TERROR ME KOKËN E GJENERALIT
ARIS VELIQUOTIS
- Mizori ballkanase -
Nga
KOLEC P. TRABOINI
I
shqetësuar nga lajmet e vrasjeve që po ndodhin në mes të shqiptareve, Ati i
nderuar Foti Cici, shtroi pyetjen se pse
ndodhin kaq shumë vrasje mizore mes nesh dhe shtoi se kjo gjë nuk vihet re
as ndër fqinjët tanë ballkanikë. Mirëpo, megjithëse edhe unë e dënoj këtë
fatalitet mes nesh, siç ka bërë edhe im atë në Shkodër në gazetën “Bashkimi” të
Ndoc Nikës që në vitin 1910; “Palok
Traboini: Vrasjet tona” nuk më rezulton
se vrasjet ndër shqiptarë janë shoqëruar me përçudnime mizore. Vrasjet ishin
plagë të rënda të një shoqëria të
prapambetur, por nuk shpërthenin në mizori. Nuk jemi ne shqiptarët tipikët e
barbarizmit primitiv, përkundrazi e kemi pësuar nga barbarizmi thuajse
shtazarak i fqinjëve tanë. Dihen vrasjet masive të serbëve ndaj shqiptarëve,
madje edhe ndër gra e fëmijë, duke i futur në varre të përbashkëta me qindra
njerëz. Shpesh duke dëgjuar shprehjet makabre të gjeneralëve serb që u thonin
ushtareve“shqiptarët therini me bajoneta të kursejmë plumbat”; pra jeta e një
shqiptarit vlerësohej prej fqinjëve tanë ballkanikë më pak se vlera e një
plumbi. Dhe nuk e kam fjalën këtu vetëm për një kohë të shkurtër, por përgjatë
një shekulli. Janë dy dëshmi që gjykatat ndërkombëtare do të duhej ti kishin në
evidenca si krime kundër njerëzimit shënimet nga fronti i luftës në Ballkan i oficerit të ri Leon
Trocki që ishte dëshmitar okular i krimeve serbe ndaj shqiptarëve, por më
kryesor libri i Leo Freundlich: “Albania's Golgotha: Indictment of the
Exterminators of the Albanian People” 1913. Ka edhe personalitete të tjerë që
kanë shkruar e shprehur indinjatën për vrasjet masive e masakrat ndaj shqiptarëve
si Kosta Novaković, apo edhe se voni nga veprimtarja e të drejtave të njeriut
serbja Natasha Kandiç, por përshkrimet e mizorive në historinë tragjike
njëqindvjeçare zinin vend deri në gazetën “New York Times” që shkruante për
masakra të padëgjuara në Europën e qytetruar. Edhe pse në luftë për të mbrojtur
të drejtat e veta, shqiptarët kanë pasur si tipar dinjitetin e jo mizorin.
Armikun e vriste, por kurrë nuk e përçudnonte. Edhe Kanuni e kushtëzonte
marrësin e gjakut duke i kërkuar respekt për kufomën, kthimin e trupit me fytyrë
nga qielli e kurrë të mos e linin përmbys, për më tepër asnjë lloj përçudnimi
nuk ishte i pranueshëm, madje kjo konsiderohej e dënueshme nga pleqësia
kanunore.
Është
një fotografi që tregon se si ushtarët serb i hedhin benzinë në trup një të riu
16 vjeçar shqiptar dhe pastaj e djegin të gjallë. E ky barbarizëm në vitin 1999.
Therjet me bajoneta ne bark te grave shtatëzanë dhe prerja e kokave të burrave
duke i ngulur në hu ka qenë praktikë e zakonshme në masakrimet që u bënin
shqiptarëve. Nuk gjeni asnjë shembull që shqiptarët ndaj serbëve të jenë sjellë
aq mizorisht.Por
le të kalojmë në jug. Mizorinë e fqinjëve të jugut e kemi ndjerë kur janë sulur
në trojet tona si hordhi e egër. E kemi ndjerë ende pa u bërë shteti shqiptar.
Vrasjen e Papa Kristo Negovanit dhe masakrimi i trupit të tij e të shqiptare të
tjerë patriotë është fillimi i masakrave që do të vazhdonin gjysmë shekulli mbi
shqiptarët. Kujtojmë priftin tjetër ortodoks, atdhetarin e madh At Stath
Melani, të cilin e vranë në pusi dhe i prenë kokën, të cilën në një thes ja
dërguar Dhespotit të Konicës në Greqi; të njëjtin fat pati edhe At
Ballamaçi, e helmuan Petro Nini Luarasi
për ta futur në gropë të gëlqeres. Hormovë, e mjera Hormovë, fshat i kthyer në
varrezë. Tërë burrat e fshatit përshkuar nga plumbat e ushtarëve grekë, në shtëpinë
tonë, në vatrën tonë, në atdheun tonë, në Shqipërinë tonë martire, e sot kërkojnë sot fqinjët e jugut ndërtojnë varreza
për vrasësit, por jo për viktimat e tyre, shqiptarë e masakruar. A po
çpersonalizohemi prej çmendurisë së bastardëve që na drejtojnë si aventurierë
dhe i shesin interesat kombëtare. Kësisoj veprimesh mizore nuk janë njohur ndër
shqiptarë, madje grekët e ardhur që kanë jetuar në Shqipëri, kanë qenë në
bashkëjetesë të harmonishme me shqiptarët vendas, pa ndjerë asnjë urrejtje
nacionale. Shqiptarët nuk u sollën ta zëmë me dropullitët ashtu si grekët në
Greqi u sollën me popullsinë e Çamërisë, ku u masakruan me mijëra
shqiptarë. Madje ka dëshmi që burrat i
vrisnin në sy të grave e fëmijëve, gratë i përdhunonin, më pas i mbyllnin nëpër
shtëpi bashkë me fëmijët dhe u vinin flakën duke i djegur të gjallë. Më thoni
ndonjë grek minoritar, apo sllav minoritar ta kenë masakruar shqiptarët nga
urrejtja nacionale. Jo nuk ka asnjë rast në histori. Por kush shqiptar ka pasur
rastin të jetojë si emigrant në Greqi ka rastisur të dëgjojë histori tmerresh
të pa shoqe. Le ti qasemi një rasti që tejkalon çdo logjikë njerëzore; një
fermer grek vrau në mënyrë kriminale 4 të rinj shqiptarë që punonin tek ai. Ky
tmerr ka ndodhur kur emigrantet shqiptarë i kërkuan hakun e punës, se donin të
ktheheshin në vendlindje. Pronari grek i qëlloi me armë, i plagosi e më pas i
sharroi të gjallë me sharrë elektrike. Kjo është një mizori që të kujton kohët
më të errëta në historinë e njerëzimit. Pak a shumë e njëjta histori me dy
emigrantë shqiptarë në Kretë, kur pronari për të mos i paguar paratë e punës
një vjeçare, natën u mbylli nga jashtë derën e kasolles ku flinin dy shqiptarët
dhe pasi i hodhi një bidon me benzinë, i dogji të gjallë. Dhe për këto raste
shkruanin vetë gazetat greke. Ndoshta mund të thuhet se politika i shpëlan
trush njerëzit që manipulohen me ide raciste
e urrejtje nacionale. Nuk besoj se kjo është vetëm manipulimi politik dominues
i akteve të tilla, megjithëse ndikon e motivon mjaftueshëm. Ka të bëjë me vetë
njeriun, kulturën e dijen, mentalitetin, egërsinë e mjedisit ku është rritur
dhe pastaj mishërohet në egërsinë që i buron nga shpirti katran, sepse këto
ndodhi janë jo vetëm ndaj njerëzve me kombësi tjetër, por edhe brenda të
njëjtës bashkësi. Dua të sjell në kujtesë një rast unik i
mizorisë historike që ka dalë në pah për publikun vetëm vitet e fundit. Aris
Veluqioti, gjenerali EAM-it, luftëtar i madh për çlirimin e Greqisë nga pushtimi
nazist, i dorëzoi armët e ushtrisë se vet për të realizuar kështu fundin e
luftës që sipas Marrëveshjes së Varkizës, një fshat ky afër Athinës, Greqia të hynte
në një periudhe paqeje sociale në kuadrin e një shteti demokratik. Të djathtët
e prishën marrëveshjen në pabesi në bashkëpunim të fshehtë me ushtarakët
britanikët (në Shqipëri e prishen Mukjen të majtët). Luftëtarët e EAM-it që kishin dorëzuar armët
u vranë në gjumë në kazerma, me mijëra djem e vajza të rinj. Pas kësaj masakre
të përgjakshme disa pak besnikë të Gjeneralit Aris Veluqioti që arritën të
shpëtonin, morën malet. Të ndjekur këmba këmbës nga formacionet e së djathtës
dhe britanikët, u shpërndanë grupe-grupe
për të arritur të mbijetonin. Gjeneral Aris Veluqioti, ky luftëtari i madh, i mbetur me pak besnikë, mendohet se vrau
veten ose ndonjë predhe murtaje e copëtoi. Trupat e djathta greke e gjetën
trupin e copëtuar, i prenë kokën dhe e varen me tela në qendrën Trikalles. E ashtu ndenji mjaft kohë. E fotografuan
kokën e Veluqiotit dhe agjutantit të tij besnik Xhavella (duhet të jetë shqiptar i
Greqisë nga Xhavellat e Sulit) dhe këto foto
i mbajtën të fshehur afro 40 vjet. Atë foto e kam nxjerrë nga një film
dokumentar grek për fundin tragjik të gjeneralit Aris Veliqioti. Luftëra
djathtas majtas janë bërë edhe në Shqipëri, por koka të prera kundërshtarësh
politike të varura në mes të qyteteve nuk janë parë. Kjo nuk motivon asnjërën
palë për krimet që janë bërë, por të paktën na lehtëson në kuptimin se mizoria
e urrejtja deri në shtazëri nuk është tipar i bashkëkombësve tanë, as ndaj
njeri-tjetrit dhe as ndaj të huajve. Komunizmi në Shqipëri ka bërë krime të
mëdha, madje edhe vrasja masive nga krimineli Mehmet Shehu si në Lushnjë më
1943, vetë Enver Hoxha ka qenë një njeri
me shpirt xhelati, por edhe në vendet
fqinjë që kanë pas sisteme krejt të kundërta, mizoria e barbarizmi nuk ka qenë
të pakët, por po aq mizore. Prandaj të mos vetnjollosemi duke thënë vetëm ne, sepse ekseset në jetën shoqërore ku përfshihen
edhe krimet, nuk përbëjnë tiparin
themelor për një kombësi.
5
mars 2021