ROZA
ANAGNOSTI:
TË RIKONSTRUKTOHET E JO TË PRISHET
TEATRI
Arsyeja
pse jam këtu është se qëndroj në mendimin se duhet të rikonstruktohet e jo të
prishet teatri. Vendi ka nevojë për një teatër klasik, kemi Butrintin, Apoloninë,
Durrësin, këtu është teatri klasik. Le të bëhet edhe një teatër i ri modern.
Nuk kam qenë e nuk jam në asnjë parti, asnjëherë, partia ime ka qenë arti ynë, kështu
që nuk jam e shtyre nga ndokush veç nga ndjenja ime, sinqeriteti im, dhe përgjegjësia
e profesionit tim. Këtu është kultura, këtu është historia, këtu është
indentiteti, është emocioni, është shpirti njerëzor. Kam me shume se 50 vjet që
interpretoj në këtë skenë. Nuk është keq të duash vendin tënd, të duash
profesionin tënd, të kesh edhe emocion se fundja jemi njerëz. Këtu dua të falënderoj
ambientalistët, juristët, dashamirësit, artistët, njerëz të medias, kolegët e
mi të vjetër dhe të rinj të mrekullueshëm, që nesër do të bëhen akoma më të mirë
se ne. Në fund të fundit ky teatër na duhet edhe për memorien e njerëzve. Siç thonë
dhe arkitektët, teatri kombëtar është i bukur. Sa herë që vjen këtu të duket
edhe më i bukur dhe mjafton të rikonstruktohet dhe e përsëris, kemi nevojë për një
teatër klasik. Nuk mund të prishet një teatër. Mendimi im është krejt i sinqertë
, pa paramendime. Ne i kemi dhënë shumë gjuhës shqipe në atë skenë, kemi bërë që
shqiptarët ta duan më shumë, në mënyrën si interpretohet, se si e thekson dhe
emocione të tjera. Këtu janë luajtur kryevepra botërore të cilat njerëzit nuk
arrinin ti lexonin, por spektatori i ka parë e ky ishte një zhvillim. Duhet të mendojmë
mirë që të marrim vendime të drejta. Nuk është këtu urrejtja, armiqësia,
absolutisht jo, unë mendoj se ne i ndihmojmë duke u dhënë mendimin tonë. Indiferentizmi
në këtë rast do të ishte një gabim i madh. E mbyll me fjalët e Nënë Terezës, të gjitha
krijohen vetëm me dashuri.
Në tubimin të sheshi i Teatrit
Tiranë, korrik 2018