Gazeta SOT 6 shtator 2013 f.16 |
Nuk guxojmë të harrojmë
Pas një interviste të analistit Koço Danaj përkitazi me bëmat e Mehmet Maliqit
Pas një interviste të analistit Koço Danaj përkitazi me bëmat e Mehmet Maliqit
Nga Kolec TRABOINI
E lexova intervistën e z. Danaj e në përgjithësi
më pëlqeu sepse prekte mirë në plagën e çdo shqiptari, në atë dëshirë të zjarrtë
për bashkim kombëtar.
Megjithatë vende-vende u është shmangur disa pyetjeve
“delikate” që i janë bërë drejt përdrejtë e ai u ka kaluar përskaj. Por le të
flasim për ato çfarë është prononcuar: Si është e mundur të krahasohet një
diplomat si Rexhai Surroi, ish gazetar, shkrimtar, nismëtar i flaktë për themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe
drejues i ndërmarrjes botuese “Rilindja” me Mehmet Maliqin, këtë vrasës të
pashpirt e kriminel i UDB dhe ministër i brendshëm për Kosovën, një prej atyre
që organizuar masakrën e Tivarit ku u vranë mizorisht me mijra djem shqiptar të
Kosovës. Mal me kufoma në ndërgjegjen e
falangave serbe në mes të cilëve më i zjarrti
në instikte vrasese ishte Mehmet Maliqi. Kaq poshtë ka rënë puna sot sa të
legjitimohet krimi. Po për çfarë shkaku?! Vetëm për faktin se pinjolli i Mehmet
Maliq kriminelit na është përzgjedhur si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë.
Si mund të harrojmë aq më tepër se zërat janë evidente, media shkruan përditë,
faktet janë rënqethëse për çfarë ka ngjarë në Kosovë që nga viti 1913 e përkëtej.
Çfarë ka ngjarë pas Luftës së Dytë Botërore e çfarë ka ngjarë pas demostratave
të pranverës 1981 e deri në 1999. Nuk po flasim për malet me kufoma por po
kujtojmë se edhe sot e kësaj dite janë gjallë ata që kanë përjetuar tmerret e
një sistemi kriminal ku lulëzonin njerëz që kishin lindur me instikte vrasese
si Mehmet Maliqi.
Çfarë të bëjmë tani ti fshehim krimet e Mehmet
Maliqëve sepse i biri u zgjodh këshilltar shteti apo se mos i mbetet qejfi
Kryeministrit që ne vetë e kemi zgjedhur dhe dëshërojmë të jetë koherent me dëshirat
e ndjesitë e popullit, i cili popull-votues sheh tek ai një shpresë të madhe.
Nuk mendojmë se kësisoj i shërbejmë ndonjë kauze të drejtë, apo i bëjmë nder
kryeministrit Rama nëse i fshehin mendimet që kemi. Përkundrazi duke i fshehur
mendimet tona ne do ta mashtronim atë, por kryekreje popullin tonë në dy anët e
kufinjëve të shpifur që na ndajnë me vetvëten. Ja çfarë shkruan këto ditë nga Zhuri i Kosovës autori Reshat Badallaj:
“Mehmet Maliqi, kriminel i dëshmuar kundër
shqiptarëve, nuk është emër i panjohur për kombin tonë. Edhe sot, kur e përmënd
këtë emër, të këtij krimineli dridhet fëmija në djep dhe në barkun e nënës… Mehmet Maliqi, ky spiun i dëshmuar i
serbosllavisë gjakatare, me datën 7 mars 1982, dërgon një llavë milicësh të
armatosur deri në dhëmbë për ta arrestuar dhëndrin tim, Mehë Ukën,tani Dëshmor
i Kombit, vendimi mbante nënshkrimin e kryetradhtarit të kombit Mehmet
Maliqit...”
Reshat Badallaj shtron pyetje se cili ka qënë qëndrimi
i të birit të Mehmetit, Shkelzen Maliqit nga Beogradi aso kohe për Demostratat
e Kosovës në 1981. Ato demostrata kanë qënë një gur prove për atdhetarët por
edhe për tradhtarët, atje janë hedhur themelet e lirisë.
Le ti referohemi shkrimit të gazetares Kimete
Berisha nga Kosova: “Financial Times (London); February 5,
1982, Friday, By Paul Lendvai in Vienna. Mehmet Maliqi - Ministri i punëve të brëndshme,
tha:
“Armiku shqiptar ka krijuar në përgjithësi
një atmosferë për migrimin e serbëve, duke shfrytëzuar metoda të ndyra të
presionit, siç janë sulmet ndaj pasurisë individuale të serbëve dhe malazezëve.
Armiku shqiptar ka shkruar kërcënime të ndyra nëpër shtëpitë e serbëve, ndër të
tjera gjëra edhe se ata duhet të migrojnë, si dhe kanë shkruar letra anonime që
kërkojnë largimin urgjent të serbëve nga shtëpitë e tyre.” - ka thënë Mehmet
Maliqi, sekretar i Ministrisë së Brendshme të Kosovës më 16 Nëntor 1982.” Dhe
me tej në shkrimin e Kimete Berishës: : “Mehmet Maliqi, në shkurt të vitit 1982
raporton se ka zbuluar 33 grupe shqiptarësh nacionalistë, 350 nga ata janë
identifikuar nga ky grup. Për suksesin e tij që arriti duke arrestuar
shqiptarët nacionalistë, studentët demonstrues Mehmet Mailiqi, mbajti një
fjalim, që iu botua në të gjitha mediat jugosllave. Në fjalimin e tij me
shkronja kapitale nënvizoi: "Hostile activities by the Albanian
nationalists have continued. “Ne kemi
arrestuar mbi 800 shqiptarë që kanë përkrah demostratat e studentëve. Maliqi tha
e “90% e djajëve shqiptarë, keqbërësve janë evidencuar, dihen emrat dhe
mbiemrat e tyre".
Çfarë
mund të thuhet më shumë se ato çfarë ka deklaruar vet krimineli Mehmet Maliqi
duke i quajtur shqiptarët djaj. Eshte e vërtetë që faji dhe krimi nuk delegohen
gjenetikisht nga një brez në një tjetër por kjo gjithësesi nuk është një alibi
për ti fshehur krimet e baballarëve nëse pinjollët e tyre na qënkan “të
suksesshëm”.
Shkelzen Maliqi është ai që është, kur flet për
babain e vet e motivon me alibinë mjerane “Babai im, ushtar i
spikatur i revolucionit”. Shkelzen
Maliqi gjithësesi
ka në ndërgjegje thirrjen që ju bënte shqiptarëve të Kosovës të dilnin në
zgjedhjet e Serbisë( çfarë direkt e nënkuptonte Kosovën pjesë e Serbisë”.
Ka në ndërgjegje deklaratën e tij publike në
vitin 1998 kur Millosheviqi bënte masakra të përbindëshme: “Nuk ka moment më të
pavolitshëm se ky në histori se me e nis tash luftën me Serbinë” duke e shfaqur
veten kundërshtar i djemëve të UÇK-së që nisën luftën për liri.
Po ka edhe thënien e tij të tanishme se tërë
institucionet dhe kultura e Kosovës është mediokrre, por ai është dhe një anketues i “Gani Bobit”
që i rrihte krahët Sali Berishës dhe ishte pjesë integrale e TV Klan-Kosovës.
Natyrisht nuk janë përgjegjësia e bijëve krimet e baballarëve të vet tradhtarë
por ndërgjegja e vrarë e familjes duhet të jetë. Gjithkush ka jetën e tij, të drejtën e tij por
sa më përket mua si individ, me një
gjykim personal them se, nuk do të kisha fytyrë me dalë në mes njerëzish po të
isha bir i ndonjë krimineli si Mehmet Maliqi me damkë...e jo më të kërkoja
poste të larta publike në një shtet.Do të ishte shprehje e ndershmërisë jo
pranimi por refuzimi i një posti në shtetin shqiptar.
Por më e rëndësishmja e që vlen të mendohet gjatë
për këtë është fakti se, mundet që
Shkelzen Mehmet Maliqat apo ata që rrjedhin nga Rrahman Morinat e shërbëtorë-xhelatë
të tjerë të serbëve, mbase dëshërojnë që gjithë çka ngjarë në njëqind vjet
krime e vrasje, ai lumë gjaku të harrohen, por populli nuk mund të harrojë. Intelektualët
e vërtetë, sado mediokër ti duken Shkelzen Maliqit me deklaratat e tij tejet
cinike, nuk mund të harrojnë. Do të ishte një krim mbi krim nëse do të
harroheshin ata që sakrifikuan jetën e tyre për këtë vend e për këtë popull.
Pranverën e vitit 1981(Kur Shkelzen Maliqi vegjetonte plot 16 vjet në Beograd)
nuk mund të harrojmë, as nuk guxojmë të harrojmë emrat e djemëve trima që e udhëheqen
demostratet duke u bërë martir në altarin e lirisë: Naser Hajrizi 1962- 2 prill
1981, Asllan Pireva 1961- 3 prill 1981, Riza Matoshi 1955- 3 prill 1981. Kësisoj
nuk mund të harrojmë as emrin e kryekriminelit Mehmet Maliqi që për tu pëlqyer
sunduesve të Beogradit i masakroi këta bijt të popullit shqiptar të Kosovës.
Por….me atë çfarë po ndodh asgjë nuk është për t’u
çuditur. Gjithmonë në këtë vend kanë dalë
në krye o tradhtarët, o bijtë e tyre. Pra një formulim klasik etër e bij. Nuk të
afron njeri në pushtet po të jesh atdhetar e bir atdhetari. Dihet tashmë. Edhe
politika është pjesë e një agjenture gjithë përfshirëse. Keq më vjen kur
shkruaj kështu,do të dëshëroja të shkruaja ndryshe, por kur edhe Koço Danaj, që i ka dalë zot punës me flamur të
shqiptarizmit për bashkimit kombëtar e zbut efektin e tradhtisë dhe krimit që është
bërë mbi popullin e Kosovës atëherë në shoqërinë tonë ka diçka që nuk shkon,
diçka e papranueshme. Sepse jo të harrojmë por të kujtojmë e kurrë të mos
harrojmë përndryshe e kemi humbur lirinë e cila fillon para së gjithash në ndërgjegjen
e kujtesën tonë.
Ka dy mënyra për ta humbur lirinë, prej armikut
ose prej vetvetes. Prandaj nuk guxojmë të harrojmë, sepse nese ndodh kjo
rrezikojmë lirinë tonë e të brezave që vijnë e kësisoj nga pas do t’na ndjekë
përjetësisht mallkimi i popullit!
NEXT: Shen Albani shenjtori i mbajtjes se beses si shqiptaret