🟥 JEMI POPULL ATOMIK
Bali Kreshnikut i qe mbushur mendja top që të
bënte një central bërthamor në Shkodër. Si e pritën shkodranët vallë? Lexoni këtë
satirë që ti japim të kuptojë se tirandat e tij bërthamore nuk ja kemi harruar. Po as bëmat e
qeverisë së Bali Kreshniku jo e jo.
Nga KOLEC TRABOINI
Cila ishte platforma e qeverisjes se Bali Kreshnikut? Ky popull duhet të ngopet me atë që i afrojnë, i afrojnë
drita, të brohorasë, i afrojnë errësirë të mos flasë, e lënë papunë, të qepë
gojën, i afrojnë një lugë të zbrazur, ta lëpijë e të ngopet, i afrojnë, atom të
lumturohet. Në mos, të marrë nga sytë këmbët se një popull edhe mund të
gjendet, por një qeveri për të qenë si kjo atomikja jonë, kurrë e kurrës! Duan
nuk duan ne atomikun do ta ndërtojmë!
Flet populli kafeneve për keq-qeverisje
por kush e dëgjon. Kujt i plasi për populli?!…Kjo qeveri ka pas e do të këtë
kreshnikë sa kohë të jetë Bali-kreshniku, që pastë ymër të gjatë e i dhënçim
kusurin e ditëve tona, për të mirën e këtij populli haram i cili, nuk e meriton
këtë qeveri kaq të mirë. Po shyqyr që krye-kreshniku dhe kreshnikët e
qeverisjes janë durimshumë, se ndryshe, këtë gjysmën-popull që ka mbetur, do ta
kishte kuturisur diku nëpër sinorët e botës për të sjellë këtu një popull
tjetër, më të urtë, që rri e nuk flet, që nuk fantazon, që nuk kërkon ekstreme
të tilla si ujë, drita, punë, drejtësi e Ligj pa Maliq.
Por pavarësisht entuziazmit retorik të
politikës e qeverisjes për sukseset atomike, fort keq e përshkroi situatën një
shkodran. I ulun galuc( si skulptura e Rodenit) aty ku dikur kanë qenë në këmbe
5 heronjtë e Vigut, i binte me grushta kresë e thërriste;
"Kuku, moj nanë, c' na ka gjetë ne s'ka gjet kurrkënd!"
"Kuku, moj nanë, c' na ka gjetë ne s'ka gjet kurrkënd!"
Ju afruan shkodranë të tjerë sehirxhinjtë
e të papunë e i thanë:
"Po çfarë të ka gjet, mor njeri? Na thuaj!"
"Po çfarë të ka gjet, mor njeri? Na thuaj!"
"Pse ala nuk e keni marrë vesh, a
? Po ju a shihni televizor? A e patë demonstratën me 26 prill? Duan me na tredh
të tanëve."
Sehirxhinjtë zunë me qeshë por ai
serioz u tha:
"Kur të mos ju punojë ma zemreku(e tregoi me gisht në mes të shalëve të tyre), do të më kujtoni. Pse a nuk e dini ju se atomiku që duan me ngrit në Shkodër na bën të tanëve eunukë? Mos me kenë të zot as për gratë tona..."
"Kur të mos ju punojë ma zemreku(e tregoi me gisht në mes të shalëve të tyre), do të më kujtoni. Pse a nuk e dini ju se atomiku që duan me ngrit në Shkodër na bën të tanëve eunukë? Mos me kenë të zot as për gratë tona..."
Ndërsa shokët e vet qeshnin, ai
vazhdonte avazin duke thirrë:
"Kuku moj nane ç'ka na ka gjete! Duam me na tredh të tanëve! Duan me na lanë pa kartë identiteti si mashkuj!"...
"Kuku moj nane ç'ka na ka gjete! Duam me na tredh të tanëve! Duan me na lanë pa kartë identiteti si mashkuj!"...
Vërtetë pse politika kërkon të tredhë
popullin e vet, nisën të mendojnë shkodranët tek shihnin shokun e vet që i
binte me grushta kres me do thirrje ogurzeza.... Mos kanë ndonjë plan që ta
popullojnë Shqipërinë me kinezë që janë një popull i urtë e ngopet me një tas
pilaf e dy shkopinj, pa pasur nevojë për salltanete lugësh.
Ky populli ynë duhet të kënaqet me atë
që i afrojnë. I afrojnë drita, të brohorasë, i afrojnë errësirë të mos flasë, e
lënë papunë, të qepë gojën, i afrojnë një luge të zbrazur, ta lëpijë e të
ngopet, i afrojnë atom të lumturohet. Në mos, të marrë nga sytë këmbët se një
popull edhe mund të gjendet por një qeveri për të qenë si kjo atomikja jonë,
kurrë e kurrës.
I ngrenë i pangrënë, me dritë a pa
dritë, me ujë a pa ujë, me punë a pa punë, shko e fli o popull se qeveria t'i
gjeneron edhe ëndrrat, e gjasat janë të shohësh edhe ëndrra atomike. Cili
popull tjetër në botë ka lumturinë të shohë ëndrra atomike veç nesh? Meqë ra
fjala për ëndrra, po tregojmë një histori për ta mbyllur këtë mesele me
politike e qeveri. Na shkon një tjetër qyqar-qytetar shkodran në ambulancën e
spitalit neurologjik.
“Çfarë ke që je i tronditur?”-e pyeti
doktori shkodranin. Ky pa e zgjatur ja ktheu:
“Kam parë një ëndërr të keqe”.
“Me se po merreshe para se të zinte
gjumi?”.
“Po shihja e dëgjoja fjalimin e krye-qeveritarit
për atë punën e atomikut që do të ngrihet në Shkodër. Isha në një kafene e
pranë meje qenë ca djem të ndërsyer nga Vlora.
Njëri nga ata u tha shokëve të vet
“Çfarë mendojnë këta të qeverisë?! Po
ne në 97-tën me ca pushkë të qelbura kineze bëmë namin, e jo më po të na bjerë
në dorë atomikja. Nanë e zezë, do ta tundim Ballkanin. Ujin e zi do t’ia
nxjerrim Evropës!”.
“E, çfarë pe në ëndërr?”- vazhdoi
pyetjet i përqendruar doktori.
“Sikur po fluturoja lakuriq mbi ca
shtëllunga lesh, mbi Bangladesh.”- u përgjigj pacienti.
Doktori erdhi vërdallë, bëri kinse
hapte një dosje, hoqi syzet e tha:
“S’kam çfarë të bëj, o njeri. Sa të
kemi kësisoj leshkosh në politike e qeverisje, e kësisoj budallenjsh nëpër
rrugë, ëndrra me lesh e Bangladesh do të shohësh.”.
“Nuk kam fare shpresë për shpëtim,
doktor?”- pyeti krahëprerë pacienti shkodran.
“Mos fli gjumë që mos shohësh ëndrra”-
tha prerë doktori e nisi nëpër dhëmbë të këndojë një këngë të improvizuar aty
për aty:
“ Zgjohu popull e mos fli
Dil në rrugë e thërrit
Me kësi leshkosh në qeveri
Jemi popull atomik!….“.
Pacienti u hutua nga ky shpërthim i
doktorit e tha me vete:
“Iku, e pat dhe ky si ai tjetri i atomikut! O
zot, po pse të gjithë doktorët janë të falisun.
Kush do të na shpëtojë ne të mjerëve
prej ëndrrash me lesh e Bangladesh?!”.
2009
WORLD POETICA CHANNEL |