21 January 2013

🔴Të ekzekutuar nga diktatura në Shkodër 1944 - 1953








TË EKZEKUTUAR NGA DIKTATURA NË SHKODËR 1944 - 1953
Emri / Atesia / mbiemri / Vend e Vitlindja  /Ekzekutimi

SHERIF MURAT HAXHIMUHAJ 1902 /PODGORIC SHKODER 11/30/1944
LAZER VUKSAN VOCAJ 1920 LUME /SHKODER 12/1/1944
LEKE MARTIN MARTINI 1897 DAJC/ SHKODER 12/5/1944
LULASH MARTIN MARTINI 1902 DAJC/ SHKODER 12/5/1944
MARK KOL THANA 1913 DUKAGJIN/ SHKODER 12/10/1944
NDOC SIMON PACI 1911 SHKODER /SHKODER 12/10/1944
ZEF ENJELL KUKA 1923 SHKODER/ SHKODER 12/15/1944
SYLO GJETO ALIAJ 1896 MYSELIM /SHKODER 12/17/1944
KOL MARK TONAJ 1912 VUKSANAJ/ SHKODER 12/20/1944
SALI TAHIR HOTI 1912 BORIC /DIBER 12/20/1944
NDUE PRENG MARKU 1923 VIG /SHKODER 12/27/1944
EMANUEL LOPEZ BELENGUER 1899 SPANJE /SHKODER 12/31/1944
GJON GJEK MIRUKA 1920 RAHOVIC/ SHKODER 12/31/1944
MARTIN PREC QOSAJ 1915 KELMEND /M. MADHE 12/31/1944
GJON SOKOLL RRUKAJ 1873 KELMEND /M. MADHE 1/6/1945
KOL NDUE NIKA 1912 SHKODER/ LAC 1/10/1945
LUC GJON NIKAJ 1915 SHKODER /M. MADHE 1/10/1945
DODE MEHILL NDRETHI 1925 SHKODER/ LEZHE 1/15/1945
LAZER VAT GJONI 1900 XHAN/ SHKODER 1/15/1945
PJETER ZEF LUSHAJ 1919 BRAGJ /M. MADHE 1/15/1945
PREL SMAJL TURKAJ 1883 BROJE/ M. MADHE 1/15/1945
PRETASH KOK KOLA 1914 BRATOSH/ LEZHE 1/15/1945
ZEF NIK TURKAJ 1873 BROJE M. MADHE 1/16/1945
LULASH SHYTAN SHYTANI 1900 GIMAJ/SHKODER 1/17/1945
MARASH GJELOSH TERTHORJA1914 TROPOJE/ SHKODER 1/17/1945
KOL LEK DUCAJ 1918 SHKREL/ M. MADHE 1/23/1945
LUIGJ KOL SHOTAJ 1921 BRATASH/ M. MADHE 1/23/1945
MARK TOM MARKAJ 1903 BZHETI /M. MADHE 1/23/1945
GJON MARTIN LULATI 1893 IVANAJ /M. MADHE 1/24/1945
MIRASH PALOK KOKAJ 1900 IVANAJ/ M. MADHE 1/24/1945
PJETER KOL SOKOLAJ 1928 DEDAJ /M. MADHE 1/24/1945
ZEF NIK TURKAJ 1926 KELMEND /M. MADHE 1/25/1945
DED PRENG SHABANI 1895 SHKODER /LEZHE 1/26/1945
ELEZ RUSTEM HOTI 1900 SHKODER /SHKODER 1/26/1945
PALOK MARK PIKOLINA 1916 SHKODER/SHKODER 1/26/1945
SELIM RAM RAMA 1910 SHKODER /SHKODER 1/26/1945
SHABAN ELEZ MUHAJ 1894 TUZ /SHKODER 1/26/1945
GJELOSH GJOKE DEKAJ 1910 HOT /M.MADHE 1/27/1945
MURAT ISUF HAXHIMUHAJ 1860 PODGORIC/ SHKODER 1/30/1945
NDUE SOKOL SOKOLI 1914 GIMAJ/ SHKODER 1/30/1945
NIKOLL NDOC NOGA 1893 SHKODER /SHKODER 1/30/1945
VELI XHEP XHEPI 1895 TRUSH /SHKODER 1/30/1945
GJOK KOLE PELLUMBI 1918 SHKODER /M.MADHE 1/31/1945
LULASH CUK CURAJ 1888 JERAN/ M.MADHE 1/31/1945
MARE ALI VACAJ 1870 KUC /M.MADHE 1/31/1945
NIKOLLE ZEF ISUFAJ 1944 NIKC /M.MADHE 1/31/1945
UJK MARASH RREKAJ 1860 SHKODER/ M.MADHE 1/31/1945
LESH KOL HAKA 1900 GJINAJ/ SHKODER 2/1/1945
FILIP KOLE VUKA 1902 SHLLAK /SHKODER 2/2/1945
KOLE NURI SHELDIA 1900 KOLONJE /SHKODER 2/2/1945
NIKE MARASH BUNGAJ 1898 SELIQ /M.MADHE 2/2/1945
PASHUK HIL HAJDARI 1925 KOMAN/ PUKE 2/2/1945
PJETER DED SHKOZA 1885 SHKODER /SHKODER 2/2/1945
QAZIM RUSTEM BUSHATI 1903 SHKODER/ LEZHE 2/2/1945
SADIK MEN ZOGORA 1912 TRUSH/ SHKODER 2/2/1945
SEIT CAN CANI 1895 SHKODER /SHKODER 2/2/1945
TAIP HALIL HALILI 1903 BERDICE /SHKODER 2/2/1945
VELI SALE SALA 1868 BERDICE /SHKODER 2/2/1945 
NIKOLL TOMA                              /SHKODER 15 mars 1945   
ZEF TELI                                    /SHKODER 15 mars 1945  
GJIN MARKU                              /SHKODER 15 mars 1945     
NIKOLL KECI                              /SHKODER 15 mars 1945  
KOL GJETA                                 / SHKODER 15 mars 1945  
GJEK GJONI                               /SHKODER 15 mars 1945  
NIKOLL BACI                               /SHKODER 15 mars 1945  
 KOL MARASHI                            /SHKODER 15 mars 1945   
PALOK UCI                            HOT/ SHKODER 15 mars 1945   
PJETER GJOK HOTI            1905 HOT /M.MADHE 2/4/1945

Pader GIOVANI FAUSTI                         SHKODER 3/4/1946

NDOC KOL JAKOVA 1923 SHKODER /SHKODER 2/13/1946
MALIQ HYSEN BUSHATI 1893 SHKODER /SHKODER 2/14/1946
MARK PRENG ZEFI 1910 SRRIQE/ SHKODER 2/28/1946
DANIEL LLESH DAJANI 1903 SHKODER/ LEZHE 3/4/1946
GJELOSH LULASH GJELOSHI 1925 SHOSH/ SHKODER 3/4/1946
GJON LORO SHLLAKU 1907 SHKODER /SHKODER 3/4/1946
MARK NDOC CUNI 1922 BUSHAT/ SHKODER 3/4/1946
QERIM SADIK SADIKU 1919 VUTHAJ /SHKODER 3/4/1946
GJON LUK KACAJ 1898 KASTRAT/SHK ODER 3/15/1946
ZIJA MUSTAFA CUNGU 1927 SHKODER/SHKODER 3/24/1946
HAXHI AHMET KASTRATI 1910 BERDICE /SHKODER 5/19/1946 
DESTAN REXHEP BILALAJ 1904 KUKES/ SHKODER 6/13/1946
MARK GJON GJONI 1911 SHKODER /SHKODER 6/14/1946
NIKOLL PREK DEDAJ 1901 DEDAJ /SHKODER 6/25/1946
MARIE MARK SHLLAKU 1914 SHKODER/ KOSOVE 6/28/1946
VOKERR KOL MARASHI 1910 SHOSH/ SHKODER 6/30/1946
PJETER KOL KOLA 1910 KAJVALL/ SHKODER 6/30/1946
ALEKS KOCI LIPE 1895 PERMET/SHKODER 7/4/1946
KOL GJERGJ ABATI 1907 SHKODER /SHKODER 7/18/1946
LLESH MARASH VATA 1897 SHKODER /SHKODER 7/18/1946
MEHILL KOL MEHILLI 1900 SHKODER /TIRANA3 7/24/1946
DEDE MIRASH MIRASHI 1899 SHKODER /SHKODER 7/31/1946
MARK MIRASH MIRI 1881 SHKODER/LAÇ 8/6/1946
KOL MARASH MARASHI 1875 SHOSH /SHKODER 8/10/1946
MHILL PELLUMB KODERVELAJ 1918 GJURAJ /M.MADHE 8/10/1946
NDUE GJELOSH VATA 1917 SHKREL /LAC 8/10/1946
PAL ZEF NIKA 1910 BENE/SHKODER 8/20/1946
PREK FILIP GAZULI 1905 DAJC /LEZHE 8/20/1946
VUKSAN MARK MARKU 1908 SHKODER /SHKODER 8/21/1946
MARK DELI MARASHI 1890 SHKODER /LEZHE 8/22/1946
NDUE DELI MARASHI 1900 SHOSH //SHKODER 8/22/1946
NDUE FRAN RROKAJ 1913 KELMEND /M.MADHE 8/29/1946
NIKOLL MARK NIKOLLI 1908 PUKE/ SHKODER 8/29/1946
GJON NDREK LOSKA 1918 HAJMEL/ SHKODER 9/1/1946
GJON NDUE MARKU 1910 SHKODER /SHKODER 9/1/1946
ZEF VATE MARASHI 1899 OBLIKE /SHKODER 9/1/1946
IDRIZ KADRI DELAJ 1919 NIKÇ /M.MADHE 9/2/1946
BRAHIM SELIM CEKAJ 1885 KULLAJ /SHKODER 9/9/1946
ELEZ BAZ BAJRAKTARI 1919 KULLAJ/ SHKODER 9/9/1946
HALIL DAUT BUSHAJ 1888 KULLAJ SHKODER 9/9/1946
HYSEN VELI CELA 1915 DRAGLOC /SHKODER 9/9/1946
NAZ SALO SHKRELI 1905 BABER /SHKODER 9/9/1946
RESHIT BEQIR BUSHAJ 1914 KULLAJ /SHKODER 9/9/1946
REXHEP BAZ BAJRAKTARI 1934 SHKODER /SHKODER 9/9/1946
REXHEP IDRIZ BUSHAJ 1896 KULLA/SHKODER 9/9/1946
SADIK RUSHIT MLLOJA 1902 SHKODER /SHKODER 9/9/1946
SAIT DUL BUSHI 1878 KULLAJ/ SHKODER 9/9/1946
YMER ZENEL BAJRAKTARI 1896 KULLAJ /SHKODER 9/9/1946
HALIT MET HASAJ 1896 DRAGOC SHKODER 9/10/1946
IDRIZ IBRO CEKAJ 1907 BAKES SHKODER 9/10/1946
MARASH VAT VATA 1908 SHLLAK SHKODER 9/10/1946
NDUE VAT VATA 1912 SHLLAK /SHKODER 9/10/1946
ZOG SOKOL VATA 1888 NAUMAVRIQ/ SHKODER 9/10/1946
DUSH MYFTAR GILA 1923 ABAT/ SHKODER 9/17/1946
JUP MUHARREM KAZAZI 1905 SHKODER /SHKODER 9/17/1946
JAK PAL PALI 1875 VUKAJ /SHKODER 9/19/1946
LEK GJON GJONI 1895 VUKAJ SHKODER 9/19/1946
RASIM SULEJMAN GJYREZI 1888 SHKODER /SHKODER 9/19/1946
NDUE GJOK VOCRRI 1917 KLLOGJEN /SHKODER 9/23/1946
DED MEHILL KOLA 1893 DUKAGJIN /SHKODER 9/27/1946
DED PRENUSH PRENUSHI 1909 QERET /SHKODER 9/29/1946
GJON PREK DEKAJ 1910 HOT /M.MADHE 9/30/1946
KOL SIMON ZADRIMA 1897 SHKODER /SHKODER 9/30/1946
MYZAFERR MUSTAFA PIPA 1914 TURQI /DURRES ( Shkoder)9/30/1946
NUH BEQIR ORASHI 1878 SHKODER /SHKODER 9/30/1946
ZOG MAL MALA 1883 SHOSH /SHKODER 10/1/1946
KEL SHAN DEDA 1879 SHKODER/ TIRANA3 10/2/1946
TISH PASHUK HILA 1890 SHELDI /SHKODER 10/2/1946
AHMET  ZENEL BAJRAKTARI 1885 KULLAJ/ SHKODER 10/5/1946
RAMAZAN OSMAN DOCI 1919 GURRE /BURREL 10/8/1946
RIFAT SULEJMAN ALIBEGAJ 1909 ULQIN /SHKODER 10/8/1946
AVDYL BEQIT HARDOLLI 1910 KRAJE /SHKODER 10/10/1946
KOLE DEDE KOLA 1911 SHOSH/ SHKODER 10/10/1946
SADIK BAJRAM ULAJ 1919 SHKODER/ LAC 10/10/1946
GJELOSH LUSH GJELOSHI 1911 SHOSH/ SHKODER 10/11/1946
GJON VAT GJELOSHI 1914 DUKAGJIN/ SHKODER 10/11/1946
ZEF NIK SOKOLI 1909 NICAJ/ SHKODER 10/11/1946
NDUE GJETO GJETJA 1909 M.JUSHIT/ SHKODER 10/15/1946
SIMON GASPER DARAGJATI 1904 SHKODER /SHKODER 10/17/1946
MARK KOL UJKA 1903 SHKODER /LAC 10/22/1946
MARK STAK STAKA 1881 SHKODER/ LAC 10/22/1946
VOGEL KOLA 1905 PALAJ /SHKODER 10/27/1946
BERNARD LAZER LACA 1918 SHKODER/ DURRES 10/28/1946
GJOK DED BROQI 1876 BAJZE/ M.MADHE 11/9/1946
NDREC DOD DODANI 1916 MNELE /SHKODER 11/16/1946
MARASH VATE LUMAJ 1909 VERMOSH/M.MADHE 11/17/1946
ZEF MARASH MHILLI 1900 KIR/ SHKODER 11/20/1946
MARK FJOLLA 1918 DUKAGJIN /LAC 11/23/1946
JARK ALI MARKU 1920 VUKSANAJ /SHKODER 11/23/1946
ARBEN XHELO KOKA 1900 TEPELENE /SHKODER 11/24/1946
FET SADIK GOLI 1875 TROPOJE /SHKODER 11/29/1946
LLESH TOM RRUKAJ 1879 BROJ /M.MADHE 11/30/1946
NDREK GJON KODHELI 1909 SHKODER /SHKODER 11/30/1946
PJETER SHAN DEDA 1883 SHKODER /SHKODER 12/6/1946
GJERGJ VAT GJELOSHI 1915 SHKODER /SHKODER 12/7/1946
GJYSH MARK LUMCI 1903 PISTULL /SHKODER 12/14/1946
KOLEC PASHKO DEDA 1880 SHKODER /TIRANA1 12/21/1946
LEK LUL MARKU 1908 KASTRAT /SHKODER 12/31/1946
LEKE DIL MARKU(VULAJ) 1908 SHKODER /TIRANA1 12/31/1946
SAIT MUHARREM KAZAZI 1913 SHKODER /SHKODER 12/31/1946
TOM ZEF KOLA 1910 SHLLAK SHKODER 12/31/1946
FRAN MAL PLLUMBAJ 1917 VERMOSH SHKODER 01/02/1947
OSMAN HYSEN HYSENI 1878 BOKAJ /SHKODER 9/30/1946
GJOK DED BROQI 1876 BAJZE /M.MADHE 11/9/1946
NDREC DOD DODANI 1916 MNELE /SHKODER 11/16/1946
MARASH VATE LUMAJ 1909 VERMOSH/ M.MADHE 11/17/1946
ZEF MARASH MHILLI 1900 KIR /SHKODER 11/20/1946
MARK FJOLLA 1918 DUKAGJIN/ LAC 11/23/1946
JARK ALI MARKU 1920 VUKSANAJ/SHKODER 11/23/1946
SHEFQET DALIP TUKA 1920 PJECE /DIBER 11/23/1946
ARBEN XHELO KOKA 1900 TEPELENE /SHKODER 11/24/1946
FET SADIK GOLI 1875 TROPOJE /SHKODER 11/29/1946
LLESH TOM RRUKAJ 1879 BROJ /M.MADHE 11/30/1946
NDREK GJON KODHELI 1909 SHKODER /SHKODER 11/30/1946
MARIJE SHTJEFEN DEDA 1916 SHKODER /SHKODER 12/6/1946
PJETER SHAN DEDA 1883 SHKODER/ SHKODER 12/6/1946
GJERGJ VAT GJELOSHI 1915 SHKODER /SHKODER 12/7/1946
LUC PREK DELAJ 1912 BAJZE M.MADHE 12/10/1946
GJYSH MARK LUMCI 1903 PISTULL SHKODER 12/14/1946
KOLEC PASHKO DEDA 1880 SHKODER TIRANA1 12/21/1946
LEK LUL VULAJ 1908 KASTRIOT M.MADHE 12/31/1946
LEK SUL MARKU 1908 KASTRAT SHKODER 12/31/1946
LEKE DIL MARKU(VULAJ) 1908 SHKODER TIRANA1 12/31/1946
SAIT MUHARREM KAZAZI 1913 SHKODER SHKODER 12/31/1946
TOM ZEF KOLA 1910 SHLLAK SHKODER 12/31/1946
FRAN MAL PLLUMBAJ 1917 VERMOSH SHKODER 01/02/1947
MARK PJETER NDOJ 1930 VIGE /SHKODER 6/30/1952
SINAN HYSEN ALETI 1922 BERDIC/ SHKODER 7/10/1952
KOL MAÇI SMAJLAJ 1881 SHKODER /M.MADHE 8/12/1952
NDOC VATE KICAJ 1929 DUKAGJIN /SHKODER 8/20/1952
DED FRROK NDOJ 1933 KERTHPUL/ SHKODER 8/22/1952
PALOK GJOK HOTI 1921 BAJZE/ M.MADHE 8/28/1952
NDOC MARASH SHKRELI 1895 BUSHAT/ SHKODER 9/4/1952
ISUF MUSTAF CALA 1923 SHKODER/ SHKODER 9/10/1952
PJETER GJEKE HYSAJ 1915 VERMOSH/ M.MADHE 9/18/1952
SHUK ZEF NENSHATI 1906 SHKODER/SHKODER 10/11/1952
PRENDUSH GJERGJ MACOTAJ 1920 LAKE /M.MADHE 11/1/1952  
LULASH PJETER BRUSHTULLA 1910 SHKODER /M.MADHE 11/25/1952
NDUE GJON KASNECI 1923 KAMEZ /SHKODER 12/17/1952
BLLAGO BUDIMIR STANKOVIC 1925 PEJE /SHKODER 12/31/1952
CUN LLESH KALAJ 1900 MNELE/ SHKODER 1/13/1953
HAJDAR TAFE LUGU 1920 DOMEN/ SHKODER 2/25/1953
NDUE GJON VUKSANI 1930 TALE/ SHKODER 2/28/1953
NDUE LLESH SALI 1906 VUKAJ/ SHKODER 3/31/1953
FRAN GJOK GJELAJ 1921 VUKEL/ M.MADHE 4/8/1953
ZEF GJELOSH GJELOSHI 1922 SHKODER/ LAC 5/2/1953
SULEJMAN BAJRAM SPAHJA 1932 BERDEC/ SHKODER 6/10/1953
MHILL ZEF BEGACI 1907 SHALE /SHKODER 6/23/1953
ADEM HASAN BAKU 1934 SHKODER/ SHKODER 7/19/1953
KOL SOKOL SHULLANI 1908 RODOJE/ SHKODER 8/15/1953
CESK NDOC COBA 1922 SHKODER /SHKODER 10/18/1953
BAJRAM HAZIN RRAGAMI 1885 LLUGAJ/ SHKODER 10/24/1953
IBRAHIM CAF BURGAJ 1921 SHKODER /M.MADHE 11/15/1953

Veme re qe listat nuk jane te plota. Ne mars 1945 eshte gjetur ne arkiva nje leter ku nga Enver hoxha urdherohet pushkatimi i 9 malesoreve katolike qe ne kete liste nuk gjenden por ne i kemi shtuar, jane 9 te pushkatuarit e dates 15 mars 1945 nder ta dhe vellai i Nunit tim Palok Uci( shënimi im K.Traboini)

Po shtojme listen e njerezeve te vrare  në krahinë të Shkrelit sipas librit te Dom Nik Ukgjinit:
1. Gjok Kola (pushkatuar në ushtri )
2. Mirash Gjon Sokolaj (pushkatuar)
3. Pjeter Kole Sokolaj (pushkatuar)
4. Nikollë Prel Gjeka (pushkatuar)
5. Lukët Marashi (pushkatuar)
6 .Dan Coli (pushkatuar)
7. Prekë Leka (pushkatuar)
8. Pashko Leka (pushkatuar)
9. Rexhë Mehmeti (vdekur në burg)
10. Lesh Marashi ( varur në Shkoder, djegur shtëpia)
11. Fran Pjetri i nipi i Leshit (pushkatuar)
12. Vatë Gjelosh Marvukaj (pushkatuar në Mamuras)
13. Ndue Gjelosh Marvukaj (pushkatuar në Mamuras)
14. Ndrek Pjetër Zef Çulaj (pushkatuar)
15. Mark Gjokë Leknikaj (vdekur në burg)
16. Pjetër Gjoka Milaj (101 burg)
17. Martin Frani Popaj (pushkatuar)
18. Nikollë Kola (pushkatuar
19. Kolë Tomë Deda (pushkatuar)

20. Preç Pjetër Vulaj (vdekur prej torturave)
21. Mark Tomë Gjeloshaj Makaj (pushkatuar)
22. Gjon Lekë Mirukaj Xhaj (vdes nga torturat në burg)
 

19 January 2013

MURTAJA POLITIKE - nga Kolec Traboini



Murtaja politike
 Përndryshe politika si murtajë


Nga KOLEC TRABOINI

Lufta për pushtet është një e drejtë legjislative e partive( individët brutalisht janë përjashtuar defakto) dhe nuk kam ndërmend që moralisht të cënoj ndokënd në të drejtat që i jep ligji. Janë të tjerë ata që i fusin stërkëmbca njëri tjetrit në luftën për kolltukë deri në skajet e përçudnimit. Ashtu siç ka edhe njerëz anonimë të historisë që i sherbëjnë njëshit të tyre deri në humbje të dinjitetit. Por për këtë kategori as që meriton të flitet.
Njerëzit profesionalë, duke përfshirë edhe elitat intelektuale( qoftë dhe nënpunsit e shtetit)  nuk është e nevojshme të bishtnohen pas burrakeqave të politikës, karieristëve të paskrupullt, hajdutëve të mirëfilltë por që fitojnë alibi prej gjykatave,-  pra të mos bëhen ata që e quajnë veten intelektualë bishta prasi të politikës, por të kenë autoritetin e tyre, madje të ndikojnë që politika të vihet në shërbim të Shqipërisë e jo Shqipëria të bëhet një kalë gërdallë, nje Rosinant, që t'ja hipi Don Kishoti. Se kush është Don Kishoti të gjithë e dinë, por nuk ua mban të flasin, ose e thonë me gjysëm zëri kafeneve. Sytë në ballë i kemi të gjithë por tek ne po ndodh si tek përralla me mbretin e zhveshur të Andersenit.  Bëjmë sikur mbreti (se në të vertetë ne sot kemi mbret) është i veshur, madje jo vetëm i veshur por edhe me gjoksore antiplumb.( Eshtë apo s’është e vertetë?!)
Për më tej, për ata që insinuojnë sikur duke u shprehur kështu  po i sherbejmë krahut tjetër politik kam dëshirë të sqaroj se jam më radikal se opozita e sotme. Nuk është kjo opozita që dëshëroj me shkakun se  desha një opozitë më të fortë, më të ashpër e më të pakompromis, e jo disi të squllun siç e shoh sot. Madje është për të ardhur keq, por pas 21 janarit 2011, opozita shqiptare është e  frikësuar dhe e mbyllur duke u  larguar prej atyre masave a shtresave qe e ndjejnë më shumë peshën e krizave ekonomike. Ky është një fakt tronditës dhe i frikshëm sepse është shënj se horizontit shqiptar po i sulen mjegullnaja të zeza. Dhe dihet çfarë vjen me të tilla mjegullnaja, kaosi politik e social e pse jo dhe mbetja pezull e frymës së shtetit.
Po kush është përgjegjës për këtë gjendje? A ndryshe kush është ai apo ata të papërgjegjshëm që e pranojnë rrezikun e vendit të vet vetëm për hir të interesave egoiste të pushtetit personal. Kush janë ata që mendojnë se, ta zemë, me tre ligje të vogla që miratohen për pesë minuta në Kuvendin Popullor ku kërkohen 3 të pestat e deputetëve, e kemi rrugën e hapur për në Europë. A thue nuk e dimë se ligjet tek ne janë formalë e në të shumtën e rasteve të pazbatueshme. A nuk e dimë ne se ligji e dënon krimin por krimineli lëshohet prej gjyqtarëve dhe shkon e bën një tjetër krim duke marrë jetë njerëzore. A nuk e dimë se kemi ligje, kemi edhe ministri mjedisi dhe të gjitha mjediset e gjelbra të Tiranës janë betonuar nga pallatet e atyre që sot janë bosa të politikës por edhe të medias. A nuk e ndoqët debatin televiziv Lubonja- Fevziu ku ky i fundit e la fare rolin drejtues të emisionit e si të ishte një boksier i raskapitur në raundin e fundit, zuri një kënd të rringut ne një mbrojtje të dëshpëruar dhe në frikën e një nokdauni shkatrrues .  U mbyll si u mbyll emisioni, por njerëzit  e morën vesh se lulishta publike ku po ngrihet një pallat në mes të Tiranës ishte edhe pjesë e allishverisheve në kurriz të pronës dhe shëndetit publik.Sepse kur është bërë ajo lulishte shteti u ka dhënë shtëpi banimi banorëve të cilat ia kanë pronësuar. Pra edhe apartamentet i morën edhe lulishtën gjithashtu si thelë mbi bisht. E gjithë ai debat ishte një tragjikomedi për të treguar se si çapëlehet ky vend, sepse edhe rotacioni po u krye askujt nuk i hyn ferr në këmbë. Këta sulmohen në rring ku shihen nga publiku por ama jashtë tij i kuptojnë e i respektojnë interesat mafioze të njëri tjetrit.
Për Zotin jemi të marrë nëse mendojmë se Europa nuk na njeh e nuk na di e aq më tepër jemi të troshitur fare po të mos kuptojmë se Europa na do më shumë jashtë se brënda saj. Sepse këto sherre që bëjmë ndër vedi do ti bëjmë edhe kur të jemi në Europë. Edhe hajnitë, korrupsioni, mashtrimet, kapjen e shtetit,  njësoj do ti bëjmë se nuk vjen Europa të na kullandrisë shtëpinë tonë të shkatrruar. Mos bëni sikur nuk i njihni prijetarët tanë, këta njerëz delirantë, këtë fatkeqësi kombëtare që i kemi, e sa mirë do të ishte që kurrë të mos i kishim sepse i kanë sjellë këtij populli vetëm dhimbje koke e travaje të mëdha. Këta nuk e duan popullin e vet. Mjer ai popull që lind të tillë udhëheqës.
A thue nuk u ngopëm me Zogizmin, a thue nuk u stërngopem me Enverizmin dhe tash u dashka të durojmë edhe amalgamën monstruoze zogisto-enveriane që nuk njeh skrupull. Këta nuk e meritojnë as emrin shqiptar sepse më shumë e dëmtojnë Shqipërinë ata, se sa armiqtë tanë ballkanas që na rrethonë si çakej. Po ne për fatin e keq të historisë i kemi çakejt edhe jashtë edhe brenda.
Po çfarë të bëjmë. Ku të vemi e ku të mbytemi- do të thojë ndonjë skeptik. Kurrkund. Le të rrimë në këtë vend. Dhe këtyre dallkaukeve të historisë tu themi se do të vijë koha ta shohin kauzën e tyre egoisto-personale të humbur ngase vunë vetën mbi Atdheun.
Po kush janë këta do të pyes jo paqëllim ndonjë ithar partish,  më shumë nga hilja se sa nga padija.
Nuk ka nevojë të përmëndën emra sepse të dy krahët e politikës nuk janë në nivelin që e kërkon dinjiteti kombëtar dhe nevoja për përparimin e vendit.Por në fund të fundit, kur nuk ke pulën, thotë populli ha sorrën. Pra llogaria me e thjeshtë e çdo votuesi të ndërgjegjëshëm duhet të jetë:  kush është e keqja më e vogël në këtë vend, se për më të mirën nuk kemi shumë shpresë ta kemi në kohë të afërt. Le të bëjmë durim për këtë...
Gjithësesi situaten e sotme në Shqiperi e shohim si një epidemi të keqe prej të cilës vuajmë të gjithë. Duhet guxim e kurajo por edhe mënçuri që të shporrim murtajën!

16 January 2013

HIJE NEPER NAHIJE

HIJE NËPËR NAHIJE
Shënim për qindshët e quajtura intelektuale
që shpallen si firmëtar nëpër lista politike

Një gjë nuk e kuptoj e le të ma spjegojnë këta itharët e qeveritarëve që kurrë nuk i kanë munguar historisë e nuk dinë tjetër veç urra e njëzëri, - kush janë pra këta qindëshe intelektuale dhe firmëtare peticionesh politike dhe çfarë inspirojnë e akoma më përtej çfarë kuptimi ka fjala intelektual nder ne se në botë ështe e ditur se atje funksionon meritoktacia e jo shkërdhatokracia si ndër ne. Këta organizatorë firmash a megafonë partish a thue e dinë se:
Të jesh profesional e të jesh nënpunës i qeverisë apo rrogtar siç i thonë nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të punosh në një televizion e të bësh llap llap gjithë ditën nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të bësh gazeta servile e të pështira që të kujtojnë qënërinë nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të flasësh si një zëdhënës i një partie e të nxjerrësh lëtyra nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të kenë vënë diplomat me mik e taraf nuk do të thotë të jesh intelektual.
Aftësia për tu mbllaçitur në tryeza televizive të çpifura nuk të japin autoritetin e një intelektuali kombëtar.
Duhet diç më tepër për tu shfaqur në publik me kostumin e intelektualit, duhet mendje krijuese, duhet integritet, në rradhë të parë të kesh mbi supe kokën tënde e jo kokën e shefit të Madh të Vilajetit tonë se po bëhemi gallata e tërë Europës.
Pastaj kësisoj i kanë quajtur edhe në kohën e mereqepit Zogist, të kohës së Enverit e krejt ngjashëm i quajnë edhe këta të vonuarit e sotëm... edhe listat kështu janë hartuar, dhe firmëtarët kështu janë shfaqur gjithmonë si hije nëpër nahije.
Mjer ai popull që ka intelektualë (le ti quajme edhe kështu) që futen nëpër lista e bëjnë lojra politike të njërit apo të tjetrit klan apo individ, të cilëve individë apo protagonistë publikë, nuk u ha barku për popullin por mendojnë veç për b....e vet.

Kolec Traboini
16 janar 2013

15 January 2013

RROTACIONI - humor nga Kol Shkodrani


 Photo: RROTACIONI

Pse na duhen këto parti
Po ç’na duhet rrotacioni
Kur rinia a krejt pa punë
Pleqeve nuk u del pensioni?!

Kjo fare rrote-rrotacioni
Qënka shpresa e fukaras’
Si një qerre mbet pa rrota
Në mulli të Hajdar Agës...

Po na thon’ jemi në parajsë
Jemi në ferr tjerët po thonë
Lum si ne për këtë Shqipni
Nuk e njeh as qeni të zonë.

Vjen një klan e tjetri shkon
Kurrgja të re n’ këtë botë të vjetër
Kur mendojmë se kemi pshtue
Po na rrujn bash 700 dreqër.

Tash ka dalë dhe Fryma e Re
Sa kanë lanë  presidencen
Mbas kuvendit bëjnë urti
Kinse për t’ na ngjallun shpresën.

Shesin dëngla atdhetare
Për Bashkimin Kombëtar
Por kan’ hall të mbushin xhepat
Ndaj dhe pëllasin si gomarë.

Nuk po dimë pse po jetojmë
Kujt shejtan t’i japim votën
Njeni shpirtin po na merr
Tjetri vjen të na hap gropën.

Se kush besën ua ka
Rruspave të politikës?
Kjo rracë qyqesh llafazane
Do degdis në Sahar të Afrikës.

Rrofsh moj rrotë - modernizue
Ke marre emrin rrotacion
Kush voton bre kjoft mallkue
se një dreq vjen e një dreq shkon...

Fukaraja që voton
çka fiton
He kjoftë zezue?!

KOL SHKODRANI

15 janar 2012


RROTACIONI

Kjo fare rrote-rrotacioni
Qënka shpresa e fukaras’
Si një qerre mbet pa rrota
Në mulli të Hajdar Agës...


Pse na duhen këto parti
Po ç’na duhet rrotacioni
Kur rinia a krejt pa punë
Pleqeve nuk u del pensioni?!

Do na thon’ jemi në parajsë
Jemi në ferr tjerët po thonë
Lum si ne për këtë Shqipni
Nuk e njeh as qeni të zonë.

Vjen një klan e tjetri shkon
Kurrgja të re n’ këtë botë të vjetër
Kur mendojmë se kemi pshtue
Po na rrujn bash 700 dreqër.

Shesin dëngla atdhetare
Për Bashkimin Kombëtar
Por kan’ hall të mbushin xhepat
Ndaj dhe pëllasin si gomarë.

Nuk po dimë pse po jetojmë
Kujt shejtan t’i japim votën
Njeni shpirtin po na merr
Tjetri vjen të na hap gropën.

Se kush besën ua ka
Rruspave të politikës?
Kjo rracë qyqesh llafazane
Do degdis në Sahar të Afrikës.

Rrofsh moj rrotë - modernizue
Ke marre emrin rrotacion
Kush voton bre kjoft mallkue
Se një dreq vjen e një dreq shkon...

Fukaraja që voton
Çka fiton
He kjofsh zezue

Rrotacion?!

KOL SHKODRANI


15 janar 2013

27 December 2012

TAKIM ME AMBASADORIN ARVIZU - nga K.Traboini




TAKIM ME AMBASADORIN ARVIZU

Në promovimin e fondacionit “Ivanaj” nga Drita Ivanaj, shqiptaro-amerikane me banim në New York,  rasti m’u dha të takoj ambasadorin amerikan Alexander Arvizu e të zhvilloj me të një bisedë të shkurtër.
I thashë Ambasadorit se kisha shkruar një libër “AKT NOW”- sipas idesë së tij për ndryshimin e gjendjes në Shqipëri,  përkitazi  “Zhgënjimit Ambasadorit Amerikan”, pjesërisht edhe në anglisht dhe ia kisha dërguar në Ambasadë.
- E kam marrë –tha z. Arvizu, pastaj vazhdoi- ti qenke autori? - Dhe nisi të buzëqeshte lehtë.
- Shpresoj ta keni lexuar- i thashë ambasadorit.
-E kam lexuar natyrisht. Ju faleminderit për librin, por...- e ndërpreu fjalën duke me parë me një vështrim të thellë e të zgjuar...- por është pak i ashpër - dhe buzëqeshi në mënyrë kuptimplotë.
-Po, – i thashë, - i ashpër është sepse unë nuk i besoj politikës dhe politikanëve të sotëm, më duken jashtë kohe.
Pastaj bëmë një fotografi dhe i shtrënguam duart përzemërsisht njeri-tjetrit. I thashë se ishte kënaqësi takimi me Ambasadorin e shtetit tim në shtetin tim. Edhe ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim.

Kolec Traboini 29 nëntor 2012


14 December 2012

RRUGET LE TE NA ÇOJNE ANDEJ NGA E KEMI KOMBIN

 RRUGET LE TE NA ÇOJNE ANDEJ NGA E KEMI KOMBIN


Nga Kolec Traboini

Për këtë rrugë ka shumë anatema ashtu si dhe përshendetje. Shumë kush e politizon. Duke qenë se nuk i sherbej askujt e nuk më hyn në sy asnjë lloj politike veç asaj kombëtare, kalova neper këtë rrugë me ndjesinë e atdhetarit.E di që kudo vjedhin, madje edhe këtu kanë vjedhur se vjedhja është zanati i parë e më i vjetër i botës, por të paktën këtu diçka ka mbetur, diçka që i kalon kufinjtë historike dhe shkon tej e përtej jetëve njerëzore. Përtej asaj që përjeton drejtpërdrejte, mvaret se çfarë në atë moment të bashkangjitet nga nënshtresat e kujtesës.
Nëse je në idene se kjo rrugë është viktimë e çerdhe e hajnisë së madhe, nuk të pelqen... por nëse të shoqëron mendimi se një shekull kemi qënë të ndaluar - të pelqen e je vërtetë i gëzuar që ja arrite kësaj dite. Kam udhëtuar plot herë nga Tirana në Bajram Curr e Kukës në vitet 70 dhe e di se çfarë tmerri ka qënë, ndaj jam entusiast. Aq sa ç'mund ti gëzohesh apo hidhërohesh një gjysmë gotë vere... Nuk dua të motivoj as hajnitë dhe as demagogjitë e politikës por kjo rrugë është ndoshta e vetmja gjë vertetë e mirë që është bërë në 20 vjet. Rrugët le të na çojnë andej nga e kemi Kombin!

© Kolec Traboini

http://youtu.be/kwbZp-pSnsQ

01 December 2012

🟩 TOM BOJAJ - njeriu që e takon dhe nuk e harron kurrë

In Memoriam  Tom Bojaj (1967 - 2010)

TOM BOJAJ
njeriu që e takon e nuk e harron kurrë


Nga KOLEC P. TRABOINI

Tomë Bojaj ishte një atdhetar i madh, një djalë i Malësisë me vizionin e të ardhmes e të përparimit. I pari që hapi Televizionin shqiptar në Tuz të Malësisë me emrin TV BOIN në nëntor 2001, i cili sot shihet deri edhe tek shqiptarët e Amerikës. Rasti më ka sjellë ta takoj në vitin 2007 gjatë një vizite në Tuz kur ai më kërkoi një intervistë për Televizionin e tij. Në aq pak kohë sa ndenja me të e pyeta se çfarë e shtyti ta bëjë këtë akt, këtë veprim që unë e konsideroj tejet atdhetar. Më tha se kamera ishte pasioni e profesioni i tij dhe se e shqetësonte fakti se shqiptarët në Mal të Zi kishin vetëm një mundësi, një program të shkurtër në TV shtetëror e asgjë tjetër. E kishte filluar me shumë sakrificë. Besa, pati nga ata që e quajtën aventurë, u përpoqën ta pengonin, por Tom Bojaj ishte një malësor me vullnet të hekurt. I bindur në drejtësinë e tij ai mori përsipër çdo sakrificë. Dhe televizioni anipse me sakrifica u konsolidua. U bë pjesë e indentitetit të malësorëve, të Hotit, Grudës, Trieshit e më gjerë.
Por pikërisht atëherë, kur ishte në kulmin e energjive të derdhura në këtë mjet të ndërkomunikimit të shqiptarëve, Tom Bojaj sëmuret e tragjikisht ndërron jetë në moshën 43 vjeçare. Ishte një dhembje e madhe. Tom Bojaj tashmë qe kthyer në një figurë të nderuar e të respektuar ndër shqiptarët e Malësisë dhe Tuzit. Vdekja e tij sikur u preu krahët. Çfarë do të bëhej me Televizionin e shqiptarëve - TV BOIN? Amanetin e shokut të jetës e mori në dorë për ta çuar më tej, e shoqja, Sandra. Tom Bojaj kish lënë pas Televizionin, pasionin e jetës së tij, fëmijët dhe gruan e vet. Ishte ajo që do t’i premtonte se nuk do ta lëshonte e braktiste kurrë qëllimin e jetës së Tomës së saj të dashur. Dhe ashtu bëri. Dhe sa sakrifica përballon. E takova këtë nëntor në Tuz. E ngushëllova. I fola me aq respekt të meritueshëm për Tomën e saj, që nuk ishte më i saj, por i të gjithë shqiptarëve e jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Shqipëri e Kosovë, edhe në Amerikë e kudo ku jetojnë shqiptarët. Një atdhetar i madh dhe dashamirës i kulturës e traditave shqiptare nuk mund të harrohet. Dhe shpreha njëkohësisht pakënaqësinë time që një rrugë e Tuzit nuk kishte emrin e tij. Ky emër, Tom Bojaj nderon çdo qytetar të Tuzit dhe të Malësisë, na nderon edhe ne që fati na solli edhe pse bij të Malësisë të jetojmë larg vendlindjes së prindërve.
Sa herë e shoh fotografinë e tij ulur aty në zyrë, ku ka vënë në një vend të dukshëm portretin e Gjergj Kastritoti-Skenderbeut, më ringjallet në mendje ajo bisedë që bëra me Tom Bojaj një natë shtatori te vitit 2007 në Televizionin BOIN të Tuzit.
Ishte nga ata njerëz që i takon një herë e nuk i harron kurrë

 1 dhjetor 2012