SHKOLLA E PARĂ‹ SHQIPE E PRIZRENIT E
VETME KUNDĂ‹R Ă‹ SERBĂ‹VE DHE TURQĂ‹VE
Nga Prof. GAZMEND
SHPUZA
Përpjekjet për hapjen
e shkollave shqipe dhe krijimin e shkollave kombëtare në trevat e Kosovës janë
të kahershme, pa dyshim, të njëkohshëm me orvatjet që bëheshin në këtë drejtim
në krahinat e tjera të vendit. Nuk është i rastit fakti që qyteti historik i
Prizrenit, qendra e Lidhjes Shqiptare, bëhet qendër e këtij veprimi arsimdashës
dhe thellësisht atdhetar.Mësimi i gjuhës shqipe, në vend të italishtes, në
shkollën e Prizrenit, të hapur nga Austro-Hungaria (pranë kishës katolike të
këtij qyteti) ka filluar shumë herët nën drejtimin e klerikut atdhetar Ndue
Bytyçi. Ky proces u shtri dhe në Gjakovë, Pejë dhe Janjevë. Kjo veprimtari
arsimore ishte kryesisht vepër e klerikëve atdhetarë.
Logorecët në drejtim
të shkollës
Më 1889 me përpjekjet
e ipeshkvit Ndre Logoreci, drejtimi i shkollës u la në duart e nipit të tij,
Mati Logoreci. Ky ishte një hap i madh përpara në rrugën e laicizimit dhe
shqiptarizimit të mëtejshëm të kësaj shkolle. Ky ishte një sukses me rëndësi të
madhe i shqiptarëve jo vetëm në fushën e arsimit. Ai qe rezultat i përpjekjeve
që ushtronte popullsia atdhetare dhe arsimdashëse e Kosovës, rezultat i luftës
këmbëngulëse për një shkollë kombëtare dhe laike. Këto aspirata dhe përpjekje
patën parasysh si Vjena ashtu dhe Vatikani, të cilët me qëndrimin e tyre
realist lejuan mësimin e gjuhës shqipe në disa prej shkollave të hapura dhe të
administruara prej tyre në Shqipëri. Themi disa sepse numri i shkollave
katolike ku jepej gjuha shqipe ishte disa herë më i vogël në krahasim me numrin
e institucioneve katolike që vepronin në Shqipëri nën mbrojtjen e Perandorisë
Habsburge. Ky numër arrinte në 220 institucione të këtij lloji. Përballë këtyre
fakteve del dhe më në pah dukshëm roli që kanë luajtur klerikët atdhetarë si
Ndue Bytyçi, Ndre Logoreci, peshkopi Pashko Trokshi, e të tjerë në këtë
drejtim. Parë me këtë sy, duhet thënë, se hapat përpara që bënte mësimi i
gjuhës shqipe në shkollat katolike ishte, në radhë të parë vepër e atdhetarëve
shqiptarë, klerikë, arsimtarë dhe e besimtarëve, të cilët ditën të shfrytëzonin
konjukturat e favorshme në fushën arsimore.
Me drejtimin që po
merrte shkolla e Prizrenit përtërihej dhe përvijohej më tej një traditë e
hershme e mësimit të shqipes në këto treva që lidhej me emrin e atdhetarëve si
Pjetër Budi e të tjerë, traditë e cila u ruajt e gjallë. Nga ana tjetër, këto
hapa në fushën e arsimit kombëtar ecnin krahas zhvillimit dhe thellimit të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Në këto kushte
shkolla e Prizrenit përparonte, numri i nxënësve rritej. Me gjithë propagandat
e huaja përçarëse, shkolla, duke u ngritur mbi ndarjet fetare, filloi të ndiqej
dhe nga nxënës myslimanë. Shkrimin dhe këndimin e gjuhës amtare filluan ta
mësonin dhe prindërit e nxënësve. Një mësues i vetëm nuk mund ta përballonte
gjithë ngarkesën dhe përkrah Mati Logorecit, në frontin e arsimit kombëtar u
rreshtua dhe një mësues tjetër, Lazër Lumezi. Puna arsimore kryhej në kushte
shumë të vështira. Abetaret dhe tekstet e tjera kopjoheshin me dorë me një
durim dhe kujdes tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe me njĂ« shkrim pĂ«r t’u pasur zili. Kjo
gjendje vijoi deri në fillim të shekullit, kur shkolla u pajis me një poligraf
dhe sidomos pas ardhjes së teksteve të hartuar nga Ndre Mjeda, të botuar nga
ShoqĂ«ria “Dija” e VjenĂ«s.
Puna e mësuesve në
shkollë mbikëqyrej rreptësisht nga autoritetet osmane. Xhandarmëria lokale bëri
objekt ndjekjesh disa shënime të nxënësve, në të cilat bëhej fjalë për luftërat
e popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë. Ishte viti
1897, kur në Kosovë po ngrihej lëvizja për rikrijimin e Lidhjes Shqiptare. Për
t’u shĂ«nuar Ă«shtĂ« fakti se u arrestuan jo vetĂ«m mĂ«suesi katolik i shkollĂ«s Mati
Logoreci por dhe mjeku mysliman i bashkisë, Haki efendiu. Ky fakt flet qartë
për mbështetjen mbarë popullore të lëvizjes edhe jashtë shkollës, që ndodhej
nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë, sikurse shumica e institucioneve fetare e
arsimore katolike. Situata e krijuar u kapërcye, siç na dëshmon studiuesi më i
parë i historikut të kësaj shkolle etnografi i mirënjohur Rrok Zojzi në
studimin e tij tĂ« mbetur nĂ« dorĂ«shkrim “Ma e vjetra shkollĂ« nĂ« Prizren”, me
ndihmën e Lazër Lumezit dhe prindërve të nxënësve.
Presioni për shkollën
Përparimi i shkollës
shqipe të Prizrenit po bëhej në një gjendje shumë të ndërlikuar si rrjedhim i
mpleksjes së kontradiktave midis fuqive të mëdha në këtë zonë të Ballkanit.
Vilajeti i Kosovës u bë arenë e rivaliteteve politike nga më të ashprat jo
vetëm midis qarqeve shoviniste ballkanike por dhe midis shteteve evropiane. Depërtimi
i misioneve fetare franceze deri në Prizren e shqetësoi së tepërmi diplomacinë
e Vjenës. Ajo për hir të interesave më të gjëra të perandorisë dualiste, me
ndihmën e Vatikanit, arriti në vitin 1892 të largonte nga Prizreni murgeshat
franceze dhe në vend të tyre të sillte një mision klerikësh sllavë nga Zagrebi.
PĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« misioneve katolike rivale nĂ« kĂ«tĂ« rast atyre franceze, ata
futën në shkollën e vajzave të Prizrenit mësimin e gjuhës serbokroate. Me këtë
i hapej rrugë e gjerë përpjekjeve të shovinistëve serbë për asimilimin,
gjegjësisht, për sllavizimin e popullsisë vendase. Ky akt jo rastësisht
fillonte me shkollĂ«n e vajzave dhe s’ka dyshim qĂ« do tĂ« shtrihej edhe nĂ«
institucionet e tjera arsimore e fetare që ishin nën kujdesin e protektoratit
fetar austriak në këto treva të Ballkanit. Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk mund
të rrinte indiferente para një perspektive të tillë të veprimtarisë arsimore në
viset shqiptare. Përballë këtyre synimeve dhe veprimeve antishqiptare banorët e
Kosovës, paq dallim besimi, vepruan menjëherë dhe me vendosmëri.
Pakënaqësia dhe
revolta e banorëve të Prizrenit shpërtheu hapur. Ata bojkotuan shkollën e
vajzave të administruar nga konsullata austriake dhe misioni fetar katolik
sllav, sepse në të mësimi vazhdonte të jepej në gjuhën serbe. Prizrenasit
shkuan dhe mĂ« tej. NĂ« shenjĂ« solidariteti ata nuk pranuan t’i çonin as djemtĂ«
në shkollën e mbajtur prej Austro-Hungarisë edhe pse mësimi këtu vazhdonte të
jepej në gjuhën shqipe. Nxënësit, djem dhe vajza, për katër muaj deri në
dhjetor të atij viti mbetën pa shkollë.
NĂ« mbylljen e vitit
shkollor më 1898 nga 70 nxënës u paraqitën veçse 15 prej tyre. Me mësuesit e
shkollës së Prizrenit, me nxënësit dhe prindërit e tyre u bashkuan edhe
klerikët atdhetarë Pashko Trokshi dhe Ndue Bytyçi. Për të mposhtur qëndresën e
popullsisë së Prizrenit kundër shkollës në gjuhë serbokroate Vjena kërkoi dhe
gjeti ndihmën e autoriteteve osmane dhe çuditërisht dhe të Vatikanit. Klerikët
atdhetarë, njëri pas tjetrit, u transferuan nga Prizreni dhe u tërhoqën në
Vatikan apo u dërguan me punë në vise të tjera. Përkrahësit e shkollës u
arrestuan nga autoritetet. Priftërinjtë sllavë dhe të huaj mallkuan mësuesin
Mati Logoreci dhe të gjithë banorët katolikë të qytetit, të cilët bojkotuan
shkollën austriake të mbikëqyrur nga konsullata. Konsulli austro-hungarez në
Prizren, siç shkruante Mati Logoreci aso kohe, ndĂ«rhynte “nĂ« qeveri qĂ« tĂ« mos
varrosen katolikët e mallkuar në qimeterin (varrezën) e përbashkët, por
popullsia qĂ«ndron e patundun”.
Të gjitha këto masa
dhe presione nuk e thyen qëndresën e popullsisë atdhetare të Prizrenit.
Përkundrazi ajo shkoi deri atje sa e bojkotoi për dy vjet rresht edhe kishën e
qytetit të Prizrenit, e cila, siç duket, kishte kaluar plotësisht nën drejtimin
e klerikëve të huaj, kryesisht sllavë. Ky bojkotim gjatë të cilit prizrenasit
qëndruan të bashkuar, zgjati plot dy vjet, nga qershori i vitit 1898 deri në
qershor të vitit 1900.
KĂ«shtu shkolla e
djemve në Prizren u nda më dysh, Shkolla e konsullatës, me mësues Lazër Lumezin,
ku megjithëse mësohej shqip, shkonin vetëm 16 fëmijë të nëpunësve të
konsullatës, që qenë dhe të vetmit që frekuentonin kishën. Njëkohësisht vijoi
mësimdhënien nën drejtimin e Mati Logorecit edhe shkolla e pare. Ajo u quajt
siç dĂ«shmonte Rrok Zojzi, “shkolla e popullit, t’atyne pa kishĂ«”. Kjo shkollĂ« e
popullit kishte 60 nxënës, d.m.th. katërfishin e nxënësve që mbahej nga shkolla
e konsullatës austro-hungareze.
Prifti sllav, të
cilin prizrenasit filluan ta thërrisnin Magaroviç, me gjithë presionet që
ushtroi nĂ« shumĂ« forma, nuk mundi t’i bindte banorĂ«t qĂ« tĂ« shkonin nĂ« kishĂ«. Ai
jo vetëm i kërcënoi por dhe zbatoi kërcënimin e tij që të mos u pagëzonte
fëmijët, të mos i vinte kurorë në kishë çifteve të reja, dhe të mos u përcillte
as të vdekurit, sipas riteve të krishtera. Për dy vjet rresht të gjitha këto
ceremoni prizrenasit i bënë pa prift. Kur ndonjë plakë shumë besimtare para
vdekjes kërkoi që ta përcillte prifti, populli e paralajmëroi se po erdhi
prifti nuk do tĂ« vijmĂ« ne. AtĂ«herĂ« plaka tha: “ma mirĂ« pa prift, se pa popull”.
Vendosmërinë e
popullit të Prizrenit, në mbrojtje të gjuhës shqipe nuk mundi ta thyente as
inspektimi i kryer në vend me këtë qëllim nga padër Zubaçi, padër Pacifiku dhe
nga një prelat i tillë i lartë si emzot Guerini.Në mbështetje të protestave të
Prizrenit për mbrojtjen e shkollës kombëtare u ngritën dhe Peja, Shkupi,
Janjeva dhe Gjakova, pa dallim besimi. Shkolla popullore dhe kombëtare e
Prizrenit e drejtuar nga Mati Logoreci mbahej me ndihmat materiale e morale të
banorëve të qytetit dhe të viseve për rreth, si të krishterë ashtu dhe
myslimanë.
Ky proçes i thellë i
kombëtarizimit të shkollës së Prizrenit po kryhej jo rastësisht në një kohë kur
Kosova po bëhej rishtazi qendër e ngritjes së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në
kërkim të autonomisë së Shqipërisë. Sapo qe mbajtur nën udhëheqjen e Haxhi
Zekës, Kuvendi i Pejës për ripërtëritjen ashtu sikurse 22 vjet më parë të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi i Dibrës që u mbajt ato ditë, në vijim
të këtyre përpjekjeve parashtroi kërkesa të tilla në fushën e arsimit, të cilat
synonin të përgjithësonin dhe të legalizonin në shkallë kombëtare të gjitha ato
përpjekje që po bëheshin anë e kënd vendit për hapjen e shkollave shqipe, dhe
konkretisht atë çka po ndodhte edhe në Prizren në ato ditë me shkollën
shqiptare të atij qyteti.
QĂ«ndrimi i vendosur i
popullsisë së Prizrenir në mbrojtje të shkollës kombëtare kundër politikës së
tërbuar antishqiptare të shovinizmit pansllavist dhe të mbështetësve të saj
qofshin këta dhe koniunkturorë, vazhdonte të gjente përkrahjen dhe mbështetjen
e fuqishme të popullsisë së mbarë Kosovës, (nga Gjakova e deri në Shkup).
Mësuesi i shkollës atdhetari Mati Logoreci vlerësoi lart në mënyrë të veçantë
mbĂ«shtetjen me armĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« malĂ«sorĂ«ve tĂ« GjakovĂ«s. Ai shkruante, se “ata
nuk janĂ« gjin qi durojnĂ«, pse nĂ«r ta luan martina”. PĂ«rballĂ« qĂ«ndresĂ« sĂ«
vendosur të popullsisë së Prizrenit në mbrojtje të shkollës shqipe, kundër
përpjekjeve të armiqve për sllavizimin e saj, Vjena dhe Vatikani u detyruan të mbanin
një qëndrim më realist dhe ta tërhiqnin misionin fetar kroat nga Prizreni dhe
të kthejnë priftërinjtë shqiptarë atdhetarë me në kryepeshkopin Pashko
Trokshin. Kjo qe një fitore shumë e madhe e forcave atdhetare dhe arsimdashëse
të Kosovës jo vetëm në fushën arsimore.
Përballë ndjekjeve të
ashpra dhe rrezikut tĂ« mbylljes sĂ« “shkollĂ«s sĂ« re kombĂ«tare”, siç quhej
shkolla e Prizrenit e drejtuar nga Mati Logoreci, atdhetarët të detyruar nga
rrethanat dhe të kënaqur në shkallë jo të vogël nga largimi i murgeshave dhe të
mësuesve sllavë nga shkolla e vajzave, parapëlqyen, për arsye të kuptueshme,
bashkimin e saj me shkollën e djemve të hapur dhe të mbajtur nga konsullata
austro-hungareze. Mati Logoreci vazhdoi të shërbente në këtë shkollë deri më
1903, pra afro 14 vjet. Për këtë arsye megjithëse me origjinë shkodrane, ai u
quajt “Atdhetari i KosovĂ«s” dhe me kete cjlĂ«sim bashkĂ«qytetari i tij Luigj
Gurakuqi i kushton një poezi.
Pas dëbimit të
misionit fetar sllav dhe heqjes së mësimit të gjuhës serbokroate nga shkolla a
vajzave, ky qëndrim i shërbente si dhe më parë jo vetëm përhapjes së leximit
dhe shkrimit të shqipes, por mbi të gjitha i shërbente rikonfirmimit të
identitetit kombëtar e të karakterit etnik shqiptar të trevave ku zhvilluan
veprimtarinë e tyre këto shkolla. Këtë fakt do ta kishin tash e mbrapa më mirë
parasysh dhe qendra të tilla politike dhe fetare si Vjena dhe Vatikani. Lufta
që zhvilloi Prizreni për shkollën kombëtare shqipe në këto vite kundër synimeve
dhe ambicieve shoviniste (sllave) kishte një rëndësi jetike për fatin e
ardhshëm të këtyre anëve.
Shkolla shqipe e
Prizrenit nuk duhet parë me sy mospërfillës, siç ka ndodhur në të kaluarën jo
të largët. E konsideruar si një shkollë e huaj e hapur dhe e mbajtur nga
Austro-Hungaria dhe nga kleri katolik, shkolla e Prizrenit dhe pse e drejtuar
nga arsimtarë atdhetarë, me shumë vështirësi mundit të zinte vendin e vet të
merituar, midis përpjekjeve të patriotëve për përhapjen e mësimit shqip. Ishte
një kohë, kur, duke bërë fjalë për historinë e arsimit kombëtar, rreshtoheshin
(jo pa të drejtë) edhe përpjekjet më të vogla për hapjen e shkollave shqipe anë
e kënd vendit. Edhe pse përpjekje të tilla nuk arritën të sendërtoheshin për ta
gjindej vendi në tablonë historike të arsimit kombëtar, ndërsa për shkollën e
Prizrenit heshtej në vend që ajo të renditej me dinjitet, ashtu siç i takonte,
përkrah shkollave të para kombëtare shqipe. Një qëndrim i tillë mbahej në një
kohë kur në shtypin periodik e të përditshëm, qysh në vitet gjashtëdhjetë ishte
çarë, si të thuash, akulli dhe kjo shkollë, mund të thuhet, kishte fituar,
përkundrejt shumë paragjykimeve, të drejtën e qytetarisë.
Megjithatë emri i
Mati Logorecit nuk kishte arritur të radhitej deri kah mezi i viteve
shtatëdhjetë përkrah emrave të atdhetarëve të tjerë të shquar në fushën e
përhapjes dhe të konsolidimit të arsimit kombëtar shqiptar. Gjithë kjo, me sa
duket, për shkak të mendimit të diktuar nga politika dhe idelogjia sunduese që
mbizotëronte aso kohe, se pse Mati Logoreci shërbente në një shkollë të mbajtur
nga Austro-Hungaria, shkollĂ« e cila i shĂ«rbente “depĂ«rtimit” tĂ« saj “paqĂ«sor”
në Shqipëri. Për më tepër ajo vazhdonte të konsiderohej, me që ndodhej nën
drejtimin e klerit katolik, si shkollë katolike gati fetare. Koncepte të tilla
që venin shenjën e barazimit midis politikës së fuqive të huaja në Shqipëri dhe
përpjekjeve të atdhetarëve për shfrytëzimin e çdo mundësie për hapjen dhe
mbajtjen e shkollave shqipe pengonin vlerësimin real të këtyre shkollave dhe të
mësuesve dhe të klerikëve atdhetarë që punuan me përkushtim në to. Koncepte të
tilla tejkalonin dhe vijën e partisë shtet lidhur me trajtimin e politikës së Fuqive
të Mëdha apo dhe të Vatikanit në Shqipëri. Një qëndrim i tillë nga
historiografia zyrtare e shkollës shqipe mbahej në një kohë kur mësues,
veteranë, studjues të historikut të shkollës kombëtare si Siri Shapllo, Rrok
Zojzi, Halim Shpuza kishin arritur të venin në pah mjaft mirë kontributin e
Mati Logorecit, të Pashko Trokshit dhe të shkollës së Prizrenit në tërësi. Për
ta bërë të mundur këtë gjë atyre u ishte dashur të kapërcenin mjaft vështirësi,
midis tyre dhe ndonjë pretendim absurd.
Konceptet ideologjike
dhe politike që mbizotëronin aso kohe, me gjithë përpjekjet për një vlerësim sa
më të drejtë të kësaj faqeje të historisë së arsimit tonë kombëtar, bënë që të
mos merrej në konsideratë propozimi për kremtimin, siç duhej, të 100-vjetorit
të shkollës shqipe të Prizrenit. Dhe kjo ngjarje sa kulturore po aq dhe
atdhetare jo e zakonshme, në një kohë kur Kosova përjetonte momente sa të rënda
aq dhe vendimtare, po të lëmë në një anë ndonjë artikull përkujtimor, mund të
thuhet, se u kalua pothuajse në heshtje. Nuk kaloi pa kundërshtime edhe
pĂ«rfshirja e zĂ«rit kushtuar shkollĂ«s sĂ« Prizrenit nĂ« “Fjalorin Enciklopedik
Shqiptar”. KĂ«to kundĂ«rshtime u kapĂ«rcyen me kĂ«mbĂ«nguljen e akademikut Bedri
Dedja.
Shkolla shqipe e
Prizrenit dhe mësuesit që punuan aty shkruan faqe të lavdishme në historinë e
arsimit tonë kombëtar. Kur flasim për mësuesit e kësaj shkolle, nuk kemi
parasysh vetëm mësuesit më të parë të saj si Mati Logoreci e Lazër Lumezi por
dhe ata që shërbyen më vonë aty si Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja,
Palokë Traboini, Serafin Mitroviqi, Luigj Kromoqi, Lukë Lukaj dhe të tjerë të
pavlerësuar, me sa di unë, deri në ditët tona.
Rëndësia e shkollës
së Prizrenit nuk qëndron, për mendimin tim vetëm në fushën e arsimit. Vepra e
mësuesve atdhetarë të saj e mbështetur fuqimisht nga popullsia atdhetare dhe
arsimdashëse jo vetëm e qytetit por të mbarë Kosovës pa dallim besimi dëshmoi
dhe një herë se shkolla shqipe nuk ishte vetëm vatër dije dhe kulture, vatër e
rritjes dhe e përforcimit të ndërgjegjes kombëtare të masave të popullit, vatër
e bashkimit kombëtar të mbarë shqiptarëve pa dallim besimi. Ajo qe gjithashtu,
siç e tregon gjithë jeta e kësaj shkolle, dhe front i avancuar i luftës së
popullit tonë për ruajtjen e identitetit kombëtar të etnisë shqiptare në këto
treva, të kërcënuar nga lakmitë shoviniste të qarqeve sunduese fqinje të
përkrahura nga fuqi të mëdha në një mënyrë apo në një tjetër. Në këtë luftë,
duke vënë, si gjithnjë kombësinë mbi ndjenjat fetare, me të cilat kërkonin të
manipulonin armiqtĂ« e popullit tonĂ«, popullsia e Prizrenit nuk ngurroi t’i
kundërvihej në rrafsh politik dhe kishës të manipuluar nga kleri i huaj
antishqiptar. Ndjenjat fetare ajo ia nënshtroi plotësisht për dy vjet rresht
interesave kombëtare. Parë me këtë sy, rëndësia e shkollës shqipe të Prizrenit
i tejkalon së tepërmi caqet e historisë së arsimit tonë kombëtar.
Rrugën e shkollës së
parë shqipe të Prizrenit e ndoqën shkollat e Pejës, të Gjakovës, Janjevës,
Zymit, Ferizajt, Letnicës, Shkupit, Porozhanit etj. Rrugën e mësuesve atdhetarë
Mati Logoreci, Shtjefën Gjeçovi, Lazër Lumezi, Ahmet Gashi, Zekerija Rexha e të
tjerë e ndoqën me dhjetëra e qindra arsimtarë. Në këto shkolla u arsimuan dhe u
edukuan luftëtarët e vetëdijshëm dhe të vendosur të pavarësisë së plotë të
atdheut dhe të bashkimit kombëtar të shqiptarëve.