🟪 PATËR ZEFI I TRABOINIT
MARTIRI I
MALĂ‹SISĂ‹ SĂ‹ HOTIT
(16 nëntor 1910, Ljarje,Tivar - 4 shkurt 1945,Traboin,Hot)
Nga KOLEC PALOK TRABOINI
Patër Zefin e Traboinit e ka Martir të
Kombit Malësia e Hotit dhe asnjë malësor katolik a feje tjetër qoftë, nuk po ka
dert se politikat e fshehta të Vatikanit e përjashtuan nga lista e shpallur me 38
martirë katolikë të Shqipërisë, se mundet që trojet na i ndanë në histori, por
kombi shqiptar as nuk ndahet e as nuk shuhet përmbi dhe në jetë të jetëve dhe
as martirët e heronjtë nuk mund të na i ndajnë. Ata që ka në zemër populli kurrë nuk i mohon e
as i harron. Duan apo nuk duan politikat e ditës, Patër Zefi i Traboinit është
në zemrën e në mendjen e malësorëve të Hotit sot e përgjithmonë e jetës. Ashtu
qoftë!
Patër Zefi,- Leonard Tagaj -
famullitari i Traboinit ka lindur në Ljarje të Tivarit më 16 nëntor 1910.
Mësimet fillore i mori në vendlindje e më pas ashtu si dhe At Martin Gjoka
shkoi në Shqipëri e vazhdoi shkollën Seminarin Françeskan në Troshan. Leonard
Tagaj vazhdoi studimet teologjike në kolegjin Shën Antonit në Romë e me pas
Innsbruck, Austri. Me mbarimin e studimeve shugurohet meshtar më 19 korrik
1936. Mori detyrën e famullitarit në Traboin të Hotit. Më pas shërbeu në Kosovës,
Mali i Zi, dhe në Malësinë e Madhe.
Ishte nga ata meshtar të lidhur fort
me popullin dhe detyrat e fesë i kryente bashkë me një përkushtim atdhetar
çfarë bënte që ta donin aq shumë malësorët. Ardhja e komunizmit në trojet
shqiptare do të sillte dhe dhunën mbi atdhetarët e përkushtuar, por po aq
ashpër do të silleshin edhe ndaj klerikëve, veçmas atyre katolikë që kishin
qenë gjithherë ushqyesit me shpirtin e lirisë e përkushtimit ndaj kombit. Ata
që e kanë njohur e tregonin si një njeri i hapur, i sinqertë, buzagaz, që
rrezatonte dritë e mirësi te kushdo që rasti fatlum e sillte të kalonte pranë
tij. I ri në moshë por me përkushtim të madh ai u bë pjesë e familjeve të
Hotit, jetonte me të gjitha problemet që ata kishin. Shquhet për urti, për
këshillën e mirë dhe ndihmën që i jepte të vobektëve. Duke qenë se kishte
lindur në qytetin shqiptar të Tivarit, i cili po tjetërsohej nën represionin e
regjimit të asaj kohe, ai i dinte të gjitha hallet e mëdha që kishin shqiptarët
të cilëve u mohoheshin të gjitha të drejtat. Kishte mbetur vetëm kisha si një
vend ku mund të ndjeheshe pak më i lirë, e Patër Zefi ua krijonte këtë ndjesi
lirie me predikimet e tij që ngjallnin shpresë e preknin zemrat e lëndueme të
malësorëve të Hotit.
Komunistët jugosllavë ani pse në aleancë
e miqësi me komunistët shqiptarë, ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi nisën
dhunën dhe vrasjet masive. Megjithëse i lajmëruar për ardhjen e forcave
komuniste me në krye kriminelin Bajo Stankoviçin, katil-vrasësi i shqiptarëve,
Patër Zefi nuk pranoi të braktiste kishën ku shërbente. Ai ishte betuar që të
mos e ndalonte për asnjë arsye sado madhore vendin e vet si shërbestar i
përkushtuar i Urdhrit fetar që përfaqësonte, por e mbante fort edhe ideja se bashkatdhetarët e vet shqiptarë
kishin nevojë tu gjendej mbështetja morale me fjalën e mirë shelbuese.
Një natë të errët forcat komuniste rrethuan
Çelen e Kishës së Shën Gjonit në Hot, arrestuan Patër Zefin dhe bashkë me të
Vasel Mirashin, Camaj nga Vuksalekaj i Hoti dhe i pushkatuan më 4 shkurt 1945
në vendin e quajtur Lugjet e Thella në mes të Grudës dhe Hotit. Në një burim
tjetër thuhet: Komunistët jugosllavë arrestuan famullitarin e Traboinit, At
Leonard Tagaj (i quejtun Patër Zefi nga malësorët) me Pjetër Zekun Camajn
(kushëri me Smajl Mark Lulin) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve).
Këta u pushkatuen pa proçes juridik. 100 plumba e përshkuan trupin e
famullitarit. Ishte vetëm 35 vjeç.
Kur nisi të marrë rrugë për mbarë
ideja që priftërinjtë katolikë të ekzekutuar nga diktatura të shpalleshin shenjtor
të Kishës Katolike ishte shpresa se në atë listë do të ishin edhe Monsinjor
Ernest Çoba dhe Patër Zefi i Traboinit. Të dy këta të ekzekutuar, i pari i
vrarë me injeksion në spitalin e burgut në vitin 1980 , e tjetri i pushkatuar
pa gjyq me 100 plumba nga kriminelët e shtetit jugosllav, siç do të bënin një
muaj më pas në vendlindjen e Patër Zefit, në Tivar, duke ekzekutuar më shumë se
3000- 4000 djem shqiptar nga Kosova. Për shqiptarët në të dy anët e kufirit
ishin hapur portat e ferrit komunist që bënte gjenocid mbi popullin, ngjashëm
me atë çfarë ndodhte në kampet famëkeqe naziste të shfarosjes.
At Zefi i Traboinit, megjithëse u
ekzekutua pa mëshirë nga falangat komuniste, mesa duket nuk u mor në
konsideratë martirizimi i tij nga
Vatikani me shkakun se e konsideron krim të një shteti tjetër, pra krimi nuk
kishte ndodhur në Shqipëri a thua sikur
vetëm krimet që ndodhnin në Shqipëri të ishin krime ndaj Njerëzimit dhe Zotit.
Por Patër Zefi i Traboinit u ekzekutua se ishte prift katolik shqiptar, dhe nuk
kishte pse të bëhej ky dallim, sepse kësisoj ja mbulon historinë e krimeve
shtetit ku ndodhi ngjarja dhe martirët viktimizohen së dyti. Kjo nuk ngjall
ndjesi të mire ndër katolikët e Malësisë. Ne nuk hyjmë në punët e fesë, por
përderisa ata konsiderohen martirët shqiptarë të fesë katolike kur na gjenden
në atë listë italiane, madje gjermane, pse duhej përjashtuar Patër Zefi i
Traboinit. Pse vunë gishtin e heqjes nga lista pikërisht mbi të. Kujt i
interesonte që të shpëtonte nga njolla e krimit në ndërgjegje shtetin vrasës?
Dhe pse bëhen kësisoj dallimesh, apo
se lufta për asimilimin e shqiptareve të mbetur nën sllavët, Vatikani i quan
realizim faktik tashmë dhe duhet kokulur ta pranojmë. Pse krimet e bëra në
Shqipëri dalin me të drejtë në evidencë dhe krimet e përbindshme të bëra mbi
shqiptarët në trojet e mbetura jashtë Shqipërisë u dashka lënë në harrese? Nuk është për tu çuditur kur sheh se përurimi
i Katedrales së re të Tivarit, që është vendlindja e martirit të Hotit Patër
Zefi i Traboinit, u krye në një ceremoni ku gjithçka të krijonte përshtypjen se
je në një komunitetit sllav. Madje edhe fjalët e Krishtit kur i jepte mision
apostullit Pjetër për të mbajtur çelësin e Amshimit; në murale ishin shënuara
nĂ« gjuhĂ«n serbe "Tebi cu dati kljuceve” kur Jezusi nuk i ka thĂ«nĂ« kĂ«to
fjalë në gjuhën serbe, se serbët at botë ishin nëpër shpellat Azisë, jetonin me
kope e ende nuk ishin bërë njerëz të qytetëruar. Prandaj,
meqë jemi në një kishë katolike shqiptarësh, ndërtuar me paratë e
shqiptarëve të Amerikës, duhej të
shkruhej: "Ty do ta dorĂ«zoj çelĂ«sin!”. Por mesa duket priftĂ«rinjtĂ«
katolikë të Tivarit ja kanë dorëzuar çelësat Serbisë e shpirtin djallit që vjen
nga lindja. A e di shenjtëria e tij Papa Françesku se çfarë bëhet në trojet shqiptare, andej
turku e këndej serbi madje duke na i rrëmbyer edhe kishat katolike. Si ajo në
Tivar, por besa edhe më gjërë e kësisoj ndodhemi në qorrsokak. Po një mendje
na, a thua po merret edhe Kisha katolike me politike, ajo kishë që ka punuar aq
shumë nëpër shekuj për çështjen shqiptare si u katandis kështu duke e
tjetërsuar Katedralen katolike të Tivarit në forum serb?! Ndoshta e bëjnë atë
punë për të afruar besimtar sllav, për ti ndjellë në katolicizëm, po ne
shqiptarët atë kishë e duam siç ka qenë prej dymijë vjetësh, shqiptare e jo
sllave. Dhe herët a vonë shqiptarët do ti kthehen qytetit të vet Tivarit të
cilin e kanë braktisur prej shtypjes së egër mbi pozita kombëtare e fetare. Po
fundja si mund t’ia japim Katedralen Katolike atyre qĂ« ekzekutuan tivarasin
Patër Zefi pa gjyq, pa bërë asnjë krim e vetëm se qe prift katolik dhe
shqiptar.
Në disa të dhëna thuhet se kur
krimineli i UDB Bajo Stankoviçi i tha se çfarë kishte për të thënë si dëshirë e
fundit se tash po e kryejmë punën, Patër
Zefi mori kryqin, iu afrua Vasel Mirash Camajt të cilin edhe atë do ta pushkatonin, e
rrëfeu më zë të ultë e i dha bekimin e fundit. Pastaj u kthye me fytyrë nga
xhelatĂ«t, me duar te bashkuara drejtuar qiellit tha: “RrnoftĂ« Shqipnia! E
bekoftĂ« Zoti popullin shqiptar! Krishti asht mbreti i pavdekshĂ«m!”
E qëlluan me 100 plumba në trup. Kaq e
madhe ishte urrejtja ndaj meshtarit katolik dhe shqiptarit të madh. Dhe ishte
vetëm 35 vjeç. Dhe përderisa ishte shenjt e martir në të gjallë pse të mos jetë
edhe Shenjt e Martir edhe në të vdekur?
Ndërsa dilema; e duan apo nuk e duan
kardinalët e Vatikanit Patër Zefin e Traboinit martir të fesë katolike, është
për ata e jo për ne bijtë e Hotit, ai
është e do të mbetet martir në zemrat e malësorëve të Hotit që nuk e harrojnë
sa të jetë jeta.
Hoti, Malësia dhe e gjithë Shqipëria
përkulen me nderim përpara këtij Martiri që me fytyrën e bukur prej shenjtori
na tregon se cilësitë e larta njerëzore, mirësia, respekti, nderimi për
njeri-tjetrin si shqiptarë dhe dashuria e pakufishme për Atdheun i japin
njeriut kënaqësinë më të madh në jetë e për këto ja vlen çdo sakrifice. Ai
djalë Tivari e shenjt Hoti e bëri
sakrificën e vet në emër të dashurisë për bijtë e Malësisë së Hotit dhe të
gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhën ne botë.
I dashur Patër Zefi, nuk të harrojmë!
© Kolec Palok Traboini
25 gusht 2014 - 2018
WORLD POETICA CHANNEL |
Në një mbishkrim me
fjalët e Jezu Krishtit, të shënuara në gjuhën serbe " Tebi cu dati
kljuceve” kur Jezusi autorizon Pjetrin pĂ«r tĂ« mbajtur çelĂ«sin e
Amshimit; Jezusi nuk e tha këtë në gjuhen serbe por në gjuhën Aramaike.
Pra po të duam me ju përshtat rastit, a nuk ishte më mirë të shkruhej:
"Ty do ta dorĂ«zoj çelĂ«sin!”
Make Google view image button visible again: https://goo.gl/DYGbub
Make Google view image button visible again: https://goo.gl/DYGbub