KRISTO DAKO NJĂ‹ NGA VEPRIMTARĂ‹T E SHQUAR TĂ‹ PAVARĂ‹SISĂ‹ |
KUJTIMET E SKĂ‹NDER LUARASIT PĂ‹R TRAVAJAT E FAMILJES SĂ‹ SEVASTI QIRIAZI DHE KRISTO DAKO
(Pushtimi i shtëpisë
se tyre nga çifti Todi dhe Luljeta Konomi- Bozo, si i hoqi ky emrat e
Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi nga filmi “MĂ«sonjĂ«torja” nĂ« Kinostudio ku ishte
nëndrejtor dhe sekretar Partie)
NĂ« kujtimet e tij SkĂ«nder Luarasi (19 janar 1900 - 27 janar 1982) ka shkruar: ”Dergjesha nĂ« shtrat nga dhimbjet e veshkave dhe poliartriti kur ime shoqe mĂ« lajmoi se kishte ardhur tĂ« mĂ« takonte Ing. AleksandĂ«r Dako, djali i madh i SevastisĂ«. (AleksandĂ«r Dako, i biri i Kristos dhe i SevastisĂ«, i lindur nĂ« Manastir mĂ« 30 maj 1911, ishte pronar i banesĂ«s nĂ« rrugĂ«n Halim Xhelo, Nr.28, TiranĂ«, Ajo dikur qe nĂ« pronĂ«si tĂ« ParashqevisĂ«. NĂ« njĂ« banesĂ« tjetĂ«r nĂ« krah jetonte dhe vajza e tij e vogĂ«l , Diana Qiriazi-Hoxha, studente nĂ« degĂ«n e anglishtes.) "Kisha vite pa e parĂ«. Dukej shumĂ« i vrarĂ«. MĂ« tha se kur ishte ndarĂ« nga gruaja e dytĂ«, e kishin internuar me pa tĂ« drejtĂ« dhe shtĂ«pinĂ« ia kishte zĂ«nĂ« njĂ« zyrtar me rĂ«ndĂ«si.” Pas vdekjes sĂ« gruas sĂ« parĂ«, AleksandĂ«r Dako qe martua me N.L. me tĂ« cilĂ«n nuk shkonin mirĂ«, kinse ajo kĂ«rkonte qĂ« ai tĂ« mos kishte tĂ« bĂ«nte me fĂ«mijĂ«t e gruas sĂ« parĂ« dhe arĂ«sye tĂ« tjera. Por mĂ« vonĂ« rezultoi se shkak i prishjes sĂ« çiftit Dako qe shantazhi mbi N.L. dhe nĂ«nshtrimi i saj nĂ«n presionin e Todi Bozos, motrĂ«s sĂ« tij dhe shoqes sĂ« saj V. L., Sekretare e komitetit Ekzekutiv tĂ« KĂ«shillit Popullor, lagjes 9. e cila mĂ« pas u shkarkua pĂ«r abuzime me detyrĂ«n shtetĂ«rore. MĂ« 15 tetor 1975, me akuzat e sajuara tĂ« ish- gruas sĂ« tij tĂ« dytĂ« N.L. AleksandĂ«r Dakon e internuan nĂ« Tale tĂ« LezhĂ«s. NĂ« janar 1976 nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij u fut familja e Todi Bozos, e cila pa dijeni tĂ« Aleksandrit kishte bĂ«rĂ« shtesa banese. MenjĂ«herĂ« pas internimit ai kĂ«rkoi verifikimin e çështjes dhe Komisioni Qeveritar ia hoqi masĂ«n e dĂ«nimit. Kur u kthye nĂ« TiranĂ« mĂ« 14.7.1977, mĂ«soi qĂ« shtĂ«pinĂ« ia kishte zĂ«nĂ« i plotfuqishmi T.D. i cili me marrĂ«veshje private i kishte dhĂ«nĂ« ish-bashkĂ«shortes sĂ« Aleksandrit njĂ« hyrje tjetĂ«r 1+1. NĂ« kĂ«to kushte Aleksandri jetoi pĂ«rkohĂ«sisht tek djali i tij Robert Dako, Rr.Tefta Tashko,P.22/1,A.1,TiranĂ« nĂ« pritje pĂ«r t’iu liruar banesa, (nĂ« zbatim edhe tĂ« Vendimit gjyqĂ«sor tĂ« formĂ«s pĂ«rfundimtare (Vendimi 249, 15.2.1978 i gjykatĂ«s popullore tĂ« rrethit, TiranĂ«) NĂ« vendim shkruhej: ‘’ Rezultoi e provuar se paditĂ«si efektivisht Ă«shtĂ« pa banesĂ«… NĂ« tĂ« tilla rrethana vetkuptohet se paditĂ«si AleksandĂ«r Dako ka tĂ« drejtĂ« tĂ« shkojĂ« nĂ« pronĂ«n e tij dhe Vendosi: ‘’Detyrimine tĂ« paditurit Todi Bozo tĂ« lirojĂ« banesĂ«n qĂ« ka nĂ« pĂ«rdorim pasi t’i sigurohet njĂ« sipĂ«rfaqe tjetĂ«r banimi. Edhe kur iu dĂ«rgua vendimi i gjykatĂ«s, nĂ«npunĂ«sit tĂ« strehimit tĂ« Komitetit Ekzekutiv, TiranĂ« me njĂ« letĂ«r rekomandimi, ai nuk po e zbatonte. NĂ« kundĂ«rshtim flagrant me KushtetutĂ«n dhe me ligjet e shtetit mbi pronĂ«sinĂ«, poseduesi nuk e lironte banesĂ«n me pretekst qĂ« ‘’kishte shpenzuar’’, duke bĂ«rĂ« modifikime, njĂ« banjĂ« dhe shtesa tĂ« tjera nĂ« oborr, pa dijeninĂ« e pronarit.
SKĂ‹NDER LUARASI |
SKĂ‹NDER LUARASI, LETĂ‹R HYSNI KAPOS,
SkĂ«nder Luarasi kujton se pĂ«r seriozitetin e çështjes iu drejtua Hysni Kapos ish-nxĂ«nĂ«si i tij nĂ« Institutin TregĂ«tar tĂ« VlorĂ«s mĂ« 1932. NĂ« letĂ«r shkruhet: ”Duke pĂ«rgatitur biografinĂ« e motrave Parashqevi dhe Sevasti Qiriasi, kujtova pĂ«rkrahjen qĂ« i dha e nderuara shoqe Vito Kapo ParashqevisĂ« tĂ« ngrihej nga gjendja e mjerĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n njerĂ«z tĂ« pandĂ«rgjegjshĂ«m e kishin rrĂ«zuar kĂ«tĂ« heroinĂ« tĂ« arsimit kombĂ«tar. Me kĂ«tĂ« rast u njoha me birin e Sevasti Qirias-Dakos, AleksandĂ«r Dakon, birin e patriotit Kristo Dako, dhe mora vesh se nĂ« ç’gjendje tĂ« mjerĂ« e kanĂ« rrĂ«zuar edhe kĂ«tĂ« bir patrioti. Duke dashur tĂ« shpreh tĂ« mirĂ«filltĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« biografi, u interesova pĂ«r shkakun e fatkeqĂ«sisĂ« sĂ« tij. Si qytetar shqiptar u trondita kur pashĂ« se nĂ« RepublikĂ«n Socialiste tonĂ«n paska akoma njerĂ«s qĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«naqur lakmitĂ« e tyre, nuk e quajnĂ« pĂ«r gjĂ« tĂ« keqe t’i çkatĂ«rrojnĂ« jetĂ«n njĂ« familje. AleksandĂ«r Dako mĂ« dorĂ«zoi pĂ«rshkrimin si i ndodhi fatkeqĂ«sia dhe unĂ« marr guximin qĂ« pĂ«rshkrimin t’jua dĂ«rgoj juve tok me kĂ«tĂ« letĂ«r. PĂ«rveç zemĂ«rimit qĂ« ndjej si qytetar pĂ«r njĂ« padrejtĂ«si tĂ« tillĂ«, unĂ« kam arĂ«sye tĂ« veçantĂ« tĂ« interesohem pĂ«r hallin e familjes Qirias- Dako: nĂ« kĂ«tĂ« shtĂ«pi mblodha materialin pĂ«r biografinĂ« nĂ« fjalĂ«, dhe kĂ«tu dĂ«gjova prej gojĂ«s sĂ« ParashqevisĂ« fjalĂ«t mirĂ«njohĂ«se pĂ«r ndihmĂ«n qĂ« i dha shoqja Vito Kapo sĂ« ndjerĂ«s Parashqevi tĂ« ngrejĂ« jetĂ«n e lumtur nĂ« atĂ« shtĂ«pi...Ju jam drejtuar juve me kĂ«tĂ« letĂ«r, se jam i bindur qĂ« nuk do tĂ« lejoni kĂ«nd tĂ« pĂ«rçmojĂ« KushtetutĂ«n e RepublikĂ«s Socialiste tĂ« ShqipĂ«risĂ«.” SkĂ«nder Luarasi shkruan nĂ« kujtimet e tij: ”NdĂ«rkohĂ« qĂ« prisja ndonjĂ« pĂ«rgjigje apo rezultat mĂ« zemĂ«roi shumĂ« njĂ« ngjarje tjetĂ«r. Natasha Lako, bashkĂ«punĂ«tore nĂ« Kinostudio, mĂ« kishte kĂ«rkuar dhe unĂ« i dhashĂ« ndihmĂ«n time pĂ«r gatitjen e filmit ‘’MĂ«sonjĂ«torja’’ me skenar rreth shkollĂ«s sĂ« parĂ« shqipe pĂ«r vajzat nĂ« Korçë, e themeluar mĂ« 1891 nga Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe gjithashtu ndihmova qĂ« tĂ« nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit tĂ« çlirimit. Kur u interesova pĂ«r mbarĂ«vajtjen e xhirimeve tĂ« Kinostudios mĂ« thanĂ« se dikush kishte ndikuar qĂ« emrat e dy motrave tĂ« zĂ«vendĂ«soheshin me pseudonime. KĂ«saj i thonĂ« tĂ« falsifikosh historinĂ«. Dhe kĂ«tĂ« presion e paskish bĂ«rĂ« vetĂ« Todi Bozo. NjĂ« ditĂ« mĂ«sova se Hysni Kapo, i sĂ«murĂ«, kishte lĂ«nĂ« porosi tĂ« shikohej kjo çështje por Todi Bozo pĂ«r shkak tĂ« postit tĂ« lartĂ« dhe miqve nuk donte ta lironte shtĂ«pinĂ«. Madje mĂ« kishte çuar fjalĂ« qĂ« ta lija kĂ«tĂ« çështje mĂ«njanĂ« pĂ«r hir tĂ« dhĂ«ndrit tim Vedatit qĂ« ai e kishte farefis. Kur shkova ta takoj, ai ishte ‘’i zĂ«nĂ«‘’. Ndaj i shkrova njĂ« letĂ«r.
LETĂ‹R TODI BOZOS
I nderuari zoti Todi Bozo,
Mbasi nuk më
pranuat në një bisedë shoqërore sy në sy, Ju dërgoj këtë letër që të rrëfenj
përse kam dashur të piqem me zotërinë tuaj. Kam njohur personalisht Tafil
Buletinin për të cilin jam duke përgatitur një broshurë. I përdëllyeri ndër të
tjera më pati folur për miqësinë e tij me të ndjerin Llazo Bozo dhe desha që
miqt e tij të jenë edhe të mitë. Qysh prej fëminisë sime pata njohur motrat
Qiriazi, mësueset e motrës sime Thomaidhë, dhe qenë këto që nëpërmjet sime
motre më mësuan të lexoj e të shkruaj gjuhën amtare shqipe. Për këtë arësye kam
qenĂ« mirĂ«njohĂ«s ndaj atyre dhe do tĂ« jem kĂ«shtu gjer nĂ« çastin kur t’i them
lamtumirën e fundit atdheut tim të dashur. Nga simpathia që ruaj për Sevasti
Qiriazi-Dakon dhe të motrën Parashqevinë, por edhe që të mos më
përgënjeshtrohen fjalët e mira të Tafil Buletinit për babanë tuaj, po ju
drejtoj këtë letër. Dhe shpresoj të merremi vesh urtë rreth dy çështjeve për të
cilat bëhet fjalë: Së pari : Natasha Lako, bashkëpunëtore në Kinostudio kërkoi
dhe unë i dhashë ndihmën time për gatitjen e filmit rreth shkollës së parë
shqipe për vajzat në Korçë më 1891. Materialin e përmbledhur po jua dërgoj
bashkëngjitur. Ndihmova që të nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35-vjetorit
të çlirimit. Të Kinostudios më thanë se keni ndikuar që emrat e dy motrave të
zëvendësohen me pseudonime. Kësaj i thonë të falsifikosh historinë. Lexoni në
‘’ZĂ«ri i popullit’’ artikullin e soçëm ‘’VĂ«rtetĂ«sia tĂ« pĂ«rshkojĂ« si fill i kuq
çdo paraqitje tĂ« fakteve historike’’, nga Shefqet Peçi. SĂ« dyti: Me
manipulacione të pahishme keni bërë që biri i Sevasti Qiriazi-Dakos të nxirej
nga shtëpia dhe fare pa të keq u shtrove vetë në atë vatër. Gjyqi që e kuptoi
sjelljen e pahijshme tuajën i dha të drejtën familjes Dako të kthehet në
banesën e vet. Porse ju nuk i bindeni vendimit, nuk doni të shkoni në
apartamentin shtetëror që kishit më parë. Në vilën Qiriazi-Dako vija shpesh të
pĂ«rshĂ«ndetja mĂ«suesen e lavdishme Parashqevi Qiriazi pĂ«r t’ iu falĂ« nderjes pĂ«r
arsimin që bashkë me Sevastinë u dha motrave tona në kohën e tiranisë otomane,
kur jo në shkollë por edhe në letërkëmbim ishte rreptësisht e ndaluar të
pĂ«rdoreshin shkronjat shqipe. Mora guximin t’ju shkruaj kĂ«tĂ« letĂ«r sepse duhet
ta mbrojmë të drejtën e të vërtetën edhe sikur të ndeshemi me personalitete të
plotfuqishëm; por juve jua shkruaj edhe për një shkak tjetër. Pozita që mbani
dhe prejardhja patriotike - që na ndalon të nxjerrim në Pazar emrat e prindërve
tanë të ndritur edhe për gjithë atë llom të dheut që aq fort e lakmon borgjezia
- na detyrojnë jo ta shkelni por ta mbroni ligjshmërinë në Republikën Popullore
Socialiste të Shqipërisë. Për këto arsye jam i bindur që do ta pranoni, dhe do
mĂ« pĂ«rkrahni propozimin qĂ« kam dashur t’ju bĂ«ja po tĂ« mĂ« kishit pritur nĂ«
bisedë shoqërore: së pari, filmit ti vihen emrat e plotë, të vërtetë, të
heroinave Sevasti e Parashqevi Qiriazi; sĂ« dyti: t’ia ktheni tĂ« zotit shtĂ«pinĂ«
dhe unë mendoj se ajo ndërtesë të caktohet shkollë ose muze për nder të
mësueseve të para të shkollës së vajzave
Me përfillje të merituara
Skënder Luarasi.
Rruga Konferenca e Pezës, Pallati V, Shkalla1/3, Tiranë
SKĂ‹NDER LUARASI LETĂ‹R VITO KAPOS,
Kur dëgjoi se Hysni
Kapo ishte i sëmurë rëndë dhe përsëri Todi Bozo rrefuzoi të largohej nga
shtëpia, S.Luarasi iu drejtua Vito Kapos, si Presidente e Bashkimit të Grave
Shqiptare: “Personalisht, Ju dhe Nefo Myftiu, e shpĂ«tuat Parashqevi Qiriazin
nga mjerimi ku e patën shpënë njerës zemërzes. Kur e vizitoja Parashqevinë, më
shumë se një herë më shprehu mirënjohjen për gruan e re shqiptare, për të cilën
Ju po përpiqeni ta ngrini lart e më lart në shoqërinë tonë socialiste. Jua
shkruaj këtë letër Juve, e nderuara shoqja Vito Kapo, nga respekti që kam për
punën tuaj në qytetërimin e familjes shqiptare e në mbrojtjen e të drejtave të
saj. Bashkëngjitur postoj një artikull ku shpreh atë që di unë për Sevasti
Qiriasi- Dakon dhe një letër tjetër ku rrëfej çështjen që desha të zgjidh në
mĂ«nyrĂ« shoqĂ«rore me Todi Bozon. Duke qenĂ« se Todi Bozo s’begenisi tĂ« mĂ«
dëgjonte, Ju a dërgoj Juve, si kryetare e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, që
t’ia qani hallin familjes sĂ« SevastisĂ« dhe tĂ« propozoj qĂ« (pasi Todi Bozo tĂ«
zbrazë shtëpinë e përvetësuar) ajo ndërtesë, ku ka vdekur Parashqevi Qiriazi,
të çelet me rastin e 35-vjetorit të çlirimit muze ose shkollë për nder të
mĂ«sueseve tĂ« para tĂ« shkollĂ«s sĂ« vajzave.” Historia e shantazhit tĂ« Todi Bozos
ndaj gruas së Aleksandër Dakos dhe përvetësimi i shtëpisë së familjes Qiriazi u
përhap dhe bëri bujë. Sekretarja e komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor,
lagjes 9. me iniciale V. L., e cila kishte manipuliar me dokumentat u shkarkua
nga puna për abuzim me detyrën shtetërore dhe Todi Bozo u detyrua ta lirojë
banesen. Drejtesia u vu ne vend dhe Aleksandër Dako me familjen e mbylli jetën
në vatrën e të parëve duke kujtuar me respekt mirësinë e mikut të vërtetë
Skënder Petro Luarasi.
Ky shkrim i mësipërm bazohet tek libri i pabotuar i Skënder P.
Luarasit, “Ç'kam parĂ« e ç’kam dĂ«gjuar- kujtime” dhe nuk duhet tĂ« riprodhohet nĂ«
asnjë formë pa përmendur burimin.
KUSH ISHTE KRISTO DAKO
Kristo Dako u lind në Korçë më 24 dhjetor 1876, i biri i Anastas Dakos. Më 1887 Dako emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme më 1898, dhe më 1902 Fakultetin e Matematikës. Nga ky vit u u aktivizua në shoqëritë Shpresa dhe Dituria të kryeqytetit rumun. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi dhe mbaroi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlindit në vitet 1906-1913. Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit. Më 1913 u zgjodh president dhe redaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra më 1913. Dako mori më vonë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit më 1919. Dako është takuar dy herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, për t'i shpjeguar atij interesat kombëtare të Shqipërisë.Më 1921-1922 qe deputet i Partisë Përparimtare dhe më pas u bë pjesë e "Bashkimit të Shenjtë". Më 1921 u caktua ministër i Arsimit në qeverinë pakditore të Hasan Prishtinës gjatë krizës së dhjetorit. Më pas u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit. Më 2 tetor 1922 hapet instituti "Kyriaz", më 11 prill 1925 iu vendos guri i themelit në godinën e re në Kamëz., sot Universiteti Bujqësor i Kamzës. Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.
BASHKĂ‹SHORTĂ‹T SEVASTI QIRIAZI DHE KRISTO DAKO |
FUNDI I DHIMBSHĂ‹M I SEVASTI QIRIAZI DAKO
Ne konica.al lexojmë: Prej vitit 1941 do të fillonin fatkeqësitë në familjen e
saj. Atë vit vdiq bashkëshorti, patrioti i shquar Kristo Dako. I balsamosur nga
i biri, Gjergji, trupi i Dakos u vendos në varrezën familjare në Kamze. Pas dy
vitesh, me 1943, krejt familja u internua në Zemun, ku mrekullia bëri që të mos
shuhej kjo familje. Te rraskapitur, Sevastia me motrën e saj Parashqevi, dy
djemtë Gjergj dhe Skënder (Aleksandër) dhe dy nuset e tyre me fëmijët, kthehen
në Tiranën e vitit 1945. Iu ishte sekuestruar gjithçka. Shtëpia dhe shkolla në
Kamzë nuk ishte më e tyre. Përdhosja që filloi të mposhtte mësuesen veterane
ishte makabre. Studentët e Kursit të Partisë Komuniste që kishin uzurpuar godinat e tyre
kishin thyer varrin e xhamtë të Kristo Dakos, i kishin shkulur kokën atij dhe
me tĂ« kishin luajtur futboll…!
Mësueseve të para të shqipes iu la si favor që
nëse dëshironin të banonin ne kotecin e pulave të shtepise së tyre. Pasi e lyen
me gëlqere të bardhe, si zemra e tyre, për pak kohë veteranet jetuan aty derisa
u dëbuan edhe prej atje. Të mbetura rrugëve, ato gjetën mbështetje dhe strehë
nĂ« ish-kuzhinierja e “Institutit Kyrias”, Rukije Tafaj. Helmi i fundit qĂ«
mori nga kjo jetë ishte varja në qeli e të birit, Gjergjit, kirurgut që ishte
akuzuar për spiunazh dhe gjendej i burgosur. Sevastia nuk mundi as të tërhiqte
trupin e të birit pasi atë e shkatërroi traktori që punoi tokën.Në gjendje të
vajtueshme, Sevasti Qiriazi Dako mbylli sytë në shtëpinë e Rukije Tafajt. Si
“armike” u pĂ«rcoll pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit vetĂ«m nga katĂ«r gra Parashqevia,
nuset e dy djemve, ish-kuzhinierja Tafaj dhe dy varrëmihës. Ishte 30 gushti i
vitit 1949.
PĂ«rgatiti K.P. Traboini
18 mars 2021