KËSHILLAT TINËZARE
TË AMBASADORIT RYERSON
Dialog
në Ambasadën Amerikane më 28 korrik 1994 në mes të ambasadorit amerikan William
Ryerson dhe kryetarit të shoqatës të burgosurve politikë Kurt Kola:
Nga
KOLEC TRABOINI
Kurt Kola, ish i burgosur politik dhe
kryetar i shoqatës të përndjekurve mjaft vite, në një koment të tij me 5
qershor 2018, shkruan për një fenomen që ka qenë ka i ditur por ne shihnim
vetëm pjesën e sipërme të ajsbergut dhe mbi atë gjykonim dhe kritikonim, por
kjo që lexojmë sot i zbulon me së miri se ku e merrnin fuqinë e përkrahjen për
shkatërrimin e ekonomisë dhe industrisë shqiptare nga qeveria që erdhi pas
vendosjes së pluralizmit. Pasuri që nuk ishte komuniste, uzinat, fabrikat,
makineritë, tornot e hekurat nuk kanë ideologji siç i cilësonte ambasadori
Rayerson “llamarinat e komunizmit”, por pasuri e popullit. Aq sa ishte. Siç
janë edhe sot hidrocentralet të cilët lumturisht nuk patën idenë e marrë ti
shkatërronin si “llamarina të komunizmit”
se edhe sot e kësaj dite do të ishim në errësirë dhe ish ambasadori
Ryerson do të na mbante bishtukun. Padyshim duhet një gjyq i posaçëm për të
vënë në bangat e të akuzuarve shkatërrimtarët e viteve 1992-1997 me gjithë
paçavuren e tyre “terapi e shockut”, por kush ta bëjë? Gjykatësit salistë të
plepave apo vemjet e PPSH të pasuruar tashmë sipas këshillës tinëzare të
Rayersonit, të riformatuar në soj - soj aliazhesh politike. Më poshtë keni
dialogun William Ryerson – Kurt Kola më 28 korrik 1994 në Ambasadën Amerikane
në Tiranë, një ditë para fillimit të grevës së urisë të përndjekurve politikë
që u mbyll pastaj me forcë, dhunë e të rrahura nga policia e Sali Berishës, 25
vjet ish komunist, kumbara i të cilit ishte ambasadori Ryerson. Gjatë 9 ditëve
të Grevës së Urisë, siç pohon Kurt Kola, policia e Sali Berishës ushtroi një
dhunë të egër, me rrahje me shkop gome, me tërheqje për flokësh gra e plaka,
duke shkelë me çizme mbi grevistë të shtrirë pa fuqi mbi dyshemenë prej çimento, ambasadori Ryerson bëri veshin
shurdh e syrin qorr. Shkruan për grevën e urisë të ish të dënuarve e të
përndjekurve politike atë kohë gazetat e Romës, të Londrës e të vendeve të
tjera perëndimore, sigurish nga të dhënat nga ambasadat e tyre në Tiranë. Sali
Berisha në shumë vite vendosi mbi gjithçka pushtetin e tij autokrat me ndihmën
e mikut të tij Ryerson, i cili me këshilla tinëzare i jepte demokracisë
shqiptare një kaheje të gabuar që si pasojë të vijmë në këtë kaos
politiko-social në të cilin ndodhet sot Shqipëria. Kulmi i hipokrizisë së
beniaminit politik të Ryersonit, Sali Berisha, ka viti 1997 kur doli kundër
amerikanëve ndërsa me tipiku në qeverisjen e brendshme veç piramidave
financiare, ka qenë viti 2012 kur ndërroi jetë Lirak Bejko, që u dogj me benzinë
gjatë grevës së urisë të ish të dënuarve dhe përndjekurve politikë, vet
sakrifikimin e të cilit sot mjerisht e kanë harruar.
Ambasadori William Ryerson: Z. Kola,
mos e bëj Grevën e Urisë!
Kurt Kola: Përse?
Ambasadori William Ryerson: Nuk ka qeveria para t' u jap juve!
Kurt Kola: Jepjani ju qeverisë dhe me kohë ua lajnë
taksapaguesit shqiptarë.
Ambasadori William Ryerson: Ne nuk japim para në këtë mënyrë....
Kurt Kola: Mendova se më keni thirrur për të na përkrahur
ne miqve realë të Amerikës, jo se jeni në mbrojtje të qeverisë që është kundër
të burgosurve të diktaturës!
Ambasadori William Ryerson: Z. Kola, ne komunizmin e kemi pasur një tigër
të zgjidhur, tani sapo e kemi lidhur, por kemi frikë se na këput zinxhirët dhe
do jemi të sigurt kur ta fusim në kafaz!!
Kurt Kola: (heshtje) …..
Ambasadori William Ryerson: Çfarë kafazi mendon ti z. Kola?
Kurt Kola: Kafaz çeliku.
Ambasadori William Ryerson: Jo z. Kola, ne amerikanët kemi një kafaz më të
fortë!
Kurt Kola: Çfarë kafazi paskeni ju?!
Ambasadori William Ryerson: Ne, komunistët nga sekretari i partisë të një ndërmarrje
deri te sekretari i Komitetit Qëndror (të PPSH) do t'i bëjmë milionerë e
miliarderë, jo me parat tona, por me parat e Shqipërisë, Rusisë e vendeve të
tyre, atëherë ata do të jenë më antikomunistë se ti dhe unë, se do të mbrojnë
pasurinë nga komunizmi!
Kurt Kola kujton “Mbeta i shushatur
nga mendja dhe memec nga goja. Kaluan goxha minuta për të bërë pyetjen”: Pse
kjo është politika amerikane, z. Rayerson?!!
Ambasadori William Ryerson: Po z. Kola!
Kurt Kola: Po pse thoni nuk para qeveria të na jap ne
për vuajtjen e pafajshme, kur për kuadrot e lartë komunistë paska miliona e
miljarda?! (Ambasadori mbase nuk priti kete pyetje dhe i zene ngushte, ndryshoj teme):
Ambasadori William Ryerson: Ne nuk bëjmë marrëveshje me shoqata e parti
politike, por me qeveritë.
Kurt Kola: Ju paskeni humbur se nuk keni bërë
marreveshje me diktatorin Enver Hoxha!
Ambasadori William Ryerson: Po, por nuk donte ai...
Kurt Kola: Paskesha qënë në qiell, ju më ulët në tokë! Më
kanë rrahur policët në burg shpesh se më gjenin ndonjë shkrim për demokracinë
tuaj... Eh, “Me Amerikën je ti?!” Hekurat në duar, në birucë dhe dru.... Ju më
bëtë t'u jap të drejtë sot këtu!! Politikën e mora vesh, por edhe një pyetje për
ekonominë: Keni sugjeruar ju në shkatërrimin e uzinave, fabrikave e të tjera që
u bënë këtu?
Ambasadori William Ryerson: Z. Kola, ne nuk merremi me llamarinat e
komunizmit!
Kurt Kola: Si e keni zakon ju në Amerikë, e prishni shtëpinë
e vjetër, para se të bëni të renë?
Ambasadori William Ryerson: Jo, pasi bëjmë të renë!
Kurt Kola: Po na i linit këto vjetrat neve, mos të dilnin
800 mijë punëtorë në asistencë, derisa të na bënit ju të rejat....
Ambasadori William Ryerson: (Heshti)
Kurt Kola: …Apo duheshin para për të
pasuruar shefat komunistë që të bëhen antikomunistë, u shitën badihava pasuria
e 50 vjetëve të popullit shqiptar për skllavopronarët e tyre.
Ambasadori William Ryerson: Takimi mbaroi, z. Kola
Dhe brofi në këmbë!
Në foto ambasadori Alexander A. Arvizu dhe Kolec Traboini, në plan të dytë ish-ambasadori William Ryerson |