di ndonjë ditë do të shitet
aty edhe djath kaçkavall si mënyja më preferuar e honxho-bonxhove të kulturës shqiptare.
E akoma më tej ndërtesën e quajtur
Piramida në bulevardin Dëshmorët e Kombit e kanë lënë të rrënohet madje edhe ta zhveshin nga pllakat e mermerit të blera si
frëngu pulën në Itali. Vërtetë kush e mori mermerin e Piramidës, banjot e cilit
deputet a ministër zbukurojnë? E këto nuk janë vetëm punë kulture por edhe punë
vjedhjesh e matrapazllëqesh shtetërore. Për ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve
shqiptarë, që shteti i Salit në mënyrë banditeske ua mori me forcë krijuesve duke i nxjerrë në rrugë të madhe do
flasim një herë tjetër. Meriton vemëndje për faktin se ky akt despotik i shfaq shtetarët e qeveritarët tanë si urithët e
antikulturës paçka se në të vërtetë vishen firmato nëpër dreka e darka
qeveritare apo partiake, por të shkretën mëndje e kanë kashtë e byk.
gusht 2014
NEXT: ---> shkrime- esé- link :
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...
Fejton me shufra ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...
Fejton me shufra ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI