19 January 2014

Nënë Terezën e rrëzoi nata në Mitrovicë- nga Kolec Traboini



NËNË TEREZËN E RRËZOI NATA NË MITROVICË

 
Nga Kolec TRABOINI
 

Nuk duhet të na qetësojë fakti se vetë ndjehemi atdhetar dhe ardhmëria e Atdheut bash për këtë shkak na qënka  e sigurueme. Duhet me ditë shumë gjana para se me ardhë tek vetja a përndryshe të nisim tek vetja për të dalë tek të tjerët.
Së pari duhet me ditë çka ndodh edhe tek fqinji në oborrin tjetër. Në rrugicën tënde, në qytetin tënd por edhe në mbarë trojet shqiptare por edhe kudo ku ka bashkombas e pse jo edhe në botë. Duhet me e ditë se përqark si komb kemi miq e armiq. Duhet me e ditë se edhe nëse flemë  ne, ata kurrë nuk vënë gjumë në sy.  Duhet me e ditë se ferrat e shkurret e mjekrrat përditë po na  shtohen. Duhet me e ditë se jo vetëm në Shqipëri Kosovë apo Macedoni do shqiptar po mjekërrzohen, jo ma shum në fytyrë se sa në mendje.  Duhet me e ditë se edhe shtëpisë së Kulturës në Obiliq i kanë vu emrin Sulltan Murati,  çka e di gjithkush kush ka qënë Sulltan Murati të cilin e ka vra një arbëror me emrin Millosh Kopili( rrejnë ata që thonë ka qënë serb e jo arbëror), tash pra armiku lartësohet dhe trimi harrohet.
Duhet me e ditë se shumë djem shqiptarë nga Kosova e Maqedonia kanë shkuar në lufte për ideale terroristë të kokave të fandaksura në Siri, dhe duhet me e ditë mirë se nuk janë pak. Duhet me e ditë se do lapërdhare përditë po lehin nëpër faqet e internetit duke na i sharë heronjtë kombëtar pa bërë dallim që nga Skënderbeu e deri tek Ded Gjo Luli, e duke na i shpallur si heronj tradhtarët e kombit ta zëmë si Esat Pash Toptani apo nipi i tij i vetshpallur mbret.
Duhet me e ditë se shpesh këtyre mendjeve të mykura, këtyre pra po u lihet herë pas here vend edhe në Media, në Shqipëri, në Kosovë por lëvrijne lirshëm edhe në Maqedoni.
Duhet me e ditë fort mirë ajo çfarë ka këto ditë në Mitrovicë të Kosovës.  Shtatorja e Nënë Terezës në ag të mëngjezit të 19 janarit u gjet e përmbysur....e rrëzoi nata....ajo natë e zezë që ka zënë vend në shpirtin e muhaxhirëve siç i cilëson Faik Konica kallëpin e ayre, që erdhën në Shqipëri si mercenarë të Otomaneve e tanimë vetquhen shqiptarë, por kurrgjë shqiptare nuk kanë.
Duhet me i ditë të gjitha këto.
Kryekrejet duhet me e ditë se prej erërave orjentale, fanatike, ekstremiste që po na fryjnë prej Stambolli e më përtej e  kemi mullarin kombtar shumë të thatë e veç pak duhet, një kunj shkrepse e vogël për me i vue flakën. A ka kush me e shue atë zjarr mbasandej apo të digjemi e përvëlohemi si komb. E pse? Sepse sot po i anashkalojmë rreziqet që mund të na sjellë nata e errësimi i mendjes. Syçelësia është një tipar që asesi nuk duhet nënvleftësuar, ajo tregon sa na dhemb e sa e duam këtë popull e këtë vend e sa punojmë për ardhmërinë e tij.
Nuk na shpëton fakti që gjitha këto bëjmë sikur nuk ekzistojnë apo i dijmë, i quajmë gjëra pa rëndësi,  i vëmë në një qoshe të mendjes për ti harruar pastaj, sepse gjoja  gjithçka në faqe të botës shqiptare na qënka e mirë e bukur. Se ja, nata na a rrëzoi Nënë Terezën në Mitrovicë të Kosovës. Po nuk është hera e parë që cënohet Nënë Tereza. Edhe në Tiranë një matrahul me makinën e tij i ra ndesh shtatores së Nënë Terezës në Tiranë  vite më parë, por u kalua në heshtje si “aksident”.  Se edhe atëherë ishtë natë. E do gjëra ndodhin në errësirë, bash atëhere  kur dalin e lodrojnë bijt e qoftëlargut.
Duhet të dime pra, se ka gjëra për të cilat jo vetëm nuk duhet të bëjmë sikur nuk i dimë, por ti dimë  mirë e kryekreje asesi ti harrojmë.

07 January 2014

🔵 Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga Kolec Traboini


ATË  MARTIN GJOKA - KOMPOZITOR E MËSUES I MADH I PLEJADES SË MUZIKANTËVE SHQIPTARË

Nga KOLEC TRABOINI

Kam parë në lulishten para Vllezërve Frashëri në qëndër të Tiranës që "kuq e zinjtë" e politikës kishin vënë ca tabela me fotot e 101 personaliteteve të shekullit në kuadër të 101 vjetorit të shtetit shqiptar e thashë mos shoh mes tyre portretin e Martin Gjokës, kompozitorit themelues të muzikës sinfonike dhe i operes së parë shqiptare, si dhe mësues i plejadës së muzikantëve shqiptarë që dominuan gjysëm shekullin që shkoi dhe bene histori. Por jo nuk e pashë. Kish gjetur dikushi edhe ndonjë emër pak të njohur, diku andej nga nahija vet, por Martin Gjokën jo.  A thua se nuk merr vesh fare njeriu politik nga muzika apo se nuk e di se në kulturat kombëtare, kombet lavdërohen më së shumti për poetët dhe muzikantët e vet para se atyre që kanë kënduar me dyfek e jo se dyfeku nuk ka bërë punë për kombin, por forca e shpirtit gjithmonë e mbizotëron forcën fizike dhe është më jetëgjatë në histori. Por edhe ngre supet tek shoh se si i bëjmë punët këtu në Shqipërinë tonë. E vetmevete më lind pyetja: Pse nuk e bëjnë këtë muzikant të madh Nderi i Kombit.  Apo e kanë bërë e unë nuk e di!!!
Eh kjo botë e marrë ku jetojmë - nuk njeh as vetveten.
Po le të themi dy fjalë kush është Martin Gjoka? I lindur 20 prill 1890 në Tivar, qytet shqiptar në breg të detit, sot në Mal të Zi me emër të ndrruar, bir i kapitenit të portit Filip Gjoka, në moshën 15 vjeçare e çojnë në shkollën e Françeskaneve në Shkodër ku drejtor ishte Atë Gjergj Fishta. Martini 18 vjeçar u dërgua në qytetin e Moxartit Salzburg të Austrisë ku studioj filosofi e teologji, por pasioni i tij për muzikën e shty qe të ndiqte edhe mësimet muzikore në Institutin e Profesorit me famë Hartman. Kthehet në Shkodër pak para shpalljes së Pavarësisë dhe jep mësime në Kolegjin e Fretenve. Në 1922 krijon orkestren "Illyricum" me të cilën do të fitonte konkursin kombëtar muzikor në vitin 1930.  Atë Martin Gjoka jepte koncerte nëpër shoqëritë kulturore të Shkodrës, shumë të zhvilluara në atë kohë.
Krijoj në zhanre të ndryshme muzikore, polifonike dhe korale, krijoj opera dhe simfoni si dhe një numër këngësh epike dhe lirike. Martin Gjoka hapi i pari shtegun e artit muzikor shqiptar, krijuesit i të parës simfoni shqiptare "Dy lule mbi vorr të Skanderbegut" (1919) si dhe krijuesi i operas shqiptare "Juda Makabe" me libret të Gjergj Fishtës kompozuar në vitin 1917. Falë punës së Atë Martin Gjokës dhe muzikantëve të tjerë natyrisht Shkodra u bë qëndra më e rëndësishme e jetës muzikore në Shqipëri dhe djepi ku kanë lindur talente të mëdha.
Muzikologu dhe studiuesi i apasionuar i historisë së muzikës shqiptare Tonin Zadeja, në një jetëshkresë të shkurtër  të At Martin Gjokës shkuan: “Janë kuptimplotë,  dhe një vlerësim i madh i punës së tij, fjalët që Bajram Curri  i drejtoi atij  kur, në krye të orkestrës frymore, shkoi për ta urue me 1924:  “ Ky peshqesh( asht fjala për një sasi të hollash- T.Z.)  asht për kalamajt dhe për Ju, uratë. Vazhdoni të punoni pa u lodhun për idealin kombëtar e përparimin e vendit”.”
Për 50 vjet është thënë se opera e parë është krijuar në vitin 1958, por e verteta është ndryshe. Madje shumë prej pjesëve muzikore apo këngëve të Martin Gjokës se ndaluar, kanë arrit të futën në repertore pa emrin e tij.
At Martin Gjoka edhe pse vdiq në moshën 50-të vjeçare nga nje atak në zemër, në moshën më prodhimtare për një kompozitor, na ka lënë një pasuri të madhe muzikore në të gjitha gjinitë.
Simfonia “Dy lule mbi vorr të Skandërbegut” është ekzekutuar nga Orkestra e Operas nën drejtimin e Eno Koços në vitin 1986  i cili e vlerëson: “At Martin Gjoka, mund të thuhet me plot zë, është krijuesi i një gjuhe muzikore specifike shqiptare e cila  rrezatoi tek mjaft kompozitorë shkodranë që, të gjithë e dimë, kanë qënë në pararojë të artit muzikor shqiptar” .
Një punë pasionante për nxjerrjen në dritë të veprës së këtij kompozitori të madh ka bërë me librin e vet Robert Prennushi, ku krahas shkrimeve  mbi jetën e veprën e Atë Martin Gjoka OFM janë botuar edhe partiturat “Album për harmonium  për 24 copa” e tjerë pjesë muzikore.
E kemi "takue" të madhin At M. Gjoka, tek filmi "Skënderbeu",  ku kompozitori Çesk Zadeja, shfrytëzon me mjeshtri temën e këngës së Martin Gjokës  e mbështetur kjo në një motiv të vjetër të këngëve malësore.
Motivi i huazuar i filmin “Skënderbeu” nuk është vështirë të dallohet. Është marrë nga kënga "Kenkan mbushun malet me borë" por Martin Gjoka ishte i ndaluar , thjeshtë se qe prift ndaj atëherë u tha se është shfrytëzuar një këngë popullore, vetëm e vetëm që të mos dilte emri i më të madhit muzikant shqiptar, ai që hapi shtigjet e artit muzikor klasik në Shqipëri, ai që mësoi në shkollë e ngjalli pasionin për muzikën tek plejada e muzikantëve të mëvonshëm si Çesk Zadej, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Abdulla Grimci, Pjetër Dungu, Gjon Kapidani e tjerë.
Gjithësesi muzika e filmit “Skënderbeu” është vertetë një mrekulli në të cilën kanë shkrirë talentin e tyre dy artistë të mëdhej mësues e nxenës: At Martin Gjoka e Çesk Zadeja.

6 janar 2014

Ne kete link keni nje vidiomontazh me sinfonin e Ate Martin Gjokes OFM"Dy lule mbi vorr te Skanderbegut" kompozuar ne 1919.


Nuk jemi kombi i Bibles...- nga Kolec Traboini

Christ carrying the Cross - Pieter Bruegel the Elder, 1564/ Pieter Bruegel the Elder (1525 -1569)
NUK JEMI KOMBI I BIBLËS...

Nga KOLEC TRABOINI

Kisha me thënë se vertetë nuk jemi djaj por edhe shënjtorë nuk jemi.
Në karrshillëk të Europës, ma saktë tulipanëve hollandezë, nga disa po shkruhet me mburrje se ne jemi kombi i Biblës dhe turp për Europën që n
uk na afron. Që nuk na do Europa e dimë por duhet të dimë edhe anën tjetër të medaljes, prandaj të mos fryhen shumë disa oratorë gazetash e interneti, se kësisoj po na kujtoni kukurisjet e gjelit të detit në prag të vitit të ri pa e ditur se çfarë e pret.
Të thuash Kombi i Biblës është tjetër, përqafues të parë të Krishtërimit - tjetër gjë gjithashtu. Thjeshtë janë dy gjëra të ndryshme. Nëse ne do të ishim kombi i Biblës atëhere i bie që të jemi ne mohuesit e Krishtit e Krishtërimit që në zanafillë. Gjë të vertetë në këtë sene nuk ka.
Së pari kur jetonte Krishti nuk kishte kombe. Kishte popuj. Ne as si popull nuk jemi populli i Biblës . Populli i Biblës edhe sot e kësaj dite jeton në Judaizmin e vet e jo me Krishtërimin. Ne jemi popull që e kemi përqafuar Krishtërimin ndër të parët, por njëkohsisht e kemi braktisur më shumicë nën pushtuesit osmanë nën dhunë ose në psikologjinë e interesve ekonomike dhe mjerisht, anipse tashme në liri, aty-këtu jemi ende me mendje gjysmë anadollake. Asnjë fjalë mburravece nuk na e lehtëson gjëndjen e nuk besoj se ngjallim zilinë e popujve të tjerë sa i përket prosperitetit. Ne duhet të punojmë e jo të mburremi e justifikohemi, sepse në fund të fundit nuk kemi asnjë alibi për gjëndjen mjerane ku ndodhemi. Kombet që përpiqen të shuajnë urinë e vet me lavdi gazetash tregojnë se janë në gjendje çoroditur e mjerane të Zulullandit konician edhe pas një shekulli që kanë ardhur në mvehtësi, por, nuk kanë ardhur në kthjelltësi të mëndjes së pari, ata që shqiptarët i kanë zgjedhur, për të zezën e vet, si udhëheqtarë. Në vuajtje historike mund të jemi biblik, por nuk jemi kombi i Biblës dhe s'ka pse na ndjek pas si fat i zi hija e rendë e Kalvarit.

7 janar 2014


NEXT --------> DEKORIMI POLITIK I KOL IDROMENOS:
http://traboini1.blogspot.com/2013/12/dekorimi-politik-i-kol-idromenos-nga.html

05 January 2014

Bibliografi- botime e shkrime të Kolec Traboinit



BIBLIOGRAFI 
BOTIME  E SHKRIME TË  KOLEC TRABOINIT

LIBRA POEZI

1-  Mos vdis dashuri - poezi,Tiranë 2002
2-  Nokturn - poezi, Tiranë 2004
3-  Requiem për një gjethe - poezi, Tiranë 2005
4-  Trinia ime - poezi, Tiranë 2006
5-  Koha e prostitutave - lirika & etyde, Tiranë 2007
6-  Itaka Grua - lirika, Tiranë 2008
7-  Lule Pellazgjike - lirika, Tiranë 2012
8-  U dashka të dal natën vonë - poezi, Tiranë 2012
9-  E kam Atdheun tek Porta - poezi Tiranë 2013
10- Dashuri - 200 lirika dashurie të zgjedhura – Tiranë 2013

LIBRA ANTOLOGJI POETIKE

11-  Ballada e largësive - album poetik, Athinë 1995
12-  Kujto Poetin (bashkautor) - antologji poetike, Tiranë 2011
13-  100 Poetë për Dashurinë (bashkautor) - antologji Tiranë 2012

LIBRA NE PROZË

14-  Petalet e bajames së hidhur - tregime, Tiranë 1973 -Fitues i çmimit inkurajues për libër me tregime në konkurs kombëtar 1974
15-  Katërkëndëshi i mundimeve - roman, Tiranë 2000

LIBRA ESÉ & PUBLICISTIKË HISTORIKE

16-  Gjurmë në histori - letërsi dokumentare, Athinë 1995
17-  Rapsodi Ushtore - ironi, Athinë 1995
18-  E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias - esè, Tiranë 2005
19-  Lufta e maleve-Palok Traboini- esé, Tiranë 2006
20-  Bukuri shkodrane - esé, Tiranë 2007
21-  Zhgënjimi i Ambasadorit amerikan - publicistikë, Tiranë 2012
22-  Flamuri në Deçiq- Palok Traboini 1911- përgat. Tiranë 2012

DISA TITUJ NGA KRIJIMTARIA FILMIKE

1-  Asdreni poeti i lulëkuqes e vegjelisë - film dokumentar, fitues i çmimit të parë e Kupës së Festivalit të  I-rë të filmit shqiptar, 1976
2-  Ylli i të trembëdhjetëve - për punëtoret e portit të Durrësit.
3-  Në udhët e vitit 2010 - shoferit Nikollë Çuni dimrit në Vermosh
4-  Kol Idromeno – çmimi i tretë në festivalin e filmit 1987
5-  Hasan Prishtina - çmim në konkursin kombëtar për letërsinë, skenar.
6-  Bashkohësit - çmim në konkurs kombëtar për skenar filmi dokumentar, 1987.
7-  Avni Rustemi - skenari i filmit dokumentar, 1981.
8-  Lumi jetës – skenari i filmit dokumentar 1984
9-  Kështjella e këngëve - fitues i Kupës së Festivalit të 8 të filmit dokumentar 1990 për skenarin.
10-  Pse kështu – film në sens kritik për industrinë e veshjeve në komunizëm, film i cili u bllokua si nxirës i realitetit në vitin 1989.
11-  Dëshmi nga Barleti- skenarist e regjisor i filmit dokumentar i çmuar nga Kinostudio si filmi më i mirë dokumentar i vitit 1990.
12-  Portreti - skenari i filmit vizatimor, 1988
13-  Simfonia e pyllit – vizatimor skenari, 1988
14-  Pushbardhi në spital - skenari i filmit vizatimor, 1989
DISA PREJ QINDRA SHKRIMEVE TË TRABOINIT NË SHQIPËRI DHE DIASPORË

1994  -1995 – Athinë

 

- Emigracioni dhe Diplomacia / Kolec Traboini /“Egnatia”,  1994 Athinë.
- Gjergj Fishta- gjeniu i mohuar"
/ Kolec Traboini /“Egnatia”, shkurt nr. 18 1995,   Athinë.
- 10 pyetje e pergjigje per emigracionin"/Kolec Traboini/
“Egnatia”,  Nr.18, shkurt 1995, Athinë.

- Fitoret dhe Disfatat e 22 marsit, 1992 /Kolec Traboini /“Egnatia”, mars 1995,  Athinë.

 

1996- New York - Tiranë

 

- Aristidh Kola –Intervistë –/Kolec Traboini/ “Illyria” New York, nr.555-556, gusht 1996

- Ambasadori shqiptar kundër New York Times, / / Kolec Traboini/   “Zëri i Popullit”, 15 qershor 1996

-Ambasadori shqiptar kundër "New York Times" :Pëllumb Kulla akuzon gazetaren Jane Perlez, e cila kishte shkruar një artikull pas ngjarjeve të 26 majit në Shqipëri /  Kolec Traboini / Koha jonë. - Nr. 143, 15, 16 qershor, 1996, f. 11

-Ja si fyhen shqiptarët, ja kush i thur lavde Berishës ... :Rreth shkrimit të Peter Lucas "Freedom is talking në "Boston Glob" më 4 korrik 1996 / Kolec Traboini / Zëri i popullit. - Nr. 161, 11 korrik, 1996, f.12
-"Fitorja e 26 majit, nje turp për shqiptarët" / Kolec Traboini/  Zëri i popullit. - Nr. 162, 12 korrik, 1996, f.9
-37 mijë dollar për të mbuluar turpin e Berishës, për të mashtruar opinionin amerikan /Kolec Traboini / Zëri i popullit. - Nr. 174, 26 korrik, 1996, f.12
-Mesazhi i pendimit pritet ftohtë në Uashington :[Vizita e Safet Zhulalit në Uashington] / Kolec Traboini / Zëri i popullit. - Nr. 204, 30 gusht, 1996, f. 12
-SHBA janë të interesuara seriozisht për zhvillimet demokratike në Shqipëri :[Për takimin e ambasadores së -SHBA në Shqipëri, Marisa Lino, me udhëheqësit e Komunitetit Shqiptar në New York] /  Kolec Traboini  /Zëri i popullit. - Nr. 195, 20 gusht, 1996, f. 1, 3
-Akuza për "destruktivët" kalon atlantikun :[Replikë lidhur me një artikull botuar tek gazeta "Illyria"] / Kolec Traboini /Zëri i popullit. - Nr. 183, 6 gusht, 1996, f. 12

1998 - Tiranë - Boston

 

-Të qërohet qelbësira nga trupi i Atdheut! / Kolec Traboini /Gazeta  55- Nr. 214, 14 shtator, 1998, f. 6
-Të rrosh emigrant në Athinë / Kolec Traboini  /Albania. - Nr. 239, 10 tetor, 1999, f.10
-Skandal në Boston :Përsëri Festa e Flamurit Shqiptar me këngë greke  Botuar në Buletinin "Lajmëtari i Bostonit" / Kolec Traboini  Gazeta 55. - Nr. 240 , 3, 4 dhjetor, 1998, f.13

1999 - Tiranë

-Intelektuali i Tavllos [Fatos Nano] / Kolec Traboini/ Gazeta  55- Nr. 44, 25 shkurt, 1999, f. 3
-"Krimi" i emigrantit shqiptar dhe "humanizmi" i policisë raciste greke / Kolec Traboini  /Gazeta  55 - Nr. 132, 8 qershor, 1999, f.11
-Ku je, o Zot?!; Ti je ushtar i pikëlluar / Kolec Traboini/Gazeta 55 - Nr. 147, 26 qershor, 1999, f.8
-Çmimi i gjakut! :Letër kolegëve në gazetari si dhe lexuesve që çuditen se si ka mundësi që gazetarët kalojnë nga një kamp në një tjetër / Kolec Traboini
-Të rrosh emigrant në Athinë / Kolec Traboini/AKS. - Nr. 27, 8 korrik, 1995, f.12
-Kol Shkodrani në kurbet; Rroftë e qoftë shën dollari :[Vargje satirike] / Kolec Traboini  /Gazeta 55 - Nr. 152, 3 korrik, 1999, f. 14 

2000 - New York- Tiranë

 

- Vrasja e dytë e Aristidh Kolës / Kolec Traboini/   “Dielli” New York, vol.91, nr.4, 2000, “Illyria”

- Ushtari i pikëlluar : [Poezi] / Kolec Traboini/ Gazeta 55. - Nr. 46, 26 shkurt, 2000, f. 7
-Tirani : [Cikël poetik] / Kolec Traboini  /Art- kulturë. - Nr. 20, 10 gusht, 2000, f. 6
-Korinthi i nxehtë '93 / Kolec Traboini/Gazeta 55. - Nr. 190, 12 gusht, 2000, f. 13
-Eliza shqiptare e Hollivudit : [Eliza Dushku] / Kolec Traboini / Gazeta  55. - Nr. 216, 12 shtator, 2000, f. 212
- Eliza vajza shqiptare e Hollivudit, / Kolec Traboini/  revista “Klan” dhe gazeta “Bota sot” Zvicër 2000
-Zëmra; Zjarre; Puthja e parë / Kolec Traboini / Gazeta 55. - Nr. 220, 16 shtator, 2000, f. 20
- Ti lumi Kir, ti deti im! ; Zemra : [Poezi] / Kolec Traboini  /  Gazeta 55. - Nr. 237, 7 tetor, 2000, f. 20
- Mos thir e dashur, mos thir : [Poezi] / Kolec Traboini  /  Art - kulturë. - Nr. 25, 17 shtator, 2000, f. 11
- Jeta që nis në një ëndërr : [Tregim] / Kolec Traboini  / Orana. - Nr. 2, , mars - prill, 2000, f. 61

 

 

2001  Boston- Zvicër – Tiranë

 

- Epilogu i një krimi biblik - “Buletini shqiptar i Bostonit” 28.5. 1999 nr.1115, 27.3.2001. 

- Shenjtori shqiptar i Rusisë - “Koha jonë”, nëntor 2001

-Shteti dhe shqiptarët në dhe të huaj / Kolec Traboini  Gazeta  55. - Nr. 54, 27 shkurt, 2001, f. 19
-Vrasja e dytë e Aristidh Kolias : [Shkrimtar] / Kolec Traboini /Gazeta 55. - Nr. 64, 9 mars, 2001, f. 13
-Vrasja e dytë e Aristidh Kolias : [Shkrimtar] / Kolec Traboini/ Gazeta 55. - Nr. 65, 10 mars, 2001, f. 13
-Vrasja e dytë e Aristidh Kolias : [Shkrimtar] / Kolec Traboini/  Albania. - Nr. 56, 9 mars, 2001, f. 10
-Grekët vranë Aristidh Kolën me leukemi : si u shua një yll i madh arvanitas / Kolec Traboini/ Flaka. - Nr. 6764 - 6765, 10-11 - 12 mars, 2001
-Vrasja e dytë e Aristidh Kolias : [Historiani arvanitas - vdekja e tij] / Kolec Traboini Ballkan. - Nr. 43, 7 nëntor, 2001, f. 14

 

2002 - New York- Tiranë

 

- Udhëtimi i mbramë i Nikolla Gaxojanit/ Kolec Traboini/ “Illyria”,New York dhjetor 2002

- Vrasja e dytë e Aristidh Kolias / Kolec Traboini /Çamëria. - Nr. 132, , prill, 2002, f. 10

 

 

2003 - New York –Tiranë

 

- Requiem për një mik, as i gjallë e as i vdekur, - “Illyria”, New York, nr.1267, 19.8. 2003, dhe “Koha jonë”.

-Poetika e kohës së shtangur : Shënime kritike për poezinë e poetit Gjekë Marinaj / Kolec Traboini 
Albania. - Nr. 90, 19 prill, 2003, f. 20.
-Alfons Dovana, poeti i mundimeve që kurrë s'e humbi shpresën / Kolec Traboini / Illyria. V. 13 Nr. 1253, 27-30 qershor, 2003, f. 31
-Një krim që duhet transformuar në dashuri : për vëllimet e dy poeteve që ua vrau zërin diktatura, Mardena Kelmendi dhe  Merita Bajraktari - McCormak / Kolec Traboini / Illyria. - V. 13 Nr. 1269-1270, 26 gusht - 1 shtator, 2003
-Requiem për një mik : [Odhise Grillo] / Kolec Traboini/Gazeta 55. - Nr. 240, 26 shtator, 2003, f. 19.
-Requiem për një mik - as i gjallë e as i vdekur : [Odhise Grillo] / Kolec Traboini/Letra  XXI. - Nr. 7, 1 shtator, 2003, f. 11

 

2004 – Tirane

 

- Pse nuk del populli në fotografi / Kolec Traboini/    “Koha jonë”,  18 prill 2004
-Maksim Greku, shqiptari nga Arta : [shenjtori Maksim Greku ose Mihal Trivoli - Artioti] / Kolec Traboini/ 
Koha jonë. - Nr. 120, 3 maj, 2004, f. 21
-" Më fal Bilal Xhaferri!" / Kolec Traboini/   Koha jonë. - Nr. 148, 31 maj, 2004, f. 10
-Kryeplaku sojsëz i fshatit Sojmirë : [alegori] / Kolec Traboini/  Koha jonë. - Nr. 139, 22 maj, 2004, f. 12.
-Apologjia e Met Tuxharit / Kolec Traboini/ Koha jonë. - Nr. 177, 29 qershor, 2004, f. 12
-Ideali i kryqëzuar i një njeriu të jashtëzakonshëm : [Abaz Ermenji] / Kolec Traboini / Koha jonë. - Nr. 186, 9 korrik, 2004, f. 12 - 13.
-Marlon Brando / Kolec Traboini/   Koha jonë. - Nr. 181, 2 korrik, 2004, f. 10
-Ndjehem  vërtet si një eremit i përhumbur në mes të një autostrade / Aristidh P. Kollia; Kolec Traboini/ 
Gazeta 55. - Nr. 188, 19 korrik, 2004, f. 11 - 14.
-Ringjallje funebre e retorikës antifanoliane : në përgjigje të botimit të kujtimeve të Piter Minnarit për dy figurat e njohura kombëtare, Fan Noli dhe Faik Konica / Kolec Traboini/ Koha jonë. - Nr. 278, 12 tetor, 2004, f. 16.
-Të rrosh emigrant në Athinë : poezi / Kolec Traboini/   Albania. - Nr. 255, 31 tetor, 2004, f. 13.
-Jonida Beqo në udhën e artit dramatik në SHBA / Kolec Traboini /  Koha jonë. - Nr. 312, 16 nëntor, 2004, f. 19.
-  Disidenca pa disidencë- Katovicizmi i letërsisë shqiptare / Kolec Traboini/revista “ARS”, nr.9(31) 3. 10. 2004

 

2005 – Tiranë

 

-Vrasja e zërit të Alida Hiskut /Kolec Traboini/  -Gazeta 55. - Nr. 110, 27 prill, 2005, f. 19.
-17 trëndafilat... : [cikël poetik] / Kolec Traboin i/  Drita. - 9 tetor, 2005, f. 12 – 13

 

 

2006 – Tirane- Athine

 

-Zëra mjeranë të kukuvajkave : [probleme të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve] / Kolec Traboini 
/Drita. - 5 shkurt, 2006, f. 3.
-Nobel për së vdekuri.. / Kolec Traboini /  Pegasi. - Nr. 2,  vjeshtë, 2006, f. 21-25

2007 -Tirane

-Portret i nobelistit Albert Camus / Kolec Traboini/ Koha jonë. - Nr. 373, 17 shkurt, 2007, f. 15.
-E bukur në Shën Valentin : cikël poetik / Kolec Traboini / Ndryshe. - Nr. 239, 27 shkurt, 2007, f. 18.
-Për Frederik Rreshpjen, nobel për së vdekuri : më 17 shkurt Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve përkujtoi me nderim poetin në 1 vjetorin e vdekjes / Kolec Traboini /  Tema. - Nr. 2006, 19 shkurt, 2007, f. 20 - 21
-Urat e Aristidh Kolias  / Kolec Traboini /  Ndryshe. - Nr. 305, 16 maj, 2007, f. 10 - 11  
-... Rrekem të mendoj! : [poezi] / Kolec Traboini /Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 33, 11 nëntor, 2007, f. 14.
-E vërteta përvëluese e Aristidh Kolës  / Kolec Traboini / Republika. - Nr. 257, 7 nëntor, 2007, f. 18 - 19.
-Magjia poetike e Primo Shllakut / Kolec Traboini /Republika. - Nr. 286, 11 dhjetor, 2007, f. 16.
-Fëmija tek poeti; tri vjeshta; miken nuk ma zënka gjumi; dy shpirtna në paqe : [poezi] / Kolec Traboini
/Ndryshe ("Drita Ndryshe", suplement). - Nr. 8, 16 dhjetor, 2007, f. 21.

-  Për Vathin e filmat/ Kolec Traboini/    “Ndryshe” , 2007

-Jemi popull atomik/ Kolec Traboini/    “Ndryshe”, 29 nëntor 2007

-Mediaboom / Kolec Traboini/    “Ndryshe”  4 dhjetor 207

 

2008 - Tirane

 

-Dorëshkrimi sekret i patriotit Palok Traboini dhe lidhja me "Motrën Tonë" : [libri "Gjurmë në histori" kushtuar Palok Traboinit dhe me pjesë nga shkrimet e tij botuar në shtypin shqiptar në vitet e luftës për pavarësi] / Kolec Traboini / “Ballkan”. - Nr. 50, 23 shkurt, 2008, f. 14 - 15.
-Tre librat, reliket e familjes patriotike të Traboinëve : [libri "Gjurmë në histori" kushtuar Palok Traboinit] / Kolec Traboini/  “Ballkan. - Nr. 51, 24 shkurt, 2008, f. 14 - 15.
- Palok Traboini : mësues e luftëtar i Pavarësisë (1888 - 1951) / Kolec Traboini /Ndryshe. - Nr. 528, 7 shkurt, 2008, f. 21.
- Koha e prostitutave : ese / Kolec Traboini/ Ndryshe ("Drita ndryshe, suplement). - Nr. 537, 17 shkurt, 2008, f. 11
- Edhe poetët ikin... kujtimit të Piro Kuqit / Kolec Traboini / Ndryshe ("Drita Ndryshe", suplement). - Nr. 17, 2 mars, 2008, f. 11. - Tri vjeshta : [cikël me poezi] / Kolec Traboini  /Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 561, 16 mars, 2008, f. 21.
- Nobel për të vdekurit : Frederik Rreshpja, "Në vetmi" një gjeni i lirikës shqiptare / Kolec Traboini/ Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 558, 23 mars, 2008, f. 18
- Floku i kuqërremtë : [cikël me poezi] / Kolec Traboini /Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 584, 13 prill, 2008, f. 18.
- Gjinj Çamërie : [cikël me poezi] / Kolec Traboini  /Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 26, 4 maj, 2008, f. 14
- Për Vathin dhe filmat... : Vath Koreshi, zemra që kish aq shumë mirësi e dashuri për njerëzit / Kolec Traboini
/Ndryshe. - Nr. 589, 19 prill, 2008, f. 13.
-Ndoc Gjetja, poeti me "fytyrë" Krishti / Kolec Traboini /Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 651, 29 qershor, 2008, f. 18.
- Luljeta Lleshanaku, një nga poetet më impresionante në poezinë shqipe / Kolec Traboini / Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 33, 22 qershor, 2008, f. 14.
- E thjeshtë dhe e bukur si zambak Prizreni, e mistershme si fantazia persiane : [poezitë e Radije Hoxhës] / Kolec Traboini /Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 658, 6 korrik, 2008, f. 10
- Prometeu i arvanitasve të Greqisë : Aristidh Kolia / Kolec Traboini /Ndryshe. - Nr. 690, 13 gusht, 2008, f. 18 - 19.
- " Më fal, Bilal Xhaferi !" : spiunimi publik i Bilal Xhaferrit dhe histeria e varrim -çvarrimit të dosjeve / Kolec Traboini /Ndryshe. - Nr. 681, 2 gusht, 2008, f. 20 - 21.
- Shënjtori shqiptar i Rusisë : [Maksim Artioti i njohur në Shqipëri edhe si Mihal Trivoli] / Kolec Traboini/
Ndryshe. - Nr. 688, 10 gusht, 2008, f. 12
-Ja si mbijeton krijimtaria jonë në një dhe të huaj : krijueset shqiptare në emigrim / Kolec Traboini / Panorama. - Nr. 2127, 31 gusht, 2008, f. 27.
-Poetja e dashuruar me ketrin : [Lindita Agolli] / Kolec Traboini  /Ndryshe. - Nr. 716, 12 shtator, 2008, f. 12.
-Tulipanë dhe gjak : ese / Kolec Traboini / Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 718, 14 shtator, 2008, f. 12.
-Shpirti që pikon vesë... : [poeti Luigj Çekaj] / Kolec Traboini / Ndryshe. - Nr. 732, 1 tetor, 2008, f. 20.
-Tre shkaqe për të shkuar në "Kërthizë të Shqipërisë" : me At Nikolla Markun në Kishën e Kalasë në Elbasan / Kolec Traboini  /Ndryshe. - Nr. 746, 17 tetor, 2008, f. 12 - 13
-Dy motra si në legjenda : Nore Kolja dhe Katerina e Luc Nishit / Kolec Traboini / Ndryshe. - Nr. 755, 28 tetor, 2008, f. 14 - 15.
-Amaneti i Hoxhë Muglicës : rroftë Shqipëria ! / Kolec Traboini /Republika. - Nr. 286, 5 dhjetor, 2008, f. 17

-Makthi i ekstremeve/ Kolec Traboini/ “Ndryshe” , 11.3. 2008

 

2009 - Tirane

-" Unë jam Barak Obama!" : fejton për mendjeçalët e atdheut tim : [prozë satirike] / Kolec Traboini   Ndryshe. - Nr. 817, 15 janar, 2009, f. 20.
-Çamja e bukur : poezi / Kolec Traboini /  Obelisk. - Nr. 7 (39),  shkurt, 2009, f. 18.
-Nobel për së vdekuri... : [Frederik Rreshpja] / Kolec Traboini /  Plus art. - Nr. 2, 22 mars, 2009, f. 12
-Gjuha e zemrës : Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit virtytin që i kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi / Kolec Traboini  Ndryshe. - Nr. 873, 21 mars, 2009, f. 24
- Requiem për një gjethe : [cikël me poezi] / Kolec Traboini /  Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 71, 29 mars, 2009, f. 14
-Billi : tregim / Zona Gale; /Kolec Traboini /  Plus art. - Nr. 3, 29 mars, 2009, f. 11.
-[ Cikël me poezi] / Jorgos Seferis; /Kolec Traboini /  Plus art. - Nr. 3, 29 mars, 2009, f. 10.
-Ka zot; Trifili i detit : poezi / Odysseas Elytis; /Kolec Traboini /  Plus art. - Nr. 3, 29 mars, 2009, f. 10.
-Drita Çomo, poetja në botën të gjallëve si "Doruntina e legjendës" / Kolec Traboini / Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 898, 19 prill, 2009, f. 15
-Fosforoshenca : rrëfim lirik 1973 / Kolec Traboini  Obelisk. - Nr. 54, 6 qershor, 2009, f. 12 - 13, 19.
- Më lodhe Atdhe : [poezi] / Kolec Traboini/  Ndryshe. - Nr. 961, 28 qershor, 2009, f. 19.
-Migjeni, në kalvar, si Jezu Krishti : [replikë ndaj shkrimit të Zef Simonit: "Përkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion"] / Kolec Traboini/ Republika. - Nr. 170, 22 korrik, 2009, f. 16.
-Marrëzi të pëlqyeshme : [ese] / Kolec Traboini / Albania ("Albania e vogël", suplement). - Nr. 169, 19 korrik, 2009, f. 20.
-Të vdekurit nuk çohen për dekorata : poeti Frederik Rreshpja / Kolec Traboini/Albania ("Albania e vogël", suplement). - Nr. 29, 2 gusht, 2009, f. 14.
-Filip Shiroka, zani i nalt i poezisë lirike / Kolec Traboini /Koha jonë ("Koha Letërsi & Art", suplement). - Nr. 213, 10 gusht, 2009, f. 20.
-Shkruajmë shumë, por mësojmë pak... : [problemet e letërsisë shqiptare] / Kolec Traboini  Albania ("Albania e vogël", suplement). - Nr. 35, 13 shtator, 2009, f. 15.

 

2010 - Tiranë
-Ndoc Gjetja, poeti me fytyrë Krishti : ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare, një ndër poetët që u bë i njohur në vitet '70 - '80 / Kolec Traboini/Gazeta shqiptare. - Nr. 4950, 8 qershor, 2010, f. 26 - 27.
-Poeti me fytyrë Krishti : ese për Ndoc Gjetjen / Kolec Traboini/Metropol. - Nr. 2077, 8 qershor, 2010, f. 23
.-Përse duhen ruajtur urat e vendosura nga Aristidh Kolia / Kolec Traboini/Republika. - Nr. 252, 3 nëntor, 2010, f. 17. 
-Njeriu që di gjithçka për çështjen shqiptare : [Aristidh Kolia] / Kolec Traboini/ Republika. - Nr. 296, 28 dhjetor, 2010, f. 15.

-Zhak Prevert- poeti rebel, / Kolec Traboini/ “Obelisk”  nr.117,  f.2,  2010

-Rrënjët tona janë në Arbëri / Kolec Traboini/ “Obelisk” nr.118, 2010

-Poeteka e kuintave - editorial / Kolec Traboini/ “Obelisk” nr.120, r.2-3, 2010

 

2011 – Tiranë

 

- Disidenti i heshtur Zef Zorba/ Kolec Traboini/   “Obelisk” nr.123 2011

- Mark Twain / Kolec Traboini/   – “Obelisk” nr.125, f.11, 2011

- Magjia poetike e Primo Shllakut / Kolec Traboini/    “Obelisk”, nr.128, f.14-15, 2011

- Poezi  / Kolec Traboini/    “Obelisk” nr. 129, f.16-17, 2011

- Zbulimi i Fotografisë së Faik Konicës / Kolec Traboini/  “Obelisk”, nr.132, 2011

 

 

2012- Tiranë- Romë- Bruksel

 

- Nolin e penguan bajonetat e Serbisë - Dossier/ Kolec Traboini/   Tirana Observer” Nr.838 f.15 me 22 janar 2012.

- Për të mos mbetur çeshtja çame në udhëkryq / Kolec Traboini/  “ Tirana Observer”- Na duhen gomonet / Kolec Traboini/  “ Tirana Observer” 20 qershor 2012
 - Shqipëri- një tragjedi përtej aksidentit / Kolec Traboini/  “ Tirana Observer” nr.944, 25 maj 2012
- Një qytetrim i harruar / Kolec Traboini/  “ Tirana Observer”27 prill 2012 
- Tromaksja politike / Kolec Traboini/  “Tirana Observer” 
- Veçse nuk na quajne Zoo, / Kolec Traboini/   “Tirana Observer”
- Histori me histeri nuk shkruhet / Kolec Traboini/  “Tirana Observer” Nr.873, 3 mars 2012, f.1&8 
- Kaosi politik shqiptar / Kolec Traboini/  “ Tirana Observer” 10 mars  2012
 - Kush e pse e denigrojne Ded Gjo Lulin? / Kolec Traboini/  “ Tirana Observer” nr. 868, 21.12 2012
 - Mjeshtri i madh i turpit/ Kolec Traboini/   Standart, 3. 4. 2012
 - Kosova një popull tjetër / Kolec Traboini/   Gazeta "Rrënjet- Le Redici" Romë, nr. 5, tetor 2012, f. 16,

- Gjuha e zemrës" kushtuar Nënë Terezës / Kolec Traboini/   Revista "Kuq e zi", Bruksel n.68, f.18, 2012

- Vetvrasja e nunit tim Prenk Uci / Kolec Traboini/   “Nacional”,  3 mars 2012

- Poeti Henri Cole - përkthime / Kolec Traboini/  “Obelisk”, nr.148. f.6, 2012

- Komuniteti shqiptar i Amerikës / Kolec Traboini/  Rrënjët, Le Radici, bot.10, nr. 3, f. 6,  Romë, Itali korrik 2012
2013 - Tirane

- Dekorimi politik i Kol Idromenos -/Kolec Traboini/   Gazeta “Sot “ dhjetor 2013
-Televizioni shtetror- paguan publiku manipulon politika- /Kolec Traboini/  Gazeta “Sot” , 22 nëntor 2013 f.15
-  Revanshi perandorak në Ballkan /Kolec Traboini/  Gazeta “Sot” , 29 tetor 2013
-  Ku shkon Nobeli /Kolec Traboini/  Gazeta “Sot” , 12 tetor 2013
- Pse “Vatra” e uzurpuar nga berishistët nuk shtroi drekë  për Kryeministrin /Kolec Traboini/  “Gazeta “Sot”,  1 tetor 2013
- Naimi përballë Shën Marisë së Onufrit-/ Kolec Traboini/ Gazeta “Sot”,  20 shtator 2013
- Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës – / Kolec Traboini/ Gazeta “Sot”,  13 shtator 2013
-  Politika në animal farm*-  / Kolec Traboini/ Gazeta “Sot” , 10 shtator 2013
-  Nuk guxojmë të harrojmë  -  / Kolec Traboini/ Gazeta “Sot” , 6 shtator 2013
-  Humbës pa dinjitet -/ Kolec Traboini/  Gazeta “Sot” ,  31 gusht 2013
- Histeria antiamerikane e berishizmit -/ Kolec Traboini/   Gazeta “Sot”,  27 gusht 2013
-  Një seli për të fshehur krimet -  / Kolec Traboini/ Gazeta “Sot”,  24  gusht 2013
-  Protektorat grek mbi ortodoksinë?! / Kolec Traboini/  -  Gazeta “Sot”,  23 gusht 2013
-  Politika e murtajës - / Kolec Traboini/ Gazeta “Sot”,  18  gusht 2013
-  Demokracia në panik - / Kolec Traboini/ “Gazeta “Sot”,  2 korrik 2013
-  Del nga dera e hyn nga dritarja, pasi e kemi qarë... / Kolec Traboini/ - Gazeta “Sot”,  1 korrik 2013
-  Kur gjithçka bëhet në emër të partisë / Kolec Traboini/ - "Shekulli" 23 qershor 2013, f.6,  # 3999
-  Më dërgoi mesazh Kryeministri / Kolec Traboini/ Gazeta “Sot,” 23 qershor 2013
-  Pa drejtësi nuk ka fitore / Kolec Traboini/  Gazeta “Sot,” 25 qershor 2013
-  Pleqtë e "Vatrës" shohin ëndrra me Mukje / Kolec Traboini/  Gazeta “Sot”,  24 qershor 2013
-  Krijuesit e artistët, pjesë e shoqërisë së molepsur nga frika / Kolec Traboini/ - Gazeta “Sot”,  20 qershor 2013 f.17
-  Apatia e padurueshme e molepsjes nga frika / Kolec Traboini/  Gazeta "Dita" nr. 227, f. 6, 19 qershor 2013
-  Paralele elektorale Tiranë Karakas / Kolec Traboini/   "Tirana Observer" # 2433, f. 9, 10 maj 2013.
-  Qëmtime në jetën e poetit Zef Zorba / Kolec Traboini/  "Nacional",  # 185, f. 16-17, 10 shkurt 2013

 

 

JEHONE
mbi krijimtarinë e K. Traboinit

 Arvanon”,Ana tjetër e medaljes së emigracionit shqiptar”/ Aristidh P.Kolia/ Nr.1 f.30,  Janar-Mars 1998, Athinë (1944-2000)
Prof. Peter PriftiMbi librin Katërkëndeshi i mundimeveSan Diego, Kalifornia, USA, 7 shkurt 2001
 Radiotelevizioni revistë, “Poezite e emigranteve”/ Kosta Valeta, shkrimtar grek /faqe 78, Athinë 1995.
“Fjala”- Kolec Traboini – Poetika e fëmijerisë sime flet gjithmonë për Shkodrën/ Intervistuar nga Teuta Taramani / Nr.12, janar 2014,f.5,6,7,  Viti II i botimit, Shkodër.
 Tirana Observer” – Intervistë me Kolec Traboinin.” Rajmonda Moisiu,18 prill 2013 , f. 16-17
“Shekulli” krijuesit dhe artistët….promotorë të përparimit” 23 qershor 2013, f.6,  # 3999
Koha Jonë” nr. 328(6185) 27.11.2011, fq.17, “Traboini: Jehona e artit është të lësh gjurmë tek tjetri” Intervistë me Izaura Ndoj .
Telegraf” nr. 282(1832) 22.11.2011, fq.18, “Portreti artistik i kineastit Kolec Traboini
“Shqiptarja.com”, 22. 11. 2011, “Dëshmia e një kineasti për dik­taturën dhe postdiktaturën”
Gazeta 55” nr.328(4758) 27. 11. 2011, fq. 21-22, “Poezia në pranga
Shqip” nr.293(2025) 27.10.2011, fq.29, “Një libër për fatin tragjik të 40 poetëve
Shekulli”, 23 nëntor 2011, fq.19, “Dy dokumentarë nga Traboini
Shqip” nr. 320(2052), 23.11. 2011, fq.29, “K. Traboini në Arkivin e Filmit
Metropol” nr.2521 23 nëntor 2011 fq.22, “Kolec Traboini, por­treti artistik në Arkiv
Standart”, 23.11.2011, “Traboini në fokusin e Arkivit
Mapo”, 27.11.2011, “Një takim ekspoze nga krijimtaria e Kolec Traboinit
Dielli”, Nju Jork, 27.11.2011, “Kolec Traboini në Arkivin e Filmit
Kult”, nr.416, fq.42-43, 23.11.2011, “Kineasti, Gazetari dhe Poeti Kolec Traboini
Mapo”, 17. 03. 2011, “Dokumentari i i censuruar i Mapo-ve të ko­munizmit
Panorama”, 26.10.2011, “Një libër me poezi, kujtesë për 40 poetë
Koha Ditore”, Prishtinë, 27.10.2011, “Një libër për fatin tragjik të 40 poetëve
Kult”, nr.413, fq.41, 2.11.2011, “Liria fillon nga kujtesa
“Fjala e lirë”, 5 maj 2012, “Mesazhe që presin” nga Astrit Lulushi
“Koha javore”, Podgoricë, nr. 531, 30.8.2012, f. 12-13 , “Pa qime në gjuhë” nga Anton Gojçaj
“Kult”, Nr. 425, 8 shkurt 2012, fq. 34 “100 poetë për dashurinë” në Shën Valentin” Dorina Talo.
Tirana Observer”, nr.1023, 9.9. 2012, f.16, Mbi librin “Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan”, nga Riza Lahi.
Gazeta  “Nacional  nr. 222, f.2, 27  tetor 2013
Gazeta “Illyria -"Flamuri në Deçiq" – redaksional, # 2199, 13-15 nëntor 2012 New York.
Tirana Observer” - Mbi librin “Zhgënjimi i ambasadorit Amerikan, nr. 1023(2223) f.16, 9 shtator 2012.
“Art&Wine” - Nr.1, 2012, f. 46, paraqitje dhe cikël poetik nga vëllimet poetike të K.Traboinit: "Lule Pellazgjike" dhe "U dashka të dal natën vonë".
Ndryshe”- 21 nentor 2007 “Traboini:njeriu i vlerave intelektuale e artistike”, Dalip Greca
“Zëri i Popullit” – “Për emigrantët shqiptarë në Greqi”, Spartak Braho, 1994.
RD”- mbi librin “Balada e largësive” Floriana Paskali 1995
“Illyria” “Për shqiptarët e Amerikës”/ Agim Shehu/ ....”Gazeta "Illyria" # 1475, 6-8 shtator 2005, Nju Jork
“ Mbi poetët e diasporës Traboini,Marinaj,Terziu” libër studim nga Mimoza Rexhvelaj SHB “Fiorentia” 2013 Shkodër
 "Dielli" Poezi e frymëzuar nga sfidat e kohës” /Anton Çefa/ vol.95 Nr.3 2004 dhe "Illyria " Nr.1396 19-22 Nëntor 2004.
Tribuna“Kur ikin miqtë....”/Dilaver Baxhaku / 5 Dhjetor 2008,  Athinë
Illyria” “Mbi librin Mos vdis dashuri”/ Dalip Greca/ nr.1184 Tetor 2002, New York