19 February 2024

Bukuri shkodrane - nga K. P. Traboini

Pina Palosha / Shoshi

BUKURI SHKODRANE

E bukura Pina Palosha dhe vajza e saj e talentuar, këngëtarja e mohuar Nikoleta Shoshi.

Nga K. P. Traboini

Shkodra ka pas gjithmonë vajza të bukura. A ju kujtohet Lili i Elektrikut (më duket me mbiemër Leka)? Po Jolanda Pogu,e bija e pronarit te Fabrikës së Sapunit që e burgosën ( ajo ishte dhe mësuesja ime në shkollën pedagogjike në Tiranë, tek e cila bukuria i harmonizohej me mirësinë e sjelljen e përkorë), për të shkuar tek Roza Xhuxha, Meri Topallaj, Poli Ingris, Violeta Ashiku e plot të tjera lule të bahçeve shkodrane. Por në përgatitjen e një vidio- imazhi të muzikuar "Bukuri shkodrane" që paraqesim, nuk ka qënë qëllimi të evidentojmë vetëm një ëmër, por të zbulojmë një realitet magjepës shkodran. Kërkoni në kujtesën tuaj të tjera fytyra të bukura dhe na i sillni ti kujtojmë e të mos ti lëmë në pluhurin e harrimit. A ju kujtohet Lajdja e Marianit, (durrsake e martuar me Marjan Skanjetin)...po Leze Sakatja që jetonte në rrugicën e Kol Idromenos në Gjuhadol dhe ai i kishte bërë një portret. Fytyrat e vajzave e grave shkodrane kanë qënë Mis Albania në histori. Vazhdim dinjitoz i Irena Dushmanit, për të cilën, si të ishte një Helene Troje, vriteshin princat shqiptarë në kohën e Gjergjit të Madh, Ati i kombit shqiptar.
Ndërsa kjo vajze e re dhe e bukur që kemi venë në kopertinën e vidios "Bukuri shkodrane" e duket si një princeshë, fëmininë e ka kaluar fare pranë shtëpisë ku jetoja. Në fundin e rrugës Kojaj ( tani e quajnë rruga Kokaj), ku më pas jetonte motra e saj Vitore Palosha.
Ka njerëz që ende e kujtojnë këte vajzë në fotografi. Pina Palosha (e bija e Palok Pjetrit), kjo mrekulli shkodrane, ështe martuar me Ndoc Shoshin. Ajo kishte tre fëmijë, dy vajza e nji djalë, vajzën e madhe Gjina, djalin Kolec Shoshi. Ndërsa vajza e vogël, Nikoleta Shoshi, kishte talent të spikatur dhe këndonte bukur, bukuria e nënës Pina në tinguj, madje mori pjesë edhe në Festivalin e Dytë të Këngës në Radio në dhjetor 1963 me këngën "Flakë e borë" e kompozuar nga shkodrani i madh Tish Daija. Interesant është fakti që veç bukurisë së interpretimit të këngës, një rol të madh luajti Gaspër Çurçia me instrumentat e frymës. Gasprin pas më se një dekade e ekzekutoi komunizmi.
Nikoleta Shoshi fitoi çmimin e parë në Festivalin e dytë më 1963 kur ishte ende një vajzë adoloshente. Padyshim një sukses i madh dhe natyrshëm do të ishte si një pararendje e një talenti në zhvillim. Por mjerisht nuk ndodhi kështu anipse interpretimi i saj ishte i jashtëzakonshëm. Pëlqimi i publikut gjithashtu. Ndodhi ashtu si ndodh vetëm në një sistem absurd ku vlerat nuk mateshin me talent, por me kritere të tjera në kuadër të çmendurisë kolektive. Pas festivalit dikush dha një orientim dhe këngën e këndoi Vaçe Zela. Padyshim që Vaçe Zela e këndoi bukur, por zëri i Nikoletës ishte diçka tjetër, ishte një zë i pastër që dilte nga shpirti e jo nga teknika. Dhe ndodhi ajo që ishte djallëzisht e paramenduar, Nikoletën e sfumuan dhe nëpër vite të gjithë mendonin se çmimin e parë e kishte marrë Vaçe Zela. Asnjë vlerësim për Nikoletën.
Për ta bërë më të besueshme këtë manovër dinake, Nikoletën sapo mbaroi Liceun Artistik në Tiranë e caktuan në shtëpinë e Kulturës në Pukë. Dhe atje, mes të ftohtit, shiut e borës, erërave të çmendura dhe në kushte të vështira jetese, ku njerëzit ngrinin nëpër shtylla si Deda, gjithçka që ata projektuan nuk kishte si të mos ndodhte. 11 vite në Pukë, dhe 5 vite të tjera mësuese në Fushë-Arrëz, mjaftueshëm për tu harruar e për të mos e parë më skenen. Ndoshta as sot pasionantët e muzikës nuk e dinë se fituese e Festivalit të Dytë të këngës në Radio ishte e talentuara Nikoleta Shoshi, e bija e një nane shkodrane me bukuri të mahnitshme, si të ishte një princeshë e vërtetë.
Nikoleta e lidhi jeten me mjekun Ylber Berisha, i cili ishte i pasionuar pas muzikës, këndonte dhe i binte kitarës. Ai ishte nga Kosova, i lindur në 1946 në Prishtinë, por pas vrasjes së babait, veprimtari i shquar atdhetar për Bashkim Kombëtar, Rifat Berisha, nga serbët në 1949, Ylber Berisha që atëbotë ishte vetëm 3 vjeç, u gjend në Shqipëri ku u shkollua dhe kreu studimet universitare për mjekësi.
Nga kjo martesë ju lindi një vajzë, Dajana Y Berisha që është shumë aktive në jeten social-kulturore në Kosovë dhe një djalë Ermal Berisha. Në koncertet "Këngët e shekullit" Nikoleta Shoshi Berisha interpretoi, pas mbi gjysmë shekulli, këngën "Flakë e borë", duke dalë për të dytën herë në një skenë kombëtare.

Nikoleta Shoshi / Berisha
Nikoleta Shoshi - Berisha

❤️BUKURI SHKODRANE Vidio URL: https://youtu.be/o-pV1J4-MRc



Mjerimi i këngës - nga K. P. Traboini

 


MJERIMI I KËNGËS


Duke nuhatur dëshirën e publikut për gëzim, për pak më shumë dritë në mugëtirën moniste, dragumanët e diktaturës bënin kujdes që kënga të kthehej në një agjitatore e flaktë e idealeve të zbërdhylta të partisë monstër në pushtet. 

Nga K. P. Traboini


Repertori gjigand i këngës së muzikës së lehtë të socrealizmit skematik shqiptar, që në festivalet e para me krijime të vjetëruara tashmë e deri ndër të vonët, shfaqet si një humbellë në muzikën shqiptare, pika me e dobët e saj, mungesa e origjinalitetit, me kurrfarë jehone në vendet e tjera, ndryshe prej ballkanasve të tjerë, që kanë arritur të kenë suksese në festivalet europiane apo e kanë bërë këngën e vet të njohur në kontinent e më gjerë. Mund të thuhet se muzika sinfonike, ajo operistike, interpretimi i klasikes në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit kanë patur suksese dhe emra të mëdhej kanë hyrë në fondin e artë të kulturës sonë kombëtare. Mirëpo, duke qenë se frekuentimi i saj bëhej prej një rrethi të ngushtë, kryesisht intelektualë, ajo nuk kishte jehonën e popullaritetin e muzikës së lehtë, e cila mjerisht ishte kthyer si një gazetë e përditëshme, nga ato që përçonin ideologjinë e shtetit diktaturë.
Duke nuhatur deshirën e publikut për gëzim, për pak më shumë dritë në mugëtirën moniste, dragumanet e diktaturës bënin kujdes që kënga të kthehej në një agjitatore e flaktë e idealeve të zbërdhylta të partisë monstër në pushtet.
Duhet thënë se, deri në vitin e mbrapshtë 1944, kur në Shqipëri vendin e çizmeve naziste e zunë ca njerëz të hurit e të litarit, që u bënë madje ministra e gjeneralë pa kurrfarë kulture e dije, kënga nuk ishte përçudnuar asi soji e asi fare, siç do të shihej më pas në hapësirën e përgjakur të një gjysëm shekulli. Deri atëhere nuk ishte shfaqur me atë lloj servilizmi publik, duke u thurrur ditirambe atyre që i kishin duart e ndërgjegjen të përgjakur.
Pra kënga, që shpreh gjendjen shpirtërore të njeriut, ende nuk ishte përdhosur e zhgërryer nëpër skena neveritëse reverancash të pafund për tiranin e oborrin e tij, ku levrinin hienat, siç u bë në hapësirën e errët historike 1944-1991. Në këtë epokë të zezë me njolla gjaku, kënga shprehte estetizimin e së keqes, madje edhe ato pak këngë lirike që kishin kurajon të shfaqeshin, si ta zemë motivi i ardhjes së pranverës që " nuk e besova", të Pjetër Gacit, kënduar plot emocion nga Tonin Tërshana, edhe pse mori çmim të parë, në festivalin e 11-të, u zhduk nga faqja e dhèut, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. E kjo, sepse në të nuk kishte barut, nuk kish këpucë me gozhda, nuk kishte kapota ushtarake, nuk kishte pushkë e fishekë, me të cilat vrisnim njeri-tjetrin, nuk kishte gjak e djersë e gjokse proletare në horizonte të përflakura.
Ndërkohë lirika me pak guxim naiv, mbijetonte në shtratin e këngës popullore e cila, megjithëse në aparencë përkrahej nga autokratët, në të vërtetë që lënë në një gjendje të mjeruar. Asaj i ishte vënë karantinë, pra, mund të ruante ekzistencën vetëm në zona të veçuara, brenda vathës, brenda shtrungës dhe atje, me gjysëm mushkërie mezi merrte frymë. Krijuesit e saj ishin pasionant, por nuk kishin kulturën e duhur muzikore. Ata vinin në evidencë nga aparatçikët vetëm kur shpallte fushata partia, kur nisnin aksionet apo duheshin të mbusheshin skenat e festivaleve folklorike kombëtare. Kështu që paralelisht në një garë të pabarabartë për nga trajtimi dhe niveli, viheshin kënga e muzikës së lehtë, ku krijonin tërë muzikantët e shkolluar dhe, në anën tjetër, empirikët të cilët nuk e nxirrnin dot këngën popullore nga shtrati i vjetër, nga format statike të kohëve të shkuara, aq sa shpesh melodive të vjetra u viheshin tekste të reja ilustrative si "70-të vjet mbushe këtë ditë, 70-të shekuj na ke rrit", treva e Shkodrës, apo "mprehja e shpatës" në rrethinat e Lezhës, ndërsa labërishtja ishte bërë si historia e partisë në vargje.
Në pamje të jashtme të dukej se folklori lulëzonte, propoganda buçiste për këtë, mirëpo ndodhte po ai fenomen që përjetonte fshati shqiptar, në propogandë - fusha të blerta, kanale vaditëse, dritë elektrike, por varfëria brenda familjeve ishte e tejskajshme dhe pak gjëra kishin ndryshuar në jetën ekonomike të fshatarëve gjatë një shekulli.
Greqia në vitet 30-të kishte edhe ajo atë natyrë të këngës së lehtë, të ndarë si me thikë nga këngët që krijonte populli, por duke qenë se krijuesit kishin më shumë sukses me këngët e frymës popullore, kompozitorët më të mirë, të cilëve kurrkush nuk u impononte as stil e as tekst, as temë e as ide, nisën të krijonin me atë frymë, duke hequr dorë thuaj krejt prej natyrës së këngëve tip romance, bel kanto, të cilat mund të degjohen edhe sot e kësaj dite në filmat e vjetër grek me temën e Luftës së Dytë Botërore. Në Greqi tashmë është krijuar një traditë e re, ku nuk gjen kufinj shumë të dallueshëm( përveç rembetiko) në mes të këngës popullore dhe asaj të kultivuar. Kompozitorët në një fare mase sakrifikuan, por krijuan vlera të mëdha duke i dhënë këngës greke të unisuar tashmë, një origjinalitet që bie në sy në tërë Europën. Ndërsa krijuesit tanë, në pikpamje kompozicionale, nëpër vite krijuan një hendek aq të madh në mes të dy këtyre fushave të krijimtarisë sa fryma e këngëve, ritmi, melodia, gjithnjë largohej prej asaj që kishte një përhapje të gjerë në popull, madje larg edhe prej këngëve qytetare si ato shkodrane, jare, apo korçare, serenatat. Tendenca e kompozitorëve të vjetër apo të rinj( me përjashtim të Agim Krajkës apo ndonjë tjetri që kërkonin e eksperimentonin guximshëm me ritmin) ishte për krijime në stilin e përtej detit, që edhe vetë kishte mbetur shumë pas në raport me këngët moderne ku hynte e frynte ritmi që po bëhej mbreti i botës muzikore, paçka se bel kanto kurrë nuk vdes sepse është këngë me ndjesi të thella shpirtërore. Kënga e muzikës së lehtë në Shqiperinë e asaj kohe konsiderohej aksion kombëtar e veprimtari shtetërore, orkestrohej me një formacion stërmadh, angazhohej tërë orkestra simfonike e radios ku merrnin pjesë me dhjetra instrumente, një gjigandomani që sillte një uniformitet, ku tingujt e zërat e këngëtarëve zgjateshin paralel si dy shinat e hekurudhës, kryesisht me zë koke. Kush bërtiste me shumë ( komunista lule) ishte këngëtari më i suksesshëm( dueti Hysni Zela e Zeliha Sina u a kalonte të gjithëve), e...duartrokiteshin nga udhëheqja në natën e fundit. Ndërkohë që muzika popullore punonte me pak instrumenta, por shpesh me gjetje mjaft të bukura, mirëpo ata i krijonin njerëz të apasionuar por modestë në fushën e njohjeve muzikore, çfarë do ta bënte këtë tip kënge herë - herë arkaike, me tendencë për tu interpretuar e vetizoluar nëpër dasma fshati.

*       *      *

Repertori i muzikës së lehtë ka në të vërtetë jo me qindra, por me mijëra e mijëra këngë, pafund, po pak prej tyre kanë jetë, mbahen ende me sforco prej nostalgjive të vjetra, që lidhet me jetën tonë, mbresat personale e jo prej vlerave të tyre reale. Brezi i ri as do t’ia dijë për ‘to, çfarë tregon se koha është e pamëshirshme për ata që e toleruan artin dhe e shitën shpirtin nëpër zgafellat e sundimtarëve të paskrupullt që i mori edhe ata lumi i historisë si trungje të kalbura.
Përsa i përket interpretuesve, mund të thuhet se ata gjithnjë e kanë kërkuar suksesin tek kënga. Suksese edhe kane patur, tradita tashmë ka disa figura të mëdha, emra të tillë si Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha mbeten të pavdekshëm. Madje, kjo e fundit kujtohet për mrekullinë që solli duke e ngritur në piedestalin e merituar këngën lirike popullore. Gjithashtu ajo çfarë dha Mentor Xhemali me këngën madhështore të Pjetër Gacit "Për ty Atdhe" nuk ka mort sa të ketë Shqipëri e shqiptare në faqe të dheut. Por për shumicën e këngëtarëve te atyre kohëve sukseset i takojnë një segmenti historik, janë bërë shpejt të tejkaluara, këngë me grurë, me kombajna, me xhaketa me plumba, me shtamba ku i jepet ujë partizanëve( po kurrsesi ballistëve të cilët mbeten pa këngë, pa shtamba e pa ujë), me petrita e me komisarë drite, këngë për heroinën që u bë e tillë në sajë të rrëpirave të dhèut, që e zunë përposhtë dhe për ironi (tragjike), duke dashur ta nxirrnin, vullnetarët me shall aksionist e vranë me lopata. Ç'faj kanë këngëtarët, mund të thuhet. Natyrisht, as këngëtarët e as kompozitorët nuk kishin faj, ishte sistemi që e ushqente servilizmin e mediokrritetin dhe çdo tentative për ndryshim e mbyste. Por veç ka edhe diçka që duhet vënë në dukje, gjigandomania për të cilën folëm më lart. Për një kengë, kompozitori që kish emër e përkëdhelej nga regjimi, kërkonte të angazhohej një orkestër simfonike, që në kushtet e zhvillimit të këngës në botë është e paimagjinueshme. Bitellsat çuditën botën me katër zëra e katër instrumenta që i përdornin vetë ata, ndërkohë që për një këngë mediokrre në Tiranë angazhohej, veç orkestrës së madhe edhe trupa korale me rreth 100 vetë si në koncertet masive të gardistëve të kuq në sheshin Teniamen të Pekinit. Rezultantja historike dihet tashmë, këngët e bitëllsave mbetën e i admiron gjithë bota edhe sot e kësaj dite, këngët tona u harruan bashkë me emrat e kompozitorëve e të këngëtarëve, siç thamë, kujtohen prej disa nostalgjikëve që u ka ngecur ora në pentagramet e shekullit tjetër me pezhishka merimange.


*       *       *

Sot kënga ka ndryshuar, sigurisht, por tendenca e orkestimeve të mëdha ndihet ende në çdo festival. Vazhdon gjigandomania si rudiment i sockulturës së dikurshme me mendimin se masiviteti krijon përshtypje e vlerë, kur arti i madh mund të qëndrojë edhe në një kitarrë e në një grup mandolinash. Megjithse ka disa tentativa sporadike për t‘i afruar këngët popullore dhe ato të kultivuara, të ashtquajtur muzikë e lehtë( e lehtë e rëndë, gomari i mban - tha fshatari), ende vazhdon të ekzistojë në mes tyre hendek si luftë klasash. Gjithësesi vazhdon të veprohet shumë keq me këngën e kultivuar, që kerkon e shfaqet si këngë elite, duke u larguar prej trojeve shqiptare drejt brigjeve te Italisë. Ca thonë kuturiset edhe nëpër brigje të tjera, duke i kthyer krahët traditës. E kjo tradite, nuk ka rendësi në është çifteli veriu apo apo polifoni jugu a diç tjetër. Fjala është tek fryma e shpirti i saj, përpjekja për t’i afruar e shkrirë tek njera - tjetra duke marrë prej secilës çfarë është më e mirë e më e bukur. Jo skematizëm e bashkim mekanik si tek xhinxhilet që mbushin disqet e vulgarizojnë shijet, por art i vërtetë. Se, fjala bie, si u arrit që një kompleks europian në vitin 1991 të gjente frymëzin nga një këngë matjanë, duke e përdorur atë në një sfond e duke e shkrirë harmonishëm me një ritëm instrumental modern, kur kjo këngë ne Shqipëri thuaj që harruar. E kam sjellë këtë shembull edhe më parë në esenë "Perla në gjerdan". Po ashtu Eda Zari në një vend të Europës krijon mrekullira mbi tabanin e këngëve të jugut, kryesisht Permetit. E pra është fort moderne ajo, më moderne se sa dhjetra e dhjetra grupe e instrumentistë që jetojnë e zhvillojnë veprimtarine në Tiranë e kanë mbetur po aty ku ishin, pa dalë dot nga rrethi vicioz ku është futur kënga e muzikës së lehtë prej gjysëm shekulli. Këngëtarja Aurela Gaçe, të cilën do ta marr si shembull, do të thosha se ka një potencial të mrekullueshëm, ka zë, ka forcë, ka shpirt, di të transmetojë ndjenja, di të intonojë publikun e ta rrëmbej atë. Ajo ka një repertor të gjerë dhe karrierë të gjatë e të sukseseshme. Por arritjet e saj nuk i dalloj të jenë më të spikatura në muzikën e lehtë, siç i thonë, për faktin se krijimet e kompozitorëve nuk i përgjigjen nivelit të këngëtares. Por ama, në koncertet e drejtëpërdrejta, në disqet e shumta që kam dëgjuar, Aurela Gaçe shfaqet brilante në interpretimin e këngëve me frymë popullore, më saktë të këngëve popullore të përpunuara në versione moderne, apo të krijuara në atë fryme. Mjafton të kujtoj se ajo e ka kënduar këngën "Më ka shkue mendja me u fejue" , sa është pëlqyer e ka korrur duartrokitje të zjarrta, madje edhe prej të rinjve shqiptaro-amerikanë, të cilët janë edukuar me frymën e këngës amerikane që ka sukses e përhapje në të gjithë botën. Aurela në interpretimin e asaj kange( e jo vetëm të asaj por edhe të këngëve të jugut të Shqipërisë) ban me u turpnue çdo këngëtar nga ata që pretendojnë se i këndojnë ma mirë se kurrkush kangët popullore shkodrane. I shkreti Bujar Qamili, edhe pse shkodran, ka hyrë në rutinën e ahengxhijve, e ka vulgarizue aq keq e aq turpshëm kangën qytetare shkodrane, sa tani thonë se ato çdo gjë mund të jenë, po jo shkodrane...Cigane dasmash ndoshta po, aty ku këndohet me mish e raki e ku zë i parë janë sarahoshat e njerëzit me kulturë të cungët.

*      *      *

Eshtë për të ardhur keq që kënga shqiptare ende nuk ka fytyrën e saj, origjinalitetin e saj, që ta dëgjosh në çdo vend të botës edhe si melodi, e të huajt ta njohin e të thonë "Albania". Një gjetje e madhe me një prerje të artë, ku bashkoheshin tradita e këngës shkodrane me muzikën e lehtë të krijuar ka qenë dikur krijimi "Lule bore", e kompozitorit të ndjerë Simon Gjoni, por që më pas nuk u ndoq në atë lartësi e kualitet artistik prej kurrkujt në muzikën e lehtë.
Jemi ende tepër larg asaj kohe, kohës së këngës që të mbajë individualitetin e kombit, siç e kanë italianët, francezët, grekët e të tjerë, por padyshim ajo kohë do të vijë. Tani për tani që jemi ende larg, rokanisemi me avazet tona duke i ba qefin vedit nën fjalorin megaloman "kangët tona ma të bukurat në botë". Po fundja çfarë është ndonjë gjë në Shqipëri që të mos jetë ...më e bukura në botë?! 

 

Nga libri "Bukuri shkodrane"
Boston 2007


12 February 2024

Profesori i estetikës së filmit Gëzim Erebara - nga K. P. Traboini


PROFESORI I ESTETIKËS SË FILMIT GËZIM EREBARA

Kishim ardhur nga bangat e Universitetit dhe nuk dinim asgjë nga filmi. Literaturë nuk kishte. As kurs nuk bëmë. Filmin e mësuam nga praktika duke u nisur nga elementët më të thjeshtë, xhirimet e të quajturave suzhete. Pra një subjekt i vogël nga realiteti i përditshëm i fiksuar në celuloid. Ishte fat që ndër regjisorët me të cilët tashmë njiheshim e takoheshim përditë ishte edhe Gëzim Erebara.
Me bashkëstudentin dhe kolegun tim të Redaksisë, Luan Sadik Rama, rrinim shpesh me regjisorin Gëzim Erebara në oborrin e Kinostudios pasi pinim një kafe te klubi në mes të pishave. E pyesnim se ishim të etur për gjithë atë bagazh dijesh që Profesor Gëzimi kishte për Kinematografinë Botërore. Rene Clair, Renuar, Felini, Vitorio de Sika e tjerë emra të regjisorëve të mëdhenj francezë dhe italianë nga Profesor Gëzimi i kemi mësuar. Atë kohë përgatiti dhe dispencat për ngritje profesionale, ndër to Historia dhe Estetika e Filmit. Një punë voluminoze në disa vëllime. Ishte jo vetëm i ditur, por edhe shumë i dashur e miqësor. I urtë, i qetë, fliste qartë e rrjedhshëm. Kujtesa me sjell atë çast kur ai mori Kupën e Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar për një film me skenar të Peçi Dados. Operator ishte Faruk Basha dhe piktor filmi Astrit Tota. E kujtoj filmin "Në fillim të verës edhe për muzikën e bukur të Kujtim Laros, motivin e të cilës nuk e harroi kurrë. Të njëjtën Kupë për filmin dokumentar për "Asdrenin" e morëm edhe Vitori Çeli dhe unë.
U bënë vite që isha në Amerikë dhe në vjeshtën e vitit 2004, kur erdha në Shqipëri, rastësisht e takova diku aty te vila "Logoreci", pranë Radio Televizionit Shqiptar. Ndenjëm bashkë e biseduam për filmat, Kinostudion e kolegët. Kishin ndodhur shumë gjëra për të cilat ai nuk ndjehej mirë. Shqipëria ishte ende në kaos dhe tek çdo njeri reflektonte një gjendje lodhje. I fola plot respekt, i shpreha admirimin për punët e tij që pas kaq vjetëve akoma më shumë merrnin vlerë. E përcolla deri te shtëpija në rrugicë. Ishte një ndërtesë e madhe, vilë e bukur, që më së fundi i ishte kthyer familjes Erebara, por plot peripeci.
U përqafuam dhe u ndamë. Unë shkova në Amerikë sërish. Të mirin e të urtin, të diturin, profesorin tonë të estetikës së filmit Gëzim Erebara nuk e pashë më. Ai ishte lindur në Dibër më 19 maj 1929 dhe ndërroi jetë në Tiranë më 12 shkurt 2007. Sa herë me bie rruga nga shtëpia e tij, ndaloj pak çaste e më duket se shoh siluetën e profesorit, imazhi i një figure të ndritur e të paharruar.
Ngjitur me Kinostudion tonë, që tashme i ngjet një tubë zyrash të rëndomta e jo një qendre arti e kulture, është një rrugë me emrin e profesorit tonë të paharruar Gëzim Erebara, një nga krijuesit që nderojnë kulturën e kombit shqiptar.
 
©️K. P. Traboini
12 shkurt 2024

Spaku, Berisha, turmat dhe ata që i lutën të ikë - nga K. P. Traboini

 


🔴 SPAKU, BERISHA, TURMAT DHE ATA QË I LUTËN TË IKË...


Nga Kolec Traboini

Në vitin 2013 kur po ndodhte rotacioni politik në pushtet pasi që PD pësoi disfatë të plotë e Sali Berisha dha dorëheqjen, shkrova e botova në gazetën "Sot" shkrimin "Doli nga dera, për të hyr nga dritarja pasi e kemi qarë me lot". Në këtë kinse ikje, si fasadë u vu Lulëzim Basha. Berisha kurrë nuk u largua nga drejtimi, por luajti rolin e eminencës gri. Edhe gjëmën e Nongratës nga amerikanët po e përballon, çfarë askush veç tij nuk mund ta bënte.
Berisha, sa të ketë Shqipëria një lloj turme të verbër e një tufë karrieristë të paskrupullt që kanë bërë pasuri nën hijen e tij, do të bëjë punën e zhurmuesit politik dhe viktimës njëkohësisht. Sikur Shqipëria të mos kish punë e hall tjetër veç hallit të tij.
Berisha është mjeshtër në manipulimin e opinionit publik. Ai shfrytëzon çdo thashethe nga qytetari i tij digjital, por edhe çdo të vërtetë nga pakënaqësia e njerëzve, sa publiku, aq më tepër ata që i shkojnë pas verbazi, nuk arrijnë të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta. Në këtë rast të vërtetat që përdor e ndihmojnë kreun e foltores, që flet nga kati i pestë me megafon, të mbulojë qëllimin e vet dhe kinse lufton për ideale të larta. Ai e di më mirë se kushdo që nuk fiton, as sot e as mot, por përpiqet për të mbijetuar. Mobilizimi i tij është total. Shkon pas thënies së Shekspirit "Qëndro që armiku ta ketë frikën". Dhe kjo po ndodh. Spak-u është mpakur para sulmeve marramendëse që po i bën Sali Berisha duke i quajtur vegla të krimit e kriminelë. Spak-u as del ti përgënjeshtrojë këto akuza. Kjo tregon se Berisha di ku e kë të sulmojë dhe është më i mençur se kundërshtarët e vet. Ai u bën presion organeve ligj zbatuese që ata të mos veprojnë. Të mos guxojnë të shkojnë më tej se kalamendja me një firmë. Mbi qeverisjen e Berishës rëndojnë krime, por askush nuk po e akuzon për 4 të masakruarit e 21 Janarit 2011 as për 36 viktimat e Gërdecit 2008, as për shkatërrimin e Shqipërisë në kohën e presidencës së tij 1992-1997, me një kryeministër mediokër si Aleksandër Meksi që rri strukur si një urith. Berishën veç po e gudulisin për një firmë të Klubit "Partizani" kur ishte kryeministër. Veç për një firmë se vulën ja kanë marrë minoranca që i doli dore.
SPAK-u dhe Berisha po lozin. Dhe kanë arsye për ta bërë këtë. Spaku nuk e përballon dot Berishën, por as Berisha nuk e shmang dot Spakun. Janë në një rreth vicioz, nuk i shpëtojnë dot njeri-tjetrit. Berisha është gurë prove për Spakun. Nëse heqin dorë nga Berisha dhe ky del i pa lagur, në Shqipëri nuk do të ketë më dënime për kokat e politikës e të shtetit që e kanë vjedhur këtë popull mizorisht. Ata që e kanë lënë në varfëri, që e kanë përzënë si të ishin muhaxhirë pa atdhe, do të vazhdojnë të mos ndëshkohen edhe në të ardhmen. Të dy palët mashtrojnë e vet mashtrohen. Këta thonë se toka te klubi "Partizani" ju kthye pronarëve. Këta dhe ata, akuzuesit e të akuzuarit, të dy palët pra me gjithë avokatët tellallë gënjejnë dhe gënjeshtrën e bëjnë ligj.
Kur italianët bënë fushën e aviacionit ku përfshihet edhe toka ku më vonë u ngrit klubi "Partizani" nuk ka pasur asnjë shtëpi në atë vend. Ishin kopshte dhe tokë që përdorej për bujqësi a blegtori, ase tokë djerr. Në vitin 1940, por as deri në vitin që u ngrit klubi "Partizani" familjet Begeja e Compani nuk kishin shtëpi në atë vend. Pra nuk ishte tokë truall. Por çfarë thotë ligji 7501? Tokat që nuk janë truall konsiderohen toka bujqësore e nuk kthehen, veç rasteve kur pronari është bujk dhe e ka në përdorim. Kam të trashëguar 27 dynym tokë bujqësore në ish fermën e Shtojit, Shkodër, por nuk më kthehen. Dhe kanë të drejte se në këtë rast vepron ligji. Po pse atyre të Begeve dhe dhëndrit të Sali Berishës i kthehet, apo se këtu nuk vepron Ligji por Maliqi. Po Spak-u si nuk qenka në gjendje të lexojë e të interpretojë ligjin 7501?
Dinë, por edhe ata gjejnë shtegun pa telashe të mëdha. Duan ta dënojnë Sali Berishën për një firmë. Kësisoj një dënim i butë, kondicionel, dhe shpëtojnë nga telashet. Gjykata nuk do ta lërë të dënuarin të merret me veprimtari drejtuese, kësisoj Sali Berisha shmanget. Ky është qëllimi. Shmangien e Sali Berishës si kundërshtar politik. A po bën lojë politike Spak-u vetë, apo ky është udhëzim amerikan sipas stilit të eleminimit të Al Kapones për evazion fiskal kur të vrarët prej tij në rrugët e Çikagos i kalonin shifrën 200. Thirrja në Washington DC e Bardhokut ndërmjetës nuk është pa asnjë kuptim. As ardhja e Sekretarit të Shtetit Amerikan në Shqipëri për tu takuar me Dumanin e Spak-ut nuk ka si të mbulohet veç si serum për Drejtësinë e kalamendun shqiptare. Ndaj është katandis dueli Spak - Berisha si një lojë pa fitues, por edhe pa humbës. Ngjashëm me disa pensionistë që lozin domino në park pastaj të qetë shkojnë e hanë drekën. Apo si fëmijët në lojën kukafshehtas e që ndahen me mirëkuptim. Por ka disa që i bëjnë thirrje arsyes se Berishës, që për shpëtimin e PD të tërhiqet butë. Këta janë iluzionistë. Kjo është si ti thërrasin arsyes së një njeriu që po mbytet duke i thënë mbytu sa më shpejt të shpëtojmë prej teje.
Berisha nuk tërhiqet, është trashëgim nga koha e kapitenëve të vjetër, mentalitet të cilit i përket dhe ai, kur vinte fundi kapitenët mbyteshin bashkë me anijen e vet. Ashtu po bën dhe Berisha, me destinë "pas meje qameti!"
Po këta Spakillarët nuk duan ta lënë anijen të lundrojë, por as të mbytet. Si në gojëdhënën "Baba, kapa hajdutin". Sille - i thoshte babai. Nuk e sjell dot se ai nuk do- gjegjej i biri. Po lëshoje atëherë - i tha babai. Djali ia ktheu: E lëshoj unë po nuk më lëshon ai. Kësisoj loja cic-mic me drejtësinë Sali - Spak vazhdon...


 1


06 January 2024

RRETHIMI I SHKODRËS 1912-1913 nga Gino Berri

 

Nga libri "Rrethimi i Shkodrës" GINO BERRI
(28 tetor 1912 - 23 prill 1913)

TË VDEKURIT NGA URIA / PROPOZIMI I ZONËS NEUTRALE. /VAZHDON MASAKRA E BOMBARDIMEVE. /KRIMET E TË URITURVE. /USHTARËT PA BUKË. AGONIA E QENDRËSES.

21 MARS 1913.

Ditët që kaluan, çuditërisht qenë të qeta. Mbi qytet binin vetëm 40 e ca predha në ditë. Ditën e nesërme mbas bombardimit zbarkuan në doganë ministri 
Plamenac dhe dy oficerë. Të dërguarit kërkuan prap dorëzimin, të cilin Esat Pasha e refuzoi, pastaj deklaroi, në kundërshtim me ate çka kishte vendosur me parë, se konsujt dhe shtetasit e tyre tani mund të dilnin nga qyteti. Esati propozoi një zonë neutrale për konsujt dhe shtetasit e tyre.
Plamenaci u përgjigj, se do t’ia referonte mbretit Nikolla, por nuk u duk me. Në pritje të zonës neutrale, malazezët vazhduan bombardimet dhe sot është 
plagosur nga një shrapnel nënkonsulli i Anglise. Pardje ishte parë pranë Shirokës një anije malazeze. Ky lajm u përgënjeshtrua zyrtarisht, por kjo ishte e vërtetë. Anijes iu afrua një barkë turke me dy oficerë. Njeri hipi në bord dhe shkoi në Mai të Zi. Ai duhet të ishte komandanti i Taraboshit koloneli Mehmet Qamil, i cili qe dakord me Plamenacin dhe kish premtuar se do të vihej në kontakt me Stambollin. Nga kthimi i tij mund të varej fundi i rrethimit.

3 PRILL 1913

Prej shumë ditësh po na le të qetë ky armik i çuditshem: taktika e ndryshme e tij duket se frymëzohet nga kriza histerike dhe jo nga rregullat emergjente të  luftës. Popullata e qytetit i kaloi këto ditë të bukura të pranverës relativisht të qeta, pa pasur frikë nga predhat e kalibrit të madh që fishkëllejnë mbi kokë, por nga tmerri i urisë, armikja më e madhe e vazhdueshme dhe e patundur, që nuk jep kurrë pushim. Që të gjithë e luftojnë me shpirt ndër dhëmbë, me mundime e sakrifica të mëdhaja, por dikush edhe nuk i shpeton dot kërcënimit vdekjeprurës të saj.
Jane pesë a gjashtë që vdesin çdo ditë nga uria e ndoshta edhe më tepër, pasi këtu janë shumë që vdesin, pa i ditur as që ishin të gjallë. Sidoqoftë për fat të mirë viktimat e urisë nuk janë edhe aq shumë, duke ditur se rrethimi malazez ka pesë muaj që vazhdon dhe qyteti u gjend në befasi, pa i marrë masat paraprakisht. Kjo popullatë që dëshpërohet në alarmin e parë të parashikimeve të zymta, u adaptua pak nga pak me situatën dhe mundohet për të jetuar ende për javë të tëra, ndoshta edhe për muaj, në një mënyrë të re, që më përpara i dukej e pamundur. Është një fakt qe disa mijëra veta hanë vetëm bukë, një herë në çdo katër-pesë ditë. Miell nuk ka më ose të paktën blihet në fshehtësinë më të madhe nga ndonjëri, me tetë franga oka (çmimi më i vogël), gjë që do të thotë për të varfërit njëlloj sikur të mos ketë. Kështu, buka që ka mbetur (lloji më i domosdoshem) është më e rralla dhe më e shtrënjta,
Shumë veta gjatë ditës pinë nga një gotë raki, për të pasë iluzionin se forcojnë stomakun. Kur Bashkia ose ndihma private (ose rasti i ndonjë kombinacioni tjetër, ku vlen më shumë guximi dhe nevoja, sesa ndërgjegja e ndërshmëria) furnizojnë me pak miell, gatuhet pak bukë; kur ka mundësi, përzihet me groshë e qiqra dhe quhet se "hangrëm mirë” për një ditë. Tani toka prodhon edhe sallata, barishte dhe rrënjë; të gjitha zihen me ujë e pak kripe dhe kjo përzierje përbën gjellën e ditës për shumë familje.
Blerimi i livadheve është i mirë edhe për gjënë e gjallë, që e ka kaluar dimrin pa asnjë koncentrat. Kështu, që tani mund të lëvizë e të ushqehet më pa droje. Nga rekuizimet e vazhdueshme, tufat e pakta të deleve dhe ato të gjedhëve, çdo ditë shihen më të zvogeluara, por megjithatë shihen në sasira të mjaftueshme. Pa tjetër që buka edhe për ushtarët do të mbarojë para mishit, por me gjithë bollekun e mishit, qysh tani është e vështirë ta gjesh atë. E gjithë bagëtia është në dispozicion të shtetit. Kasapët mund ta blejnë gjënë e gjallë me autorizim të posaçëm të rregullt. Por ata nuk blejnë më dhe i mbyllën dyqanet e tyre për të mos e shitur mishin me çmimin që kishte caktuar kryetari i Bashkisë, çmim që e quanin shumë të ulët. Ky vendim i kasapëve në fakt nuk e dëshperoi komandantin e ushtrisë, pasi, kështu, ka më shumë mish në dispozicion për ushtarët e tij.
Mungesa e të hollave dhe pa mundesia per te siguruar te nevojshmen qe mungon ose eshte e fshehur, i dha nje hov vjedhjeve qe beheshin, jo vetem naten por edhe ne mes te dites. Ne shtepite e të pasurve ku mund te gjenden objekte me vlere, hajdutet i lenë qartë qëllimet e tyre: ata marrin vetëm grurë, miell, mish dhe gjëra të kësaj natyre. Deri tani asnjë vjedhes nuk është arrestuar, sepse edhe kush e ka parë atë, më mirë preferon të heshtë që të mos pësojë ndonjë hakmarrje të rëndë; ose edhe nga mëshira per ate fatkeq qe eshte bere grabites nga uria. Edhe vete te demtuarit disa here nuk i denoncojne vjedhjet qe kane pesuar. Nje zotnie i vodhen dy thase me miell, e vetmja rezervë që zotëronte. Ai ju shpreh disave se “ishte shumë e rënde që ta linin pa një kafshatë bukë. Hajduti me familjen e tij mund te jetoje edhe nje muaj e gjysme me nje thes miell”. Hajduti i mori vesh ankesat e zotnise dhe e gjeti me vend verejtjen e atij. Keshtu, qe i çoi fjalë që t’i fshehe në një vend të caktuar 200 franga dhe te nesermen ne te njejten ore do t’i dergohej nje thes me miell. Keshtu, qe zotnia mundi te rimarre gjysmen e miellit te tij, pra qe te jetoje per mese dy muaj te tjere. Vjedhjet behen jo vetem diten, por edhe ne mes te publikut, perpara syve te qytetareve. Kalon nje kale i ngarkuar me dy kosha me buke per ushtaret. Ushtari eshte perpara kalit qe e mban nga kapistra. Nje burre i afrohet nje koshi, merr nje buke a dy dhe largohet qete e qete, sikur nuk ka ndodhur asgje, ose ate buke ta kete gjetur pertoke. Te gjithe e shohin, por asnjeri nuk e hap gojen. Une vete kam pare nje xhandar qe e ktheu koken ne anen tjeter kur po vidhnin. Ne disa furra kur çohen per te pjekur buket , mashtrimet jane gjera te çdo natyre. Dikush paraqitet  duke thene se jam i ati ose i vellai, gruaja a burri i ngarkuar nga kush e ka sjelle nje buke; ai paguan hakun e pjekjes dhe iken. Kur vjen i zoti i vertete te kerkoje buken e vet, e merr vesh se ja kane vjedhur. Por shpesh here vjedhesit i bien me shkurt: kur ndonjeri e ka marre buken nga furra, ndiqet nga ndonje i uritur dhe ne nje fare vendi sulmohet dhe i vidhet buka. Ne pergjithesi per keto raste zgjedhin gra e femije, me te cilet grabitja eshte me e lehte dhe gati gjithmone e sigurt. Por ka raste te ngutshme që përballohen edhe burrat. Pardje, në një rrugicë të Parrucës, një burrë iu afrua një fëmije që mbante një gjysmë buke dhe bëri t’ia merrte. Vogëlushi e kuptoi me kohë dhe e shtrëngoi bukën fort në gjoks. Burri i nxehur nga kundërshtimi i gjuajti dorës me thikë, duke ja çarë dhe pasi ia mori bukën e futi poshtë xhaketës, duke lëshuar disa vështrime si prej bishe, ndërsa fëmija përpëlitej përtokë nga dhimbja e plagës. Siç shihet edhe të pjekësh bukë në furrë nuk është gjë e lehtë. Pjesa më e madhe e pjekin në shtepi ose te ndonjë komshi. Ata që janë të detyruar t’i drejtohen furrës, për t’iu shmangur çdo rreziku, duhet të shoqërohen si në vajtje ashtu edhe në ardhje.
E tillë është gjëndja në këtë qytet, që prej shumë kohësh, nuk rreh me ritmi i jetës së tij, pasi çdo qytetar është mbyllur në vetvete, të jetojë egërsisht vetëm për llogari të tij. Rrethimi i egër e ka çnjerëzuar ndjenjen e tij. Vjedhjet nëpër shtëpitë, vjedhjet nëpër rrugë në mes të publikut e sulmet janë të përligjeruara nga uria dhe gjejnë shumë arsye e justifikime. Kush e di nesër ç’do të ndodhë?!... Secili nga ne mund të sulmohet e të dhunohet, ose të bëhet agresor dhunues. Por ky nuk është veçse preludi i ditëve më të trishtuara që na presin. Nëse rrethimi do të zgjatë edhe më gjatë, sigurimi i rezervave të privatëve do të pakësohet dhe, ndërsa ushtarët do të luftojnë për mbrojtjen e qytetit, vetë qytetarët do të vriten për grabitjen e bukës.

 

11 PRILL 1913

Pardje u paraqiten dy xhandarë, të një shtëpi, për të rekuizuar disa lopë dhe u vranë nga pronari. Vrasësit janë fshehur, por policia as që i kërkon fare. Kanë kaluar disa ditë që askush nuk ka vdekur nga uria, por dje vdiqën nëntë qytetarë dhe sot 13 të tjerë. Vjedhin për të jetuar, por nuk mjafton më. Zahiret (rezervat) private janë të fshehura dhe të mbrojtura mirë, dhe shpesh tentativat shkojne kot, pasi nuk gjendet asgjë. Nëpër rrugë shpesh takohen njerëz fatzinj që ecin si të dehur, të krrusur mbi këmbët, me krahë të shtrirë përpara, sikur nuk shikojnë. I kanë sytë të zgurdulluar dhe të frikësuar. Me gojën gjysmë të hapura, thonë fjalë të cunguara, me një fije zëri, që mezi dëgjohet.
Ata kur e ndjejnë se nuk mund t’i ikin të kafshuarit të urise, preferojnë të dalin dhe ta përfundojne jetën e tyre përpara syve të publikut. Askush nuk kujdeset për atë që vdes në shtratin e tij, kurse nëpër rrugë mund të ngjallësh mëshirë, me ndonjë shpresë për ndihmë.
Ne Konsullaten Italiane, ne mes te turmes se te varferve shihen shume nga keta qe kane perfunduar ne ekstrem. Rrine ulur ose te shtrire pertoke, se nuk kane me fuqi te qendrojne ne kembe. Nje plak, pardje, ndersa po priste qe kavazi qe shpemdante ndihmat te arrinte tek ai dha shpirt.Te burgosurit jane reduktuar me nje racion prej 300 gr bukë në ditë, të shpërndare në mënyrë të paregullt, saqë katër veta dje vdiqën nga ezaurimenti; të tjerët bëjnë zhurmë e protestojnë. Disa gardianë akuzohen se kanë përvetesuar racionet e tyre, ndaj edhe janë sulmuar. Tani nja dhjetë të burgosur janë gati në prag të vdekjes. U është siguruar të burgosurve se nuk do të vdesin urie; madje mund edhe të lirohen. Qyteti tani do të prese edhe këtë taksirat tjetër.

 

15 PRILL 1913

Qysh prej tri ditesh ushtaret nuk po hane me buke. Atyre u kane dhene galeta (peksimita), fillimisht dy cope ne dite, per çdo ushtar. Dhe qe nga sot ne mengjes tri cope çdo dy ushtare. Racioni i mishit eshte pakesuar, shpesh mishi i kaut zevendesohet me ate te kuajve qe po ngordhin nga uria. Trupa fillon te vuaje, numri i te semureve eshte i madh. Pakesimin i racionit e ndiejne edhe shume familje shkodrane qe kane njerezit e tyre ne llogore, te diet me pare edhe mund t’i dergonin shtepise ndonje cope buke ose mish, gje e cila nuk eshte me e mundur. Nje shqiptar qe eshte ne llogore, mbasi kishte kerkuar ndihme per familjen e tij, vodhi gjysme thesi me elb. Me vone ai mori vesh se polici po hetonte per vjedhjen dhe nje individ tjeter po arrestohej. Ai shkoi ne zyren e policise dhe u tha: “Eshte e kote qe humbisni kohen tuaj, gjysmen e thesit me elb e vodha une. Rri nate e dite ne llogore qe prej tre muajsh dhe nuk kam kerkuar gje tjeter, veçse te mos me vdesin gruaja dhe femijet e mi nga uria. Kerkova ndihme. Mu pergjigjen se as qe mund ta mendonin kete. Atehere mendova une. Dhe shikoni mire u tha luftetari me nje ton kercenues, familjes time te mos i merret asnje kokerr, perndryshe une dhe qindra shoke te mi, do ti japim fund nje here e mire me kete Qeveri, qe nuk na jep buke dhe qe na ndalon ta gjejrne vete ate”.
Gjate bisedes se shkurter oficeri i policise qe degjonte, i pat dhene nje shikim sa mauzerit te luftetarit aq edhe dy revoleve qe ai mbante ne brez. Dhe me se fundi, kur ushtari po largohej i qete, e vendosi me urti qe te mos merrej me me ate çeshtje.



20 PRILL 1913

Urija vazhdon te mbjelle viktima. Çdo dite rritet numri i te vdekunve me shumice. Ne te gjitha rruget degjohen renkimet e te miturve, te grave dhe burrave te gdo moshe. Femije disa muajsh, mbasi kane qare gjate me kot, leshohen te mbaruar mbi gjirin e nenes, e cila jo me qumesht qe nuk ka t’i jape, por as fuqi per t’u lutur ose per te mallkuar fatin e saj. Keto fatkeqe e mbajne ne preher krijesen e tyre, dhe ua paraqesin te heshtura veshtrimit te kalimtareve, sikurte duan t’u thone: “Jo per neve, po per keta martire te vegjel e te pafajshem te luftes..."Shume jane femijetqe duke u endur perte kerkuar lemoshe, kur kane arritur ne ekstremin e fuqise, bien ne rruge duke qare dhe duke kerkuar ndihme, qe nuk u jepet. Mesatarja e te vdekurve nga uria ka arritur ne njezet e pese ne dite; kurse dje vdiqen tridhjete e nje veta te moshave te ndryshme. Refugjatet, te ardhur nga fshatrat perreth per t’u strehuar ketu (dora-dores qe rrethimi ngushtohet), vazhdimisht kane shprehurdeshiren ne disa mbledhje, per t’u kthyer ne shtepite e tyre. Shume nga ata ndodhen neper llogore, Rreth 1000 veta, braktisen pushket dhe padrat e tyre, nga Berdica e Taraboshi zbriten ne pazar, ku qysh ne mengjes kishin ardhur familjet e tyre. Gjithsej ishin 300 veta, gati per t’u nisur (me gjithe teshat e tyre) nga Siroka per ne Kaje. Ne uren e Bunes nga do te kalonin e
migrantet, shkuan disa oficere te policise dhe te shtatmadhorise. Ata paten nje bisedete shkurterme kreret, ata i kthyen demonstruesit duke u thene se brenda dy ditesh do te behej pacija “Mbas gjashte muaj rresht mund te presim edhe dy tre dite - thane ata”.
Edhe trupa e rregullte eshte e pakenaqur, ndonese autoritetet thone se disponojne nje sasi te madhe gjedhesh, te diet nuk dihet se ku jane. Ushtaret kane nje jave qe hane mish kali shume te keq ose te kafsheve te tjera qe ngordhin, ose qe bien nga puna e tepert dhe nga ushqimi i pamjaftueshem. Ne Bardhanjor tre kazana me mish te tille u hodhen ne Kir dhe ushtaret bertisnin kunder oficereve se “donin te hanin me mire dhe me me bollek, ndryshe do te kalonin tek armiku”. Ne fakt edhe oficeret po mish kali hanin, por me te vetmin privilegj qe here pas here u jepej ndonje kale hungarez, ne vend te atyre bastardeve te terheqjes. Por çeshtja me e rende eshte ajo e galetes. Pak nga pak ushtareve ua reduktuan ne nje racion prej 400 gr ne dite, dhe pardje racioni u zvogelua edhe 100 gr te tjera.



21 PRILL 1913

Ushtaret e Berdices kane arritur te mendojne per te kaluar nga serbet. Disa shkodrane qe luftojne ne ato llogore, kane shkuarte serbet, duke i pyetur nese do t’i lejonin qe te kalonin. Serbet iu pergjigjen se do t’i prisnin me krahe hapur, seatae luftoninTurqine dhe jo ushtaret e saj individualist, te cilet ishin te denje per trimerine, per admirimin dhe respektin e tyre. Duke u siguruar keshtu rruga e lire ushtaret e Berdices u thane oficereve te tyre, se po qe se nuk do te shtohej racioni i galetes, ata do te niseshin duke braktisur pozicionet.
Ne Tarabosh nje batalion i tere lane pushket ne llogore dhe moren rrugen per ne qytet. Menjehere Esat Pasha u doli perpara dhe i bindi te ktheheshin, duke i siguruar se racioni i galetes do te rritej 100 gr.
Ne fakt, te nesermen u be gabimi, qe Taraboshit dhe Berdices iu shtya racioni. Keshtu, qe mbreme filloi reagimi ne Bardhanjor. Zgjati disa ore dhe u shtine disa pushke. Valiu nuk e pa te pershtatshme te nderhynte personalisht, komandanti i frontit e zgjidhi vete kete çeshtje.
Por ne realitet nuk eshte vetem geshtja e galetes qe i shqeteson ushtaret, por eshte se ata nuk e ndjejne me veten te perballojne luften qe po e durojne me shpirt neper dhembe sote gjashte muaj. Ata nuki mban me asnje besim; nuk besojne me se sakrificat e tyre do te mund te sjellin ndonje gje te dobishme per atdheun.
Ne ate gjendje qe jane e kane kuptuar se sa e kote eshte kjo qendrese, e cila ne menyre te pashmangshme po vjen duke u shuar. Ata, gjithashtu, e dine se ne te kaluaren, kundrejt gdo sulmi te armikut, ata mund
te tregonin virtytet e tyre ushtarake, kurse tani, pa dyshim, do te mundeshin.
Te marre fund e te raskapitur nga lodhjet, te munduar nga mundimet e tepruara dhe te zgjatura, qe u kerkohej atyre te benin dite e nate pa nderprerje; te ushqyer keq dhe me pakice; te krasitur (pakesuar) nga luftimet e semundjet, nuk i ndjejne me ne zemrat e tyre burite e luftes perballe armikut. Ne mendjet e tyre dominon mendimi se kete radhe armiku do te korre fitoren. Eshte e kote te vazhdohen ete pesohen mundimet e rrethimit, kur nuk ka me shprese per sukses.
Me mire te dorezohesh per mungese ushqimesh, duke ia penguar armikut ngadhnjimin e nje suksesi te madh perballe te pamposhturve nga armet.Keshtu mendojne ne pergjithesi ushtaret. Dhe kete arsyetim nukefshehin, perkundrazi ebisedojne hapur. Nje mik i imi e pyeti dje nje ushtar, qe kish zbritur nga Taraboshi:
“Si shkon puna atje lart?”.
“Shume mire - ju pergjigj ushtari , - dite e nate bisedojme me malazezet qe kane arritur deri ne 60
metra afer nesh.”
“Atëherë është i mundshëm një sulm?” - e pyeti miku.
“Po neve nuk na intereson fare!” - tha luftëtari.
“Si duhet t’i përgjigjeni!” - kundërshtoi tjetri.
“Nuk do t’i pergjigjemi”-pohoi.
“Po në se futen në llogoret tuaja?”
“Do t’i lëmë të futen” - u përgjigj ushtari me qetësi.
Të gjithë ushtarët e dy batalioneve të vijës së parë, kanë vendosur te veprojne keshtu. Kur ushtaret te sprovuar ne qendrese, me nje guxim te pamohueshem e te papare arrijne te shfaqin mendime te tilla, do te thote se ata kane dhene gjithçka qe mundnin e duhej te jepnin. Dhe nuk eshte e arsyeshme ta peshosh me teper doren mbi ta. Keshtu duhet te kete menduar sonte Esat Pasha, kuri telegrafuan nga Taraboshi se disa nga keta burra kishin braktisur llogoret, duke protestuar se nuk donin me te qendronin. Ata pretendonin te dilnin nga qyteti dhe te shkonin ne fshatrat e tyre. Valiu arriti t'i ndaloje edhe nje here.
Por sot në mëngjes u pa një vapor (anije) turk, që po nisej nga dogana me tre oficerë në bord. Ata ndoshta çojne ndonjë urdhër, që mund t'i ketë kushtuar sakrificën më të madhe komandantit të përgjithshem; bashkëbisedimin (traktativat për dorëzimin e qytetit).

17 September 2023

🔵A do të dalë feniksi blu nga zjarri?- nga K. P. Traboini

 🔵 A DO TË DALË FENIKSI BLU NGA ZJARRI?

- Ese për politikën -

Nga Kolec P. Traboini 

Duhet thënë që në krye se elektorati blu po digjet dhe kurvat e politikës po krihen për tu shfaqur të bukura në publik, por droja është se zjarri që ka përfshirë elektoratin blu do të kthehet në hi para se të dalë Feniksi blu. Po kush do të jetë ky Feniks, Basha apo Berisha, se Bardhi u fut nën krahët e nongratës duke u vetëdjegur politikisht.

Jemi këtu dhe shohim me sytë tanë çfarë po ngjet dhe nuk na rezulton siç po thonë foltoristët që Basha na qenka i shitur dhe një tradhtar. Po pse ky zhargon ordiner për një udhëheqës politik?

E di i madh dhe i vogël në Shqipëri se Lul Basha hyri në politikë me ndërmjetësim familjar. Se mendja e kthjelltë shtron pyetjen se nga e gjeti Saliu Lulin që ishte në Kosovë e Hollandë? Kësisoj Lulëzim Basha politikisht rezulton që është kukulla e familjes Berisha. Ishte thjeshtë një pupetë. E kjo derisa diplomacia amerikane kërkoi të trazonte ujërat politike që po qelbeshin në Tiranë, sipas parimit uji që rri qelbet, uji që lëviz pihet. Dhe shpalli Nongratën duke sjellë pshtjellme në kampin blu. Për ta shembur një urë duhet të gjesh pikën kritike. Dhe e gjetën. Kësisoj si fazë e parë përkrahën Lul Bashën, gjithnjë sipas projektit të tyre për lëvizjet politike në Shqipëri. Kur u panë se Berisha po rezistonte dhe kishte elektorat të mjaftueshëm kishin dhe një variant rezervë për t'ia marrë kalanë nga brenda foltores. Por kjo nuk funksionoi për shkak se Berisha është më shumë dinak se karizmatik. Di si ti pastrojë nga rruga ata që i rrezikojnë kolltukun e kryetarit të partisë së Foltores. Ky shfrytëzoi dhe pakënaqësinë popullore ndaj rregjimit të Ramës dhe të pa shpreset u panë të përpëliten në foltore.

Politika amerikane që punon pas kuintave, nuk e largon qëllimin, por thjeshtë ndërron taktikat, kësisoj e tërhoqi Bashën një vit nga skena politike që të shohin nga do shkojë elektorati blu dhe me një tentative pasukses ta nxirrni Berishën nga skena politike. Ky vit pa Lulin dhe zëvëndes Alibeajn në partinë zyrtare të ashtquajtur ironikisht partia e vulës, ishte fazë studimi për diplomatët amerikanë. Ata panë se Berisha megjithse bëri për vete një pjesë të madhe të elektoratit blu, nuk qe në gjendje të fitonte me 14 maj 2023, madje pësoi disfatë të plotë dhe u mbajt si i mbyturi pas fijes së kashtës tek një figurë e dyshuar për terrorizëm si Fredi Beleri në masakrën e vitit 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë. Pra frenat në elektoratin blu që po tkurret e copëtohet Berisha i mban, por në të gjithë Shqipërinë e ka humbur davanë dhe nuk ka asnjë shpresë për ndonjë fitore në zgjedhjet e vitit 2025.

Amerikanët e dinë se Rama më shumë ka interes të ketë përballë një Nongrata se një kundërshtar tjetër, me Berishën përballë ai vazhdon të qeverisë si autokrat edhe përtej zgjedhjeve të ardhëshme, prandaj pa u dukur amerikanët i dhanë sinjal Bashës të dalë sepse Berisha vazhdon të forcohet dhe nuk po përballohej dot nga Alibeaj. Edhe Alibeaj u bind për këtë ndaj hoqi dorë edhe nga konkurimi për kryetar. Dhe Luli serish doli pas një gare më se shumti fiktive. Komedia politike e zgjedhjeve të lira e të ndershme edhe brendapërbrenda formacioneve politike vazhdon. Edhe në këtë rast të duket u përdor i njëjtin stil si me rastin e Berishës në disfatën e vitit 2013, kur dha kinse dorëheqjen, doli nga dera tek e përcollën me lotë, por ai nuk e zgjati dhe hyri nga dritarja e Partisë Blu pa ikur kurrë.

Dalja e Bashës si figurë e çliruar nga tutela berishiste, sikur i prishi planet një ambiciozi me zë minor si Gazment Bardhi, që nuk të bind për asgjë veç si një ordinancë i figurave paresore në politikë. Dhe kësisoj zgjodhi të ishte Sanço Panço politik i Nongratës, duke marrë me vete si mish për top ca deputet që nuk e dinë as vetë çfarë atributesh kanë që të jenë përfaqësues të lartë të popullit në Parlament.

Tablloja organizative në elektoratin blu është kësisoj, në një anë Nongrata Berisha, në anën tjetër ish pupeta e tij, kukulla që bëri kryengritje ndaj krijuesit të vet, Lul Basha. As Amerika nuk e parashikoi rezistencen e pashoqe të Nongratës, as Berisha nuk e parashikoi se kishte krijuar një kukull politike të rrezikshme, as elektorati blu nuk e kishte përftyruar se do të bëhej dëshmitar i një lufte kaq të egër brenda familjes që e sundonte Partinë që nga dita e parë e themelimit. E jo pak, plot 33 vjet pothuajse aq sa kishte sunduar diktatori shqiptar Enver Hoxha.

Tabloja e ditës është: Berisha me pasues ca turma të verbëra politike dhe disa politikanë të roitur që vetëm politikanë nuk janë, të cilit ju bashkua Bardhi me një grup deputetësh pa indentitet, e në krahun tjetër Basha me të pakët që përbëjnë një çetë, ku gjithësesi u rikonfirmua si kryetar i njohur ligjërisht i PD.

Po Amerika, që e krijoi këtë tallaz politik, çfarë pritet të bëjë? Ne i duam zgjidhjet e shpejta, por Amerika i ka masat ndryshe dhe kanë ritme e koncepte të tjera prej nesh. Duke qenë se kur nuk ke pulën ha sorrën, hë për hë mbështesin çetën e vogël të Bashës derisa të krijohen rrethana të reja e të dalin elementë të rinj. Ta zëmë ndonjë tip si Adriatik Llapaj që e ushqen me biberon thithlopa Sorros, që edhe kjo thith ç'të mundet nga lop-shtetet e botës. Në Shqipëri familja Sorros është si në shtëpi të vet.Të gjithë e panë Aleksin e vogël fare pranë e pas shpatullave të ish presidentit Clinton në Tiranë. Për qeverinë socialiste familja Sorros është një shtyllë ku mbahet mirë. Mediat thonë se këtë përkrahje qeveria nuk e ka badihava dhe se përfitimet janë dypalëshe.

Ka një grupim të vogël konservator që shihet si pozitivitet dhe shpresë për elektoratin blu, por që në Shqipëri në rrethanat që janë krijuar, mund të mbetet si forcë minore. Shtresat e larta dhe kapitalistët janë kryesish ata që mbrojnë parime konservatore, por ato shtresa janë rrënuar sistematikisht, nuk janë trashëguar ekonomikisht, nuk u dhanë pronat pronarëve të ligjshëm, si rrjedhojë trashigimtarët e shtresave të pasura u terratisën, më së shumti në mërgim, kësisoj dhe politikisht janë të përjashtuar. Shtresat e reja që krijuan pasuri të dyshimta janë pa indentitet të qartë dhe si rezultat nuk kanë ideale veç fitimit, madje shpesh me korrupsion e në shkelje të ligjeve.

E gjithë kjo katrahurë në elektotatin blu ka sjellë si rezultat rrudhjen e mpakjen e tij në të dy grupimet, nuk ka prurje të reja dhe veprojnë me kuadro të konsumuar që publiku nuk ka dëshirë ti dëgjojë dhe as ti shohë.

Elektorati rozë i antagonizmit politik, socialist në pushtet, edhe ai ka një tkurrje për shkak të skandaleve të shumta në një qeverisje të keqe, por kjo rrudhje është më e pakët se te kundërshtarët, sepse qeveria një pjesë të madhe të elektoratit të saj e ka me nënpunës të shtetit, që në të vërtetë janë militantët më të zjarrtë të partisë në pushtet. Një praktikë qeverisje ku partia fituese të ndërrojë tërë nënpunësit për të punësuar vetëm militantët e vet nuk ekziston në asnjë vend të Europës përveçse në Shqipëri.

Statusi i nënpunësit nuk ka asnjë garanci. Partia fituese në pushtet mund ti flakë punonjësit kur të dojë veç me një lajmërim. Kjo është më e keqja e të gjitha të këqijave në shtetin shqiptar, ajo e kthen shtetin në një streh klanesh, ik klani i Nanos vjen klani Berishës, ik klani i këtij dhe vjen klani i Ramës. Fshihet e ndërrohet e gjith administrata. Nënpunësi i shtetit kthehet në një figurë pa personalitet e servil që partia në pushtet i përdor si gardë elektorale për ta mbajtur pushtetin. Kësisoj me degradimin e opozitës, fryma e monizmit ringjallët, lindin autokratët me dëshirë të shfrenuar që gjithçka ta përqendrojnë në dorën e vet, duke u përpjekur jo pa sukses që tërë pushteti dhe vetë shteti të jetë nën drejtimin e kontrollin e një njeriu, timonierit të madh.. 

Në Shqipëri kjo po ndodh nën indiferencen e qarqeve europiane të monitorimit, të emisarëve të saj që shkojnë e vinë në Tiranë si balerinat në skenë, ndërkohë Amerika që e ka ndër planet e veta strategjike faktorin shqiptar në Ballkan, punon në heshtje dhe nuk do tu japë dukje veprimeve të saj, ndaj i vëzhgon ngjarjet kinse me indiferencë e mosndërhyrje, sakohë që interesat e saj nuk preken. Qeverisësit shqiptarë dinakë e kanë kuptuar këtë dhe ndërsa me popullin e vet bëjnë harbutin, me të huajt e mëdhenj bëjnë kokëulurin e bindur. Por këta derbederët të politikës, që varfërojnë popullin dhe pasurohen në kurriz të tij, të mos ndjehen shumë të sigurtë, duhet të dinë se Amerika ka në xhep shumë vende, duke përfshirë Shqipërinë e Kosovën dhe më gjërë, por askush nuk e ka në xhep Amerikën. Dil sa të duash në fotografi me presidenta amerikanë, lobo e jep dollarë për takime në rangje të larta, kur e tepron zullumin Amerika të lëshon pa asnjë keqardhje e pa asnjë mëdyshje, dhe e sheh vetën përballë drejtësisë, ose ikur hajdutëshe nga sytë këmbët si zëvendës kryeministri i Shqipërisë.

Pyetjes dyshuese apo shprespritëse se çfarë do bëjë më tej Amerika me misionin e nisur për trazimin e më pas kthjellimin ujrave të politikës shqiptare, veçmas opozitës në krizë, vështirë është ti japësh gjegje. Politikës amerikane nuk ja bën dot prognozën askush. 

Gjegje një komenti:

 ...Amerika nuk e fali Afganistanin, por ndodhi një fenomen qe nuk e paskeni vënë re. Qeverisja e ngritur ishte kaq e korruptuar (si këta tonët tani), sa populli afganistanas u thoshte amerikanëve, pse i mbani këta hajdutë, të cilët nuk punonin e merrnin para nga Amerika duke mos bërë asgjë. Nje qeverisje parazitësh. Ishin shpenzime kolosale. Amerika thjeshte e braktisi Afganistanin. Dhe mirë bëri. Kjo është një mësim historik. E kam shënuar në shkrim që nuk është e keqja kur merret Amerika me ty, siç ju e sillni në vemendje përciptë, fatkeqësia vjen nësë të braktis Amerika. E kjo të jetë vath në vesh për Shqipërinë dhe Kosovën, aq më tepër për këtë të fundit, sepse Amerika nuk e çliroi Kosoven për tu bërë një provincë e kalifatit Islamik të Osmanëve që kërkojnë të ringrenë Erdoganistët. E ndjeva të nevojshme të shpjegohem që të mos keqkuptohet shkrimi i mësipërm.

Sa për shprehjen mjer ai popull që pret shpëtim nga të tjeret, të paktën ne shqiptarët të mos i përdorim këto citate sepse po të mos ishin Amerika dhe Austria nuk do kishte Shqipëri mbi faqe të dheut.

Gjithësesi mbijeton ai njeri, ai popull, apo qoftë dhe ai komb që di jo vetëm të luftojë, por edhe të përshtatet në kushtet e rrethanat e reja e jo të vetizolohet në mjerimin e vet sovran.

Botuar në gazeta SOT
30 prill 2024
https://sot.com.al/kultura/a-do-te-dale-feniksi-blu-nga-zjarri-i660882