đ„ ĂORBAXHIJTĂ E VDEKJES.
Satirë nga halli
Me 12 maj 2009 mora kete mesazh nga Tirana:
"Kolec, miku im i mire. Ti sot ishe "protogonist" i gjendjes sime te tmerrshme pas lajmit te tmerrshem( te vdekjes) qe me dha Tinka Kurti per ty. Nuk dija si te lidhesha me ty, i kerkova ndihme I, M, F T qe te me kthenin nje pergjigje. Kam kaluar diten me te keqe sot, kam qare per ty, qau edhe M.... "
Miket e mia ne Tirane, jam i lumtur qe me keni qare, sepse siç e kam thene ne librin "ITAKA GRUA",2008 lotet e grave do ti mbledh e do te bej me to nje varese per diellin. Jane lote te cmuar. Poetikisht i puth ato lote. Mirepo me duhet t'ju zhgenjej.
Ne fakt une kam harruar te vdes per shume arsye, por kryesorja eshte ajo cfare thone gjermanet ne nje proverb te mençur " te gjithe vdesin, ndoshta dhe une".
Por une nuk vdes sepse, po behet e treta here qe me kane shpallur vdekjen e une nuk po pyes fare per mort, i kam lene vorraxhijt duarkryq pa pune, ndaj kur te vendos shen Pjetri te me marr si mik ne gostine e tij qiellore, nga qe jane shpall-shpifur 3 kobe ne 5 vjet, kurrkush nuk do ta besoj me, sepse eshte si puna e berihajit, qe, kur ra vertete ujku nder dele, therriti Zalua i shkrete por fshataret e as zagaret nuk u tunden e vane dhente. Se ky, tre here e kish genjyer fshatin me berihaj "Ra ujku ne dele". Keshtu mbeti Zalua pa dele. Ndaj do t'ju zhgenjej serisht dhe do te iki pa ju lajmeruar. Do te le porosi te me djegin e te bejme pluhur qe askush te mos me shoh te vdekur kurrsesi. Por ne ju marrte malli do te me takoni neper lirikat e mia. Aty jam i teri me zemer e me shpirt.
Tani per te qene ne dijeni per keto nekrolog-nekrofaget interneti qe perhapin gjemezeza, do tju bej kete rrefim:
Heren e pare ma shpalli vdekjen nje lugate, pjelle e keqe-kuqe ne seli ne Nju York me nje mesazh anonim shperndare ne te gjitha kanalet e internetit, por une e di kush eshte dhe i kam vene epitetin Gaforrja e Kuqe, sepse u shkonte e u zhagitej antareve te Byrose Politike ne cdo 5 maj, se ishte familje deshmori de.... Te dyten here 2008 e percolli ne internet nje gojash koçobash qe thote kam qene pilot por ai e shkonte jeten me zorre benzine ne Balldre e pretendon te shkarrashkruaje letersi morale per pulat shkrimtaro amerikane.
Tani cudia e trete, nga mikja ime Tinka Kurti qe, o ja ka thene ndokush prej ketyre halldupeve te internetit, ose kush e di ka nisur Tinka te lexoje ne internet e ka rene ate faqe gjemezeze shqipo amerikane, se qe ta dini amerika eshte bere strehe e shume njerezeve te mire por edhe shume banditeve e njereze pa kurrnji fare vlere.
Vec nje gje duhet ta dini mire. Shume vete me duan te vdekur. Ndaj dhe shpallin kobe. Me kane kercenuar shume here, por as qe e kam dridhur qerpikun se jam me origjine nga nje shkemb qe ne histori quhet Traboin e qe sot e tutje nuk do te perdor me emer e mbiemer, por thjeshte Traboin, Kolat vdesin por mali i Traboinit nuk njeh vdekje. Tani le te shpallin sa te duan se ka vdekur Traboini, po kush i beson?! A vdes mali?!
Tani ju ftoj te shihni nje vidio per nje nga kercenimet e fytyrpalareve te internetit 2008, ku gelojne si urithat pa indentitet, pa emer, e personaliteti u ka rene ne shkallen zero.
Ne të tillë plehërishte jemi të detyruar të jetojme, sepse demokracia në vend qe ti pastronte hauret i mbushi e stermbushi me plehra te cilat krijojne nje fryme mbytese per artin e te bukuren.
Por e bukura, thoshte Dostojevski, do ta shpetoje boten. E une dua te shtoj, plehrat s'mund ta ndalojne kete shpetim. U befte! Amen!

http://www.youtube.com/wat
www.traboini.com