03 May 2020

🔴 Rënia e Marko Boçarit, një tragjedi ndërshqiptare - nga K. P. Traboini

RËNIA E MARKO BOÇARIT, NJË TRAGJEDI NDËRSHQIPTARE

Nga K. P. Traboini

Piktori gjerman Peter Von Hess (1792-1871) është i njohur për punimet e tij ku pasqyrohen ngjarjet e luftës për pavarësinë e Greqisë. Vihen re se luftëtaret janë pothuaj të gjithë arvanitas, çfarë e përcakton veshja por edhe emrat e tyre si Marko Boçari, Andrea Miauli, Laskarina Bubulina e tjerë. Vërehet se, ndryshe nga  studiuesi tjetër gjerman Jakob Philipp Fallmerayer  qe vinte ne dukje kontributin shqiptar dhe vinte në dyshim lidhjet e grekëve të rij me ata të lashtë, ky piktor nuk shënon përkatësinë e luftëtarëve, por thjeshtë i konsideron grekë. Mesa duket pikturat e tij nuk kanë lidhje dhe aq shumë me realitetin e kësaj kryengritje. Në një pikturë ka venë shënimin "Palikarët grekë" kur në të nuk ka asnjë grek e asnjë palikar tjetër veç shqiptarëve veshur me fustanellat e tyre të bardha karakteristike. Pra tjetër ishte realiteti e tjetër interpretimi.  Dëshira për të lidhur grekët e rinj me të lashtit ishte një aventurë e iluministëve europianë dhe një grotesk i vërtetë,  siç e cilësonte Fallmerayer. Mjafton të përqendrohemi në një prej punimeve të tij për të kuptuar se ai nuk kishte njohje të thella për çfarë kishte ndodhur në luftën për pavarësinë e Greqisë dhe cilët ishin forca kryesore dominuese në ato luftëra. Dihet se rënia në betejën në Karpenisi të Marko Boçarit është bërë subjekt i shumë punimeve të piktorëve europianë. Edhe Peter Von Hess ka një të tillë. Kuptohet se figura e Marko Boçarit është trajtuar realisht me veshjen e tij karakteristike shqiptare. Por ai që qëllon mbi Marko Boçarin nuk është i përcaktuar saktë. Mesa duket piktori gjerman më shumë është mbështetur në tregimet e të tjerëve apo në shkrime të asaj kohe duke marre prej tyre njoftime që nuk përkonin dhe aq me realitetin apo ai i ka keqkuptuar ato. Në pikturën që e bashkë shoqërojmë me këtë shkrim vihet re se ai që qëllon mbi Marko Boçarin është një luftëtar zezak. Kjo nuk është e vërteta historike. Dihet, dhe shkruhet gjithashtu, që Marko Boçarin e ka vrarë në betejë shqiptari Lleshi i Zi, luftëtar nga Mirëdita. Duket se të dhënat që ka marrë piktori Peter Von Hess kishin të bënin me një luftëtar të zi dhe jo një luftëtar që kishte epitetin të tillë. Nga ky keqkuptim ai ka realizuar në pikturë një  luftëtar zezak që qëllon mbi shqiptarin suljot Marko Boçari, çfarë nuk kishte të bënte me realitetin, as në pamje e as në veshje. Duke mos e njohur historinë e vërtetë të kryengritjes është e natyrshme që ta pasqyronte atë jo krejt saktë, prandaj nuk gjendën të shënuar në asnjë vepër të tij arvanitët-shqiptarët, për të cilët historianët seriozë me të drejtë thonë se, 95 për qind të heronjve të luftës për pavarësinë e Greqisë ishin shqiptarë. Por mjerisht një pjesë e shqiptarëve ishin të rreshtuar në anën tjetër të frontit nën shërbimin e ushtrisë pushtuese turko-osmane. Ndaj në shumë luftëra vramë njeri-tjetrin, derdhëm gjakun tonë në beteja që shkonin në favor të shteteve të tjera ballkanike. Kjo ishte një tragjedi të cilën e kemi vuajtur thellë si popull, por edhe e kemi paguar shumë shtrenjtë në histori.

______________

28 April 2020

🔴 Apologjia e komunistit antikomunist Zef Mala- nga K.P. Traboini

APOLOGJIA E KOMUNISTIT ANTIKOMUNIST ZEF MALA

Nga K. P. TRABOINI

Fare pak flitet për një figurë që është anatemuar e mallkuar aq shumë në të gjallë të vet, një kalvar i vërtetë i shkaktuar prej "të vetëve", bashkëidealistët e komunizmit, flitet pak ose aspak për deziluzionet historike me qënë se ne si shoqëri shquhemi për dritëshkurtësi dhe harrim.
Është Zef Mala ai i ka sjell Shqipërisë një dem kolosol e të pa riparueshem mbase për një shekull me krijimin e grupit të parë komunist. Por ndoshta është ndër të vetmit pendesëtar të ideologjisë utopike, ndërkohë vrastare, duke thënë se, neve që sollëm farën e komunizmit në Shqipëri kurrë nuk do të na falë populli shqiptar. Problemi është se, përderisa po reabilitohen e lartësohen gjithçfarë soj plehrash në historinë tonë, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e përgjakur, pse duhet të lënë pas dore Zef Malen? Ky vend ka një dashuri përverse me varret e pushtuesve dhe tradhtarët e vet që e kanë katandisur si mos më keq të mjerën Shqipëri. Jepini pak lavdi edhe këtij Zefit të vogël dhe erudit ....se të paktën ai e pagoi me vuajtje deri sa edhe vdiq në burg prej shokëve të vet të idealit komunist të cilet u treguan mizorë ndaj atij që e pruri i pari flamën e idealit të tyre mjeran në Shqipëri, pa patur nevoje t'ia delegojnë pejanit Ali Kelmendi që nuk kishte asnjë influencë në Shqipëri vec bridhte si muhaxhir sa në Rusi në Francë ku dhe gjeti vdekjen pas një operacioni në stomak, por mjekët nxorren si shkak tuberkulozin se ishte hjekakeq ndërkohë Zef Mala përballej me dinjitet me gjyqet e qeverisë zogiste që e dënoi me 10 vjet burg.
E dënuan dhe italianët në vitin 1939, sepse ishte një antifashist i vendosur, por arratiset nga burgu. Merret me veprimtari antifashiste në Shkodër. E arrestojnë sërish dhe meqë e  konsiderojnë element të rrezikshëm për fashizmin e dërgojnë per vuajtjen e dënimit në ishullin Shën Stefanit nga viti 1940-1943.
Megjithese Zef Mala ishte me lëvizjen antifashiste në Pezë, Enver Hoxha gjeti vend e kohë të udhëzonte Nako Spirun më 4 prill 1944 që të ekzekutonte Zef Malën, por ketë veprim e konsideruan të nxituar dhe nuk ja zbatuan urdhërin. 
Sa kohë që ishte Tuk Jakova ndër udhëheqësit e  Partisë Komuniste, Zef Mala kishte arritur ti shpëtonte persekutimit, por me rënien e dënimin e Tuk Jakovës, komunistin katolik shkodran nuk kishte më njeri ta merrte në mbrojtje nga urrejtja që kishte Enver Hoxha për të. Por jo vetëm për Zef Malen e Tuk Jakovën që i anatemonte herë pas here në fjalime delirante, por edhe për mbarë katoliçizmin shqiptar ndaj të cilit ushtroi gjenocit të egër, por që nuk konsiderohet i tillë nga pinjollët e monizmit, që kanë zënë vend në Akademi e Institutet shqiptare si historianë. Sikur të kenë edhe ata të njëjten urrejtje si Enver Hoxha ndaj eruditit Zef Mala dhe katolikëve në përgjithësi. Më këtë urrejtje patologjike enveriste është e natyrshme që Zef Mala te dënohej. Ne periudhen partneritetit terrorist e dyshes Enver - Koçi Xoxes Zef Mala arrestohet e burgoset si antisllav. Zhdukja e Koçi Xoxes në rivalitet me Hoxhën,  sikur e lehtësoi paksa gjendjen e  Zef Malës që e nxorrën nga burgu. E caktojnë drejtor të Arkivës së Shtetit kur bëri një punë shkencore plot pasion në mbledhjen e skedimin e materialeve historike sa mund të konsiderohet themelues i Arkives së Shtetit Shqiptar. Por kjo nuk mund të shkonte gjatë sepse urrejtja e hienes Enver Hoxha e ndiqte hap pas hapi. I mbetur pa mbrojtje, për Zef Malen rinisi kalvari i burgjeve të komunizmit që e çuan deri në verbim dhe vdekje në moshën 64 vjeçare, më 31 dhjetor 1979. Dhe e dini me sa vite burg është dënuar në jetën e tij Zef Mala, plot 60 vjet. Të cilat po ti bënte të plota duhet të ishte burgosur që kur ishte 4 vjeç në lagjen "Skanderbeg" të Shkodrës. Në urrejtjen patologjike ndaj tij bashkoheshin pushtuesit, fashistët, komunistët, enveristë, titistët dhe stalinistët. Të gjithë kundër Zef Malës që ishte i pari që përhapi e organizoi celulat e para komuniste në Shqipëri, veprim për të cilën ai me bindje të plotë mallkoi veten.

E kam taku e kam fol me të rastësisht në Gjirokastër tek Hotel Sopoti, pa e ditur kush ishte ai plak i vogël me pallto të zezë e me gjyslykë të trashë si xham kavanozi. Kur po regjistrohesha për hotelin, nënpunësi brenda sportelit me pyeti: A e di me kë fole. Jo i thashë. Ke folë me revisionistin Zef Mala. U preva e mendova mos ishte ndonjë rreng spinesh. Gjirokastriti qeshi e me tha se është i mbaruar. Nuk merret njeri me të. Por në të vërtetë nuk shkoi as viti dhe u muar vesh se e kishin arrestuar dhe kishte vdekur në burg i mjeri. Enveri kishte dëshirë të shfrenuar me i pa të vdekur shokët e idealeve komuniste. Ishte pikërisht ai, diktatori, i cili përpiqej ta terratiste emrin e Zef Males duke mos i dhene anjë atribut veç titullimit tipik armik i partise dhe antimarksist i çoroditur.
Ndikuar prej kesaj flame, shpesh shtrohet pyetja, Zef Mala apo Qemal Stafa?
Për të plotësuar njohurit rreth G.K.SH. (Grupi komunist i Shkodrës) po shtojmë se ka një keqkuptim mbi rolin e Qemal Stafës në grupin komunist të Shkodrës. Qemali ka qenë një çunak gjimnazi kur Zef Mala kishte kishte nisur të përhapte idetë komuniste në Shqipëri. Zef Mala e ka afru në G.K.SH. gjimnazistin Qemal Stafa në vitin 1937, kur Qemali ishte 17 vjeç. Por propoganda enveriste meqë donte ta ulte figurën e Zef Malës. Ndërkohe që shkrimtari Petro Marko e vlerësonte Zef Malen si "mikun im i dashur Zef Mala, njeri shumë i kulturuar", sistemi pra nxirrte njoftime mashtruese sikur grupin e drejtonte Qemali dhe furrtari i pa shkollë Vasil Shanto. Zef Mala ishte intelektual, njohës i shumë gjuhëve, kishte bërë dy vite universitet në degën e filozofisë në Austri, botues revistash e gazetash, ndër më të njohurit e kohës së vet, botues i broshurës së parë komuniste në Shqipëri "Buletini jeshil" në 2 numura. Në fund të fjalës, kur Zef Mala hartonte programe dhe shkruante artikuj e analiza për kontraditat në shoqërinë shqiptare, Qema Stafa sajonte hartime shkollore. Dhe mediokrrit e komunizmit, një thënie të një shkrimtari të madh gjerman, F. Shiler, të rekomanduar nga mësuesi Skënder Luarasi si temë hartimi, ende ja atribuojnë Qemal Stafës. Kësaj i thonë kodra mbas bregut.
Prandaj jepini Zefit çfarë i takon Zefit dhe Qemalit çfarë i takon Qemalit. Le ti fryjnë e shfryjnë sa të duan megafonët e ndryshkur të politikës, të dyve kusurin ua ka dhënë historia. Mësimin dhe pësimin.
Aq me tepër kur Zef Mala me dinjitet ka pohuar atë që të tjerët as nuk kanë patur guximin ta mendojnë. Po cili ka qenë konkluzoni i jetës së Zef Malës? E thotë vetë ai si testament historik që ja vlenë ta kujtojmë e të mos e harrojmë:

"Ne, që kontribuam në përhapjen e kësaj kolere të zezë, e cila lindi zi, lot, gjak dhe helm brenda zemrave të njerëzve e u solli shumë vuajtje, jemi ata që duhet të gjunjëzohemi dhe me zemër të hapur të kërkojnë falje".
Askush me shumë e më mirë se Zef Mala, me idealet e rreme e pësimet e disfatat që pati në jetë,  nuk e kuptoi çfarë në të vërtetë ishte thelbi i komunizmit:  kolerë, zi, lot, gjak, helm në zëmrat e njerëzve e popujve që hoqën kalvarin e dhimbjeve pa mëshirë e pa cak.

KOMUNISTI DHE ANTIKOMUNISTI ZEF MALA Nga K. P. TRABOINI Fare pak flitet për një figurë që është anatemuar e mallkuar aq shumë në të gjallë të vet, një kalvar i vërtetë i shkaktuar prej "të vetëve", bashkëidealistët e komunizmit, me qënë se ne si shoqëri shquhemi për dritëshkurtësi dhe harrim. Është Zef Mala i ka sjell Shqipërisë një dem kolosol e të pa riparueshem mbase për një shekull me krijimin e grupit të parë komunist. Por ndoshta është ndër të vetmit pendesëtar të ideologjisë utopike, ndërkohë vrastare, duke thënë se, neve që sollëm farën e komunizmit në Shqipëri kurrë nuk do të na falë populli shqiptar. Problemi është se, përderisa po reabilitohen e lartësohen gjithçfarë soj plehrash në historinë tonë, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e përgjakur, pse duhet të lënë pas dore Zef Malen? Ky vend ka një dashuri përverse me varret e pushtuesve dhe tradhtarët e vet që e kanë katandisur si mos më keq të mjerën Shqipëri. Jepini pak lavdi edhe këtij Zefit të vogël dhe erudit ....se të paktën ai e pagoi me vuajtje deri sa edhe vdiq në burg prej shokëve të vet të idealit komunist të cilet u treguan mizorë ndaj atij që e pruri i pari flamën e idealit të tyre mjeran në Shqipëri, pa patur nevoje t'ia delegojnë pejanit Ali Kelmendi që nuk kishte asnjë influencë në Shqipëri vec bridhte si muhaxhir sa në Rusi në France ku dhe gjeti vdekjen pas një operacioni në stomak, por mjekët nxorren si shkak tuberkulozin se ishte hjekakeq ndërkohë Zef Mala përballej me dinjitet me gjyqet e qeverisë zogiste që e dënoi me 10 vjet burg. E dënuan dhe italianët në vitin 1939, sepse ishte një antifashist i vendosur, por arratiset nga burgu. Merret me veprimtari antifashiste në Shkodër. E arrestojnë sërish dhe meqë e konsiderojnë element të rrezikshëm për fashizmin e dërgojnë per vuajtjen e dënimit në ishullin Shën Stefanit nga viti 1940-1943. Megjithese Zef Mala ishte me lëvizjen antifashiste në Pezë, Enver Hoxha gjeti vend e kohë të udhëzonte Nako Spirun më 4 prill 1944 që të ekzekutonte Zef Malën, por ketë veprim e konsideruan të nxituar dhe nuk ja zbatuan urdhërin. Sa kohë që ishte Tuk Jakova ndër udhëheqësit e Partisë Komuniste, Zef Mala kishte arritur ti shpëtonte persekutimit, por me rënien e dënimin e Tuk Jakovës, komunistin katolik shkodran nuk kishte më njeri ta merrte në mbrojtje nga urrejtja që kishte Enver Hoxha për të. Por jo vetëm për Zef Malen e Tuk Jakovën që i anatemonte herë pas here në fjalime delirante, por edhe për mbarë katoliçizmin shqiptar ndaj të cilit ushtroi gjenocit të egër, por që nuk konsiderohet i tillë nga pinjollët e monizmit, që kanë zënë vend në Akademi e Institutet shqiptare si historianë. Sikur të kenë edhe ata të njëjten urrejtje si Enver Hoxha ndaj eruditit Zef Mala dhe katolikëve në përgjithësi. Më këtë urrejtje patologjike enveriste është e natyrshme që Zef Mala te denohej. Ne periudhen partneritetit terrorist e dyshes Enver - Koçi Xoxes Zef Mala arrestohet e burgoset si anti sllav. Zhdukja e Koçi Xoxes në rivalitet me Hoxhën, sikur e lehtësoi pak sa gjendjen e Zef Malës që e nxorrën nga burgu. E caktojnë drejtor të Arkivës së shtetit kur bëri një punë shkencore plot pasion në mbledhjen e skedimin e materialeve historike sa mund të konsiderohet themelues i Arkives së Shtetit Shqiptar. Por kjo nuk mund të shkonte gjatë sepse urrejtja e hienes Enver Hoxha e ndiqte hap pas hapi. I mbetur pa mbrojtje, për Zef Malen rinisi kalvari i burgjeve të komunizmit që e çuan deri në verbim dhe vdekje në moshën 64 vjeçare, më 31 dhjetor 1979. Dhe e dini me sa vite burg është dënuar në jetën e tij Zef Mala, plot 60 vjet. Të cilat po ti bënte të plota duhet të ishte burgosur që kur ishte 4 vjeç në lagjen "Skanderbeg" të Shkodrës. Në urrejtjen patologjike ndaj tij bashkoheshin pushtuesit, fashistët, komunistët, enveristë, titistët dhe stalinistët. Të gjithë kundër Zef Malës që ishte i pari që përhapi e organizoi celulat e para komuniste në Shqipëri, veprim për të cilën ai me bindje të plotë mallkoi veten. E kam taku e kam fol me të rastësisht në Gjirokastër tek Hotel Sopoti, pa e ditur kush ishte ai plak i vogël me pallto të zezë e me gjyslykë të trashë si xham kavanozi. Kur po regjistrohesha për hotelin, nënpunësi brenda sportelit me pyeti: A e di me kë fole. Jo i thashë. Ke folë me revisionistin Zef Mala. U preva e mendova mos ishte ndonjë rreng spinesh. Gjirokastriti qeshi e me tha se është i mbaruar. Nuk merret njeri me të. Por në të vërtetë nuk shkoi as viti dhe u muar vesh se e kishin arrestuar dhe kishte vdekur në burg i mjeri. Enveri kishte dëshirë të shfrenuar me i pa të vdekur shokët e idealeve komuniste. Ishte pikërisht ai, diktatori, i cili përpiqej ta terratiste emrin e Zef Males duke mos i dhene anjë atribut veç titullimit tipik armik i partise dhe antimarksist i çoroditur. Ndikuar prej kesaj flame, shpesh shtrohet pyetja, Zef Mala apo Qemal Stafa? Për të plotësuar njohurit rreth G.K.SH. (Grupi komunist i Shkodrës) po shtojmë se ka një keqkuptim mbi rolin e Qemal Stafës në grupin komunist të Shkodrës. Qemali ka qenë një çunak gjimnazi kur Zef Mala kishte kishte nisur të përhapte idetë komuniste në Shqipëri. Zef Mala e ka afru në G.K.SH. gjimnazistin Qemal Stafa në vitin 1937, kur Qemali ishte 17 vjeç. Por propoganda enveriste meqë donte ta ulte figurën e Zef Malës. Ndërkohe që shkrimtari Petro Marko e vlerësonte Zef Malen si "mikun im i dashur Zef Mala, njeri shumë i kulturuar, sistemi pra nxirrte njoftime mashtruese sikur grupin e drejtonte Qemali dhe furrtari i pa shkollë Vasil Shanto. Zef Mala ishte intelektual, njohës i shumë gjuhëve, kishte bërë dy vite universitet në degën e filozofisë në Austri, botues revistash e gazetash, ndër më të njohurit e kohës së vet, botues i broshurës së parë komuniste në Shqipëri "Buletini jeshil" në 2 numura. Në fund të fjalës, kur Zef Mala hartonte programe dhe shkruante artikuj e analiza për kontraditat në shoqërinë shqiptare, Qema Stafa sajonte hartime shkollore. Dhe mediokrrit e komunizmit, një thënie të një shkrimtari të madh gjerman, F. Shiler, të rekomanduar nga mësuesi Skënder Luarasi si temë hartimi, ende ja atribuojnë Qemal Stafës. Kësaj i thonë kodra mbas bregut. Prandaj jepini Zefit çfarë i takon Zefit dhe Qemalit çfarë i takon Qemalit. Le ti fryjnë e shfryjnë sa të duan megafonët e ndryshkur të politikës, të dyve kusurin ua ka dhënë historia. Mësimin dhe pësimin. Aq me tepër kur Zef Mala me dinjitet ka pohuar atë që të tjerët as nuk kanë patur guximin ta mendojnë. Po cili ka qenë konkluzoni i jetës së Zef Malës? E thotë vetë ai si testament historik që ja vlenë ta kujtojmë e të mos e harrojmë: "Ne, që kontribuam në përhapjen e kësaj kolere të zezë, e cila lindi zi, lot, gjak dhe helm brenda zemrave të njerëzve e u solli shumë vuajtje, jemi ata që duhet të gjunjëzohemi dhe me zemër të hapur të kërkojnë falje". Askush me shumë e më mirë se Zef Mala, me idealet e rreme e pësimet e disfatat që pati në jetë, nuk e kuptoi çfarë në të vërtetë ishte thelbi i komunizmit: kolerë, zi, lot, gjak, e helm në zëmrat e njerëzve e popujve që hoqën kalvarin e dhimbjeve pa cak.

Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto

23 April 2020

🔴 Meditim në karantinë - nga K. P. Traboini

MEDITIM NË KARANTINË
Nga K.P. TRABOINI

Amerika padyshim e ka cilësisht të shkëlqyer sistemin shëndetësor. Kanë teknikë të përsosur. Aparaturat mjekësorë me të sofistikuara në botë. E kam provuar të paktën tre herë kur jam shtruar në spitale, e megjithatë këto ditë po vdesin mijëra njerëz nga kjo flame e zezë Corona Virus Covid 19. Problemi mendoj duhet të ketë qenë (nëse na lejohet të kemi një mendim në kushtet e shtetrrethimit botëror), se nuk u morën masat me kohë si në Itali dhe në Spanjë. Edhe Anglia e vonuar. "Trimëria" e kryeministrit britanik Boris Johnson që në fillim u pa se ishte një aventurë e rrezikshme, si punë kaubojsi. Rrezikoi veten por nisi në atë botë të tjerë nga pakujdesia në qeverisje. Edhe Amerikës ju duk i largët kumti i zi Bergamos. Vonesa nuk mund të mos sillte tragjedinë. Vetëm në lëvizjet e trenave gjatë ditës në New York udhëtojnë miliona njerëz, pra nëse një njeri është i infektuar e ai e ka raportin 1 deri më 1.5 ,siç mund të jetë në disa vende me rritje infeksioni të ngadaltë, kjo shifër shkon e dyfishuar apo trefishuar në qytete me qarkullim të madh. Pra ka një rritje me progresion gjeometrik të llahtarshëm. Kësisoj ndodhi në qytetin e New York-ut ku ka miliona banorë, në një kohë shumë të shkurtër, por kësisoj nuk ndodhi në Vermont, as Maine apo New Hamshire, ku popullsia është më e pakët dhe e shpërndarë. Ndodh edhe një fenomen për tu vënë në dukje, në Veri të shtetit të New Yorkut, që kufizohet me Kanadanë, ka shumë pak të prekur 3 % të prekurve të shtetit, por në qytetin e New Yorkut 97 %, një tmerr i vërtetë. Edhe New Jersy po kështu, sepse është një qytet fare afër, nder komunikues, dhe shumë kush që punon në New York banon në New Jersey. Kam lexuar që në janar-shkurt, sepse isha i interesuar të shkoja në Amerikë në Mars, se nëse kjo epidemi kap Amerikën llogariten miliona të vdekur. Prognozë e zezë. Ndaj që në fund të shkurtit thashë nuk do të shkoj. Dhe nuk e preva biletën sepse mendoja lëvizjet e avionëve që padyshim ishin kthyer në transmetues të virusit vdekje-prurës, që ishte ndezur në Kinë e do ti vinte flakën gjithë globit. Pikërisht prej qarkullimit të madh e pësoi edhe New Yorku, ky metropol i botës që nuk fle as natë e as ditë. Aeroporti "Kenedi" priste miliona pasagjerë nga gjitha vendet. Ja dhe një vatër e nxehtë. Dikush bën kritizerin për mjekësinë amerikane, por dua të them, ani pse për fat kemi pak vdekje në Shqipëri, as mos e krahasoni mjekësinë shqiptare me atë amerikane, as italiane, as spanjolle pavarësisht vdekjeve të shumta që kanë. Se fundja tështima (alegorike) e një elefanti nuk është e barabartë me tështimën e një milingone. Megjithese të dyve u duhet thënë shëndet. Në Shqipëri kemi 200-300, ja na u bënë 500 shtretër a më shumë qofshin. Sikur të mos bllokohej qarkullimi, të mos karantinoheshin e distancoheshin njerëzit me vendim të rreptë qeveritar do të kishte edhe këtu mbase deri në mijëra jetë të humbura. Nuk dua të bëj Kasandrën, por kjo do të ndodhte pa as më të voglin dyshim. Përrallat që ne shqiptarëve "heroikë" (siç u thanë budallallëqe në ca intervista televizive), se ne nuk na bën dot gjë virusi, janë për sarahoshët. Apo ndonjë farë panelisti që u ka marrë koka erë e çajnë dërrasa në TV, tashmë nëpërmjet "Skype", që kërkojnë hapje kur ata vetë nuk kanë asgjë për të hapur veç gojës së vet të azdisur që nuk di të pushojë kurrë, madje as në gëzime e as në morte. Por qytetet e mëdha të shteteve me potenciale të mëdha ekonomike nuk është e lehtë ti karantinosh. Ligjet e botës i bëjnë kompanitë e mëdha kombëtare apo shumëkombesh qofshin, që shohin interesat e tyre e as e tundin fort për popullin e thjeshtë kudo në botë. Edhe hapja, siç po trumbetohet, nxitur e nën presionin e bosave të mëdhenj të ekonomisë botërore që po ju pakësohet fitimi, do të jetë jo pa rrezik. Çfarë është kjo ngutje në hapje kur nuk kanë idenë se çfarë do të ndodh nesër. Kur nuk kanë asnjë ilaç shërues. As vaksinë. Vetëvrasje më duket. Ca thonë vjen frika e urisë, prandaj. Nuk besoj të jetë kështu. Po fundja më mirë i uritur se i vdekur. Kemi mbetur me sy në qiell. Atë pak qiell që ma lejon ballkoni i shtëpisë së rrethuar me kulla të larta që nuk të lënë të shohësh as diellin. Dhe nuk kam ndërmend të dal rrugëve edhe sikur qeveria ta lëshojë lirinë e daljes me kut a me metër, me ose pa fasha në orar. Se populli ka një fjalë të urtë që thotë "shkoi dhia me nxjerr brirët e la edhe leshtë". Dhe ec e mos e dëgjo popullin po deshe. Vajte për lesh parlamentar.

Foto autori në karantinë, prill 2020