PSE
NUK NDEROHET DORA D' ISTRIA NGA ANADOLLAKËT E TIRANËS?
Dora
Distria, Kol Idromeno dhe Aristidh Kola, duhet të jenë në një monument të
përbashkët në ballë të rrugës "Çamëria" në qendër të Tiranës.
Nga K. P. TRABOINI
Dora
d' Istria ka shkruar: "Nëna ime vdiq me emrin e Pargës në gojë."
1859. Le ta dëgjojnë shurdhamanët e Tiranës apo Athinës e më tej kancelaritë e
Europës që me trojet shqiptare është sjellur si kasap me hanxhar: Parga është
Çamëria shqiptare.
Kjo
zonjë e madhe me gjak e shpirt shqiptare dhe me dimension europian Dora D'
Istria (Elena Gjika) duhej të kishte monumentin në qendër të Tiranës e jo të
kishim për turp, jo larg Akademise së mykur ku gjendet dhe busti i një
sigurimsi Sabri Godo, shtatoren e një anadollaku me poture Anadolli si Sulejman
Pash Çengija.
Ky
vend kurrë nuk mund të përparojë duke vënë në peidestal antikombetarët e duke
lënë në harrim ata që dhanë kontribute për këtë komb, i katandisur ky në
gjendje të mjerueshme më shumë prej të vetëve se sa prej pushtuesve. Pse nuk
ngulmojnë shoqatat dhe partia e çamëve për të ngritur bustin e saj në mes të
Tiranës.
Do
të ishte një shuplakë në fytyrën e shovenistëve skutave të Athinës. Se boll më
jemi zgërlaqur para grekëve të cilëve shqiptarët e Greqisë ua sollën pavarësinë
dhe ua bënë shtetin. Dora Distria, Kol Idromeno dhe Aristidh Kola, duhet të
jenë në një monument të përbashkët në ballë të rrugës Çameria në qendër të
Tiranës.
Herojtë
e kombeve i harrojnë vetëm flliqanët e kombeve të padenjë këta për indentitetin
e tyre.