FYTYRA E VËRTETË E DHIMITER SHUTERIQIT
NË KUJTIMET E SKËNDER LUARASIT
- Denigrues i figurave kombëtare duke i quajtur spiunë të anglezëve Gjerasim Qiriazin dhe Kristoforidhin -
“Në Institutin e Lartë Pedagogjik herë pas herë mbrëmave bënim mbledhje, në të cilat bisedonim rreth çështjeve të ndryshme ku flisja mbi qëndrimin që duhej që mbahej ndaj jetës e veprës së Migjenit, familjes Qiriazi, Ismail Qemalit, Isa Boletinit etj.
Një mbrëmje u thirrëm të bisedonim rreth disa propozimeve që pati bërë me shkrim profesori i letërsisë Mark Gurakuqi i cili shprehej mbi mënyrën shablone me të cilën jepeshin leksionet e për diferencimet që duhej të bënim midis autorëve dhe temave që ata shtjellonin. Ai foli mbi nevojën e thellimit të leksioneve.
Drejtori (Dekani) Prof. Dhimitër Shuteriqi tha se kjo qe një punë e vështirë dhe se tani për tani duhej të kënaqeshim me kaq pasi nuk qemë të zotët për më shumë.
Prof. Eqerem Çabejt, i cili e quajti të paarsyeshme këtë pohim, ai iu përgjegj në mënyrë arrogante duke i thënë se vetë ai, Eqerem Çabej, përçmonte albanologët shqiptarë duke paraqitur Profesor Joklin si të vetmin autoritet mbi gjuhën shqipe. Pasi të gjithë dhanë mendimet e tyre se kush pyeti se ç’kisha për të thënë edhe unë. Thashë se propozimi i Prof. Gurakuqit është me vend dhe secili të mundohet të thellohet në leksionet sa më shumë që të mundet. ‘’Unë jam i mendimit që puna jonë duhet të zgjerohet dhe t’i shtohen programit edhe shkrimtarë që kanë vlerën e tyre, si për shembull Gjerasim Qiriazi…’’
Unë s’pata përmendur shkrimtarin e dytë dhe ca më pak të tjerët, kur Dekani, Prof. Dhimitër Shuteriqi nervos në kulm, bërtiti: ”E di unë se ku e ka hallin Skënder Luarasi. Ai do që të shtiem në programin tonë edhe babanë e tij. Ç’farë shkrimtar është Petro Nini… A, po, paska qenë patriot. Po mirë, le të flasin ata të historisë për këtë. Sa për Gjerasim Qiriazin – pa, nuk do të shtiem në programet e shkollës sonë atë spiun të anglezëvet!”
-Përse e quan spiun të të huajve Gjerasim Qiriazin?
-Përse e quan spiun të të huajve, ti, Kristoforidhin!’
-Ti do të më përgjigjesh në Ministri të Arsimit për këtë sharje që i bëre sonte Gjerasim Qiriazit dhe për këtë shpifje që më bëre mua, i thashë.
Dekani, si një i marrosur, doli nga mbledhja e asaj mbrëmjeje të ftohtë janari pa marrë kapellën dhe pallton e na la vetëm në zyrën e tij. Pas tij ikëm edhe ne të ftuarit.
Të nesërmen, kur do të jepja dy leksione njërin pas tjetrit mbi rilindjen europiane, pas pushimit të shkurtër, sa fillova të dytin, u hap dera dhe dekani më bërtiti: ”S’ka nevojë të vazhdosh! Je pushuar!”
Unë vetëm sa e kqyra si do ta kishte kqyrur çdo njeri me dinjitet personal dhe vazhdova leksionin.
Sipas lutjes që pata bërë më parë, të pasnesërmen na thirri në zyrë ministri, Manush Myftiu. Ai i tha Dhimitër Shuteriqit, dekanit, se unë pata kërkuar që ai të më provonte se kujt, ku dhe kur i pata thënë unë se Kristoforidhi paskish qenë spiun i englezëve dhe ndë ai kishte fakte që të provonte se Gjerasim Qiriazi ishte spiun i englezëvet.
”Shoku Ministër”, filloi të flasë drejtori i Institutit të Lartë Pedagogjik dhe tregoi sa e rëndë paskish qenë detyra e tij në atë zyrë.
Ndërhyra: ”Shoku Ministër, kur kërkova këtë ballafaqim mendova se nuk do t’ju humbisnim veç se nja pesë minuta prej kohës suaj të shtrenjtë…”
‘’Vërtet ti Dhimitri…?’’ e pyeti ministri.
Dhe ai pohoi se Skënder Luarasi nuk i shprehu këto fjalë sheshit por kur tha se Gjerasim Qiriazi qe i atillë mendoi se Skënder Luarasi do të përgjigjej po me ato fjalë për Kristoforidhin.
”Shoku ministër”, ndërhyra unë, ”lutem të na thotë Prof. Dhimitër Shuteriqi ndë është i zoti të përcaktojë se ç’mendoni ju për mua dhe për atë, dhe unë për ju dhe për atë.”
Shoku Manush brofi dhe i tha: ”Ti Dhimitri…’’ Jo vetëm nga fjalët që i tha por edhe mënyra si ia tha e kuptova qëndrimin e ministrit.
”Kaq desha të di” thashë dhe dola me përçmim për atë që ma kishin bërë dekan në Institutin e Lartë Pedagogjik. Ndërkaq vazhdova të jap leksione atje.”
(S.Luarasi, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar’’, Kujtime të pabotuara, IV, 1945-1960 / Petro Luarasi)

Përg. K.P. Traboini