DELIRI I MADHËSHTISË
nga
“kombëtar Hoxhatët 1878 – 1912” deri te “Mesihu i Komunizmit Planetar”
Nga
AGRON LUKA
Historia kombëtaro – vataniste, vazhdon
të vërtitet rreth stërmullarit të ish zyrtarëve otomanistë dhe kultit të
individit të ideatorit të sektit të komunizmit specifik, E. Hoxha!
Flamurët kombëtar të evenimentit të
Ismail Bej Qemalit me 28 nëntor 1912, sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1998,
si “Dita e Flamurit”, nuk ishin asnjëri identik mes tyre dhe me ndonjë të
pretenduar: “si flamuri nacional i Gj. Kastriotit i shek XV ose i pasardhësve
Kastriotë të shek XVI”!
A ka patur një apo disa fotografi
origjinale të gjithë Delegatëve të Kuvendit të Vlorës, 28 nëntor -7 dhjetor
1912, ose më ndryshe kishte fotografi të vitit 1912 apo të vitit 1913?! Ka
ndonjë dorë shkurtuese e retushuese mbi këto fotografi?
Mashtrimi simbas vijës dhe kryeskenarit
të ideuar nga E. Hoxha: mbi “kontributet” e Beqir Hoxhës, në të ashtuquajturën
“Lidhja shqipëtare e Prizrendit”; mashtrim – manipulimi me “Foton e dashur të
vegjëlisë” për xhaxhain “ateist”, Mullah Baba Hysen Hoxha: “si mendimtar e
propagandues, për t’i ndritur rrugën popullit, si krijues i një feje të re, si
kontribues dhe pjesmarrës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, në shpalljen e
pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar”! Ky falsifikim ishte imponuar, në
Kujtimet, në literaturat, në interpretimet e dokumenteve historike, në
faktografitë, në fotografitë e montuara dhe në skenaret e filmave artistikë, të
servilëve të realizmit socialist-hoxhist!)
Paksa Parathënie…
Dihet
tashmë se Enver Hoxha, qysh nga rinia e hershme, na e kishte mbajtur veten si
një studiues vullnetar i teorisë
marksiste…; pak më vonë dhe përgjatë “luftës
nacional – çlirimtare e revolucionit socialist”, filloi të demonstronte një
preferencë si stalinist – leninist; në finale: duke zanafilluar aty nga vitet
1953-1956, duke ia marrë dorën edhe ai vetë kësaj shkënce, fillozofie dhe
praktike, filloit të ëndëronte se, ishte Ai
“teoricieni e klasiku i fundit i zbritur me mision”, i një lloj sekti si
Komunizmi Islamik i Kazermës, me diktaturë politike dhe ushtarake.
Këtë
farë sekti a feje-besimi hibrid të ri të komunizmit me çallmë – sarëk (një
rrangalle e gjysmës së parë të shek XIX), çështë e vërteta E. Hoxha ia
plagjiatoi, njëfarë gjenerali Wilich.
(“…
Wilich era qualcosa di piu, egli era un profeta completo, convinto della sua
missione personale di liberatore predestinato del proletariato tedesco, e come
tale, pretendente diretto alla dittatura politica non meno che a quella
militare. Al comunismo cristiano-primitivo predicato prima da Weitling si
aggiunse in tal modo una specie di Islàm comunistico. Ma la propaganda di
questa nuova religione rimase limitata in un primo tempo alla caserma di
profughi sottoposta al commando di Wilich”. Cit., nga F. Engels, “Per la storia
della Lega dei Comunisti”, 1885, tradotto da “Marx – Engels, Ausgewählte
Schriften”, II, Mosca, 1934, pp. 1-26)
Gjeneral
– Korroneli Hoxha (I vetëgraduar si Zogu I, feldmarshall dhe si Osman Gazepi…),
e ringjalli këtë kalë gërdallë gjysëm të ngordhur, e maskoi dhe e përsosi me
një sasi rekord veprash, saqë pretendoi se, “feja e tij e re social -komuniste”
mund të kishte një vlerë unike dhe mund të zbatohej ndër “popujt e kombet
revolucionare nga natyra” të orjentit, nga Maroku deri në Indonezi! Nga ky
bazament revolucionar, duke modifikuar edhe teorinë e Luftës së Kllasave e cila
do të shtyhej dhe do të zbatohej gjatë gjith socializmit edhe përgjatë fazave
të para të një komunizmi fillestar, mund
të arrihej tek finalia “Uma – Komunizmi Universal Planetar”!
Teoricieni
ynë, ishte i lindur në atë pjesë “të disa popujve të vegjël të Evropës” të
cilët propaganda imperialisto-revizioniste ishte përpjekur t’i injoronte e t’i
denigronte: si trashigimtarë të një kulture të lashtë, si bartës të konvertuar
të një feje e kulture ndriçuese arabo-islamike superiore ndaj kulturës
oksidentale. Mbi të gjitha, kjo “Bota imperialiste – revizioniste socialimperialiste”,
nuk i kishte patar fare në kandar, aftësitë potenciale kreative mendore e
shpirtërore, që fshiheshin sidomos tek populli i vogël i shqiponjave të zeza!
(“Shënime për Lindjen e Mesme”, bot. 1984, f 432, f 434 etj)
“Mesihu
i Ri, i Komunizmit Botëror” (siç e quajti me ironi të thellë prof. A. Pipa,
cit.), mburrej se, përsa i çështjes kombëtare shqipëtare, i kishte patur nja dy
pararendës si shpikësa të “feve të reja kombëtaro – ethnike shqiponjatare”! Në
fakt këta “patriotë”, kishin qenë zyrtarë e fetarë njëkohësisht të emëruar me
rrogë si kolaboratorë të okupatorit ottoman. Thuhet se numri i jashtëzakonshëm
me mbiemrin rekord Hoxha, ndër shqipëtarët lidhet edhe me privilegjin se kasta
fetare nuk merrej nizamë/ushtar.
Përgjithësisht
qyteti i tij Gjirokastra, një fshat i madh me shtëpi guri, shtrihej në një
shpat mali reth një ish kështjelle të meremetuar e rindërtuar disa herë gjatë
periudhave bizantine e otomane mesjetare. Aty rreth v.1430, na kish qenë edhe
si qendra administrative otomane e Sanxhakut Arvanid…
Në
kohën e xhaxhit Enver, nga ky qytet dollën disa korifenj të letrave dhe
shkëncëtarë të shquar të gjuhës shqipe,
të cilë përkrahnin hipotezën e rilindasve të autonomisë kulturore, se gjuha
shqipe na kishte ekzistuar qysh nga koha primordiale e Hyut Zeus shqiponjës në
Tomorr… Në kohën e Dashurisë së Madhe, Enver – Mao dhe anasjelltas Mao – Enver,
kënga “Gjirokastra në shpat mali”, njihej dhe këndohej në të gjithë 800 000
milionshe…
Çështja
e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare ndaj pushtimit feudal dhe kolonial
turk, ishte trajtuar disa herë nga literaturat social-demokrate/komuniste
evropiane. Në Kongresin e Dytë të Internacionales Komuniste, në qershor të
vitit 1920, V. I. Lenini, përsa i përket disa shteteve dhe nacioneve më të
prapambetura, nënvizonte në disa skica, se duhej patur parasysh: “11. … së
treti, se është e domosdoshme të luftohen panislamizmi dhe rrymat e tjera të
këtij lloji (panturqizmi A.L.), që orvaten ta lidhin lëvizjen çlirimtare kundër
imperializmit evropian dhe amerikan me forcimin e pozitave të hanëve,
çifligarëve, mullahëve etj; …”. (“Vepra të Zgjedhura”, bot. 1958, Vëll II, f
712, etj.)
Enveri,
qysh kur I kishte rënë në vesh ky lloj diskutim –orjentimi, nuk para ishte
dakort…
Të
kihet parasysh, rreth 5 shekuj okupacion feudalo e borgjez kolonial dhe e
ashtuquajtura Shqiperia, nuk kishte caktuar në shek XX, as një datë – ditë,
qoftë edhe simbolike si Dita e Çlirimit nga ushtritë okupatore osmano-turke,
madje nuk e ka as sot e kësaj dite! …
Edhe
çështja e një krijimi të, Shteteve të Bashkuara të Evropës, ishte hedhur dhe
diskutuar në fillim dhe pastaj edhe në
mesin e shek XX… (V. I. Lenin, “Mbi parullën e Shteteve të bashkuara të
Evropës”, S.-D., gusht 1915, Vep. të Zgj. Vëll. I, Cit. f 744-747)
Më
1955, ndodhi një krisje e parë: disa parti komuniste, socialiste e
social-demokrate dhe intelektualë të majtë të Evropës Perendimore dhe ndonjë
element aty-këtu edhe nga Evropa Lindore, u shprehën pro idesë së një Evrope të
unifikuar, e cila mund të fillohej edhe me sistemin kapitalist evropian, duke
hedhur hapa drejt një çarmatimi konvencional dhe çarmatimi nuclear e
termonuklear, me zgjedhje të lira pluraliste partiake, me bashkekzistencë e
konkurrencë paqësore të sistemeve ekonomike, me ribashkimin paqësor të dy
Gjermanive, simbas Marëveshjeve të Potsdamit etj. Më 1954, edhe vetë BRSS me
Hrushovin, kishte paraqitur një Kërkesë Zyrtare për pranimin në NATO… E. Hoxha,
ndërkohë tinëzisht kishte filluar të kritizeronte, fshihte këmbët e gjarpërit
dhe në një rast konkret, kishte dhënë udhëzime luftënxitëse, të cilat delegati
shqiptar Gjovalin Luka nuk ia zbatoi …
(Shih,
Gj. Luka, “Lufta kundër militarizmit, çështje e masave të popujve evropianë”,
fjala e mbajtur në Konferencën Evropiane Perendim – Lindje, Varshavë, shkurt
1955, Shënime, dokumente, Komunikata e Përbashkët, etj. “Gjovalin Luka,
Reflektime, Bisedime, Divergjenca e Debate me Enver Hoxhën”, f 340-350, bot.
2012)
Teoricieni
inë, sidomos qysh nga vdekia e Baba Stalinit, vegjetonte, bluante dhe
formulonte tjatër mendim. Fillimisht, E. Hoxha ishte entuziast në ekstrem, kur
shpresonte të lidhte aleancën e madhe kino-islamike, ku Ai do të ishte si
“Princi i humbur në shkretëtirë i Jueçzhejve, në Aleancën kundra Djajve të
Bardhë/rracës evropoide”… Hoxha ynë ishte plotësisht dakort me Citatin e Maos:
“Edhe sikur të zhdukej gjysma e botës, mbas shkapetjes atomike amerikano –
sovjetike, gjysma tjetër që do mbetetj do të ngrinte një qytetërim 1000 herë më
të lartë”…
Qysh
në fillim, Enveri i dërgoi “Maos së Dashur” në Kinë si kapar, Nexhmijen dhe
Ritën, pastaj vajti edhe vetë …
Hoxha, mbasi u prish me Maon e Dashur dhe
me Kinën Popullore, sepse kjo medemek “tradhëtoi mbështetjen për popujt
revolucionarë”, e shihte të ardhmen e Shqipërisë të lidhur me kordonin
umbinikal, me vendet islamike!
Dhe
kur tollumbacia kineze u shfry, Enveri, filloi të prodhonte – falsifikonte
“dokumente”, ku “profeti” na kishte patur “dyshime për Kinën” qysh nga fillimi!
Më
1967, Enveri, meqenëse tashmë i pëlqehej ta mbante veten jo, vetëm si, “çapini
jeshil që i jepte këshilla dhe helm bullarit të verdhë”, por edhe si:
“drejtuesi teorik i revolucionit botëror edhe më i madh se Ma Ce Duni, sepse
hipokrizia kineze vetë ia kishte ushqyer”, na kishte shkruar në konfidencën e
vetmisë së Ditarit, në sofitën e ftohtë të shtëpisë në Bllok: “Unë i dua dhe i
respektoj popujt arabë, pse janë përparimtarë, liridashë e luftëtarë…
Revolucioni në popujt arabë, në Azi, në Afrikë e gjetkë ecën dhe do të ecë
përpara… Maoja dhe udhëheqësit e tjerë kinezë duhet sa më parë të bëjnë kthesë,
të largohen nga taktika hiq e mos e këput, se ky qëndrim dëmton vetë Kinën dhe
të gjith botën”…
(“Shënime
për Lindjen e Mesme”, bot. 1984, f 55-59, “Popujt arabë janë liridashës e
luftëtarë”, nxjerrë nga Ditari Politik, 9 qershor 1967)
Nga
pleqëria, teoricieni botëror, na la një libër amanet, “Shënime për Lindjen e
Mesme”, bot. 1984, ku “argumentonte” të gjitha avantazhet që kishte kjo Bota
Islame ndaj pjesës tjetër të botës së paaftë, të komprometuar e të konsumuar,
të imperialistëve kapitalistë dhe social – imperialistëve revizionistë.
“Rrapi Gjenealogjik i I Hoxhatëve të
Ergjërisë dhe origjina gege!
Specialistët biografë dhe njohësit
e afërt gjirokastritë, e sjellin origjinën e parardhësve të shokut E. Hoxha,
nga një ish bari dhishë e delesh, gegë me origjinë nga Mirdita, me fe katolike,
i larguar për çështje gjaqesh e mercenarizmi dhe më vonë i konvertuar në
mysliman … Këta madje i kishin bërë edhe një “Rrap Gjenealogjik”. (shih fig. 1)
Fillimisht,
simbas prof. A. Pipa, këta u përshtatën me sektin bektashi Shia Suffi dhe aty
nga fund shek XIX a nga fillimi i shek XX, sa duket u kthyen në syni
hoxhallinj/synetllinj. (A. Pipa, “Stalinizmi Shqiptar, Enver Hoxha një
gënjeshtar i pandreqshëm”, bot, në gaz. SHEKULLI, 15 korrik 2007, f 14-15)
Nga
Kujtimet e babait tim Gjovalin Luka dhe nga vetë deklarimet (e seleksionuara,
të rregulluara e të falsifikuara) në Stenogramën Zyrtare të E. Hoxhës, gjatë
një Debati që ata kishin patur në 18 qershor 1955, ndërsa Enveri e pyeste,
“nëse e konsideronte Nexhmien si gege”, papritur indirekt na dilte se, Enver Hoxha e mbante edhe veten
e tij me origjinë të largët si gegë!
Ja
një copëz e atij Debati:
Gj.
Luka: … Por, gjykojeni pak: si ka mundësi që në Byronë Politike, aktualisht nuk
ka asnjë nga veriu! …
Enver Hoxha: … Të shohim, në Byronë Politike është Enveri,
Mehmeti, Liria, Hysniu, Koleka, Gogua, Manushi, Pilua, Rita, të gjithë nga
jugu. Mbetet vetëm Beqir Balluku që është nga Shqipëria e Mesme dhe nga veriu
asnjë… Po mirë është llogjikshme që të mendosh se duhet të vijë një gegë, ti
ose unë nuk e di se kush, po një gegë sipas teje atje duhet. …
(A.
Luka, “Gjovalin Luka, Reflekrime, Bisedime, Divergjenca e Debate me Enver
Hoxhën”, bot. 2012. Nxjerrë sipas “Kujtime” të Gj. Luka dhe sipas, “P.P.SH. –
Sekretaria e K.Q. – PROÇES – VERBAL … A.Q.SH., F 10/G III, M/V. 1955 A.P III;
D. 25/4 fl 2-32)
Kjo,
lloj deklarate, si një lloj pohimi konfindencial dhe njëkohësisht shumë
kontradiktore e arrogante, kaq e çuditi dhe e surprizoi babain tim, saqë me një
mëndie e formuloi ta pyeste direkt:
–
Pse gegë jeni me origjinë ju shoku Enver?! Gegët përfaqësoni ju në Byronë
Politike?! Po ju vetë sapo e pohuat se jeni toskë nga jugu dhe se në Byronë
Politike nuk ka asnjë nga veriu, meqënëse shoku Beqir, nuk mund të konsiderohet
si përfaqësues i veriut, – po menjëherë e kuptoi se kjo do ta tërbonte më zi
komandantin, madje edhe në fytyrë i lexohej “etja për gjak”…
“Më të hedhurit” (në “Sokakun e të Marrëve)
Beqiri dhe Hyseni …
Vonë,
filloi të skjarohej havaja, se çfarë pretendonte e ku rrahte Enver djali dhe e
shoqia Nexhmie – Hyllia ambicioze, që rrëmihnin në Arkivin Qëndror …
Beqir
Hoxha, vëllai i gjyshit Nexhip, të beledijereizit otoman Hysen Hoxha, na
paskësh qenë anëtar i “Lidhjes Shqipëtare të Prizrendit për Gjirokastrën”, i
dekoruar marshallah edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, si “patriot i
madh”! Beqiri na paskish qenë krahu teorik i Avdylit… Në Gjirokastër, flitej se
kish qarkulluar një lloj thënie si ironi folklorike, “si florinjtë e Beqir
Hoxhës”(?!) …
Disa
dekada më vonë ironia e fatit dhe e koiçidencës, do ta deshte që komandanti
Enver Hoxha, nën preteksin e “shtetizimeve të revolucionit socialist”, plaçkiti
me dhunë shtazarake si nazistët, të gjith floririn dhe diamantet e Shqipërisë,
duke u konfiskuar deri edhe dhëmbët e gojës dhe të gjitha stolitë e pajave dhe
unazave personale …
Simbas
një riprodhimi dialogu gojor në Kujtimet e Enverit, të ndodhur në vitin 1916,
jekoja Ane Gjyloja, na i kish thënë tekstualisht Baba Hysen Hoxhës: – Edhe
vëllai i gjyshit tënd, Nexhipit, Beqiri², më thosh nënoja, – ka qenë kështu i
hedhur, ai merrte pjesë edhe në kundërshtimet që i bëheshin Turqisë, bile
shkruante edhe Telegramet kundër mizorive të Evropës që kërkonte të copëtonte
atdheun tonë.” (Cit. sipas, “Vite të Vegjëlisë, Kujtime për Gjirokastrën”, bot.
1983, f 85; shën 2, sqaron dekorimin nga Kuvendi Popullor i Haxhi Leshit…)
Shihni:
Evropa (stërgjyshja mitologjike kurva e Zeusit…) paskësh dashur ta copëtonte
Shqipërinë, kurse Turqia (njerka adoptuese e jeniçerëve) kishte dashur ta
mbante të bashkuar me 5-6 vilejete me milete komi dhe me një unitet territorial
me Sulltanat Khalifatin Osman!
Se
çfarë ka qenë realisht Xhemieti Ihtilahti Islamie e 10 qershorit 1878, i organizuar
në Xhaminë Bajraktarlije në Prizrend, me dijeninë dhe ndërhyrjen direkte të
Sulltan Abdyl Hamidit II dhe si u transformua si, “Lidhja Shqipëtare e
Prizrendit”, pastaj se çfarë fantazish thuri Enveri për “Degën e Lidhjes së
Prizrendit dhe Lidhjen e Ergjërisë dhe Frashërit (bashkë edhe me K. Frashërin),
që ishin akoma edhe më panturke e islamike se vetë Lidhja e Prizrendit, as ka
nevojë fare t’i trajtojmë këtu, shpresoj se i kemi kryer e botuar me kohë disa
studime…
“Historiani”,
E. Hoxha kishte shkruar: “Duhet të isha tetë ose nëntë vjeç … Në mur të
qoshkut, afër penxheresë, babai (dmth xhaxha Hyseni – Çeni, në vitet 1916 –
1917. Sqarim yni A.L.), kishte varur një fotografi ku kishin dalë shumë burra
të veshur me të zeza. Në mes tyre ishte edhe një plak me flokë dhe me mjekërr
të bardhë. Ishte Ismail Qemali.
Prapa tij, – na thosh babai, jam edhe unë,
ja ky me sarëk të bardhë. Të gjithë jemi mbledhur në Kuvend në Vlorë, kur
ngritëm flamurin, shpallëm Pavarësinë dhe formuam Qeverinë e parë të Vlorës, me
Ismail Qemalë në krye. …
Kjo
fotografi ishte nga gjërat më të dashura të shtëpisë sonë të vjetër që na u
dogj… Kërkova mos gjeja ndonjë kopje të
asaj fotografie… por më kot. Duhej të kalonin kaq dekada dhe më 28 nëntor 1972,
kur vizituam Muzeun e Pavarësisë ja, në një nga dhomat, unë shoh fotografinë aq
të dashur për mua, fotografinë e zmadhuar të Kuvëndit të Vlorës. Ndenjta i
shtangur, e shikoja, e shikoja dhe vazhdoja ta shikoja, saqë ciceroni, i cili
kish kohë që kishte mbaruar shpjegimet e tija, u habit që po rrija aq shumë
para saj.
Mos u habit, – i them, – se gjeta një
thesar që më kishte humbur. … Mjerisht, kur na u dogj shtëpia, u dogj edhe
sunduku me palla, edhe fotografia.
E
dashura fotografi e rinisë time. Sa kujtime të ëmbla dhe të hidhura më zgjon
ti! Ti më kujtove, veçanërisht jetën dhe luftën patriotike të Baba Çenit, këtij
burri që vdiq i thjeshtë dhe i respektuar. Askush nuk ia kujtoi ç’kishte
punuar, veç Partsë sonë, e cila si për gjithë patriotët e tjerë, shkroi edhe për
Baba Çenin dhe, gjithashtu e dekoroi për aktivitetin e tij patriotik”…
…Që atë ditë të 28 nëntorit unë u
bëra mik me Papapano Çuçin…
Vuru shpëndërën mullalerëve, – më tha
plaku, – ata janë lëpirësahanësh, ata dinë vetëm të kërkojnë dhe të marrin
ilefe dhe të llomotitin përrallat e Kuranit.
Po edhe ti, baba, e këndon Kuranin, unë të
shoh çdo natë që e këndon.
Unë këndoj Kuranin? Shko mor qërohu! Ato që
këndoj unë janë libra të historisë, të filozofisë, bile kundra Kuranit! …
Babai
ishte njeri i mësuar, ai e dinte mirë turqishten, arabishten dhe persishten,
studionte filozofët grekë. Ishte njeri pa fe. … Ai (Baba Çeni), ishte 60 vjet
para meje në Vlorë. Unë isha atëhere 4 vjeç, por jeta e tij, mësimet e tij lanë
mbresa të thella në ndërgjegjien time. Ato më rritën me frymën patriotike dhe
unë jam kryelartë për Baba Çenin e thjeshtë, trim dhe patriot.
(E.
Hoxha, “Vite të Vegjëlisë, Kujtime për Gjirokastrën”, bot. i parë 1983,
kapitulli “Nëntorë të Largët”, f 77 – 90, shkruar në Vlorë, më 28 nëntor 1972)
Ishte
“më se e justifikuar” që vetë Enveri, Partia/PPSH-ja dhe Kuvendi Popullor ta
dekoronte edhe xhaxha-baba Çenin, me medalje me motivacionin: “për aktivitet të
shquar patriotik” si ish zyrtar dhe fetar i okupatorit turko-osman-islamik…
“Fotoja
e dashur e vegjëlisë” u botua në f 81, të Kujtimeve për Gjirokastrën (cit.),
ishte e paisur me një shigjetë ku të
gjashtin në rreshtin e dytë, tregonte Baba Mullahun Hysen me uniformë të zezë
hoxhe dhe me sarëk të bardhë në kokë, ngjitur me një hoxhë tjetër. (shih
fotografinë e skanuar, fig. 2) Kjo foto, me sa duket ishte shkurtuar ca nga të
dy anët dhe sigurisht me qëllim ishte hequr 17 vjeçari koloneli Ahmed Zogu,
sigurisht me qëllim.
Sipas
fantazive e frymëzimeve të kujtimeve të Enverit, që i zbrisnin, sidomos gjatë
vizitave në Gjirokastër, këmb turqishte te Bitha e Rrapit të Mashkullorës, na
dilte se, Mullah Hysen Hoxha (Baba Çeni)
na kishe qenur një vizionar i madh, hane – hane. Fillozofi Çeno Hoxha na e
kishte ideuar një fe të re dhe një perendi të re, simbas një dekllarate
përkujtimore të vetë E. Hoxhës: “Baba Çeni më thosh: Ne shqiptarët lipset të
lidhim një fe të re, por me një ndryshim, që perendi të jetë Shqipëria”.
(Gazeta “Zëri i Popullit”, “Shoku E.H., viziton Qendrën Muzeale, Obeliskun dhe
shkollën e mesme Asim Zeneli”, Kronikë telefonike nga Gjirokastra, dt. 24 mars
1978, f 1)
Kjo
”ide e ndriçme me Perendi Shqipërinë” e Baba Çenit, i linte në “hije të rrapit”
edhe vetë rilindasit vizionarë si Vaso Effendi Shkodranin dhe vëllezërit
Frashërllinjë, me parullën: “feja e shqiptarit asht shqiptaria”! Për ta paisur
xhaxha-babanë me pasaportën e një patrioti idealist të ditur etj, E. Hoxha i
kish hedhur me kohë grepat e improvizuar letrarë. Ky hoxhë e mullah,
beledijereiz, mendimtar ateist, fillimisht ishte stërvitur në xhaematin e vet
dhe pastaj na kish ngritur në Gjirokastër edhe një Grup Opozitar Politik”, ku
prezantohej si, “përfaqësuesi i shtresave të lumpenit, zuzarëve, skuparëve,
kasapëve dhe opingarëve”. Më tepër akoma, na kish krijuar edhe një aleat prift
simetrik “ateist”, edhe ky prodhim Gjirokastre:
Po ai prifti kush ishte Baba?
Si, nuk e di, – më tha Babai, – ai është
Papapanua, patriot i flaktë. Sa për të thënë e mban rason dhe kamillafin se ai
nuk beson në Krishtin, aq sa edhe unë nuk besoj në Muhametin. Ne kemi një
“perëndi”, “Atdheun, Shqipërinë. Të gjitha të tjerat janë gjepura. Ai, prifti,
është babai i mësuesit tënd të shquar, patriotit Thoma Papapano….” (Libri,
Kujtime për Gjrokastrën, cit., f 86- 87)
Simbas
shprehjeve të Enverit, edhe pozicioni gjeografik i Gjirokastrës dhe
Mashkullorës, edhe vetë rrapi, se ç’kishin diçka si forcë tërheqëse magnetike!
Enveri dekllaronte: “Rrapi Mashkullorës afër Gjirokastrës së Mashkullorës,
ishte dhe do të mbetet një “Rrap Historik”. Aty, shokut Enver “i zbrisnin” herë
pas here, Kujtime dhe Frymëzime marksiste-leniniste të reja.
Nga
“Frymëzimet e Rrapit”, një citat thoshte: “Mos harroni për asnjë çast se
imperialistët, revizionistët e sotëm synojnë të na prishin lumturinë, ata
komplotojnë kundër lirisë së popujve, ashtu siç kanë bërë e po bëjnë edhe këto
ditë kundra popujve arabë”. (“Zëri i Popullit”, 11 nëntor 1973, f 1-2, EH,
art., “Populli ynë nuk e ka ndarë kurrë “Dyfekun me gjalmë”, shpatën nga pena,
trimërinë nga dituria, luftën nga puna”).
Dhe,
meqënëse, “Perendia nuk ekzistonte,” siç na e kishte edukuar Enverin, xhaxhai i
tij dhe mësuesi i fillores, ateisti zoti Rexho), bazuar te Perendia e Baba
Çenit, i binte që “Perendia e Re” duhej të ishte edhe Shqiperia dhe
sidomos,”binaja e shtëpisë së Hoxhatëve”, Enveri!
(“Zëri
i Popullit”, 11 nëntor 1973, f 1)
Enveri,
qysh kur ishte i vogël, padashje na kish bërë një zbulim sensasional, kishte
qenë i pari arkeolog shqiptar, që me një të shtënë me gur dore, kish zbuluar disa
kokalla dhe eshtra, flijime njerëzore në muret e Kalasë së Gjirokastrës!
“Më
kujtohet njëherë, kur ishim të vegjël qëlluam me gurë tek kalaja, një mur dhe
ranë disa kokalla. Ku i gjetët këto? – na thanë. Janë eshtra njeriu. Në kala
ishte bërë një murosje në murin e saj. Ndërtuesit donin që muret të bëheshin të
forta si njerëzit. Njeriu është më i fortë se gjithçka”…
(“Zëri
i Popullit”, 17 mars 1978, f 2, reportazh, “Sh. Enver nderon kujtimin e
patriotëve të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe të dëshmorëve të Luftës
Nacionalçlirimtare”)
Si
ka mundësi që ky “zbulim sensasional”, i arkeologut E. Hoxha mbeti i harruar?!
Mos
kujtoni se po improvizoj unë, verifikojeni citimin e saktë! Në atë Kala, në
1936, Enveri na kishte marrë edhe “Stafetën e Kominternit” dhe Sahatin, direkt
nga Maloku, duke patur S. Topullin, si jallanshahit… Ky lloj “artefakti dhe
zbulimi”, na vërtetonte ritin e murim – flijimeve njerëzore në kalanë e
Gjirokastrës, qysh nga lashtësia edhe përpara flijimit të Efigjenisë nga
Agamenoni! Me këtë zbulim – fakt, Enveri e parakalonte edhe vetë shkrimtarin I.
Kadare, i cili kish shkruar për flijimet në ura, Urën me tre harqe, për plakat
hankohanëme nikoqire, për sokaqet dhe kronikat e gurta të Gjirokastrës. Zbulimi
arkeologjik i fëmijëri – pleqërisë, i parakalonte dhe i linte “në Bishtin e
Kavajës” edhe gjuhëtarin Çabej edhe prof. Kondën, edhe folkloristin Z. Sako,
edhe tërë kompetentët autoritete evropiane nga Hani e Stadtmülleri, që kishin
shkruar dhe kishin piketuar Kështjellën e Shkodrës, si epiqendra dhe tipikia në
tërë gadishullin për flijimin njerëzor. Madje Zbulimi i Enverit, e zhvlerësonte
edhe noblistin Ivo Andriç, që na kish vjedhur legjendën dhe e kish spostuar
epiqendrën nga Drini i Shkodrës – në Drina të Bosnjes! Po na dilte se epiqendra
na ishte Argjiroja…
Këndej,
buronte edhe teza me rëndësi mbarëbotërore: socializëm-komunizmi duhej ndërtuar
si Kalaja e Gjirokastrës, duke flijuar-murosur njerëz ose duke ua prerë kokat
me shpatë, herë pas here në cikle periodike, si Ali Pashë Tepelena, deri në
komunizëm e pse jo edhe pak përtej tij, duke ndryshuar e kombinuar edhe vetë
teorinë komuniste me teorinë e praktikat revolucionare orjentale… Shihni se
deri në çfarë “faktografie” = marrije, arrinte ky i ç’akorduar! Nexhmie Hoxha
dhe korrektorët e ISM-L, më vonë e çensuruan këtë “zbulimin epokal të eshtrave
e kokallave”, për ta ruajtur mbase në një kohë më të përshtatëshme…
“Lufta
e kllasave nuk duhet të shkojë duke u zbutur e as duke u shuar/asfiksuar, siç
thonë socialdemokratët e revizionistët modernë, por përkundrazi duhet forcuar
edhe në Komunizëm e përtej tij, deri në shpartallimin e plotë moralo politik,
ideologjik e fizik të armikut”, thoshte ajeti i Enverit!
“100 vjetori i Pavarësisë”: Albumi,
“MARUBI, Njerëz në zâ e sênde të kujdeshme”, Fototeka Kombëtare Marubi, 2012.
Se
si kanë qenë një varg çëshjesh të pandriçuara, të fshehura, të keqinterpretuara,
të fabrikuara, të falsifikuara etj, të Mexhlisit/Kuvendit Kombëtar të Vlorës,
28 nëntor – 7 dhjetor 1912, se sa multi flamuj e ç’flamur kombëtar të “sovranit
të fundit Skënderbeu”, ringriti Plaku Mjekërbardhi i Vlorës në orën 17-30, kur
ishte errësirë, shpresoj se i kam sqaruar e botuar me vakt e me kohë në disa
studime …
(A.
Luka, “Çështje të pa ndriçura të Pavarësisë dhe të Kuvendit të Vlorës, 28
nëntor – 7 dhjetor 1912”, bot. në gaz. Koha Jonë, 28 nëntor 2007; ky st. është
cit. edhe nga B. Fevziu, në librin “100 vjet..”, bot. 2012, f 320; po nga ne,
“Mëvehtësia, liria, vetqeverimi dhe masvartësia, në anën e padukshme:, gaz.,
Shqipëria Etnike, 9 nëntor , 8 dhjetor 2007; A. Luka, gaz. SHEKULLI, 28-29
prill 2010, f ,“Deklarata e Pavarësisë,
ku u zhduk origjinali?; Flamuri me prioritetin zyrtat i I. Qemalit, shqiponja
ishte monoqefale? Etj…)
E
ashtuquajtura “Fotoja e Vegjëlisë së Enverit”, na rezultoi se ishte botuar, në
një album “me rastin e festimeve demokrate për 100 vjetorin e Pavarësisë, festime
që kulmuan edhe me atë “Festë Shqyerjen e Tortës së Madhe” te Pallati i
Kulturës…
Kurator
i këtj albumi madhor, ka qenë drejtori z. L. Bedeni, me konsulencën e rreth 21
specialistëve dhe me kontributet parathanëse të demokratëve, z. Jozefina Çoba-Topalli
dhe ministrit të cultures, z. Aldo Bumçi etj. (Albumi, “MARUBI, Njerëz në zâ e
sênde të kujdeshme”, bot. Fototeka Kombëtare Marubi, 2012, f 108-109-110-111)
Në
f 111, që shpjegon foton në formatin e madh 870 mm x 276 mm, është vendosur
shënimi lakonik, “Kel Marubi/1912 (rip.)”, pastaj emrat e pjesëmarrësve,
përfshirë edhe emrat Hysen Efendi Gjirokastrës dhe të Ahmet Muhtari/ Zogu dhe
asnjë lloj sqarimi e diskutimi tjetër! (Shih edhe riprodhimin e fotos fig. 3)
Natyrshëm
lindin disa çëshje-pyetje: E ka riprodhuar realisht Kel Marubi këtë foto,
brenda vitit 1912? Me çfarë fakti të ndonjë fotoje të vitit 1912, vërtetohet ky
riprodhim? Ishte fotograf vëndas apo ndonjë fotograf reporter i huaj, ai që e
shkrepi këtë foto? A ka edhe varjante të tjera të kësaj fotoje dhe a janë të
vitit 1912 apo të ndonjë viti më vonë?!
Këto
çështje duheshin sqaruar qartë, sepse dihet që më 1912, Kel Marubi dhe asnjë
përfaqësi zyrtare nga Vilajeti i Shkodrës dhe kazatë e tij, nuk ka qenë në
Vlorë. E bija e K. Marubit, kishte shkruar më 1962, se ishte planifikuar që një
delegacion dhe një flamur kombëtar nga Shkodra, do të ishin prezent në Vlorë me
dt. 28 nëntor 1912. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe për më tej ndodhemi në një
errërirë të plotë informative… (Shih “Lufta për Çlirimin Kombëtar në vitet
1878-1912, Kujtime Veteranësh”, bot. 1962, Bernardina Harapi, “Qëndisja e një
flamuri kombëtar”, f 503. Bernardina ishte e bija e patriotit Kel Marubi,
dekoruar edhe si patriot më 1962 dhe motra e patriotit Gegë Marubi, të dy të
dekoruar nga Enveri, Partia dhe Kuvendi Popullor…)
Fakti
është se i gjith Vilajeti i Shkodrës, nuk u përfaqësua fare nga delegatë të
zgjedhur apo të caktuar, dhe në këtë realitet e mergjencë, u kooptua vetëm z.
Luigj Gurakuqi.
Për
më tepër, kjo çështje ngrihet sepse, po në f 285 të këtij Albumi, ka një
fotografi të një pavioni të Ekspozitës së Pavarësisë 1937, të shkrepur nga Kel
Marubi (Aso kohe, Fotografi I Nalt Madhnisë Tij Mbretit Zogu I), më 10 dhjetor
1937. Në atë pavion ishin ekspozuar edhe flamuri i pretenduar si më prioritari
i datës 28 nëntor 1912 edhe i vitit 1914 të Princ Wiedit, një fotografi e madhe
e delegatëve të Kongresit/Kuvendit të Vlorës, e inkuadruar brenda një kornize
dhe gjithashtu brenda një kornize edhe një facsimile e Dokumentit/
Proçes-Verbalit të dt. 28 nëntor 1912, i cili kish edhe disa firma në anën e
pasme.
Fotografia
e delegatëve, paraqet në thellësi edhe një pjesë panoramike të qytetit të
Vlorës dhe të hapësirës qiellore. Kush e realizoi këtë fotografi, ka ekzistuar
kjo më 1912?! Ku mund të gjindet apo ka humbur edhe kjo “si kripa në ujë”?! Kush
e kishte bërë këtë foto me gjith këtë shtrirje hapësire të objektivit?! Nga kjo
ishin kopjuar e riprodhuar të gjitha të tjerat? Apo, ka patur disa varjante
shkrepjesh? …(shih riprodhimin e fotos, fig 4)
Duhet
errësira akoma e mbas një shekulli…
Deri në cilin vit gjurmohet ekzistenca e
kësaj fotografie dhe për çfarë manipulimi e flasifikimi historik u përdor ajo!
Po të shkonim simbas Enverit, na del se
fotoja që ai e “rizbulloi më 1972” në Vlorë, na kish qenë e viteve 1912-1917…
Vini re, Baba Çeni thoshte: – Prapa tij, jam edhe unë, ja ky me sarëk të
bardhë. (sipërcit.)
Ndërkaq,
ja ku na del se Enver Hoxha ishte rrencak me të dyja këmbët, sepse “Fotoja e
dashur e Vegjëlisë:, njihej fare mirë nga fotografët dhe historianët e tij, qysh më 1962! Me rastin e 50 vjetorit
të Pavarësisë, ishte botuar edhe një Album fotografik.
Për
ta sofistikuar të famshmin Akt-Dokument të Shpalljes së Pavarësisë edhe si
Shkresë e Përkujtimshme, mbi ish faksimilen e Lef Nosit, u rras një foto e
pjesmarrësve të Kuvendit të Vlorës dhe një tjetër foto te shtëpia e Hysen
Sharrës, medemek të dyja të ditëve të Kuvendit 28 nëntor – 7 dhjetor 1912. Me
këtë rast edhe firmat që mungonin me 28 nëntor 1912 (ku nuk plotësohej as
gjysma e korumit dhe as 1 delegat për 1 kaza me të drejtë firme e
përfaqësimi!), si me thënë zëvendësoheshin me fotot fizike të personave!!!
A
do të guxonte kush aso kohe ta bëntë këtë falsifikim kaq të rëndë pa dijeninë e
Enver Hoxhës?! Absolutisht jo…
Kjo
fotografi me prezencën e Baba Hysenit/Çenit, pikësëpari nuk mund të ishte e
datës 28 nëntor 1912 dhe as e datës 3 dhjetor. Hysen Efendi Gjirokastra (nqs ky
person ishte identik me Baba Çeni ?), siç vërtetohet edhe nga Proçes-Verbalet e
botuara nga gaz. Përlindja e Shqipënies dhe nga rev. LEKA, bashkë me delegatët
gjirokastritë, kishin arritur në Vlorë, vetëm me dt. 3 dhjetor 1912, në
Mbledhjen e Katërt.
(“Përlindja
e Shqipëniës”, Vjet’ i II, 1914, nr. 6-11, Vlonë; ribot. Rev. LEKA, Numër
Kujtimuer i XV –vjetorit të pavarësis komtare, nr. I, Mbledhja e Katërt, f
427-428)
Filmi
“Nëntori i Dytë” (me Skenar të Dh. S. Shuteriqit dhe K. Blushit), improvizon,
flasifikon dhe gënjen sheshit në mënyrë teatrale, kur e nxjerr Hysen Hoxhën
duke pritur Ismail Bej Qemali me karrocën e Dhimitër Qarrit, te Trapi i Mifolit,
me datën 25 a 26 nëntor:
–
Hysen Hoxha, delegat i Gjirokastrës.
–
Ju lumshin këmbët …
[Po
kjo karrocë e kish prurë Ismail Beun për të prurë haberin e Hyrrietit, ia
kishin ç’mbrehur kuajt dhe e kishin tërhequr mileti me gëzim mbarëpopullor…]
I
bie që Hysen Hoxha të ketë ardhur e ndënjur në Vlorë nga data 25 – 28 nëntor e
deri mbas datës 7 dhjetor, për të pritur edhe Ahmet Zogun për foton e
delegatëve, gjë që nuk vërtetohet! Fotoja nuk mund të ishte as e datës 7
dhjetor, kur në Mbledhjen e Shtatë, kur vjen siç thuhet z. Ahmet Muhtar Beu i
Matit, i identifikuar nga disa botime por edhe nga Albumi 2012, si Ahmed Zogu,
koloneli 17 vjeçar. Rren filmi edhe me një skenë, ku Baba Çeni dhe Baba Dudë
Karbunara, na kanë shtënë në mes Luigj Gurakuqin … kish patur hak Enveri që “Baba Çenit ia
kishin ngrënë hakën”…
(Në
fakt, dy baxhanakëve që e kishin “qendisur skenarin”, Dhimitririt dhe Kiços i
duhej thënë: “Ju lumtë maja e
stilografit…”)
Mbetet
si detyrë të gjurmohet data kur është shkrepur kjo foto, mbetet të gjurmohet
nëse janë futur edhe persona që nuk kanë qenë fare prezent, me anën e
fotomontazhit etj.
TRABOINI ART STUDIO |