06 August 2024

A është ilegal në Shqipëri arvanitasi më i madh i shekullit XX, Aristidh Kola?- nga Albert Z. Zholi




A ËSHTË ENDE ILEGAL NË SHQIPËRI ARVANITASI MË I MADH I SHEKULLIT TË XX-të ARISTIDH KOLIA?


 
Nga Albert Z. Zholi

Me nisiativën e grupimit “Miqtë e Aristidh Kolias” e nën indiferencën totale të shtypit, medias vizive dhe institucioneve kulturore e studimore, u përkujtua 80-vjetori i lindjes së Rilindasit të kohëve moderrne Aristidh Kolia. Çfarë të kujton një përkujtim ilegal me një heshtje enigmatike krejt i ngjashëm si 12 vjet më parë. Vërtetë shtrohet pyetja a është ilegal në Shqiperi arvanitasi më i madh i shekullit të XX?

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së studiuesit dhe veprimtarit të shquar arvanitas Aristidh P. Kolia, miqtë e admiruesit e veprës së tij, organizuan një mbledhje përkujtimore në Akademinë e Shkencave, në Tiranë. Kishin ardhur jo vetëm ata që e kanë njohur nga afër këtë figurë që tashmë në sytë e shqiptarëve ka marrë përmasat e një heroi, por edhe lexues të shumtë të veprës së tij. Shumica e të pranishmëve ishin nga Tirana por kishin ardhur edhe nga qyteti i Shkodrës i njohur për traditat art e kulturëdashëse. Fjalën kryesore e mbajti gazetari dhe kineasti Kolec Traboini, i cili e ka njohur Aristidh Kolian nga afër në kohën kur nxirrte gazetën shqipe “Egnatia” në Athinë dhe ka botuar librin “E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias”. Titulli referimit ishte "Aristidh Kolia - Rrënjët tona janë në Arbëri!" në të cilën krahas vlerësimit të figurës së arvanitasit të madh u theksua se ka një ftohje institucionale në lidhjet me arvanitasit e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë. Edhe ato pak lidhje që ishin vendosur në periudhën e vështirë të vetizolimit të Shqipërisë nën diktaturë, thuajse janë këputur. Nuk gjen asnjë veprimtari arvanite arbërore në Shqipëri ndërkohë që instucionet shpenzojnë edhe për koncerte mediokre pa asnjë vlerë, apo veprimtari të pafrytëshme. Traboini theksoi se shqetësimi i arvanitëve e arbëreshëve për këtë ftohje institucionale të Shqipërisë ndaj tyre, tregon se Shqipëria anipse tashmë ndodhet në rrethanat e mundësive të mëdha, të hapjes, lirisë së lëvizjes dhe këmbimeve kulturore, e ka humbur shansin historik për të qënë qëndra e arbërorëve të gjithë botës ndaj sytë e shpresen i kanë hedhur nga Kosova sepse ajo ka më shumë ndjesi në këtë sens. Edhe ky organizim, nën indiferencen totale të Akademisë dhe Institutit të studimeve Albanologjike,që edhe pse të ftuar nuk erdhën, por edhe mediave në këtë 80 vjetor të lindjes së studiuesit e veprimtarit Aristidh Kolias, tregon shumçka.



Të pranishmit e pritën me duartrokitje përshëndetjen e posaçme për këtë rast të veprimtarit dhe studiuesit arbëresh, një nga miqtë më të afërt të Aristidh Kolias, veçmas fjalët e tij se Aristidh Kolia është heroi arbëror i pavdekshëm që kurrë nuk do të harrohet nga arbanitët, arbëreshët e shqiptarët kudo që do të ndodhen. Po kështu u lexua edhe përshendetja që kishte dërguar për këtë rast përkujtimor Bajram Osmani nga Gjermania.

Nga Athina kishte ardhur Angjelina Xhara, ish skenariste filmi dokumetar dhe spikere TV, e cila në fjalën e saj solli kujtimet e disa takimeve me Aristidh Kolian. E kishte pare Aristidhin edhe në një Panair libri në Athinë dhe kishte vënë re se sa shumë shiteshin veprat e Aristidh Kolias, veçmas libri i shumë kërkuar “Arvanitët”, që ishte bërë si ungjill në shtëpitë e arvanitasve. Aristidhi gjëndej në çdo veprimtari të emigrantëve, në një koncert të madh të shqiptarëve në mes të Athinës, ai ish ndodhur në mes tyre duke dhënë ndihmesën e tij.

Enver Kushi, punonjës i Muzeut Historik Kombëtar, i solli mbresat e tij në titullimin “Faleminderit Aristidh Kolia”. Ai theksoi se Aristidh Kolia kishte një vision të ndritur në marrdhëniet në mes të popujve, ai dilte mbi meritë e ndasitë të mbetura si atavizma historike e dilte me konkluzionin se popujt duhet të gjejnë tek njëri tjetrin vëllain e jo ti futin thikën. Ai solli edhe një kujtim mbi vlerësimin që i bënte Aristidh Kolia si studiues valles së çamëve që e quante simbolin më të mrekullueshëm të trimërisë, harmonizuar kjo me virtuozitetin në ekzekutim, sa ta do mendja se aq mrekullueshëm nuk gjëndet e shprehet në asnjë valle tjetër në botë.

Gazetari Albert Zholi që e ka njohur Aristidh Kolian në vitin 1993 solli në kujtimet e veta ato mardhëniet të ngrohta që kishte Aristidh Kolia me shkrimtarët dhe artistët. Në vitin 1997 kishin bashkpunuar për të sjellur për vizitë në Athinë Dritero Agollin e krijues të tjerë nga Shqipëria. Atë kohë u organizua dhe një takim me shkrimtarët grekë të cilët mbetën të habitur nga prezantimi dinjitoz i shkrimtarit shqiptar, sepse kishin përshtypjen se në Shqipëri nuk kishte shkrimtar tjetër potencial veç Kadaresë. të gjitha ata e ftuan Agollin në shtëpitë e tyre por poeti shqiptar preferoi ftesen e Aristidh Kolias sepse atje do ta ndjente veten si në shtëpinë e tij. Dhe kështu u bë. Një mbrëmjë e paharruar me kuvendime në gjuhën arbërore. Gjithashtu Zholi tregoi se si e kishte ndihmuar Aristidh Kolia për botimin e librit të tij “Ikja e madhe” në shtëpinë e tij botuese “Thamiris”. I kishte vënë këtë emër nga fjala e gjuhës shqipe tha mirë. Arberishtën e kishte në zemër dhe e shfaqte dashurinë e tij për gjuhën arvanite-shqipe jo vetëm në studimet por edhe aspektet e tjera të jetës. Po ashtu edhe ne krijimin e shoqatës “Vëllazërimi” u ndje ndihma e pazëvendësueshme e Aristidh Kolias që ju gjënd emigrantëve shqiptarë jo vetëm me shkrime në revistën “Arvanon” , e ne media por edhe dha ndihma konkrete.

Zaçe Islami i cili ka qënë bashkë me Aristidh Kolian studio e emisione të drejt për drejta televizive solli kujtimet e tij se si e përballonte me dinjitet arvanitasi i madh insinuatat që bëheshin në drejtim të tij, sepse ai njihej si ndër të paktët në Greqi që mbronte popullin shqiptar të Kosovës në luftën e tij të drejtë për liri. Zaçe Islami vuri në dukje gjithashtu se është e pa konceptueshme indiferenca e mediave por edhe institucioneve kulturorë për këtë përkujtimorë për një njeri të madh si Aristidh Kolia. Adrian Xhafaj tregoi për punën që bëhet me median internetike për popullarizimin e veprës së Aristidh Kolias dhe arvanitëve të tjerë të shquar si Vangjel Liapi, si dhe pengesat sepse bëhet një luftë e egër për ti topitur arvanitasit, për të krijuar një hendek në mes të tyre e shqiptareve, madje duke propoganduar marrëzira sikur arvanitët, gjuha e kultura e tyre nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët. E kemi thënë e do ta themi se asnjë indiferencë ndaj Aristidh Kolias dhe arvanitasve të tjerë nuk është e justifikuar, njerëz si ai nuk kanë vdekje, ai ka hyrë në historinë e shqiptarisë. Pa një ndihmë serioze e angazhim të shtetit shqiptar nuk mund të ketë zgjidhje të çeshtjes arvanite.

E mbyllim përkujtimoren e miqëve e admiruesve të veprës së Aristidh Kolia me këtë pikëpyetje të madhe anipse e dimë se nuk do të marrim asnjë pergjigje nga dishepujt e Greqisë,- tha në mbyllje të këtij përkujtimi, Traboini, sepse- theksoi ai-, kështu e kanë direktiven nga Athina, që ashtu siç u shua jeta e tij të shuhet në heshtje edhe vepra e Aristidh Kolias, por megjithë përpjekjet e tyre marroqe për të mbuluar të vërtetat përvëluese të ndalimit e mohimit popullit arvanit dhe çam, kjo kurrë nuk do të ndodh. Pas nesh do ta marrin këtë stafetë të tjerët e vepra e arvanitasit të madh do të ndriçojë përgjithmonë.




03 August 2024

JORGOS MIHAS 🔴 Γιώργος Μίχας ⚫ THE GREAT ARVANIT ®️Traboini Studio

🔴 Emri kombëtar Arvanites - nga Prof. Jorgos Mihas /Γιώργος Μίχας

EMRI KOMBËTAR "ARVANITES"
(Zanafilla - Ndryshimi - Etimologjia)

Profesor
JORGO MIHA
Arvanitas, Athinë


Ai që u shqetësua më shumë për origjinën e emrit kombëtar "Arvanitis" ishte me origjinë nga Kulluri, Petro Furiqi ("Revista e Athinës", numër. 43/1932, f. 3 - 37). Megjithatë, edhe pse ai bëri një hulumtim të plotë, në fund, ose sepse nuk zotëronte të menduarit "të detajuar" dhe "kritik", ose sepse shkroi "me frikë" nga pozita si nëpunës civil që ishte, studimi i tij nuk mund të konsiderohet si studim "i plotë". Në mënyrë të padëshirueshme, përmendim se bazuar në emërtimin "e nxjerrë" të rajonit, për emrin kombëtar "Arvanitis" ai arritiu në një konkluzion të gabuar, se “nuk ka asnjë etimologji të këtij emri në asnjë nga gjuhët që fliten sot në Gadishull."!
Përgjithësisht pranohet se zona ku ka “lindur” emri kombëtar “Arvanit” ndodhej në qendër të shtetit të sotëm të Shqipërisë. Emri i qytetit, që ekzistonte në këtë zonë, në gjuhën e banorëve të tij quhej "Arban", zona Arbërìa, banorët "Arbëreshë" dhe gjuha e tyre "Arbërishte".
Emrin “Arban”, latinët, duke e ndryshuar “r”-në “l”, e shqiptonin si “Alban”, banorët e tij si “Albanezi”, kurse gjuhën e tyre si “Albanese”. Dhe "dijetarët" e Bizantit, e për rrjedhojë edhe të shtetit modern grek, sipas zakonit të tyre të vazhdueshëm, duke ndryshuar "b" në "v" dhe duke i shtuar emrit të kësaj treve një "prapashtesë", e shqiptuan atë si " Arvano”, banorët e tij si “arvanitë”, dhe gjuha e tyre si “arvanite”.
Vetë arvanitofonët, nga krahinat e shtetit modern grek, të ndikuar nga regjistrimi verbal i emrit të tyre kombëtar, e quajnë veten “arvanitas”, kurse gjuha e tyre quhet “arvanite”. Megjithatë, disa arvanitas të vjetër, kryesisht nga rajonet e Argolido-Korinthisë dhe Atikës Perëndimore, e quajnë gjuhën e tyre “arbëriste” dhe nga kjo supozohet se arvanitasit e zonës greke kanë mbajtur si emër kombëtar “arbëresh”. Mbahet edhe sot nga arvanitofonët e Italisë së Poshtme, të cilët u larguan nga rajonet e Methonit dhe Koronit në Peloponez, pas pushtimit të saj nga osmanët.
Të joshur nga këta dy “korruptues” kryesorë (latinët dhe bizantinët), sllavët, rumunët dhe turqit, duke perifrazuar me radhë emrin e banorëve të kësaj treve, sllavë dhe rumunë, i quajnë “arbanezë”. kurse turqit si “Arnavut”.
Emri kombëtar “arbëreshët”, me gjithë ndryshimet që pasuan, mund të jetë shfaqur fillimisht në zonën e “Arbanit”, por dalëngadalë u përhap në shumë zona të tjera, ku kishte “të njejtën gjuhë” dhe “e njejta gjenezë” e popujve. Prandaj, ata që mbanin emrin kombëtar "arbëreshët" dhe "ndryshimet " e tij nuk e kishin origjinën domosdoshmërisht nga krahina e "Arbanit", por ajo që i lidhte ata, me banorët e kësaj treve, ishte "e njëjta gjuhë". Domethënë, gjatë përhapjes së këtij emri kombëtar, ndër fiset e lashta ilire të gadishullit Aemos (por edhe të Italisë), diçka e ngjashme me atë që ndodhi me emrin e "grekëve", i cili, siç dihet, filloi nga " Fthia” dhe u përhap në zona të tjera, ku kishte popuj “të njëjtën gjuhë” dhe “të njëjtin racë”, pa pasur sigurisht “emigrim të banorëve të “Fthisë” në këto zona.
Gjatë shekullit të 15-të, d.m.th kur banorët e rajoneve të shtetit modern grek, kishin harruar emrin e tyre të lashtë kombëtar dhe quheshin "romakë", në zonën e "Arbanit" dhe ndoshta pak më në lindje (në zonë të qytetit të Elbasanit), për banorët e kësaj treve lindi një emër i ri kombëtar (“Skipetari”), i cili, ndërsa u përhap në shumë krahina, kryesisht ngjitur me këtë rajon, nuk pati kohë të zgjerohej në të gjitha rajonet e tjera (ku kishte popuj "të njëjte gjuhë" dhe "të njëjtin racë", sepse ndërkohë filloi shpërbërja e Perandorisë Osmane, e cila rezultoi me pasardhësit e ilirëve, të cilët njiheshin si " Shqipëtar", "Shqiptar", "Arberesh", "Arvanitas", "Arnautët" dhe me emrin e ri "Shkipëtar", për t'u bashkuar dhe shpërndarë, në "shtetet e ndryshme kombëtare", që u krijuan në atë kohë, dhe që kishin si kriter kombësinë e tyre, besimet fetare të nënshtetasve të tyre.
Si rrjedhojë e këtij “hendeku” që u krijua, që nga krijimi i këtyre gjoja “Shteteve Kombëtare”, pasardhësit e ilirëve të lashtë, të cilët bënë gabim që nuk e rivendosën emrin e tyre të lashtë (siç bënë disa “romakë” që sollën prapa emrit të lashtë të grekëve), njihen tani, me këta emra të shumtë të "parafrazuar", ("Albanezi", "Arbanese", "Arbëror" ose "Arbëreshë", "Arvanitas", "Arnautes" dhe "Shqiptar") , duke u dhënë kështu kinse të drejtë armiqve të tyre, të flasin për popuj të ndryshëm! Për shtetin e tyre “kombëtar” që u krijua në vitin 1912, në zonën e “Arbanit” të vjetër dhe në zonat fqinje, “ndryshimi” i emrit në latin, pra “Albania”, ka mbizotëruar për njohjen e tij ndërkombëtare dhe për banorët e tij “shqiptar”, të cilit, “kalemxhijtë” modernë grekë, duke shtuar edhe një “ndryshim”, e quajnë këtë shtet si “Alvania” dhe banorët e tij si “alvanos.
Emri i rajonit të Arbanës duket që ka ardhur nga emri i një qyteti me të njëjtin emër, të përmendur nga Ptolemeu (100 – 170 pas Krishtit), i cili, duke u mbështetur në "ndryshimin" latin në ("Alban"), sipas zakoni i vazhdueshëm i "kalemxhinjeve" grek, i shtojnë një "prapashtesë", duke e "helenizuar" plotësisht, dhe e regjistron si "Alvanopolis" dhe banorët e tij si "alvanos".
Petro Furiqis, duke pasur parasysh “regjistrat” bizantinë, të përmendurit, nga shekulli XI e në vazhdim, me emrat “Arvanos”, “Arvanitas”, “Albanitë”, “Alvanus”, por edhe “Ilirë”, konsideron se Ptolemeu i referohet "Alvanopolis" dhe banorëve "alvanos" të tij, se është një "shartim" dhe një "shtesë" e autorëve dhe redaktorëve më të rinj të Ptolemeut, sepse ai beson se nuk duhet të ketë një boshllëk kaq të madh në referencat e tij të emrit të kësaj zone dhe banorëve të saj nga " shkrimet", pra nga përmendja e parë e Ptolemeut, e cila është bërë (nëse është bërë) në shekullin I pas Krishtit dhe përmendja e parë e historianit bizantin Michael Attaleiatis, e cila u bë në shekullin e 11-të (1080 pas Krishtit).
Por Petro Furiqis injoron faktin se, një shekull para Ptolemeut, shkrimtari romak Titus Livius (59 p.e.s. – 17 pas Krishtit), në librin e tij "Ab Urbe Condita" (Themelimi i një qyteti), me të cilin i referohet themelimit mitik të qyteti i "Romës", shkruan për qytetin fqinj (përkundrejt "Romës") "Alba Longa" dhe për banorët "Albanon" të tij, të cilët i konsideron trojanë me origjinë, pasi, sipas "Eneidës" së Virgjilit, ata u sollën në Gadishulli Italian nga Enea. Siç na thotë Titus Livius, "Alba Longa" ishte atdheu i Romës dhe i Romulit dhe se banorët e "Romës" ishin gjithashtu "Albanon pra shqiptarë", prandaj mosmarrëveshjet midis këtyre dy qyteteve, sipas Titus Livius, nuk ishin asgjë më shumë. se sa “përleshje civile”. Besojmë se Titus Livius, duke iu referuar banorëve "Alban - shqiptarë" të "Alba Longa" dhe "Romës", do të kishte pasur parasysh dhe do ta dinte se banorët e "Arbanit" (ose "Alban" për latinët), ata ishin "të së njëjtës gjuhë" dhe "të së njëjtës gjenezë" me banorët e "Alba Longa" dhe "Romës", prandaj ai i quajti banorët e këtyre qyteteve italiane si " albanet (pra shqiptarët)".

ETIMOLOGJIA.

"Arban", emri i qytetit që ekzistonte në trevën e Shqipërisë së sotme qendrore, që mbizotëronte edhe si emër i kësaj treve, nga i cili më në fund doli emërtimi kombëtar "Arbëror" ose "Arbëresh", është emër i përbërë, rrjedh nga "Ar" dhe "ban". Këto dy fjalë janë fjalë të gjuhës së banorëve të kësaj treve, pra arvanitika (shqip), dhe konkretisht fjala "ar" vjen ose nga emri "ar" (ar) = "fushë" (zona e kultivueshme), ose nga emër "άrë" (arë) = "ari". Dhe bashkohet me foljen "ban" = "kuptimi mban". Prandaj, interpretimi i emrit të qytetit dhe rajonit "Urban" është, ose si "qyteti ose rajoni që ka në zotërim një tokë të madhe punuese", ose si "qyteti ose rajoni që ka në zotërim një sasi të madhe ari". Vlerësojmë se nëse ky qytet dhe rajon do të kishte në zotërim dhe kontroll fushën e Tiranës, siç besojmë ne, atëherë etimologjia e këtij qyteti dhe rajoni është ajo e rastit të parë dhe interpretohet si:
“Qyteti ose rajoni që ka në zotërim toka të mëdha bujqësore (të kultivuara)”!

*Shënim: Vlen të përmendet dhe duhet përmendur se edhe sot ekziston, brenda zonës së fushës së Tiranës, një fshat i vogël me emrin “Arban” (shih foton më poshtë).


Përg. K.P. Traboini

🔸▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️🔸


ΤΟ ΕΘΝΙΚΟΝ ΟΝΟΜΑ «ΑΡΒΑΝΙΤΗΣ»
(Γένεση – Παραφθορές – Ετυμολογία)

Εκείνος που ασχολήθηκε περισσότερο με την προέλευση του εθνικού ονόματος «Αρβανίτης», ήταν, ο καταγόμενος από την Κούλουρη, Πέτρος Φουρίκης (Περιοδικό «Αθηνά», τεύχ. 43/1932, σελ. 3 - 37). Όμως, αν και έκανε μία διεξοδική έρευνα, τελικά, είτε γιατί δεν διέθετε «αναλυτική» και «κριτική» σκέψη, είτε γιατί έγραψε «με τον φόβο», του κρατικού υπαλλήλου, που ήταν, η σχετική μελέτη του δεν μπορεί να θεωρηθεί ως μία «πλήρης» μελέτη. Ενδεικτικά, αναφέρουμε ότι στηριζόμενος στο «εξελληνισμένο» όνομα της περιοχής, από την οποία προήλθε το εθνικό όνομα «Αρβανίτης», κατέληξε στο λανθασμένο συμπέρασμα, «ότι δεν υπάρχει ετυμολογία του ονόματος αυτού σε καμία από τις γλώσσες που ομιλούνται σήμερα στη Χερσόνησο του Αίμου» !
Είναι γενικώς αποδεκτό, ότι η περιοχή στην οποία «γεννήθηκε» το εθνικό όνομα «Αρβανίτης», ότι βρισκόταν στο Κέντρο του σημερινού κράτους της Αλβανίας. Το όνομα της πόλης, που υπήρχε στην περιοχή αυτή, στη γλώσσα των κατοίκων της, αποκαλούνταν ως «Αrban», η περιοχή ως Arberìa, οι κάτοικοί της ως «Αρμπερέσ» και η γλώσσα τους ως «Αρμπερίστε».
Το όνομα «Αρμπάν», οι μεν Λατίνοι, μετατρέποντας το «ρ» σε «λ», το πρόφεραν ως «Αλμπάν», τους κατοίκους της ως «Αλμπανέζι, και την γλώσσα τους ως «Αλμπανέσι». Οι «λόγιοι» δε του Βυζαντίου, και κατ΄επέκταση και του νεοελληνικού κράτους, κατά την πάγια συνήθεια τους, μετατρέποντας το «μπ» σε «β», και προσθέτοντας στο όνομα της περιοχής αυτής και «κατάληξη», το πρόφεραν ως «Άρβανο», τους κατοίκους της ως «Αρβανίτες», και την γλώσσα τους ως «αρβανίτικα».
Οι ίδιοι δε οι Αρβανιτόφωνοι, των περιοχών του νεοελληνικού κράτους, έχοντας επηρεαστεί από την λόγια καταγραφή του εθνικού τους ονόματος, αυτό-αποκαλούνται ως «Αρβανίτ», και την γλώσσα τους την αποκαλούν ως «Αρβανίτε». Ορισμένοι όμως γηραιότεροι Αρβανίτες, κυρίως από τις περιοχές της Αργολίδο-Κορινθίας και της Δυτικής Αττικής, αποκαλούν την γλώσσα τους και ως «Αρμπερίστε», και εξ αυτού τεκμαίρεται, ότι οι Αρβανιτόφωνοι του ελλαδικού χώρου, διατηρούσαν ως εθνικό τους όνομα το "Αρμπερέσ", το οποίο, το διατηρούν ακόμη και σήμερα οι Αρβανιτόφωνοι της Κάτω Ιταλίας, οι οποίοι έφυγαν από τις περιοχές της Μεθώνης και Κορώνης της Πελοποννήσου, μετά την κατάκτησή της από τους Οθωμανούς.
Παρασυρόμενοι από τους δύο αυτούς βασικούς «παραφθορείς» (τους Λατίνους και τους Βυζαντινούς), οι Σλάβοι, οι Ρουμάνοι και οι Τούρκοι, παραφράζοντας και αυτοί με την σειρά τους, το όνομα των κατοίκων της περιοχής αυτής, οι μεν Σλάβοι και Ρουμάνοι, τους αποκαλούν ως «Αρμπανέζι», οι δε Τούρκοι ως «Αρναβούτ».
Το εθνικό όνομα «Αρμπερέσ», με όλες τις παραφθορές που το ακολούθησαν, μπορεί μεν να πρωτοπαρουσιάστηκε στην περιοχή του «Αρμπάν», αλλά, σιγά σιγά επεκτάθηκε και σε πολλές άλλες περιοχές, όπου υπήρχαν «ομόγλωσσοι» και «ομόφυλοι» λαοί. Επομένως, όσοι έφεραν το εθνικό όνομα «Αρμπερέσ» και τις «παραφθορές» αυτού, δεν είχαν κατ΄ ανάγκη και καταγωγή από την περιοχή του «Αρμπάν», αλλά εκείνο που τους συνέδεε, με τους κατοίκους της περιοχής αυτής, ήταν το «ομόγλωσσο», το «όμαιμο» και το «ομοηθές». Δηλαδή, κατά τη διάδοση του εθνικού αυτού ονόματος, πάνω στα αρχαία Ιλλυρικά φύλα της Χερσονήσου του Αίμου (αλλά και της Ιταλίας), έγινε κάτι ανάλογο με αυτό που έγινε και με το όνομα των «Ελλήνων», το οποίο, ως γνωστόν, ξεκίνησε από την «Φθία» και διαδόθηκε και σε άλλες περιοχές, όπου υπήρχαν «ομόγλωσσοι» και «ομόφυλοι» λαοί, χωρίς βεβαίως να έχει υπάρξει «μετανάστευση των κατοίκων της «Φθίας» προς τις περιοχές αυτές.
Στην διάρκεια του 15ου αιώνα, δηλαδή τότε που οι κάτοικοι των περιοχών του νεοελληνικού κράτους, είχαν ξεχάσει το αρχαίο εθνικό τους όνομα και αυτό-αποκαλούνταν ως «Ρωμιοί», στην περιοχή του «Αρμπάν» και ίσως και λίγο ανατολικότερα (στην περιοχή της πόλης του Ελμπασάν), γεννήθηκε ένα νέο εθνικό όνομα για τους κατοίκους της περιοχής αυτής (το «Σκιπετάρ»), το οποίο, ενώ διαδόθηκε σε πολλές περιοχές, κυρίως γειτονικές της περιοχής αυτής, δεν πρόλαβε να επεκταθεί και σε όλες τις άλλες περιοχές (που υπήρχαν «ομόγλωσσοι» και «ομόφυλοι» λαοί), γιατί, εν τω μεταξύ, άρχισε η διάλυση της Οθωμανικής Αυτοκρατορίας, γεγονός που είχε ως αποτέλεσμα, οι απόγονοι των Ιλλυριών, που ήταν γνωστοί με τα ονόματα «Αλμπανέζι», «Αρμπανέζι», «Αλβανέζοι», «Αρβανίτες», «Αρναούτες» και με το νεοφανές όνομα «Σκιπετάρ», να ενταχθούν και να διασκορπιστούν, με το κριτήριο της Θρησκείας, στα διάφορα «εθνικά κράτη», τα οποία δημιουργήθηκαν τότε, και τα οποία είχαν ως κριτήριο της εθνικότητάς τους, τις θρησκευτικές πεποιθήσεις των υπηκόων τους.
Ως αποτέλεσμα αυτού του «αχταρμά» που δημιουργήθηκε, από την ίδρυση αυτών των κατ΄ επίφαση «Εθνικών κρατών», οι απόγονοι των αρχαίων Ιλλυριών, οι οποίοι έκαναν το λάθος και δεν επανέφεραν το αρχαίο τους αυτό όνομα (όπως έκαναν ορισμένοι «Ρωμιοί», που επανέφεραν το αρχαίο όνομα των Ελλήνων), είναι πλέον γνωστοί, με τα πολλά αυτά «παραφρασμένα» ονόματα, («Αλμπανέζι», «Αρμπανέζι», «Αρμπερόρ» ή «Αρμπερέσι», «Αρβανίτες», «Αρναούτες» και «Σκιπετάρ»), δίνοντας έτσι το δικαίωμα στους εχθρούς τους, να μιλούν … για διαφορετικούς λαούς ! Για το «εθνικό» τους δε κράτος που δημιουργήθηκε το 1912, στην περιοχή του παλαιού «Αρμπάν» και στις γειτονικές σε αυτό περιοχές, για την διεθνή του αναγνώριση έχει επικρατήσει η Λατινική «παραφθορά» του ονόματός του, δηλαδή το «Αλμπάνια», και για τους κατοίκους του το «Αλμπανέζι», στα οποία, οι νεοέλληνες «καλαμαράδες», προσθέτοντάς τους μία ακόμη «παραφθορά», αποκαλούν, το κράτος μεν αυτό ως «Αλβανία» και τους κατοίκους της ως «Αλβανούς».
Το όνομα της περιοχής του Arban, φαίνεται να προήλθε από το όνομα πόλης, με το ίδιο όνομα, την οποία αναφέρει ο Πτολεμαίος (100 – 170 μ.Χ.), ο οποίος, στηριζόμενος στην Λατινική «παραφθορά» του («Αλμπάν»), κατά την πάγια συνήθεια των Ελλήνων «καλαμαράδων», της προσθέτει και «κατάληξη», «εξελληνίζοντάς την» έτσι πλήρως, και την καταγράφει ως «Αλβανόπολη» και τους κατοίκους της ως «Αλβανούς».
Ο Φουρίκης, έχοντας υπόψη του τους Βυζαντινούς «Λογίους», τους αναφερόμενους, από τον 11ο αιώνα και μετά, στα ονόματα «Άρβανο», «Αρβανίτες», «Αλβανίτες», «Αλβανούς», αλλά και «Ιλλυριούς», θεωρεί, ότι το χωρίο του Πτολεμαίου, το οποίο αναφέρεται στην «Αλβανόπολη» και τους «Αλβανούς» κατοίκους της, ότι είναι «εμβόλιμο» και «προσθήκη» νεοτέρων συγγραφέων και εκδοτών του Πτολεμαίου, γιατί πιστεύει, ότι δεν θα πρέπει να υπήρχε τόσο μεγάλο κενό στις αναφορές του ονόματος της περιοχής αυτής και των κατοίκων της από τους «Λογίους», δηλαδή, από της 1ης αναφοράς του Πτολεμαίου, που έγινε (εάν έγινε) τον 1ο αιώνα μ.Χ. και της 1ης αναφορά του Βυζαντινού ιστορικού Μιχαήλ Ατταλειάτη, που έγινε τον 11ο αιώνα (1080 μ.Χ).
Αλλά ο Φουρίκης αγνοεί, ότι, έναν αιώνα πριν από τον Πτολεμαίο, ο Ρωμαίος συγγραφέας Τίτος Λίβιος (59 π.Χ – 17 μ.Χ.), στο βιβλίο του «Ab Urbe Condita» (Από της ίδρυση της πόλης), με το οποιο αναφέρεται στη μυθική ίδρυση της πόλης της «Ρώμης», γράφει για την γειτονική (προς την «Ρώμη») πόλη «Άλμπα Λόνγκα» και για τους «Αλβανούς» κατοίκους της, τους οποίους θεωρεί Τρώες στην καταγωγή, αφού, σύμφωνα με την «Αινειάδα» του Βιργιλίου, τους έφερε στην Ιταλική Χερσόνησο ο Αινείας. Όπως δε μας λέει ο Τίτος Λίβιος, η «Άλμπα Λόνγκα» ήταν πατρίδα των Ρώμου και Ρωμύλου και ότι και οι κάτοικοι της «Ρώμης» ήταν και αυτοί «Αλβανοί», και ως εκ τούτου, οι διαμάχες μεταξύ των δύο αυτών πόλεων, σύμφωνα με τον Τίτο Λίβιο, δεν ήταν παρά «εμφύλιες διαμάχες». Εκτιμούμε, ότι ο Τίτος Λίβιος, αναφερόμενος στους «Αλβανούς» κατοίκους της «Άλμπα Λόνγκα» και της «Ρώμης», ότι θα είχε υπόψη του και θα γνώριζε ότι οι κάτοικοι του «Αρμπάν» (ή «Αλμπάν» για τους Λατίνους), ότι ήταν «ομόγλωσσοι» και «ομόφυλοι» με τους κατοίκους της «Άλμπα Λόνγκα» και της «Ρώμης», γι΄ αυτό και ανέφερε τους κατοίκους των Ιταλικών αυτών πόλεων ως «Αλβανούς».

ΕΤΥΜΟΛΟΓΙΑ.

Το «Αρμπάν», το όνομα της πόλης που υπήρχε στην περιοχή της σημερινής κεντρικής Αλβανίας, το οποίο επικράτησε και ως όνομα της περιοχής αυτής, από το οποίο τελικά προήλθε και το εθνικό «Αρμπερόρ» ή «Αρμπερέσ», είναι ένα σύνθετο όνομα το οποίο έχει προέλθει από το «Αρ» και το «μπάν». Οι δύο αυτές λέξεις είναι λέξεις της γλώσσας των κατοίκων της περιοχής αυτής, δηλαδή της αρβανίτικης, και συγκεκριμένα, το μεν «αρ» προέρχεται, είτε από το ουσ. «αr» (αρ) = «χωράφι» (καλλιεργήσιμη έκταση), είτε από το ουσ. «άrë» (άρë) = «χρυσός». Το δε «μπαν» προέρχεται από το ρημ. «ban» (μπαν) = «βαστώ». Επομένως, η ερμηνεία του ονόματος της πόλης και της περιοχής «Αρμπάν», είναι, είτε ως «η πόλη ή η περιοχή η οποία έχει στην κατοχή της μεγάλη καλλιεργήσιμη έκταση», είτε ως «η πόλη ή η περιοχή η οποία έχει στην κατοχή της μεγάλη ποσότητα χρυσού». Εκτιμούμε, ότι εάν η πόλη και η περιοχή αυτή, είχε υπό την κατοχή και τον έλεγχό της τον κάμπο των Τιράνων, όπως πιστεύουμε, τότε, η ετυμολογία της πόλης και της περιοχής αυτής, είναι αυτή της 1ης περίπτωσης και ερμηνεύεται ως:
«Η πόλη ή περιοχή, που έχει στην κατοχή της μεγάλες γεωργικές (καλλιεργούμενες) εκτάσεις» !

*Σημείωση: Είναι αξιοσημείωτο και θα πρέπει να αναφερθεί, ότι ακόμη και σήμερα, εξακολουθεί να υπάρχει, μέσα στην περιοχή του κάμπου των Τιράνων, ένα μικρό χωριό με το όνομα «Αρμπάν» (βλέπε την εικόνα που ακολουθεί). 

Përg. K. P. Traboini


🔸▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️🔸


01 August 2024

Zhduket vepra e Aristidh Kolës "Arvanitët"- nga K. P. Traboini

 


🔻Irena Toci bën kinse do botojë librin e Aristidh Kolës duke e shtyrë vit pas viti botimin për në kalendat greke.
🔻Elena Kocaqi paradoksalisht boton një libër dhe i vë titullin e librit të Aristidh Kolës të cilin e cilëson amator e veten profesionale. Tërë insanët e kazanët me lëtyrë të Greqisë në një qëllim të vetëm, zhdukjen e veprës së Aristidh Kolës.

_____________________________

Nga K. P. TRABOINI

Libri i Aristidh Kolës "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve" është në eskluzivitet të shtëpisë botuese TOENA, ku Irena Toçi, zonjë e nderuar që e ka shtëpinë botuese me emër grek dhe vetë është minoritare greke, pas kërkesave të shumta për këtë libër ka deklaruar se “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” ishte në proces dhe do të dilte në shtatorin vitit 2022, por kaloi një vit e ai libër nuk u botua.
Dua të kaloj pak në rrjedhën e disa ngjarjevëe për të arritur të kuptoj se pse po bllokohet libri i Aristidh Kolës “Arvanitët”.
Kur unë botova me shpenzimet e mia librin “Aristidh Kola” me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Aristidh Kolës, më korrik 2014, dhe organizova me ketë rast në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar një mbledhje përkujtimore, ngela disi i habitur që në qendër të podiumi të përkujtimores u shfaq Irena Toçi. Nuk e dija me çfarë cilësie ishte aty, por më thanë se boton veprën e Aristidhit, e unë u thashë se paska meritë se fiton para me veprën e Arvanitasit të madh. Ajo kishte sjellë disa vajza për të shitur libra ndër të cilët nuk e pashë “Arvanitet”, ndërsa unë librin mbi Aristidh Kolën e shpërndava falas ne sallën e mbledhjes perkujtimore. Pra kishim shkuar me qëllime e synime të ndryshme. Por qendrën e podiumit e zuri ajo.
Çudia e dytë me Irena Toçin ishte se në 2022 Aristidh Kola u shpall “Nderi i Kombit”, por ajo në presidence në ceremoninë e dekorimit nuk u pa, ndaj them se pozicioni i saj kalon përtej botuesit të thjeshtë, një botues i një autori që dekorohet duhet të ishte patjetër. Gjithsesi libri “Arvanitët” është një patate e nxehtë në duart e Irena Toçit. Grekët nuk duan të botohet, shqiptarët të etur për krenari dhe identitet kombëtar e kërkojnë me ankth. Çfarë të bëjë Irena e shkretë, kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreqë.
Gjasat janë se Irena Toçi me shtëpinë e vet botuese me emër grek, paguhen për të mos e botuar librin “Arvanitët” dhe për këtë e kanë rezervuar (lexo mbajtur peng) të drejtën e autorit. Vetë nuk e botojnë, të tjerët nuk i lënë se kanë ekskluzivitetin. Dhe rezultati: nuk gjendet asnjë kopje e librit të Aristidh Kolës në libraritë shqiptare, as në Tiranë e as në Prishtinë.. Shtoi kësaj edhe faktin mjeran, por edhe dinak njëkohësisht, që një studiuese që kërkon lavdi (ose para një dreq e di), për çfarë i merr televizionet me rradhë, merr titullin e librit të Aristidh Kolës dhe boton veprën e vet me të njëjtin titull dhe të njejtën figurë e zgjidhje grafike. Blerësit duke kërkuar Aristidh Kolën, në pavemëndje blejnë librin e Elena Kocaqit. A nuk është kjo një mbulim e harrim.Një mbivendosje e qellimshmë. Një titull shpreh një ide dhe idetë kanë autor. Kjo zonjë që bën fantashkencë si nëpër filma, e që vë gisht në hartë e thotë Troja është në Shkodër, që ndez turmat e vulgaritetit duke kthyer patriotizmin në grotesk, arrin deri aty sa në një bisedë private euforike, ka thënë se ne (pra studiuesja Kocaqi) nuk jemi amator si Aristidh Kola, ne jemi profesionistë.

Citojmë Elena e Trojës së Shkodrës: "Kola nuk ka citime tek libri. Dhe ne historianet profesionistë nuk citojmë me kollaj një historian amator pa citime".

 
Jalla moj Elene, si kërcasin teneqet në erë! Teneqet janë bosh apo era është e hallakatun?! Mirëpo një studiues profesional me dinjitet, që të flasim seriozisht, nuk bëhet aq i pavlerë sa të kopjoje titullin librin e një autori të madh që nuk është gjallë, por të gjallët nëse kanë dinjitet, duhet ta mbrojnë veprën e tij e jo ta anashkalojnë apo ta konsiderojnë amatoreske. Kjo zonjë duhet të dijë se shkollat për pikturë jo gjithherë kanë nxjerrë piktorë të mëdhenj, ndërkohë që bëhet piktorë me përmasa botërore një Gogen që fillon të pikturojë 40 vjeç. Studimi është pasion para se shkollim, mos vallë do ta anashkalojmë Çehovin se ishte një mjek, dhe papritur pa pasur shkollimin në fushë të letërsisë bëhet shkrimtari e dramaturgu më i madh në botë në kohën e tij dhe shumëdimensional në kohën tonë duke hyrë në historinë e letërsisë botërore. Kësisoj Aristidh Kola mund të mos jetë historian që bën bla-bla nëpër Televizioone, por ama është studiues i përkushtur e dinjitoz. Braktisi profesionin e avokatit me shkollim universitar dhe ju përkushtua studimeve në dy dekada të jetës së tij. Dhe na la vepra që konsiderohen monumente në identitetin dhe autuktoninë e shqiptarëve në mbarë Ballkanin, ai u ktheu dinjitetin një populli të shtypur dhe harruar duke u thënë se e folura shqipe është gjuha e perendive.
Në konkluzion, ata të gjithë teneqexhijtë së bashku, duan apo nuk duan, shfaqen si një karvan i megaloidhesë greke, vazhdojnë të bëjnë atë që unë kam shkruar para 20 vjetëve, vrasja e dytë e Aristidh Kolës, pra vrasja e veprës pas vrasjes së autorit. Ata bëjnë gjithçka që ta mbulojnë e harrojnë veprën “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” dhe për këtë mbështetën nga Greqia me tërë potencialin e saj, Greqia që hyn në punët e brendshme të Shqipërisë si në oborrin e pasëm të shtëpisë së vet, me tërë lakenjtë e saj që gëlojnë kudo, të cilëve ua mban zorrët në funksion me suflaqet e Athinës.



Gjegje disa pyetjeve komentare:

🔸E para: Lehtë asht me thanë e vështirë me ba. 

🔸️E dyta: 

Është turpi i turpeve qe të vidhet titulli i një libri të një autori të vdekur, me qëllim të përfitimit të famës se një libri tjetër. Veç një sharlatan mund të veprojë kështu. Qëllimi i tyre, paraja e fitimi dhe pak popullaritet për tu tund e shkund në publik si pula që ban vezën e vogël e kakarisjen e madhe. Kjo për vjedhjen publike të Kocaqes. 

🔸️E treta: 

Sa i përket lejes së botimit të librit të Aristidh Kolës, ajo është rezervuar nga Shtëpia botuese me emër grek Toena e Fatmir e Irena Toçit, kjo e fundit filogreke sepse është minoritet. Ka 3 vjet që ka thënë do ta botojmë në shtator dhe kaluan 3 shtatore. Qellimi duket hapur. Dikush paguan që të mos botohet.

🔸️E katërta:

Sa i perket familjes, mos pandeh që nuk jemi interesuar. Por ata nuk përgjigjen fare. Për të them është lehtë të flasesh. U kam derguar 3 letra me njoftimin se titullin Nderi i Kombit , çertifikatë dhe medalje, i kam unë e dua tua dorëzoj. Asnjë pergjigje. Prandaj këshilla bisedoni me Nensy Kolian apo fëmijët është pa rezultat. As nuk duan tia dinë, as nuk duan të komunikojnë. Është e kuptueshme frika nga ata që u vranë bashkëshortin dhe babanë. I lutem komentuesve të lexoni shkrimin, i gjeni përgjigjet e pyetjeve tuaja në shkrim. 

🔸️E pesta dhe e fundit:

Nuk mund të japim shpjegime për gjithçka.

Me respekt K. P. Traboini

----------------------------------

Kolec P. Traboini

Autor i librit "Aristidh Kola" 2014

https://traboini.blogspot.com/2024/08/zhduket-vepra-e-aristidh-koles.html
Shkruar nga autori i librit "Aristidh Kola", Pantheon 2014



30 July 2024

Zgërlaqja e "Tigrit" të Rilindjes - nga K. P. Traboini



ZGËRLAQJE E TIGRIT TË RILINDJES

Nga K. P. Traboini

Tigri i i sektit të Rilindjes, pasi hëngri sa deshi e vodhi e ropi paratë e popullit, (sekretarja e tij Alda Klosi 500 mijë euro në tub të sobës,) tani bën rolin e Zagarit e leh në televizion nga Zvicrra kinse po kërcënon. Po a nuk ishte ky pjesë e grupit të sektit Rilindja që darkoheshin në Dubai me biftek 275 dollarë? Sa pensioni i një qytetar qyqari shqiptar në 2 muaj, o Zot ku e paske edhe ti një durim prej kali. Si nuk i gjuan me rrufe këto banditë qeverisës?!
Po ishte. Tigri qendronte në ballë të tryezes me atë që sot i ka zënë vendin e zëvendësit të kryeministrit.
Ky Tigri i sektit të Rilindjes nuk është penduar për asgjë.
"Partia ime Socialiste"- thotë, si të ishte Kadri Hazbiu para Enverit të tij.
Ky zamballë është kokrra e hajdutit. Si nuk foli për milionat që erdhën për shtëpitë e Termetit si ndihmë nga ndërkombëtarët. Si e sa erdhën. Sa u shpenzuan e sa u kapcaluan. Se si kapcaluc ky ishte mjeshtër.
Po pastaj, pse qurravitet për partinë? Ku ka Parti Socialiste e Demokrate në Shqipëri. Ka vetëm Klanokraci, parti klanesh. Këtej Ramalli, andej Sali.
Ky ishte një qeveritar hajdut që rrotullon sytë në ekran i frikësuar sa më ska. Thjeshtë ka inat e zemërim lakeu, se bashkëhajdutët e lëshuan si qen rrugëve.
Po të qe penduar sadopak, do dilte para Spakut e do të fliste hapur për hajdutëlleqet e ekipit të Ali Babës ku vetë mbante çelsat e thesarit. Se kush nuk vjedh nuk ka asnjë frikë të dalë para kujdo me ballë hapur e jo si skile hoteleve a shtëpive të blera në Zvicer me para të vjedhura prej shqiptarëve.
Histeria vazhdon me puntaten " Lehje nr. 3". Sinjor mjekrra stil Ajatollah, e interviston në rezidencen e Tigrit që dikur e mbanin si hamshorin më të madh në Qeveri, sa ndolli xhelozinë e atij që rri atje në majë të pikaloit, se "Cherchez la femme" thonë nga Europi.
Ju lutem mos e keqkuptoni pamjen, emisioni trasmetohet në Tiranë e jo në Teheran.




22 July 2024

Gjuha Shqipe pa gegnishten asht si një skelet pa mish - nga K. P. Traboini


GJUHA SHQIPE PA GEGNISHTËN ASHT SI NJI SKELET PA MISH.

Letër e një gege për Ymerin e tosknisë përreth një shkrimi, që hamadreq oren, nuk vlen asnji lek.

Nga K. P. Traboini 

Allahile, o Ymer Nurka, a u lodhe ndopak? Gjithë kjo vapë korriku nuk mund njeriu me lexue aq bjerrakot sa ti ke thanë tue e mallkue Gegnishten, e jo ma me shkrue aq gjatë si me shkue prej Baçallekut te Ura e Mesit në zheg të vapës nën 40 gradë. Ti kjosh. Veç je lodh kot se asgja të re nuk ke thanë. Veç ke stigmatuzue do gegë shkodranë që ankohen se fjalët e babës nuk janë në fjalorin e Kostallaraqit, që mos pastë dritë atje ku asht, se ka kenë kryekallamari i Diktatorit në Gjuhësi, ku qe besa, ka veprue si kasap. Po aty te Kostallaraqi a e gjen kund fjalën Nanë. Askund. Po fjalën e parë të "Iliadës" së Homerit, Mëni, gegnishte kjo, a e gjen ndokund? Askund. Sepse duhej çrrënjos Gegnishta. Në vend të fjalës hyjnore Nanë u vu Nënë sikur të kishim të bajmë me nene lisi e jo ajo që të mëkon me tamël gjini. Ja si e fillon mbrapshtinë tande antigegë:

"Sot me shume se kurre, po shikojme nje “kthimvemendje” te dialekti Gegë. Në fakt thjesht artikulohen pakenaqesi, te cilat perpiqen te trasmetohen qellimisht në publik, per te sjelle nje lloj perçarjeje Jug-Veri. Domosdo armiqte e kombit punojne ne nje forme, a ne nje tjeter."


Kështu the ti. Tash le të hapin tefterër se sfida jote është e pa cipë. Po kujt i thua ti armiq, mor Nurka i vogël? A e di historinë e Gegnisë, historinë e Malësisë? Po na thuaj diçka për paraardhësit e tu që të bindemi se ti ke atribute të cilësosh gegët tradhëtarë. Veç fol, të vëmë në këngë trimëritë e sojit tënd, se gegët dinë të këndojnë si në legjenda. Po kush po ta sjell ty përçarjen Jug-Veri?! Të ka zanë vapa e nuk po di çka flet, o Ymer Aga.
Historitë trimërore të malësorëve, por edhe shkodranëve e mbar Gegnisë janë aq madhështore sa ti me bërbëlitjet e tua je një mizë vere. Një shushurimë. Apo një zhuzhakëri.
Dhe më tej, ti e bën përsheshin në kazan kur thua e çfarë nuk thua duke ua varë brekët në gardh gegëve:

"Ndersa sot - thotë ky Nurka i vogël- dalin disa tipa dhe prototipa, njerez pa kontribute, te cilet trumbetojnë me te madhe shqetesimin pseudopatriotik, kur ne te vertete Shqipen e perdorin veç per te shpifur dhe per te vjelle vrer kunder gjithe arritjeve historike te bera ne shkencen e Gjuhesise, e cila kulmoi me standartizimin dhe me Fjalorin e pare Enciklopedik.... kjo “kujë” e disa “verioreve” e shprehur neper media dhe rrjete sociale, nuk vlen as te degjohet e jo me te legjitimohet dhe te merret ne konsiderate. Nje pjese e ketyre zhurmemdhenjve, nuk dine as te drejtshkruajne dhe as te mireflasin Shqip, atehere si mundet te besojme ne pretendimet qe nxjerrin per “Gegnishten si elementformues i gjuhes standarte Shqipe?"


Xhevahire i këto mendime, o Nurka i vogël. Meritojnë të lexohen me nge në qenef. E ku tjetër më mirë mund të përformohen krrokamat e tua në degë të lisit? Vazhdojmë edhe më përtej me oratorinë e Nurkës:

"...unë ( Nurka pra) do te perpiqesha te argumentoja, sadopak nje nga dallimet thelbesore, qofte edhe duke ju referuar paskajores "me punu", ne toskerisht "per te punuar" . Ndertimi fonetik i te dy varianteve, ka te beje me elokuencen dhe korrelacionin kuptimor. Tendenca e Gegenishtes ne zhvillimin fonetik dhe morfologjik te saj , ka qene per ta mbyllur fjalen me tinguj te mbyllur, si fonema "u" “me punu”, “me kendu”, “me sjell”, qe ne Toskerisht do te benin “per te punuar”, “per te kenduar”, “per te sjelle” etj, me fundore, prapashtesen "ar", te cilat duket sikur vijne lirshem ne aparatin e gojes dhe plot elokuence."


Dy gjana tregon Nurka në këtë pasazh të kalamendun:
E para se Nurka nuk merr vesh fare, more fare, nga gjuhësia sepse ka në gjuhë një element që quhet "ekonomizimi i gjuhës" që tregon se përdoruesit e një gjuhe historikisht kanë tendencen për të ekonomizue fjalët, pra ti japësh kuptimin e sendeve në sa më pak tinguj, në këtë rast germa. Shembulli që sjell Nurka i vogël, tregon të kundertën e asaj që ai pretendon. Pra logjika e Nurkës së vogël punon mbrapsht. Anapolla- thonë greqt.
Folja e Nurkës në tosknisht "për të punuar", "për të kënduar", është shumë më e gjatë se në formën e tyne në gegnisht, me punu, me këndu. Pra norma gjuhesore duhej të ishte në favor të gegnishtes e cila e thotë fjalën me më pak germa. Mirëpo nuk donte kështu Enveri që nuk thoshte dot as fjalën pylli dhe e lexonte në kongres si na ruaj Zot, gërmën y e lexonte me i. Ja pra ku na çojnë tollovitjet antigegë të Nurkës së vogël të pyllit të Enver Hoxhës.
E dyta, që të mos e harrojmë, në shkrimin e gjatë që të telekos në lexim, nuk ka asnjë gërmë ë/Ë. As dhe një të vetme sikur të mos e kishte alfabeti shqip. Si shkruan kështu ky specialist i frymës kostallaraqe? Ky që profesorëve gegë u thotë se po nuk ditët tosknishtën me themel nuk vleni për asgjë.
Gjithësesi qoftë, o Nurkë, kjo që shkruan ti si tiranda pindarike, he lum mendja e bukur, nuk asht gja tjetër veç apologji në mbrojtje të kasapit të gjuhës Kostallaraqi dhe dishepujt e tij të rrjedhur e pjerdhur që kanë harru të shkojnë tek ai.
Puna jote, o Ymer Aga. Puna jote e qari yt. Por mos hyn nëpër bashtinat e tjetërkujt se hyn e s'di me dalë. Se ku po di ti çfarë asht Gegnishtja. Pyll me të gjitha llojet e drurëve. Ku po të hyn në punë ty Gegnishtja, këtij pylli që po do me i hi me spatë?
Ty, mor zotni Ymer, për vjeshat e tua të metrueme, si ma i miri rrobaqepës i kohës së Nuhut, të mjaftojnë Hasan Zyko Kamberi e Nazim bej Bejtexhiu i Frakullës, andaj - prandaj, pra- domethanë, çfarë po ke zor që del përtej Shkumbinit dhe po trazon edhe Malësorë gjuetarë të Kristoforidhit të madh.
Rri aty ku je, në fjordet e Kanadasë e trazo hirin e votres tande e aty murmurit vargje si ta dojë zogu i qejfit apo qejfi i zogut. Ma përtej, hidhe vallen si të duash o Nurka i vogël, por gjuha shqipe pa gegnishten hyjnore, do apo nuk do ti, asht një skelet pa mish.
Eh, more Nurkë, more Nurkë, ka kenë koha e mallëkueme e komunizmit që i donte edhe njeriun edhe gjuhën skelete të mjerueme të vetvetes, mjerim që e shpërfaq edhe ti në persiatjen tande si, jehonë e largët e ndjellakeqe e lugetërve të Moskurrit.

©️K. P. Traboini
22 korrik 2024

05 July 2024

Kadare nën Kryq - nga K.P. Traboini


KADARE NËN KRYQ
Tej e përtej skenografisë funerale


Nga Kolec P. Traboini

Të gjithë e panë e askush nuk foli. Vetëm një fëmijë e pa e tha....dhe e vërteta doli në sheshit, ka shkruar i madhi Andersen.
Duke parë skenografinë e arkmortit të shkrimtarit nën kryq po pyes me naivitetin e një fëmije: A ishte Ismail Kadare katolik?
Në jeten e shkrimtarëve të medhenj nuk mbetet asgjë e pa ditur. Nëse jemi përpara faktit se shkrimtari Kadare është kthyer në fenë e të parëve, çfarë është një simbolikë e madhe, ndoshte At Zef Pllumi diçka ka dashtë të thotë në mënyren e tij kur dolën në fotografi e u shpreh që unë jam me Kadarenë. Nëse edhe skenografia funerale ka dashtë të thellohet në thënien e At Zefit, atëherë jemi përpara një fakti se shkrimtari e mbylli ciklin e jetes i kthyer në origjinë. Dikur në gazetën "Egnatia" kam polemizuar me Milaim Zeken, që në vitin 1995 nga Zvicrra a Gjermania pas një takimi të shkrimtarit me Diasporën, jepte lajmin e "madh" "Kadare ka deklaruar se është mysliman", duke shuar në ndofarësoj etjen e fanatikëve fetar që i ishin ngërdhucur Kadaresë se ky në një bisedë të mëparshme kishte hedhur me të drejtë idenë, të shohim nga perendimi dhe mirë është të kthehemi në fenë e të parëve. Melaim Zeka që tani ka emision në Tiranë në Top Chanel, atëbotë ua qetësoi shpirtin e trazuar fanatikëve fetarë me mendje në Anadoll. Madje edhe atyre filizave orjentalë që mbante rreth vetes Abdi Baleta e lëshonin mallkime publike mbi Kadarenë. Janë të shkruara. Ka ca të vërteta që të djegin duart dhe përpiqemi ti mbajmë sa më larg në pamundësi për ti harruar. Por nuk harrohen.Ende janë të nxehta dhe djegin.
Nëse ka ndodhur kthimi i shkrimtarit në origjinë, duke u përpjekur të deshifrojmë domethënien e skenografisë së arkmortit nën kryq, lind pyetja, pse në të gjallë është mbajtur e fshehur.
Respekt për çdo besim, por njerëzit e mëdhenj të një kombi udhëheqin edhe nëpërmjet shëmbellësës së vet. Ka dhe një gjë, katolikët, kur vjen fundi, ju afrohet prifti dhe rrëfehen e si marrin sakramentin e shenjtë shkojnë në amshim të çliruar prej mëkateve. A ndodhi kjo me shkrimtarin e madh, pyesin shkrimtarët e vegjël që nuk kanë kurrfarë ambicje t'ju flasin në mort Kryeqeveritarët që mendojnë se politika të ngre në qiell e të fut në dhe si ti dojë qejfi, me Bibël a me Kuran, apo si ateist me librin e Darvinit "Prejardhja e llojeve".
Po le të kthehemi te skenografia e datës 2 korrik 2024. Simbolika e kryqit, duam apo nuk duam, është Kalvari i vuajtjeve e sakrificës sublime të Krishtit, por kjo nuk përkon dhe aq me jeten e shkrimtarit të madh, atëherë mund të mendojmë se ka të bëjë me një hulli tjetër. Katolikët e kanë kryqin simbol të amshimit, madje edhe mbi varr, por...ka diçka të munguar në këtë mes. Nëse shkrimtari ishte kthyer në fenë e të parëve, skenografisë se funeralit i mungonte i gjalli, bariu i shpirtrave të mëkatarëve të kësaj bote, Prifti. Ai nuk i priu homazheve, nuk bëri shartet e fesë, dhe kësisoj ndodhi ajo që vetë shkrimtari në një poezi të tij "Kohë e pamjaftueshme" ka shkruar se do të bëj shënjë të pakuptueshme dhe do të ik".
Është më të vërtetë e pakuptueshme çfarë donte shkrimtari i madh Kadare nën kryq, a thënë ndryshe, çfarë donte kryqi mbi arkmortin e shkrimtarit Ismail nëse ai nuk ishte kthyer në besimin e të parëve?


5 korrik 2024

03 July 2024

"Historiania" mohon Aristidh Kolën





"HISTORIANIA" MOHON ARISTIDH P. KOLËN
Në vështrimin e një historiane që kopjon titullin e librit të tij.

Zonja historiane Elena Kocaqi që e ka dubluar në titull veprën e Aristidh P. Kolës nuk na erdhi në përvjetorin e Arvanitasit të madh. Po të vinte do ti linim vend në presidiumin e nderit. Por dhe do ti kërkonim të na thoshte se pse i vuri librit të vet titullin e veprës madhore të Aristidh P. Kolës. Ku e kishte qëllimin pasi edhe ja rikujtuam para se ta botonte.
Se cili është qendrimi i kësaj zonje ndaj Aristidh Koles dhe vepres së tij nuk është e vështirë ta kuptosh pasi të lexosh mesazhin që ajo që i ka derguar një kolegu emigrant. Lexojeni dhe kuptojeni si e pse luftohet Aristidh P. Kola që nga akademikët e deri ata që fshihen pas terminologjisë boshe veç për pak publicitet.

----------------------------------

"Elena...

19:39

Pershendetje

Sa per sqarim
Libri im nuk ka asnje rresht nga Kola
Asnje nuk e kam cituar fare Koleb
Pasi kam pare arkivat osman
Pra eshte teme krejt tjeter
Kola nuk ka citime tek libri
Dhe ne historianet profesionist nuk citojme me kollaj nje historian amator pa citimw"

-----------------------------------

Konkluzioni Aristidh Kola është një amator( kështu thonë dhe shovenistët grekë që kot e paskan vrarë) dhe ani pse nuk e paska lexuar ajo e ditka se në vepren omonime, me titull të kopjuar prej saj, nuk paska referime.
( Po si moj zonjë e nderuar kopjon titullin e veprës së një "amatori" kur ti je historiane me "citime"?!
E kam thënë me satira, por po ta them edhe seriozisht unë shkodrani amator në histori, se Shkodra nuk është Troja, Troja është Tropoja.
Zonja historiane me citime a pa citime, jepja popullit si sihariq këtë zbulim!



Shënim: edhe ky pasazh historiko-komik do të jetë pjesë e librit përqeshës "SIMBOBOLET" me deçiturën historike me citime nga mendja ime:
"Mos i bjer dy herë në një vend, se i del bishti e bëhet qen!"



Pse qajnë turmat? - nga K. P. Traboini


 

Turmat e përlotura në homazhet për Diktatorin prill 1985

PSE QAJNË TURMAT?

Nga K. P. TRABOINI 

Sindroma e Stokholmit nuk është veç një ngjarje, por një filozofi e tërë se si tredhen mendjet njerëzore që ato të mos kenë më aftësi riprodhuese, por të artikulojnë me shabllone të parapregatitura.
Rri e lexoj këto ditë që nga lavdëruesin më qiellor e deri te mohuesi total, pa u përzierë në sherrnajën publike dhe përditë e më shumë bindem se pandemia më e madhe njerëzore në botë është shplarja e trurit të njerëzve. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ngushëllimi për një shkrimtar që humb jeten sot duke e cituar në emrin e një shkrimtari tjetër vdekur 3 apo 4 vjet më parë. Pra padijeni e thellë shoqëruar me një mallëngjim hipokrit të pa cak. Këto njerëz flasin thjeshtë se dinë me folë, madje dhe në një ceremoni mortore ku kërkojnë pak publicitet.Hipokrizia është kthyer në një sistem.
Historikisht, por edhe deri në ditë të sotme, këtë përgjërim publik, më mirë se askush e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë kallamarët ideologjikë nën hije sundimtarësh. I kemi përditë parasysh në media kazanët televizive. Ata shpesh shfaqen euforikë deri në zgërlaqje.
De Goli duke e ditur këtë përgjerim të falcitetit publik me lotë krokodili kërkoi që në vdekje të tij të mos ishte asnjë pushtetar, asnjë minister, deputet apo kryebashkiak, asnjë njeri jashtë rrethit të tij familjar. Dhe u varros larg zhurmave, në një varr të thjeshtë në vendlindje.
Se edhe mallëngjehen turmat, edhe qajnë në publik apo intervista televizive, sikur ti kish vdekur një pjestar i familjes. Kështu qanë e u bënë helaq kur vdiq ai Malukati i madh, që i vriste, i shtypte e i shtryllte më shumë e më fort se pushtuesi më i egër. Po ka ende, jo pak në Kosovë që qajnë për Sulltan Muratin, por as ju shkon mendja të kujtojnë arbërorin dardan Millosh Kopili që vrau sulltanin, të cilin dinakërisht, duke parë marrakotjen tonë, përpiqen ta marrin si hero kombëtar serbët. Ky mallëngjim fallc është skizofreni publike dhe asgjë tjetër. E pështirë sa më s'ka.
Personalisht do të thosha njëjtë, siç citova për De Golin, privatësinë e prologut të jetës për veten time duke shtuar se ato dy tre njerëz që duhen për të kryer punën në Rrmaj të paisen me kartpeceta, që kur të mallëngjehen si turmat, të fshijnë qurrat e të mos bëjnë pis barin e blertë, mbretin e mbretërve të gjithë botës.
Ai as nuk qan e as nuk qesh, thjeshtë bleron ani pse ne shpesh e shkelim me këmbë në të gjallë dhe kur vjen fundi nën pushtetin e tij të përjetshëm do të tretemi.